Veliera shkel të ardhmen, lashtësinë dhe ligjet

Nëse kthehemi pas në histori rezulton se Durrësi ka qenë koloni helene e më pas romake, andaj i gjithë qyteti është ndërtuar sipas një ndërthurjeje të veçantë arkitekturore. Ndërthurja e këtij lloji qyteti antik me atë të ri përbën një rast unik dhe duhet të shihet si oportunitet dhe jo barrë. Si rrallë herë në qytetet historike, në Durrës ndodh ndërthurja e dy epokave të hershme të ndryshme, dy stileve arkitekturore dhe dy qytetërimeve, për të cilat duhet të synohet vazhdimësia.
Përballë një trashëgimie të tillë, të cilën shumë qytete në botë do ta lakmonin, institucionet tona guxojnë të rrezikojnë ekzistencën e saj. Trashëgimia kulturore është pasuri kombëtare dhe ligjërisht, duhet të ruhet e mirëmbahet nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës. Kjo ministri duhet të udhëheqë dhe vendosë strategjitë e zhvillimit të trashëgimisë arkeologjike në harmoni me zhvillimin urban, konkretisht edhe për qytetin e Durrësit. Ironikisht Bashkia Durrës, pavarësisht protestave të mëparshme nga Forumi Trashëgimisë Kulturore ka ndërmarrë ndërtimin e projektit “Veliera”, i cili thellon edhe më tej shkatërrimin e rrënojave të qytetit të antik. Si rasti më i fundit I çmendurisë së shkatërrimit të trashëgimisë mijëra vjeçare, është shkelja flagrante e një sërë ligjesh, rregullash dhe praktikash profesionale.
Së pari, Ministria e Kulturës duhet të kishte ndërtuar një plan kulturor kombëtar për strategjinë e zhvillimit të trashëgimisë arkeologjike duke përfshirë Durrësin, në harmoni me zhvillimin urban aktual që presupozon konsultën me Bashkinë. Strategjia duhet të përcaktonte qartë se cilat pjesë historike duhet të ruhen dhe nxirren në pah për të krijuar panoramën e qytetit antik dhe se cilat pjesë do të mund të integrohen në një zhvillim modern, pasi te jete bërë gërmimi dhe studimi i tyre. Pikërisht, një strategji e tillë mungon qëllimisht, duke lejuar që çdo gjetje antike që zbulohej gjatë ndërtimeve moderne, e që “bezdiste” ndërtuesit, të rrëshkiste në labirinthin dhe korrupsionin institucional, për ta shkatërruar apo mbuluar me beton. Mungesa e këtyre planeve strategjike mbrojtëse nuk është neglizhim, por strategji për të lejuar këto praktika korruptive.
Maksimumi i “strategjisë” ndër vite ka qenë zonifikimit arkeologjik, i cunguar dhe ky, me vendim të Këshillit të Ministrave, pra zona A dhe zona B, e cila përcakton rregullat e ndërtimeve moderne dhe karakterin e tyre. Por, rasti i Durrësit bën përjashtim me favoret e bëra për klientët e mirë të politikës duke lënë jashte zonës A hapësirat që përfshinin edhe ‘Lulishten 1 Maji”, e cila pak pas këtij vendimi u përball me një nga masakrat më të madheja që i është bërë Durrësit antik.
Megjithëse zyrtarisht Instituti Arkeologjisë ka propozuar rishikimin e zonifikimeve arkeologjike, përfshirë edhe Durrësin nuk ka as strategji dhe as kufinj të rinj të zonës arkeologjike. Propozimi është prezantuar publikisht në njërën prej mbledhjeve të KKA-së, në pranverën e vitit 2015. Ministria propozimit të arkeologeve për të marrë nje vendim i është përgjigjur me një proces, pasi vetëm kur ka interes për të prishur kolohet direkt në vendime ndërsa për të ruajtur duhet patjetër të futemi në procese pa fund. Procesi i Ministrisë së Kulturës për një takim ndërinstitucional, nuk ka marrë kurrë një përgjigje të qartë nga Bashkia e Durrësit, edhe pse kanë kaluar 2 vite. Fatkeqësisht duket qartë se politikat e administrimit të trashëgimisë kulturore, të paktën për sa i takon Durrësit, i projekton dhe menaxhon Kryetari i Bashkisë dhe jo Ministria e Kulturës. Normal, kryetari bashkise mbledh vota ndërsa ministrinë e kemi thjesht për fasadë që të genjejmë veten dhe dynjanë që ne jemi shtet modern.
Së dyti, në zonat e mbrojtura në çdo vepër ndërtimore para fillimit të punimeve, duhet patjetër të kryhen sondazhet arkeologjike që i bën ASHA -Agjensia e Shpëtimit Arkeologjik apo të kontraktohet një tjetër kompani ose institucion me të drejta gërmimi arkeologjik. Pas realizimit të sondazheve, duhet të ishte mblidhur KKA dhe të vendoste në funksion të asaj që është gjendur, sesi do të proçedohet në vazhdim. Fatkeqësisht rastin e Velierës këto procedura mbeten hipotetike, pasi këto sondazhe nuk u bënë, por u futën pilotat e betonit direkt në një zonë të arkeologjike të kategorisë A në shkelje të qartë të ligjit. Sic duket ligji është kamzhik për qytetarin por jo pë rata që zgjidhen nga qytetarët për te administruar interesin e përbashket.
Së treti, ky rast përbën shkelje edhe nga ASHA. Ky organ është njëherazi edhe Sekretari Teknike e KKA-së dhe trajton rregullsinë e dokumentacionit, si dhe merr taksën e investimit. Pra, ASHA duhej të merrte masë pezullimi dhe masë administrative ndaj Bashkisë. Nuk duhej të lejonte kalimin në etapën tjeter, pra në parashtrimin e dosjes se Projektit te Bashkisë para komisionit të KKA, për trajtim, pasi:

  • Veliera është në shkelje e ligjit që ndalon ndërtime në Zonën A.
  • Veliera është në shkelje të ligjit që ndalon çdo ndërtim edhe në Zonën B, pa kryer sondazhet.
    Gjithashtu, në lidhje me mbitokën dhe torrën veneciane, është shkelur neni 32 të ligjit 9048, datë 07.04.2003 « Për trashëgiminë kulturore » i ndryshuar i cili thotë (citoj) : “1. Për monumentet e kulturës përcaktohet një sipërfaqe toke ose trualli përreth, si zonë mbrojtëse, në përputhje me vlerat e tyre arkitektonike, me përshtatshmërinë e tyre urbanistiko-estetike, me rrethinën dhe me rrethanat ekologjike. 2. Përmasat e zonës mbrojtëse përcaktohen nga organi që shpall monumentin, sipas studimit të bërë nga Instituti i Monumenteve të Kulturës.” Nuk e dimë nëse Veliera mund të ndërtohet aq pranë ndërkohë institucioni i monumenteve të kulturës që duhet te ishte shprehur thjesht hesht.
    Në përfundim, përpos shkeljes së Bashkisë së Durrësit u shtuan shkeljet nga institucionet e tjera, ku jo të gjitha u përmendën, të cilat janë krijuar dhe paguhen për të shmangur katastrofa të tilla.
    Durrësi antik fatkeqësisht rrezikon te fshihet jo për te ndërtuar nje model të ri të së ardhmes, vizioni i së cilës të paktën duhet të përpiqej të na bashkonte, por per të kënaqur disa interesa ordinere private dhe afatet politike të fushatës së ardhëshme. Për kaq pak po shkatërrojme kaq shumë. Në vend që të debatojmë vizionin e të ardhmes tonë jemi të detyruar të numërojmë shkeljet ligjore për tendera betoni.
    Mungesa e arkeologëve aktivë të fushës në këtë debat publik tregon qartazi se kemi të bëjmë jo thjesht me një arrogancë pushteti që as nuk denjon të respektojë ligjet që i ka bërë vetë por edhe me presion mbi profesionistët e fushës të mos flasin publikisht. Këtë artikull po e bëj jo vetëm për qytetarët por edhe për disa nga ata profesionistë të fushës që nuk e kanë mundësinë të ngrënë zërin me shpresën që sado pak të kem shprehur disa nga ato pak cështje që ata vetë do të donin ti shprehnin publikisht.

Gjergj Bojaxhi
Anëtar i Forumit të Trashëgimisë Kulturore

I gjithe Durresi, flas per teritorin e Durresit te vjeter ne nentoken/renojat e saj ka mbetje te kulturave te lashta historike. Por, mbi to dhe eshte bere nje fakt i kryer, eshte ndertuar nje qytet komplet i ri.Tashme Durresi i zmadhuar edhe me ardhjen e mijrave banoreve nga pjeset e tjera te Shqiperise, ndoshta numuron mbi 300 mije banore, nga 40-50 mije qe ka qene pra viteve 90-te. Nuk mund te kesh me edhe qytet modern per te strehuar popullsine gjithnje ne rritje edhe qytet antik. E shumta eshte te mbash disa objekte te antikitetit me te spikaturat. Por, nga ana tjeter, ligjet duhen ndryshuar nese nuk jane ne trendin qe une thashe.

Injorance dhe babëzi :frowning:

Ja tjetra

Report Tv

Published on Feb 24, 2017VLORË-Bashkia e Vlorës ka parashikuar të ndërtojë një Landfill në fshatin Sherisht, por sipas arkeologëve ai po ndërtohet mbi rrënoja arkeologjike. Impianti i mbetjevw do të ndërtohet 15 km larg qytetit të Vlorës dhe vlera e tij është 20.8 milion euro. Kjo zonë është e kufizuar nga fshati turistik i Kaninës dhe Drashovicës. Arkeologu, Novruz Bajramaj ngre shqetësimin për vendin ku do të ndërtohet ky impian gjigand, pasi në këtë vend gjenden mbetje arkeologjike mijra vjeçare, të cilat tregojnë se në këtë zonë ka pas qytetërim të lashtë prehistorik. Arkeologu Bajramaj kërkon ndërhyrjen e institucioneve për të dërguar ekspedita dhe specialist për studimin e kësaj zone pasi në afërsi të saj gjendet fshati Kaninë I cili ka një histori 3 mijë vjeçare. Në këtë zonë ka mbi 30 objekte, mon umet kulture. Gjithashtu Bajramaj shprehet, se në të gjithë territorin gjenden gjurmë që sipas analizave të bëra tregon se ky vend ka qenë i banuar 60 mijë vite përpara, një vazhdimësi jete dhe do të jetë një fatkeqësi që këto të gjurmë të groposen së bashku me mbeturinat.

nese ka patur dicka qe e dallon kete qeveri te korruptuar eshtte barbaria dhe injoranca
me zor kishin pritur me iu versul trashegimise dhe pasurise sone kulturore

kur katunaria dhe babezia kane pushtetin…

Se ça faji kan boe shqiptaret e shkret qi i ka zhyt perenija perjetesisht ne llumin e sketerres komuniste, hec e merre vesh… :frowning:

Te besh dasmen ne Gjirokaster, dmth je kursimtar, pra socialist. Kalaja e Gjirokasteres vetem sa nderohet nga kjo feste. Po me ke martohet njehere, se i bie qe te jete dasma e dyte.

1 Like

E ka thon mire Driteroi; Keta jane specialista, jo socialista.

Po kur ligjin e shkelin edhe ligj-venesit si ky, çfar pret;

je edhe i persekutuar ti …nuk le moment pa glorifikuar komuniste o burre i dheut.Edhe ate qe i takon te persekutuareve shkon e ja vesh komunisteve.Po kjo oshte thenje lapidar e Pjeter Arbnorit . Si nuk te punon pak truri qe nje komunist nuk mund ta thote ket shprehje hironike.per shoket e vete. …e ka mire Inkuzua qe te therret o…Ma ty

1 Like

Kapo, une nuk i perkas asnje partie, dhe sa per shprehjen e Driteroit, ajo eshte ashtu siç e ka thon ai, ashtu siç e kam shkruar une. Kete shprehje ai e ka thone para disa viteve. Mundet qe ta kete thone Pjeter Arbnori, dhe une mund ta kem gabim, por kam pershtypjen qe e ka thone Driteroi si kritike ndaj qeverise se asaj kohe.

Pjeter Arbnori e ka thene Pier.

Po mire o ndonje gje do ndertojme ne, gjurmen e kohes tone nuj do ta leme, durrwsi eshte qytet turistik dhe me baterdine qe i eshte bere me pallatet vigani shkurtabiqi, veliera perpiqet sadopak te mbuloje shemtine

pallatet vigani shkurtabiqi

:joy:

Pjer, me duket mua apo kjo periudhe kohe koincidon me kohen kur nje anetar i peshkut shkoi ne Shqiperi per nje detyre te rregulluar nga E.B.?

Fajin e ka Saliu!
Oh harrova qe Durresin kane qe ne vitin 2000 qe e qeverisin te majtet.
Gjush-betonaxhiu sa fitoi thelle zgjedhjet.
Keshtu qe mos na cani koken se te gjithe juve qe gjoja ju vjen keq per Durresin keni bere tifo per Vangjush-mafiozin.

Si paske qene I persekutuar or ti ?
Nuk le koment pa glorifikuar Enver Halen dhe po na mbush mendjen je i persekutuar?
Po ate shprehje lapidare nuk mund ta thote nje komunist si Dritero Agolli.
Ate e ka thene Pjeter Arbnori or tyc,se Po me ben te ndyj gojen.

Vjen MAGA, mbështetja amerikane

Gjashtë senatorë dhe kongresmenë shprehin mbështetjen e plotë të kërkesave të popullit shqiptar për zgjedhje të lira dhe të ndershme përmes një qeverie teknike. Ata do të angazhohen gjatë ditëve të ardhshme për një fushatë të fortë në Senatin dhe Kongresin amerikan, por edhe në të gjitha nivelet e administratës së Presidentit Trump për të ndërgjegjësuar Shtetet e Bashkuara nga rreziku që ka sot Shqipëria për të rënë në kthetrat e mafias dhe krimit të organizuar përmes fundosjes së mekanizmit të zgjedhjeve të lira.

Make ALBANIA Great Again

1 Like

Mundet djema, por mua me ishte fiksuar sikur e kish thon Driteroi.