Vendlindja dhe vendemigrimi

Shko more daku ne florida, jeto si ne durres a Tiranë. Jeta është ste si ta ndertosh ti.
Nese je i zoti krijo nje qytet te ri New Durresi, se toke ka boll ketu, fantazia eshte limiti i vetem.
Mos me thuaj qe jeta ne durres eshte me cool se ne malibu

1 Like

shqipëria,po të shpëtojë edhe 4 vjet nga talebanët e salës,është vënd i jetueshëm.kudo që të vesh, vetëm 20-30 % e popullsisë jeton lirshëm. është edhe një kategori inferiorësh,që urrejnë veten(dhe shqipërinë),që edhe mut të hanë ,do thonë se janë mirë jashtë.
qytetërimi dhe qytetaria është një element që do vleresohet nga shqipot pasi të kenë mbushur zorrën me buke. përb momentin, kriteret janë vetëm ekonomike,sepse shqiptari nuk është akoma me dinjitet

varik…te jap te drejte 100%…kam nja ca vite e menoj me leviz ne fl…ket te merkure iki me pushime fort meyers…me menjen te shikoj ca bohet…po ma mbajti by** kam qef ti gjuj fort …leviz naples-sarasota…e di qe shkelyem ne pune po te pakten kom diell e jod…kismet …

1 Like

Kot me te pyet: cfare pune ben ti qe te tallin kur merr leje? Une s’e kam pas ndonjehere ate problem. Madje edhe punen, gjysmen e kohes punoj nga shtepia.

1 Like

pse edhe kshu nuk jemi keq, bile jemi ne nje situate ideale, i hame te dy llokmat: edhe mbushim zorren me buke ne vendemigrim, edhe mbushin rrudhat e trurit me diskurse vendlindase tek Peshku.

pse rrudhat e trurit ngjajne si dy pika uje me zorret e barkut?

aqua, per ate qe emigrantet perjetojne ne memedhimbje, une kam matarial tek tregimet e mia, te cilat i kemi lexuar e diskutuar se bashku ketu, tregime qe i kam permbledhur ne dy librat e mij;
" Te dites, qe jeton vendi im "
" Fajin e kane vizionet e (pa)qarta "
si e perjetoj une nje udhetim, apo edhe nje pregatitje per udhetim, nuk e perjeton femija im apo nje tjeter person, pse, sepse une jam lindur e rritur ne Shqiperi, kam kaluar ate qe quhet pjesa me e rendesishme e jetes, femijerine dhe rinine, pra jam formuar ne nje ambient tjeter nga jane formuar femijet e mij.
kjo s’do te thote se te gjithe ne qe jemi rritur ne shqiperi, te perjetojme te njejten ndjenje kur shkojme aty, jo, sepse une psh, pregatitem gjithmon te jap, nje tjeter pregatitet ti marri, nje tjeter ti japi e ti marri, etj,etj.

1 Like

ahahaha :smiley:, po çar aqua me Pjeter, aqua ka 2 muj qe nuk komenton me, e s’ka per te komentuar me sepse nuk di me sha nga nona si ne :smiley:
ti si emigrant shko nga te dush, emigrant do te ngelesh gjithmone, ne kuptimin e thelle te fjales emigrant, dmth nuk i perket me kesaj bote, je nje qenie metafizike, qenie kozmike po deshe, nuk je as belg se je nje turist shqiptar ne Belgjike, as nuk je shqiptar sepse Shqiperia ka ndryshuar, nuk eshte me ajo qe ti ke lene dhe ti gjen kur shkon si turist. Nuk je as anej as knej. Nuk je me as ti vete, sepse edhe ti ke ndryshuar, nuk je me i pari. Shqiperia e vertete nuk eshte as ne kujtimet e tua, siç thone shkrimtaret e mdhej Prust dhe Xhojs ed kompani, qe ne fakt jane kurvjare t’dhej, “a del nonji gjo sot”. Edhe kujtesa riformatohet sa here rifreskohet.

Pra siç e sheh je perpara nje ekuacioni me shum variabla, i pazgjidhshem.

2 Likes

eshte e vertet i modho, ne jemi tashme as kendej e as andej, ose edhe kendej edhe andej :grin:
i huaj ne emigrim e i huaj ne vendin tend

1 Like

po te pakten kemi qarin te kuptojme se kjo eshte he per he situata reale e qenies, kondicion humain, qe njeriu eshte i huaj ne shtepi te tij. Kte e ka thon Frojdi, qe ti e mban per sharlatan.

Njeriu eshte emigrant ne atdheun dhe memedheun e tij - i Modhi :smiley:

shum e vertete si shprehje, mirpo Emo hiç nga ai vesh, s’do t’ja dije, sepse i bi mos me qene me shkrimtar i modh si Kadareja.

Të ishte për mu, s’do kisha emigru kurrë. Po ashtu më vunë një pullë poste prindërit dhe më nisën për Zyrih. Nga dashuria ime për ndenjen në një vend, nuk u ktheva më kurrë në Shqipëri, përveçse për pushime. Dhe më merr malli shumë për familjen, kafen dhe klimën e Tiranës. Jo sepse janë kushedi çfarë, por sepse jam rritur me to, kanë qenë pjesë e ditëve të bukura pa kokëçarje. Tani janë kthyer vetë në kokëçarje, familja dhe klima, them…

Epo pullen e postes per ve din me te begate ta botes ta paskan vene. Njeriu jeton kudo, edhe ne shkretëtirë, nga zgjedhje te gigla si pulla e postes varet e ardhmja e njeriut

punen me te 10me…preventivus ndertimi…ku edhe ne shtepi cdo moment e ke menjen ke puna…e keta 6 figsat i kane syte tek une dhe e quajne dobesi te marresh leje:):)…me i llaf qe “dorezohesh” …e nuk je Touhg mf…po mgjthmen sjam trim se sma btha me leviz…nga shtepi se kam provu te punoj , po oedhe ate se boj dot…po spata njeri mbi koke nuk punoj dot…jom brezi i stolave tek dajti…kuure se kena pas qef punen…po na i lek e donim…

Une more shok do kthehem te ha buke e domate ne shqiperi, ju a kam lene ju te tjerve Vjenen e Zyrihun! Te shijoni kapitalizmin edhe ne pleqeri, me karrota te ziera e caj pa sheqer ! Ja ashtu, pasi i falet endrat , pasi i falet edhe gjene me te shtrenjte femijet tuaj , falini edhe shpirtin tuaj kapitalizmint . Ehhh jo shok, une do shkoj ku jane varret e njerzve te mi , aty do shkoj, po ja le varik te mbaj lart emrin e nderuar albanes kudo ne bote ! Ahhhh ,sa per Shqiperine , nje problem ka, eshte vape …

1 Like

Kujdes se jane domate me pesticide, do te zere kanceri ne pak vite

Une domatet i mbjell vete! Ne Shqiperi edhe ne vazo ne ballkon te behen domatet e jo me ne bacen time! Por si do ja besh ti ne kapitalizmin e enderuar qe do apo nuk do mutin qe te servirin ata do hash !! I ka kapitalizmi keto ! Nejse shijoje kapitalizmin shok, shijoje ! E boll na tregove ca eshte Shqiperia , copeza Shqiperie sheh ne c’do shtet apo qytet evropian e botror, se na hapet barkun me idene sikur jeni te vecante ne mizerjen tuaj . Ik bej nje xhiro ne c’do periferi te nje qyteti te madh evropian dhe e shikon cfare eshte mizerja , e qahu per Shqiperine pastaj. Per ju kokboshet qe kujtoni se pesticidet ne domate shkaktojne kancerin ne pak vite vetem nje urim kam, hajdeni e mbani lart emrin albanez…hajdeni provojeni sa ju vjen lekura, le te vazhdoj te qesh bota me idiotesite tuaja shok!

Dmth ti po shkon me Shqiperi qe ti shpetosh kapitalizmit. :joy: Po ku ka kapitalizem me te eger se ne Shqiperi o shok?

1 Like

A jeni i sigurte shok? Ju shok mendoni se ne Shqiperi kemi kapitalizem te eger? Me vjen keq shok por gaboheni ! Shqiperia ka ndryshuar pak ose aspak nga koha kur ju jeni larguar nga ai vend ! A mendoni ju shok se late nje vend me kapitalizem te eger apo qe shkuat ne nje vend me kapitalizem te eger ? Keni nje eksperience e mund te gjykoni ! Peshembull ne cilen vend kapitalist te eger nuk paguan per asnje rruge autombilistike? Ne cilin vend kapitalist te eger taksat per qytetaret jane qesharake? Ne cilin vend kapitalist te eger bie ne ujdi per c’do gje, duke filluar nga gjoba me e thjeshte e deri tek veprat penale me te renda? ne cilin vend kapitalist te eger shkollat e Spitalet jane pothuaj falas ? Ne cilin vend kapitalist te eger nuk te bie njeri ne qafe thjesht per ngjyren e lekures,prejardhjen, fene apo idete politike? Ne cilin vend kapitalist te eger jeta jote nuk kufizohet ne shpi -pune- supermerkat ne 80% te saj? e te tjera e te tjera o shok !! ehhhh shok…kapitalizmi !!

1 Like

Shok, po perpiqesh te me shesesh Shqiperine ne te cilen une jetoj shumicen e vitit. Po me tregon arat e mia shok. Une si kapitalist qe jam bej nje jete shume te rehatshme ne Shqiperine kapitaliste shok. Partia me e majte ne Shqiperi eshte nje parti qe po i meshon “partneritetit” publik privat. Nje emer tjeter per privatizimin agresiv te gjithshkaje cka nuk privatizuan te babziturit e meparshem shok. Mjeksia shteterore eshte ku therret qameti, dhe une si kapitalist qe jam shijoj privilegje kapitalisti duke blere akses ne mjeksine private e cila fal programit qeveritar mjel mjeksine shteterore. Cilimia im shkon ne shkolla shume te shtrenjta private, bashke me femijet e qeveritareve dhe opozitareve politik shok. Une si kapitalist mund ta shfrytzoj punetorin, mund ta vras ne pune bile e asgje nuk me ndodh mua shok. Qeveria gafurret se nuk kemi sindikata shok. Me thuaj nese do me shok, me thuaj.

1 Like

Ndiq enderrat arbo, por ne shqiperi mbi 50 vjec i ke te gjithe me nga 5 semundje.
Une me shume kam jetuar ne europe s amerike se ne Shqipëri, sa here shkoj me duket me keq