Vendlindja dhe vendemigrimi

Si vizitor ia vlen te shkosh pa hezitim disa here ne Viene sepse eshte vertet perle, sidomos per te apasionuarit pas artit dhe kultures. Por edhe nese merr gruan/burrin austriak, ose nese ke nje profesion qe paguhet mire si psh mjek/inxhinier (i ben letrat shpejt), mjaft te kesh pasaporten dhe Viena eshte super vend per te jetuar. Je dhe afer me Shqiperine.

Me kujtohet dallimi qe permendi Fevziu mes turistit dhe vizitorit. Permendi them, se nuk e kishte te vetin dallimin, dike citoi a dicka e tille. Domethene, megjithese nuk di ta shpreh qarte dallimin, sipas perkufizimit te tij, Vjena e vende te tilla do te ishin mire per “turistin”, jo per “vizitorin”. Vizitor mbase ne kete kuptim eshte ai qe eksploron e shkon ne vende me ekzotike, me te pashkelura, por ndoshta me terheqese.

Kur ika fillimisht nga Shqiperia ika me idene qe do kthehesha nje dite. Vija cdo 2-3 vjet, por ndieja nje hendek qe po krijohej, sidomos me shoqerine. Po ndryshonim, nuk I shikonim me gjerat njesoj. Nje kafe e nje thashethem vazhdojme ta bejme akoma, por secili ka jeten e vet tani, ata ne rrymen e jetes aty, une turisti qe vete here pas here. Gjithashtu isha mesuar me intensitetin e jetes ketu dhe pas javes se dyte a te trete, me hanin duart. Pastaj u rralluan vajtjet, filluan te vijne familjaret e mi ketej. Nje periudhe u be 7 vjet pa vajtur. Tani kam 4 vjet qe nga hera e fundit, madje dhe ajo ishte pjese e nje udhetimi Turqi-Kroaci-Shqiperi dhe nje jave qendrova. Nuk e di kur do vij prape, ndoshta pas 3 vjetesh kur dhe jeta ime te jete me e stabilizuar. Kushton shume kur ke familje, te shkon nje udhetim 10-12 mije dollare me bileta e shpenzime qe do kesh.

Pleqerine kismet. E parafytyroj ne nje vend me diell, plazh e vreshta ne avlli po s’e di a do jete Shqiperia.

1 Like

Ste le kerthiza. Familja do te terheqe ngado. Po u rriten femijet, hodhen rrenje veshtire te levizesh me, rrenjet e tua akoma me te thella.
Une kam leviz kaq shume sa me duket vetja emigrant ne emigrim. Shpite, si ne Shqiperi si jashte aty jane - ku kane qene, por nga levizjet e udhetimet me duket sikur punoj per Nat Geo. Javen e kalume qe isha andej pellgaces, nga ju, sado qe takova njerez plot, kisha nje ndjesi sikur sme lidh tamam asgje. Qef kam ne fakt mos te le cep te botes pa vajt, ndonese shume cepa i kam pa, por vjen nje kohe tha, duhet me hudh spirancen.

Ka pas periudha qe shkoja edhe 7-8 here ne vit e kohe qe rrija pa shkuar 1-2 vjet. Shqiperia eshte per te shkuar per te zgjidh hallet qe te dalin e nuk arrin ti zgjidhesh si duhet.
2 jave jane me se mjaftueshme per te pare shumicen e gjerave por duhet tja mbathesh sa me pare qe te mos infektohesh nga depresioni e thashathemet e ligesite e cmenduria kolektive. Njerezit tejet qaraman e kane humbur lidhjen me realitetin. Edhe milioneret qurraviten e presin ndonje favor nga jashte.
Kafete jane plot kurse restorantet bosh. Nuk eshte vend per pleqni sepse nuk ka sherbime shendetesore te mjaftueshme…njerezit kur semuren mburren se kurohen jashte shtetit ose perbuzin ata qe kurohen brenda Shqiperise. Sherbimet ndihmese per pleqte jane zero dhe bazohen ne lidhje miqesore.

Koha eshte me diell dhe e bukur shumicen e vitit. Njerezit i mirembajne apartamentet e blera sa frengu pulen mjaft mire por nuk te ftojne ne shtepi per vizite por ne kafene sepse nuk duan njerez ne shtepi. Nese mbyll syte brenda nje apartamenti ka lluks europian por sapo del perjashta perballesh me nje arome Islamabadi. Ka shume pluhur ne cdo kohe te vitit si edhe shume infeksione. Njerzit kane deshire te madhe te shesin ne rruge, dhe kur Lali Eri i perze me perdhune, ata prap gjejne nje cep pallati ku te shesin edhe 3 tufa majdanoz per 5 leke secilen. Deshira per te shitur ne rruge eshte per tu cuditur. Ndoshta trashegimeri orientale.
Cfare na mungon nga Shqiperia? Pervec Familjes asgje sepse Shqiperia ndryshon kaq shpejt dhe njerezit kane ndryshuar plotesisht ku cmenduria dhe halucinacionet i bejne te pashoqerueshem. Edhe transformimi i Tiranes ne nje Geto qe ushqehet me prurjet nga rrethet con ne nje Tirane Metropol e qyteza te vdekura. Tirana ka humbur identitetit dhe njerzit jane nga cdo cep i Shqiperise e cdo cep i Evropes ku kane lindur dhe i kane perzene.

1 Like

une qenkem austiake e se paskem ditur ! e qmoj cdo gje qe veprojne e mendojne nenshtetasit e Habsburgve modern …

p.s.
pergijgje te pytjes ,
hiq pi caffen rehat rehat tek lokali i preferuar dhe shpresoj ne llotarine amerikane …

Tani qe Trump tha nuk ia vlen lotaria me short sepse nuk na vijne prurje cilesore ne usa dhe lotaria do shnderrohet ne perzgjedhje njerezish kualitative, mos i shuaj shpresat sepse do kesh akoma me shume shance per ta perqafuar endrren amerikane.

eee, pra , jam largepamse… fatmiresishte qe porosita para pak kohesh nje diplome studimi tekKristali …jam ne negociata per master e doc…

( thene mes nesh …)

Une nuk besoj qe do kthehem me. Dikur kisha disa arsye, tani jo me. Tani u bera po aq vjet ketu sa c’kam jetuar ne Shqiperi. Do vij per qejf e per t’u cmallur kur te mundem, po vetem aq. Te ve jeta perpara si me thene, do fillojne femijet shkollat, behet me e veshtire pastaj.

Edhe une udhetoj shpesh, me pelqen te vizitoj vende te ndryshme, madje dhe brenda perbrenda Amerikes. Spirance s’kam hedhur akoma. Kam nderruar vend 3 here nga njeri shtet ne tjetrin dhe po behem gati per te katerten dhe gjithmone e me e veshtire. Kollaj te levizesh kur je vetem, po me familje nga pas eshte pune muti.

1 Like

Kam nje te njohur nga mamurrasi, jeton ne new york e ka aq fixim tiranen sa thote…do rri ne usa aman vetem sa te bej leke qe te blej shtepi ne tirane…aq shume e enderron…shkaba do ta kishte pergezuar.

Nuk behen aq kollaj ato te shkreta sidomos po te jesh ne Nju Jork. Mbaj mend para se te vija ketej, Isha ne fakultet ne Tirane dhe pasi u mor vesh qe do ikja, duke biseduar me shoket e dhomes ne QS, njeri me tha: “Une Kam degjuar qe rroga mesatare andej eshte $2000/muaj” dhe me kete shifer filloja enderroja. :smile:. Nuk kishte degjuar per gjerat e tjera qe I mora vesh me vone.

shit hole medemek sipas kumandarit :blush:

.te fshire nga defteri ne dheun meme te pangulur ketej jemi njerez without a country.

:slight_smile: as qerane se paguan dot me aq :slight_smile: ( po nuk jetove në bathore/Bronx)

Nje super dashuri tjeter eshte edhe Zürich, nje qytet ne Evrope, por te cilit i mungojne te keqijat e Evropes:

Sa i perket dislike, jane vendet e lindjes me sakte ish Bashkimi Sovjetik dhe motrat ballkanike. Jane vende ku i ftohti ndjehet si perqark duke kundruar rruget e ndertesat (sado bukuri te kene, eshte bukuri e ftohte), si tek njerezit qe jane shumica te ngrysur, cinike, pijanece qe ngacmojne femrat ne menyre vulgare, shkurt njerez te kursyer ne shpirt.

…emigrimi gje e veshtire shume…megjhse po bej gjysmen e jetes jashte shqiperie, prpa gjumin se bej rehat…megjithe peripecite e fillimit qe jo se kane mbaruar edhe par20 vjetesh - vetem se kane ndryshuar forme…sidoqofte…cdokush qe ka emigruar pas 30 vjec dhe ka pasur te pakten shkolle te mesme ne qytet kurre nuk eshte apo do jete rehat ne emigrim. …une vet do kthehesha qe neser po te kisha kushtet… Sidomos Amerika eshte shume e veshtire per kedo. …ta mendosh qe eshte e veshtire edhe per amerikanet…se ashtu e kane bere vet jeten ata…nuk e di shqiperia por tirana, vlora durresi, korca qe kam pare jane perla dhe si vizitor 1 here ne 4-5 vjet qe vij nuk ngopem…
nje keshille: ata qe kane nje pune te mire ne shqiperi mos e braktisin se do behen pishman…

1 Like

Ja ke fut kot plako

Te mvijetosh ne amerike eshte me kollaj se kudo, shko jeto ne ne geto, puno rek mcdonalcs e bej palle ariu, sic bejne latinot e zezaket

Shqipëria eshte vend i eger me njerez te egjer, kush eshte kthyer eshte penduar.

Ndryshe eshte ta shikosh si turist, e ndryshe eshte ne dhjetor pa ngroje, use e drita

po te kishte fitu zgjedhjet e djathta, atehere nuk ja ke fut kot plako, por ja ke fut plot plako!

…cdo gje varet nga njeriu…ca truri ke, car moshe, sa rryp je dhe cer mendimi ke per jeten…
ato qe thshe me siper jane experince tirone dhe cikago jek e jek.
deri tani gati 25 vjet kam pa shume shqipsa qe jetojne thjesht e mire dhe shumeica qe dun te behen si amerikanet :smile:…faktikisht qe i rrethojne. por jo ata te vertetet qe dine jeten…si me thene ka shqipsa me shtepi te modhe shume me mercedesa e bmw por qe punojne si kafshet dhe e ojne pazarin aty ku e boj edhe une qe kom i honda dhe i shtepi mesatare…ne fakt edhe keta merikonsat keshtu punojne po jeta i ik per shalesh, dhe punojne shume per me pas pare jo me bo jet. psh bosat e mi bonje 6 figs punojne 12 h dite plus shtunen…ka i here edhe te djelen (depresing)…gjate orarit te punes ke kafe sa te dush po e pi ke tavolina dhe degjohet vetem zhurma mizes …po kishte no nji verdalle!!! kush merr na 1 jave leje (5dite) ne vit fillojne e tallin…kur mor une leje me urrejne dhe kur iki no ihere jashte usa me thone se jam i cmendur…kjo ndosd 90% ne cdo co.
…po them edhe i here: ata qe kane nje pune normale ne tirane, vlore, durres, korce…jane me mire.
per ata qe kane ngel pa pune e per buken e gojes let vijne ketej se ka sa te dush e per te gjithe.
kush ka bo pare ne emigrim dijeni qe shkely …me vje pak inat se une skam arrit me bo noi lek …po edhe shume jo se punen se kom qef fare…ne fakt asnjoni se ka qef punen…kane qef paret…dmth = qe si kom qef paret vet…i kom ore poo i du qyl=pa punu:)