Tirana, kryeqyteti i korsive imagjinare

50 postime 4317 shikime 16 korrik 2018 në 02:31 e pasdites
Bato

Tirana, kryeqyteti i korsive imagjinare.
Në fillim të këtij viti, kreyebashkiaku i qytetit të Tiranës, Erjon Veliaj, shprehu planin e tij ambicioz se do ta kthente Tiranën në kryeqytetin e biçikletave. Duke u hapur korsi të reja çiklistve dhe duke sjellur linjën biçikletave “Mobike” në vend falë një bashkëpunimi treplaësh italo-kinez-shqipëtar. Më tej ai theksoi se do të përpiqej të ndikonte edhe në shtrirjen e këtij plani në qytetet e tjera të Shqipërisë. Fakti qendron se qytetet e tjera si Shkodra apo Pogradeci e gëzojnë statusin si “qyteti i biçikletës” kohë më parë se Tirana të bëhej kryeqytet. Por sa është zhvilluar ky plan, kur ka kaluar më tepër se gjysma e këtij viti? Përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” u përuruan korsitë e biçikletave nga të dyja akset e rrugës. Risi sollën dhe trafikndarëset, të cilat u hynë në ndihmë përdorueseve të dyrrotakut. Por ajo çka mbeti në hije, ishte fakti se nga korsitë origjinale, u përgjysmuan kufijt e saj, duke e vështirësuar kalimin e dy biçikletave paralel, në një hapësirë relativisht të madhe. Përtej sheshit, në bulevardin “Zogu i I” u rikonstruktua korsia e biçikletave e cila ndodhej në mesin e dy rrugve, e ndarë nga pemët që formojnë një tunel natyror dhe thyejne sadopak imazhin e ndotjes nga automjetet. Në dukje, një ndër projektet më të realizuara në vitet e fundit, një korsi që i përket më tepër botës artistike se sa pjesës së transportit qytetas. Por mjafton ta përshkosh këtë rrugë vetë si çiklist për të kuptuar se sa zhgënjyese është të shikosh se si kalimtarët kanë braktisur trotuaret për të pushtuar këtë korsi të re, e cila dukej se po i jepte një farë fryme të lirë për të gjithë pedaluesit në ato pak metra që më në fund iu mundësuan. Situatë e ngjashme edhe në rrugën e “Kavajës”. Në krahun tjetër, aty ku ndodhet zona “Komuna e Parisit”, sapo është rindërtuar rruga e re, për të lejuar një kalim më të lehtë drejt liqenit artificial të Tiranës dhe si pikë lidhëse me autostradën Tiranë-Elbasan. Gjithashtu nuk mungoi dhe kujdesi i kushtuar ndaj ndarjes së vijave të verdha krahas rrugës dhe vendosja e simbolit të biçikletës nga të dyja anët. Por duket se e gjithë kjo punë për këto korsi u çuan dëm, për shkak se shikohen si vende parkimi nga shoferët e automjeteve, të cilët zgjedhin të ndalojnë për të pirë një kafe në një nga lokalet aty pranë ose për tu larguar më tej, duke e çuar këtë korsi jashtë përdorimit. Ndërsa në zonën e “Ish Bllokut”, situata ka marrë elemente komike. Korsitë e reja, të sapo ngjyrosura me të gjelbër në jo më pak se dy javë, u kthyen në gri, duke kërkuar një punë të dytë për ringjyrosjen e kësaj pjese të rrugës. Gjithashtu mund të vërehet qartë se si binarët e ndarjes së kahut të korsisë janë vendosur në mënyrë jo të barabartë. Dhe ne krahë të korsisë janë vendosur dhe shiritat e policisë, jo për të sinjalizuar një vend krimi këtë herë, por për të parandaluar kalimtarët që nuk kanë durim të kalojnë nga vijat e bardha por gjejnë një kalim më të shkurtër. Rruga e “Dibrës”, e cila pret të përfundohet në ditët në vijim, mund të përfundojë në të njëjtin fat, pasi vihen re mungesat e trafikndarsve që do të bënin të pamundur bllokimin e korsisë nga automjetet e parkuara. Por nga të gjitha këto, rasti i rrugës “Qemal Stafa” i tejkalon të tjerat. Jo për shkak të ndonjë korsie të re të ndërtuar keq, por për gjendjen absurde të krijuar. Në këtë rrugë ndodhet tregu i biçikletave, një zonë që gëlon nga dashamirës të transportit ekologjik. Pak para se të arrihet tek “Shkolla e Kuqe”, ndeshesh me dy-tre tabela që sinjalizojnë së rruga është e ndarë në dy korsi ato të autoveturave dhe ato të biçikletave. Por ajo që mungon është vija dalluese dhe hapësira e mundshme për këto të fundit. Kështu krijohet një paradoks, ku në rrugën ku shtrihet tregu i biçikletave dhe ku ka tabela për to, korsitë janë inegzistente. Kështu dhe në rast se Bashkia bën rrugë futuriste që nuk janë parë ndonjëherë në botë, nuk do i japi zgjidhje problemit, pasi ose do jenë qytetarët që do ndërhyjnë ose do të jetë neglizhenca e atyre që janë në krye, ose të dyja bashkë njëkohësisht… Një tipar i vogël por që përbën një Tiranë të karakterizuar nga paradokse të tilla, ku ashtu si korsitë dhe shumë zgjidhje të problemeve të tjera që shoqerojnë qytetarët çdo ditë, do të mbeten pjesë e imagjinatës edhe për shumë kohë.

Pjer

Ne fakt ajo qe une vura re kete vit ne Tirane, ishte qe korsite e biçikletave ishin shtuar, biles do ta quaja nje revolucion ne kete drejtim, diçka shum pozitive.

del-ta

dyrrotakshe kanë qenë të gjitha qytetet shqiptare para 90-s! puna është se korsitë e tyre ngushtojnë rrugët gjithsesi të ngushta. shqipot nuk janë akoma të gatshëm të lëshojnë makinat për hir të dyrrotshave komunistë:grinning:

Bato

është zgjidhja më ekonomike dhe ekologjike, por Tirana është si puna e Hidrës, po t’i presësh një problem dalin dy të tjera.

Alba2265

Bicikleta eshte ushtrim I mire .po shiqoj foto Te fisit .40 vjet e lart iu bie barku ne toke se edhe ne hale duan Te shkojne me makine .u mundova ti sensibilizoj per rreziqet e mbipeshes se jane me kalamaj te vegjel e kane per ti lene rrugeve po t’iu bjeri ndonje infrakt.

InkuizitoriMoth

image

Edison

Barkun vetem dieta paleo ua heq. Ska biciklete e palester tu beje derman po u kequshqyen.

Pjer

biçikleta , Edison, ua ul barkun njerzeve, me shume se fitnesi, e provuar kjo shkencerisht. Gjate levizjes me biçiklete, vihen ne levizje ter muskujt dhe marrin pjese ter sensoret e trurit, per shkak te ruajtjes nga ndonje aksident. Krijohet nje tension ne ter trupin, qe e ben ate te punoje me ter kapacitetet, me ter kujdesin dhe sensoret organike.
Ndersa ne fitnes je i qete, vihen ne levizje, vetem muskuj te veçante, m’varet nga ushtrimi apo mjeti sportiv qe perdor.

InkuizitoriMoth

Adela

Propagandë, asgjë më tepër se aq.

Pjer

per politikanet, Adela, mundet te jete propagande, e kush nuk do te donte te mburrej sadopak me nje pune pozitive (te paqme) qe ben. Rendesi ka qe puna e korsive te biçikletave po hecen ne perpjestim te drejte me interesat e njerzeve dhe infrastrukturen europiane.

InkuizitoriMoth

Edison

Po te degjosh tinguj binaural stimulon aktivitrtin e trurit.

Arban

Ke mesu nje paleo ti dhe ate permend, si Alba me zamete qe di vetem Biblen. Ata jobarkderra qe sheh ne rruge ti, kujton se te githe paleon tende bejne. Nga ana tjeter, kjo puna qe thote Alba me zamete per 40-vjecaret, meqe e kam nga pervoja ime dhe ma konfirmoi edhe Gjergj Bojaxhi ne nje emision te “Opininonit” para nja nje jave, nuk eshte se 40-vjecaret ngasin makinat, se o i ngasin 20 e 30-vjecaret o nuk i nget njeri. Puna eshte se pas te 40-ave metabolizmi ulet, kurse robi vazhdon e ha si me pare, dhe ja ku u be barkderr. Keshtu me ndodhi mua fiks kur isha nja 40 - 41, i habita te shtepise kur ma pane barkun. Sic tha Cani te emisioni me Mamaqin, ne moshen tone vetem fara duhet te hame. Une kete vit e kam me shume pergjysmuar ushqimin qe ja, dhe kam hequr ca kile. Po gjynah se, sic tha perseri Alba me zamete, ne kohen e Dulles kur ishim te rinj, nuk kishim c’te hanim, tani qe kemi plot, duhet te hame pak, Shqipot e shkrete.

Edison
InkuizitoriMoth

E duke ngrene vetem mish per 21 dite do te shpetoje bota?

Duke vene ne rrezik melçine dhe veshkat ja kalon Jezuit, Marksit dhe Frojdit?

Edison

Po kaloi trupi ne gjendje ketosis nuk e demton me as mishi as veza.
Por sigurisht qe nuk duhet te hash pa fund mish te kuq. Duhen 60% yndyrna (bimore e shtazore) 30% perime zarzavate fruta dhe 10% proteina.

Gjithsesi kjo diete vret pathogenet dhe bakteriet si dhe detoksifikon trupin. Kjo eshte kryesorja. Dobesimi eshte dicka shtese.

Arban

Te sjell une ketu videot e nja 60 dietave te tjera qe premtojne mrekulline. Te sjell edhe mendime mjekesh e dietologesh a mjekesh dietologe qe i bien njeri gozhdes e tjetri patkoit. Meqe je edhe “antikomunist i modh mor jahu”, Kjo qe ben ti eshte pak a shume si puna e komunisteve, qe ishin fanatike te nje teorie/filozofie e te vrisnin per te, pa pare bukurine dhe vleren e “nje mije luleve”.

Edison

Kjo nuk eshte diete po ta kapesh tamam. Eshte thjeshte menyra e te ushqyerit para agrikultures. Dmth eshte menyra si jemi ushqyer per miliona vite.
Une e kam provuar vete dhe sugjeruar shume te afermve. Gjithmone ka patur rezultate dhe ska si te jete ndryshe pasi ne jemi te dizenjuar per kete menyre te ushqyeri.

Kthupi

Sa ka qene jetegjatesia e njerezve para zhvillimit te agrikultures?

Arban

Mua me ka qelluar te lexoj per te ka nja tre vjet, meqe redaktoja materiale per dietat. Per dhjetera te tilla. Me aq pak kompetence sa kam mund te them, duke u dukur si filozofi N.N., qe organizmi i njeriut evoluon dhe nuk mbetet i njejti si mijera vjet me pare. Megjithese e pranoj ate idene e biologeve evolucioniste qe grumbullimi i dhjamit eshte atavizem i asaj epoke kur njeriu e gjente ushqimin me shume veshtiresi dhe keshtu dhjami ishte njefare depoje energjie per ta pasur kur ngelej thate.

Edison

Ska lidhje dhjami. Dhjami duhet dhe ne paleo, madje ushqimi qe konsumon shkon direkt dhjame por ama kur ti qendron pa ngrene dhe ke.aktivitet fizik nuk e merr energjine nga djegia e karbohidrateve apo sheqernave ne stomak por nga djegia e rezerva dhjamore. Dhe ky proces ndodh vetem pas 21 deri 45 ditesh ne paleo ku arrihet gjendja ketosis.
Pak a shume kalohet nga pre ne predator dhe ne jemi predator si fizik si sistem. Preja han duke ecur ndersa predatori han pasi ka ecur.

Edison

Aq sa ishin ne gjndje te siguronin ushqim dhe tu largoheshin grabiqareve.

Arban

Si s’ka lidhje dhjami, Po per cfare po flasim atehere. Apo barku nuk eshte dhjame.

InkuizitoriMoth

Megjithse ne pamje duket sikur situata eshte e shumellojshme, dmth pluraliste si e tregon Arban, ne fakt edhe ne kete rast situata eshte bipolare, sepse kryesisht ushqimi ndahet ne 2 kategori: proteina dhe karbohidrate. Dhe teorite vertiten ne keto dy pole, pra reduktohen ne dy bole ose dy fela: o sakrifiko karbohidratet, o sakrifiko proteinat. Kuptohet se dietologet mundohet ta fshehin kete thjeshtesi duke bere llafollogun sa anej knej me paleo dhe moderno. Njesoj si ne politike.

Dy bole jane edhe ne komportamentin tone te semure me ushqimin: bulimia dhe anoreksia.

Kemi te bejme me nje bole te vetme kur takojme te marrosurit mbas dietave duke u dhene vlere mesianike: vegjetarian, vegan, paleocristian etj. Ne shumicen e rasteve ke te besh me persone maniake me drrase mangut, e kote te arsyetohet me ta per t’i treguar vleren reale te ushqimit dhe vleren e sakrifikimit te ushqimit.

Arban

Meqe me kujtoi I mothi kete punen e proteinave dhe karbohidrateve, dicka te tille e gjeta dhe te ky dokumentari

Edison

Ke karbohidrate qe lejohen ne paleo. Por jo kto te perpunuarat miser grure oriz etj.
Dmth baza e paleos eshte konsumo ato ushqime qe mund ti konsumosh pa i perpunuar apo gatuar. Psh patatet bizelet etj jo, domate kastraveca etj po. Ne kete memyre ne konsumojme ato ushqime qe trupi yne eshte i dizenjuar per to.

InkuizitoriMoth

un jam lodh tu gjurmu llojet e dietave, siç jam lodh duke gjurmu llojet e politikave.

Por eshte fakt qe dieta pale i referohet nje epoke ku mbizoteronin proteinat; kete po thua edhe ti vazhdimisht. Pastaj qe ndarje me thike nuk ka, dihet kjo, e kam thene edhe ne komentin e me siper.

InkuizitoriMoth

pa lidhje me muhabetin, por edhe me shume lidhje. Nje person i afert sapo me trasmetoi nje lajm humoristik:

-Ekziston nje liber me titull: “Si mund te jetohet me 5 euro ne dite” qe kushton 9 euro. :smile:

Kthupi

Madje jo vetem aq, mundesisht edhe mishin e peshkun duhet t’i gjuash vete ne pyll e ne det qe te mos jete i procesuar nga kasapet apo peshkataret se s’i dihet c’u bejne.

Edison

Diwta paleo i referohet gjithe kohes sone minus kto 10000 vitet e fundit te agrikultures e modifikeve gjenetike te ushqimeve.
Ne fakt paleo nuk eshte as diete. Eshte nje rregull ne perzgjedhjen e ushqimeve.

Edison

Po. Psh mishi i derrit duhet te jete derr i ushqyer vetem me barishte e jo me grurera pasi behet toksik.

InkuizitoriMoth

Kjo eshte ide fikse e mendimtareve paleokristiane. Trupi i njeriut eshte dizenjuar te konsumoje te gjitha llojet e ushqimeve ne menyre te ekuilibruar. Bulimia dhe anoreksia jane komportamente shpirterore ne radhe te pare (si Don Kishoti dhe Sanço Pança), pastaj jane edhe komportamente trupore. Jane semundje pra, dhe dietologjia qe mundohet t’i sheroje eshte nje lloj mjekesie.

Kthupi

Ketu ne SHBA me sa di une andej nga Oregon ka marre krahe kjo paleo, ka shume njerez qe e ndjekin. Ushqehen robte me bajame e lakra dite per dite.

Edison

Ne nuk jemi dizenjuar te konsumojme grure miser apo oriz. Fakti qe ne kete ushqim e gatuajme nuk dmth qe e bejme ideal per ne sic jane ushqimet qe kemi konsumuar per miliona vite. Grurerat lene toksina pasi treten, ushqejne pathogenet dhe bakteriet dhe trupi mbipopullohet me to duke na shkaterruar jeten me plot kupyimin e fjales. Mbipeshe lodhje semundje depression stress

Kthupi

Ja dhe celesi i pothuajse te gjitha dietave. Eshte e provuar shkencerisht qe me shume se aktiviteti fizik, perdorimi i njeres apo tjetres diete e te tjera si keto, suksesi i pasjes se nje trupi jo obez eshte “portion control”, te ngrenit por nga pak, mos ha 2 copa mish, mos e mbush pjaten perplot, etj etj.

Edison

Ky eshte mashtrimi me i madh per te mbajtur ne kembe dieten vegane. Nese ne duhet te numrojme kalorite e marra nga ushqyerja dhe ato te shpenzuara nga aktivitrti fizik, po ushqehemi ne menyre te gabuar. Nuk ka logjike kjo. Vetem kur merr nje ujk dhe e ushqen si lope duhet bere kjo. Po te ushqehet ujku si ujk ha nje dash te tere dhe nuk behet obez, as nuk semuret etj.
Ne paleo nuk numerohen kalorite. Rregullimin e tepricave te kalprive e ben vete trupi.

InkuizitoriMoth

Keto qe thua jane primitivizma te llojit te popullit amish qe nuk eshte se nuk ka te drejte per idete ne nje lloj kontesti, por nuk ka te drejte fare kur propogandon primitivizmin si qellim te historise se njerzimit, dmth qe progresi eshte nje devijacion. Dhe nuk eshte se nuk i gjen te meta progresit.

Progresi ka vlere si perspektive. Ne muhabetin qe bejme progresi me i madh ne historine e njerzimit nuk eshte rrota, por momentiu kur njerzimi poqi ne zjarr mishin qe deri atehere e hante si kerme te gjalle. Pra zbulimi i zjarrit, gatimit ne rastin e ushqimit. Gatimi duke lehtesuar punen e stomakut, çliroi trurin si aktivitet, pra nga paleo u be homo sapiens. Ju doni ta ktheni prapa tek paleomajmuni, meqe progresi ka sjell bomben atomike, manjetizmin e neuroneve, elektrizimin e qelizave e derr derr derr pa fund duke gjet arsye te tilla ne kontestin e nje realiteti kriminal.
Te keqen e mendjes, po te kesh takat rregullo realitetin, jo te kthehesh ne epoken e arte te Lek Dukagjinit qe tani ka marre fund.

Edison

Ndoshta me keqkuptove. Nuk thashe te konsumohen ushqimet e pagatuara por eshte kusht qe duhet te jene te konsumueshme ne gjendjen e tyre primare. Dhe duhet te jene ne gjendje primare. Psh domatja konsumohet por nuk dmth qe mos ta gatuash kete domate. Patatja nuk konsumohet ne gjendje primare. Kjo gje e ben ate jo paleo.
Mishi konsumohet pa gatuar por ama mund ta gatuajme. Megjithese po ta hame mishin pa gatuar marrim vlera ushqimore dhe vitamine c e nuk kemi nevoje per asnje ushqim tjeter.

Kthupi

Tani po flasim a po dhjesim? C’i sjell keto artikuj nga faqe prestigjoze e te nderuara ne fushen e gazetarise si OMG News? Ky eshte rast ekstrem dhe sic ka njerez qe vuajne nga Lupus ku organizmi sulmon veten, edhe ky tipi s’gjente karar ne te ngrene se e villte cdo gje, deri sa provoi te hante vetem mish. Ka dhe njerez qe e praktikojne e s’u ben gje. Por jane perjashtimet, jo norma. Mishi nuk ka fibra, keshtu qe per shumicen e njerezve mungesa e konsumit te fibrave domethene qe nuk dhjet dot. Provoje nje here e shikoje sa do zgjatesh vetem me mish. Plus ke dhe rrezikun e helmimit proteinor. Organizmi i ketij eshte ndryshe, por nuk mund te avokosh apo te thuash hajde hani mish te pagatuar se ja po e ha ky e s’e gjen gje.

Askush nuk mohon qe ushqimet e procesuara demtojne, por nuk mendoj se zgjidhja eshte ekstremi tjeter, ha vetem te paprocesuara. Prandaj citova ate me lart, cdo gje e ekuilibruar.

InkuizitoriMoth

Ne te keqkuptuar jemi qe ne nisje, un flas per perspektiven, ndersa ti flet teknikisht ne kontest. Une nuk jam ne gjendje te ndjek ne muhabet perveç per analogji te personash qe me progandojne lloje te tjera dietash, nuk e njoh ne thellesi dhe teknikisht dieten paleo. Por edhe sikur te kesh te drejte 100%, ne nuk merremi vesh se un i bie gozhdes, e ti patkoit.

Mos harro se muhabeti ka nis ne fillim qe une merrem me idiotsira Marks, Frojd, Niçe, dhe jo me zgjuarsira asketike te popullit indu. Nuk merremi vesh kurre ne kete menyre.

Edison

Nese nuk di te vertetosh vertetesine e nje lajmi kot sa flitet me ty. Mund te kerkosh ne google kete lajm e te dalin plot burime te tjera.

Kthupi

Une nuk thashe qe s’eshte lajm i vertete, madje ato te dhenat per organizmin e tij s’i nxorra nga bytha, kerkova dhe gjeta. Por qe ti te avokosh per nje diete apo nje aspekt te dietes sic eshte konsumi i mishit te pagatuar bazuar ne nje individ te caktuar sikur nuk pi shume uje sepse shumica e njerezve nuk kane ate lloj organizmi. Cfare do thuash me tej? Hajde pijme te gjithe shurre se eshte njeri ne Nju Hempshir qe betohet per koke te plakes per efektet pozitive te urinoterapise?

InkuizitoriMoth

:laughing:
ahahahah

Edison

Nuk e di pse duhet te bisedojme per nje gje qe e kemi bere me miliona vite sic eshte ngrenia e mishit te pa gatuar. Apo hajde ta komplikojme kot me ca zbulime shkenctaresh vegan? Dhe une e di qe nje organizem tretes kane te gjithe njerezit. Nuk eshte i vetmi ky qe ha mish te pagatuar.

Arban

E forte kjo, u haka mishi i pagatuar, po nuk u hakan bizelet. Une ha cdo jave bizele (kokrra) te gjalla. Ishalla del ndonjeri te shkruaj ndonje artikull per mua qe ta sjell ketu.

Ky Edisoni do Zoti nuk ka lexuar per ate, breatharianarism-in a si quhet, te jetuarit vetem me frymemarrje, se ka per te ik per shele duke e provuar. Po nuk iku nga ndonje prej ketyre budallalleqeve te tjera qe i lexon me kuintale.

Edison

Me siguri je nje nga ata te videos qe bejne si te shastisur kur tjetri pi nje veze te pagatuar.
Cdo gjallese ne kete bote konsumon ushqim te pagatuar. Ne njerezit kancerogjene jemi me te avancuar.

Aquamarine

Edison ti si supersticjoz qe je duhet te konsiderosh faktorin zodiakal: psh kush eshte dash apo ka marsin ne dash, perqafon paleon, shigjetari ka pas entuziazmime te shkurtra gjate paleolitit te mesem por i ra vrulli shpejt, peshorja e do edhe agrikulturen edhe mishin, virgjeresha ndihet me rehat me veganizmin, peshqit behen bretharianiste e kshu me radhe, bota eshte kthyer ne nje cmendine ku secili thote une jam me i mencuri me degjoni mua.
Personalisht ca gjene te paleolitit te hershem nuk me lene te ndihem rehat me carbs keshtu qe nuk para i kunsumoj.
Kshu ti edison ketoacidotiku jepi trurit icik glukoze mos i jep vetem ketone, se nuk ka semundje, ka vetem te semure, sec ka ndodh nje eklips tani ne korrik qe iu ka trallisur trurin njerezve, shpresoj te na sjelle ne terezi eklipsi henor qe vjen se afermi.

gjembi

(Nuk) eshte interesant si nje teme per korsite e Tiranes evolves ne teme per dietat ku dhe specialistet paleo-lite ngaterrojne paleo me raw. Ashtu sic ka evolve dhe trupi yne per te konsumuar mish te pjekur qe, nga cfare di une me njohurite e pakta te mia,konsumohet me mire nga stomaku yne sesa ai i papjekuri dhe ne ate forme te jep me shume vlera ushqyese dhe kalori. Megjithese ne s’jemi qenje mishngrenese (carnivore) por omnivore, thuhet qe pjekja e mishit, gatimi, ka kontribuar ne rritjen tone fizike dhe zmadhimin e trurit.

Diete me hamendesime se cfare mund te kete ngrene njeriu para 500000 vjetesh. Meqe ishte dhe jetegjatesia shume me e gjate atehere.

Vlonjat

Bamjet me pak mish dhe pak leng jane shume te shendetshme.
Ndersa keto korsite nuk ka ça i duhen popllit te lodhur. Harruat qi dyzetvjet u tret poplli i shkret duke pedalu mifat e ato kinezet e vogla me kafaz zinxhiri???