Vrasja e paralajmëruar; dhuna ndaj gjyqtares u injorua me mbyllje hetimesh dhe amnisti

Jo per te marre ne mbrojtje kriminelin po nese ai paska qene ashtu sic shkruan ti, idiot dhe kriminel, atehere ajo si grua e shkolluar qe ishte, cne qe lidhet e martohet me kesilloj burri?

Shume i thjeshte parandalimi pasi kafsha u kap ne tentative per vrasje, armembajtje pa leje, dhe gjymtim personi kur nuk ju shkreh arma por e kapi me grushta ish-gruan ne Durres.

Llogjika ma thote qe ai do ishte ende ne Burg dhe mbas nja 6-7 vjetesh kur te shlyente denimin patjeter duhet te shqyrtohej nga Psikologu para se te dilte nese kishte shenja hakmarrjeje ndaj bashkeshortes, e nese kishte te kalonte ne institucion tjeter por jo ne liri.

Eshte fitorja e anti-shtetit ne mendjen e Shqiptarit. Sa here eshte ankuar Manjani i ketij rasti se burgjet jane te mbipopulluara e duhen amnisti.
Me mire burgje te mbipopulluara sesa kriminele e kafshe rrugve. Hitleri i zgjidhte kto ceshtje me Gaz, Enver Hoxha me Pushkatim e varje, ne sot duhet ti zgjedhim me burgje te mbipopulluara. Koncepti qe kur futesh ne burg mund edhe te mos dalesh me eshte i papranueshem per kokecepshat qe jane mesuar ti zgjidhin gjonat ndryshe e pa shtet.
Presidenti ne Shqiperi…menyra kryesore e pasurimit te gjithe Presidenteve Shqiptare dhe stafeve te tyre ka qene Amnistia e krimineleve fale pageses dhe shitja e vendeve te gjykatesve per shuma marramendese. Ore ka jetuar njeri nga ju ne Shqiperi keto 27 vjet??? Cmimet kane pasur vetem rritje.

burgu eshte kryesisht ndeshkues por ne rrethana me optimiste mund dhe duhet te sherbeje per rehabilitimin e personit te denuar. gjate kesaj kohe ke hapesiren te punosh me individin sepse dhe individi eshte ne nje pozicion ku mund te jete me i predispozuar te bashkepunoje per rehabilitimin e tij.

paraburgimet kane qene dhe me shume gjase vazhdojne te jene te mbipopulluara. Institucionet e vuajtjes se denimit ka kohe qe nuk kane mbipopullim, te pakten nga 2009 e ne vazhdim qe perkon me aplikimin e denimeve ne komunitet. Mund te jene mbi 20000 te denuar qe nuk kane vuajtur denim me burgim.

Eshte e pashpjegueshme Amnistia e njerezve qe kan kryer krime te dhunshme mbi baze meshire sepse nuk ka asnje justifikim tjeter. Mund te amnistosh nje prostitute qe ka 3 femije minoren por pse amniston nje njeri te dhunshem mbas 11 muajve denimi qe nuk i hyn ne pune as dreqit por thjeshte ishte Tregtar me lek tek tregu Cam dhe terrorrizonte femijet.
Pse duhet te kete amnisti ne nje vend te dhunshem si Shqiperia? Sa here kryhet nje krim ne Shqiperi shihet se kriminali ka pasur precendente te meparshem por ja ka hedhur lehte…
Parandalimi, meqe flasim per Parandalim, fillon kur njerezit qe kane kryer krime te vdesin burgjeve dhe jo te dalin mbas 11 muajsh. Nejse harram leket e Tregtarit me te cilen ka blere amnistine.

1 Like

ka nje keqkuptim me sa kuptoj nga komentet; amnistia nuk eshte e individuale. amnistia perfshin grupvepra penale dhe disa kushte qe aplikohen njejte per te gjithe te pandehurit/te denuarit. i vetmi perfitim nga amnistia nga ana e qeverise eshte kursimi i buxhetit.

Pa dashur te perligj krimin dhe pa dashur te paragjykoj kete te shkreten qe u vra por ne kete rast informacioni eshte njeanshem. Deri tani kemi marre info vetem nga shoqja e saj , komshia e saj , kusherira e saj dhe familja e saj . Version te vete atij qe beri krimin ose dhe te afermeve te tij nuk ka . Kshu si paraqitet ketu historia e familjes ka shume paqartesi.
Ka femra dhe pse ndoshta nuk eshte rasti ta thuash qe nuk te vrasin fizikisht por aman te vrasin moralisht, psiqikisht, financiarisht . Kush eshte i forte duron dhe fillon nga e para . kush eshte i dobet e sheh si fundin e botes.

1 Like

Ti ke ndonje fare dyshimi qe ky tipi nuk ka dhon lek per tu amnistuar?
Pastaj nese ne Grup ne Shqiperi amnistohen individe qe kan tentuar vrasje me arme paleje dhe kan gjymtuar nje femer mbas 11 muajsh, atehere do te kemi me shume raste si puna e kesaj zonjes.
Kjo zonja me ndihmen e miqve te saj gjykates i ka ndaluar Babait takimin me femijet, ndersa Babaji me anen e parase ka dale shpejt nga burgu dhe ka mbaruar per ca ishte nis, vrasjen ne tentative. Ne ket rast krimi smund te parandalohet.

i njejti parim vlen dhe per meshkujt. me sa kuptoj, doje te thoje qe dhe viktima ka pjese te fajit?

Ky rast ngjan si dy pika uji me nje rast ne SHBA ku vrasesja ishte gruaja.
Vecse nese ne rastin ne SHBA gruaja u trajtua pozitivisht nga opinioni,ketu burri trajtohet si kafshe apo xhelat.

Eh cka bere korrektesia politike…

Me ket lloj morali jemi llâ (ngop)kto dy dite ne facebook. Ajo qe them une,asht se ku ka nje ngjarje te tille,ka nje hall te madh. Nuk e ben kush per qef. Kollaj masanej,o ky kafsha mer jahu,kte e di dhe une.

nqs ka dhene leke, i ka dhene kot. amnistia o te kap, o s’te kap. amnistia e fundit ne fakt ka qene ajo me liberalja per sa i perket veprave penale qe u amnistuan. arsyet i dine ligjvenesi qe e ka miratuar dhe ministri qe e ka propozuar.

Shume keq , u vra nje femer , sensibilizimi ka arritur ne kuota te larta , nuk e kuptoj , ka arritur sepse u vra nje femer apo nje Gjygjtare , apo se ishte edhe Gjygjtare edhe femer , shume keq , jo te gjitha femrat Shqiptare mund te behen Gjygjtare. Shume e trishte aq me shume qe vrasja paska qene e paralajmeruar .
Eshte ngrit shteti ne kembe , Ilir Meta po flet tani per rastin , u vra nje e mjere nga burri kafshe me sopate para pak kohesh , nje ore zgjati historia , ne jemi per turp .

Jo ne asnjirast. E thashe ai eshte krim dhe nuk perligjet. Meqe eshte parimi i njejte si per femrat dhe per meshkujt athere duhet ti gjykojme te gjithe njesoj.
Ka patur nje rast para ca vitesh te nji vajze te re (sme kujtohet emri tani) nga nje fshat qe vrau me kallashnikov ate( burre i vjeter ai ) qe e dhunonte ,perdhunonte , e perdorte dmth dhe reagimet ishin dicka ndryshe .

ne mos gaboj behej fjale per te mitur qe ishte abuzuar sistematikisht qe ne moshe te hershme. ndryshon pak puna.

po pse shkove e germove deri ne 1947, mo xhevahir? ke OJ Simpson qe vrau ish gruan dhe ja hodhi paq. Apo ky eshte burre dhe keto rastet e burrave te dhunshem qe marrin jete grash nuk te pershtaten?

1 Like

Si kjo grua dhunohen perdite shume e prapeseprape qe ne 2013 shoqatave u eshte mbyllur goja. Permendet qe ishte gjyqtare se gjithnje trumbetohet pavaresia ekonomike dhe emancipimi I gruas si zgjidhje po ja qe nuk mjafton. Duhet nderruar mentaliteti I gjithe shoqerise. Duhet punuar ne shume drejtime jo thjesht merr e hiq nga shtepia. Vrasjet nuk do ndalin mbase, por ne shumicen e rasteve ato jane te paralajmeruara ndaj dhe mund te shmangen.
Nga ana tjeter si femer dhe si njeri asnjehere nuk kam kuptuar si jetojne dot nen dhunim dhe kercenim per jeten. Dy duar per nje koke jane!

Rasti I Simpsonit ishte ndryshe.
Policia beri shume gabime ne hetim gje qe ju dha avokateve te Simpsonit municion duke luajtur edhe me karten racore.
Nga sa kuptohet me shume mundesi ka qe ta kete kryer djali i Simpson dhe jo OJ qe ne ate kohe ishte 45 vjec dhe vuante nga reumatizma,aq me teper te vriste nje 25 vjecar mjeshter ne artet marciale.
Dorashka qe policia e proklamoi me te madhe,nuk i bente OJ…
Ate e pane te gjithe live ne tv qe dorashka nuk i bente.

Goxha material per film ke dhene.

1 Like

Ti regjizore,une skenarin,hajt t’ja hyjme.