The show must go on (“Billy Lynn’s long halftime walk” – film amerikan me regji të Ang Lee)

ore, nuk e kuptoj kete punen e dialogjeve te dubluara; se e kishe permendur edhe me lart, por nuk kuptoj gje (per me teper qe u be muaj qe e kam pare filmin por u ula vecse tani per te shkruar per te)

ps: mua personalisht me ka ndodhur jo pak here te rishikoj nje film dhe te nderroj mendje; plus qe eshte praktike e sternjohur nder kinofile

Lotet jane e vetmja gje qe qe i ka mbetur Billit. E vetmja strehë e tij.

Frengu do thoshte: Il n’avait plus que les yeux pour pleurer… (i kishin mbetur vetem syte per te qare - There’s nothing he could do about it = He could do nothing but stand and stare)

1 Like

A thua se ai moment parathote vete mbylljen.
faleminderit per kete film

sigurisht ai cast, me destiny child, perben emblemen, per sa i perket anes filmike, ndersa per sa i perket plot-it (permbajtjes qe eshte dhe forme) mendoj se takimi i fundit me faison eshte pika qe mbush kupen qe detyron ate per te marre vendim per tu rikthyer ne irak, ne kuader te linjes se intriges me te motren, te ciles me ironi ne fund i thote se eshte e shkruar qe te lere kockat i virgjer, ne irak :grin:slight_smile:
cdo skene pastaj ka mjaft per te folur, sikurse flashback et e shumte, por kjo ja vlente te vihej ne dukje per te kuptuar pak me mire filmin. Une te them te drejten isha ne medushje gjate filmit nese linja me faison do kish nje happyending. Me sa duket edhe ketu Ang lee e thyen traditen, nuk kemi nje raport konvencional, por hyperrealist. Billy vezhgon faison, e ndjek me vemendje prezencen e saj, ashtu si te vertigo psh ku heroi kryesor ndjek kim novak, nje iluzion, me te cilin spektatori nga kendveshtrimi i personazhit, billy-it mund te magjepset. PO sigurisht nje iluzion qe ashtu si te vertigo ne fund shperbehet rezulton trondites.

nuk do e kisha menduuar paralelen me Vertigo por bravo, e vertete qe eshte vertigo e disafishte perballja e Billy Lynn me realitetin civil, njelloj e shumefishte si ne filmin e Hitchcock.
Krahasimi qe munda une me lart, u vertit rreth puneve te Ang Lee, konkretisht me Brokeback Mountain. Si dhe Amerikan Sniper.
Vertigo megjithqe i tjeter natyre dhe regjisure qendron per bukuri, madje edhe me mire, komplimente.

Lidhur me flashback-et meqe i permende, ka nje te tille ne momentin me Destiny’s Child, forca e cinizmit te te cilit kulmon ne nje kohe me hymnin dhe fishekzjarret e show-t.
( kjo permbledhje gjetur shpejt e shpejt per habi perdor po ashtu ne krahasime Brokeback Mountain e Amerikan Sniper)

jemi qe jemi:
:grinning:

top10 subjektiv lotet-më-te-bukur-në-kinema:

1. Nathalie Portman ne plan-sekuencën 5 minuteshe te hyrjes se “Free Zone” te Amos Gitai (Izrael)

2. monologu i fundit i Veronikes (Françoise Lebrun) tek “La maman et la putain” (The Mother and the Whore) të Jean Eustache (France)

3. Lotet e Sarah Jane (Susan Kohner) ne skenen e funeralit te nenes se saj, ne fund, tek melodrama (ndofta me e bukura e te gjitha koherave!) “Imitation of life” e Duglas Sirk (USA)

https://youtu.be/_vdvSAYMl9A?t=5797

4. lotet e heroit kryesor tek “Stray dogs” (28:32) -film nga Tsai Ming Liang (Taivan)

5. “Billy Lynn’s long halftime walk” :

bbillylynnHEADER

vijon

1 Like

çurge lotet zhardines qe ka lexu francezet ngambrapa!

e qara e Sara Jane ne funeralin e nenes " Imitation of life" eshte e forte si acid.
Ne kete menyre afrohet me zhgenjimin e Billy Lynn, por dy te tjeret s’i kam pare

Stray Dog habitshmerisht eshte free ne youtube !!! (dhe mund te shihet pa problem se ai film nuk ka asnje dialog, pra s’ka nevoje per titra)

1 Like

great, do jete ne ‘program’ sonte, do jete prezantim per mua me Tsai Ming Liang.
(meqe jemi ke youtube, 3 filmat e C. Reygadas qe ke komentuar jane te plote atje)

Ki parasysh qe nuk eshte “film mbremjeje” : kinematografia e Tsai-t eshte nga më radikalet! (e kam fjalen: duhet me qene goxha i fresket : nje plan filmik mund te zgjase edhe 10 munuta!)
Dhe eshte nje nga 5 regjizoret e mi te preferuar (ndër ata qe jane ende ne aktivitet- edhe pse ai ka deklaruar tashme qe nuk do beje me filma)

Ndofta duhet me e fillu nga nje tjeter i tij, më accessible, “What Time Is It Over There?”

u dashka rrugetim pak i gjate derisa te mberrij ke nr. 4 i toplistes

no problem
(ne fakt i vetmi problem eshte se keto lloj gjetjesh jutubse nuk jetojne gjate atje pasi anoncohen publikisht, keshtuqe do nxituar ca)
Anyway…
your advice is v. much appreciated

1 Like

e bukur skena e pare e nathalie portmann, kenga ne izrealishte po ashtu.
kerkova pak dhe doli qe qenka e pershtatur nga nje kenge e angelo branduardi; apo e kunderta :thinking:

1 Like

Meqe ra fjala per keto gjetjet jutubse: prej 4 tetorit eshte edhe nje nga 2-3 kryeveprat e belges Chantal Akerman, regjizores-grua më te madhe te te gjitha kohrave : “Toute une nuit” (NJE NATË TË TËRË). Dhe nuk ka fare nevoje per titra se eshte film pa asnje dialog (dhe nje nga filmat më kurajoze te historise se kinemase, per nga mizaskena : rreth 50 aktorë qe luajne te gjithe… rolin kryesor !!)

1 Like

“What time is it over there?” ishte sigurisht sic e rekomandoje. E kam ne pertypje e siper edhe sot por shija qe mjaft e mire menjehere qysh mbreme.
Liang merr ngjarjet edhe i ngjit bashke, dhe s’te nderhyn fare as sesi t’i shohesh, madje as rekomandon, shikimi mbetet i lire i joti dhe lirine t’a garanton Liang.
Filmi vete ne siperfaqe te tij mund te duket thjesht egzotik por ish perplot me simbole dhe nenkuptime saqe ato kerkojne kohe te posacme te flasesh. “What time is it over there?” m’u duk sa jetesor po aq edhe absurd. Meqe e bera udhe kete pune: e krahasoj me Kiarostamin. gjithnje falemnderit. Patem nje mengjes te zene me halloween celebration qe me teper eshte nje bezdi.

:pray:

Sa jetesor edhe absurd, sikurse dhe vete kinemaja: jetesore (e vertete) dhe absurde (imitim i saj). Në kete prizem, shpesh thuhet me te drejte qe, jane filma te mirë ata qe, ne nje forme apo nje tjeter, shtrojne njekohesisht edhe pyetjen: “po ç’eshte vete kinemaja?”). “What time is it over there” eshte njeri nga ata

ps: sigurisht qe ke te drejte ne krahasimin tend me filmat e Kiarostamit sepse, edhe pse per nga “stili” krejt te ndryshem, kane te perbashket pikerisht ate qe thash me lart (shtrimin e pyetjes ç’eshte kinemaja)

1 Like

:star: :star:
lidhjen me Kiarostamin mbase s’e shpjegoj dot vecse instiktivisht, por kriteri qe ke percaktuar melart, si filma te afte te pyesin c’eshte vete kinemaja, ajo aftesi ka te beje me ndjesine e perbashket qe prodhojne te dy ata.


lidhur me Top-listen e loteve, nuk e di cfare lloj lotesh kerkojme (dhe ndoshta vjen si gjuajtje ne brinje kjo sepse tituj te padiskutueshem) por kemi Cadrat e Cherbourg-ut, lotet e Genevieve - Ne me quite pas.

Ndonese me medyshje sepse si skene nuk perbehen vetem nga lote.
Po ashtu edhe ky fillim klipi i “The New World”, dhe skena mbyllese e “The Rain People”.

me ç’duket paska shum filma qe pyesin: What eshte kinemaja?, po a ka ndonje film qe nuk ben pyetje por pergjigjet?

filmi/at jane vete pergjigjet, por te zgjuara saqe nenkuptojne dhe pyetjen (thelbesore) qe mund t’a kishe shtruar paraprakisht.
eshte lloji i pyetjes te ciles i pergjigjesh ne menyra te shumta, duke qene pergjigjet te bukura, te thjeshta (te pakomplikuara), te mencura e te veshtira (jo te lehta).

e paske bo i film t’bukur ktu korrikse, vet pyt e vet jep pergjigje brenda frazes!