Washington Post : Koreja e Veriut po e manipulon sërish Donald Trumpin

Nga Max Boot/

Kur Presidenti Trump njoftoi më 8 Mars qëllimin e tij për t’u takuar me Kim Jong Un, unë shkruajta se udhëheqësit e Koresë së Jugut dhe të Veriut e kishin “futur presidentin e dobët amerikan në një samit të nivelit të lartë që ka gjasa të përfundojë në katastrofë në një mënyrë apo në një tjetër”.

Shumë gjëra kanë ndodhur që atëherë.

Kim ka bërë të ditur se ai është i gatshëm të diskutojë denuklearizimin dhe një traktat paqe për t’i dhënë fund Luftës Koreane – pa këmbëngulur në një tërheqje të forcave të SHBA. Drejtori i CIA-s, Mike Pompeo, u nis për në Pyongyang për t’u takuar me Kim. Dhe të premten Kim njoftoi se do të përfundojë testet bërthamore dhe raketore dhe do të mbyllë vendin ku janë kryer testet bërthamore.

Në dritën e të gjitha këtyre lajmeve, një lexues shkruan për të pyetur: “Jam duke menduar nëse do të rifreskoni artikullin tuaj të 8 marsit”. Po, do ta bëj. Kështu vijon përditësimi: Kim është një njeri më i aftë dhe manipulues, dhe Trump një shenjeshtër më e lehtë, sesa unë kisha imagjinuar.

Këto nuk janë “përparime” që sinjalizojnë paqe në kohën tonë. Këto janë tregues se si me mjeshtëri Kim po manovron për të ruajtur programin e tij bërthamor duke zbutur sanksionet ndërkombëtare dhe duke e shpërndarë “zjarrin dhe tërbimin” e Trump.

Trump është ai që ka bërë një koncesion të rëndësishëm duke u bërë presidenti i parë në dëtyrë i SHBA i gatshëm të takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut, një akt që do të legjitimonte në mënyrë thelbësore sundimtarin e regjimit më despotik të botës dhe do të ushqente propagandën e vet që edhe vetë superfuqia ndihet e detyruar të përkulet përpara arsenalit të tij të fuqishëm bërthamor. Çfarë do të marrë Trump në këmbim? Deri më tani, as edhe lirinë për tre pengjët amerikanë në Korenë e Veriut – edhe pse Kim nënkuptoi se ky koncesion i vogël do të vijë.

Trump duket se mendon se koncesione shumë më të mëdha janë rrugës, gjithashtu. Të mërkurën ai citoi: “Mike Pompeo u takua me Kim Jong Un në Korenë e Veriut javën e kaluar. Takimi shkoi shumë mirë dhe u formua një marrëdhënie e mirë. Detajet e Samitit po përpunohen tani. Denuklearizimi do të jetë një gjë e mirë për botën, por edhe për Korenë e Veriut!”

Në realitet, siç kanë theksuar ekspertë të shumtë, “denuklearizimi” nuk do të thotë të njëjtën gjë për Kim dhe për Trump. Për Kim, është një fjalë e koduar për Shtetet e Bashkuara që të tërheqin garancinë e saj të sigurisë ndaj Koresë së Jugut, duke lejuar që Veriu të ngacmojë dhe ndoshta edhe të gëlltisë fqinjin e saj. Një “traktat paqeje” do ta avanconte këtë synim. Pse Shtetet e Bashkuara duhet të mbrojnë Jugun nëse është “në paqe” me Veriun?

Ah, por a nuk tha Kim tani se ai është i gatshëm të lejojë trupat e SHBA të qëndrojnë në Jug edhe pas një marrëveshjeje? Po, ashtu si edhe babai i tij Kim Jong Il në vitet 1990. Plaku Kim tha se Koreja e Veriut do të pranonte që trupat amerikane të qëndronin “si një forcë paqeruajtëse në Kore, në vend të një forcë armiqësore kundër Veriut”. Është e vështirë të dish saktësisht se çfarë do të thotë, por sugjeron një prezencë të vogël, simbolike, të armatosur lehtë që nuk mund ta pengojë besueshmërisht Korenë e Veriut.

Zotimi i fundit i Kim-it – për të ndaluar testimin bërthamor dhe raketor – nuk është, siç tha Trump, “përparim i madh”, sepse ai e ka thënë atë më parë dhe mund lehtë ta anullojë. Duke shpjeguar këtë veprim, Kim pohoi se programi i armëve të tij bërthamore është i plotë dhe nuk ka nevojë për ndonjë test më shumë. Edhe nëse kjo nuk është e vërtetë, mund të ketë një arsye praktike për të mbyllur vendin e testimit bërthamor – shpërthimet e përsëritura bërthamore në malin Mantap mund ta sjellin atë afër kolapsit. Kim i ri është përsëri duke ndjekur shembullin e babait të tij, i cili në vitin 2008 shpërtheu kullën e ftohjes së një objekti bërthamor për të treguar se e kishte seriozisht në lidhje me bisedimet. Vetëm se nuk e kishte.

Asgjë nga ky teatër nuk do të thotë se Kim është gati për të hequr dorë nga një program i armëve bërthamore që familja e tij ka shpenzuar dekada dhe miliarda dollarë të çmuar. Kim pa që Shtetet e Bashkuara përmbysën Moammar Gaddafi dhe Saddam Hussein pasi hoqën dorë nga armët e tyre të shkatërrimit në masë. Ai nuk ka për qëllim të imitojë shembullin e tyre të keq, sidomos kur këshilltari i ri i sigurisë kombëtare, John Bolton, ka promovuar një luftë parandaluese kundër Koresë së Veriut.

Kujdesi është i nevojshëm, por Trump është plot mendjemadhësi. Jonathan Swan i Axios shkruan se presidenti ka hequr dorë nga shpresat e tij naive dhe madhore se ai vetëm mund të sjellë paqen në Lindjen e Mesme. Tani presidenti mendon se ai vetëm mund të sjellë paqe në gadishullin Korean. Sipas raportimit të Axios, ai mendon: “Vetëm më fusni në dhomë me atë djalë (Kim Jong Un) dhe unë do nxjerr diçka nga aty”.

Uh-huh. Trump njeh thuajse asgjë për Korenë. (Të martën ai tha: “Njerëzit nuk e kuptojnë se Lufta e Koresë nuk ka mbaruar”, duke nënkuptuar që ai sapo e kishte zbuluar). Ai ka vendosur pritshmëri të larta dhe besim të tepërt, por ai do të pajtohet me një diktator të pamëshirshëm që ka luajtur me të. Çfarë mund të shkojë gabim?

Kim mund të jetë i keq, por ai nuk është budalla – ose vetëvrasës. Ai po e lidh Trump, duke bërë premtime të paqarta që ai nuk ka ndërmend të mbajë. Dhe Trump, fshatari që mendon se është i sofistikuar, tregon çdo shenjë që ka ngrënë karremin.

http://www.lexo.al/analiza-koreja-e-veriut-po-e-manipulon-serish-donald-trump/

The Washington Post

2 Likes

nje senator republikan lexova te thosh para nja dy ditesh, ky do na rrise deficitet e do falimentoje ekonomine

Washington Post - Stalker: Hillary Clinton do te fitoje me mbi 80% te votave.

Në fakt, historia e vertete e Korese se Veriut ne keto 28 vitet e fundit (1990- 2018) eshte shume më e ndryshme nga ajo qe tregohet.
Ajo lidhet se pari, dhe mbi te gjitha, me politiken e Korese se Jugut por per kete, flitet shume pak (ose, asfare): edhe pse gjerat qe do them me poshte gjehen deri edhe ne nje faqe te thjeshte wikipedie, më eshte dashur te shoh “Bashkimi i pamundur”, nje dokumentar 2 oresh mbi historine e 2 Koreve per te mesuar jo pak gjera.

Se pari, Koreja e Veriut, bashke me Kuben, eshte nje nga dy te vetmet vende te ashtuquajtura komuniste te cilat, ne vitin 1990 drejtoheshin nga i njejti udheheqes qe prej viteve '50 apo '60 (respektivisht Kim il-Sung dhe Fidel Kastro). Ishte ‘normale’ qe asnje prej ketyre dy vendeve te mos ndryshonte linjen politike: vetem nese liderët e tyre do te ishin mazokiste.

Se dyti, dhe me kryesorja: qe prej 1990, politika e Korese se Veriut ka qene vetem dhe vetem nje reflektim i politikes se Korese se Jugut.
Kur ne kete te fundit pushtetin e kane patur konservatorët (e djathta jug-koreane, trashegimtare politike e diktatorit-ushtarak Park Chung-hee, Pinoçeti jug-korean qe qeverisi nga 1962 ne 1979 - ka nje komedi te shkeqyer qe i kushtohet atij : “The President last’s bang” (Orgjia e fundit e Presidentit) dhe me pas, trashegimtare e kesaj partie u be e bija e tij, Park Geun-hye, presidentja jug-koreane (2012-2017) qe u shkarkua nga detyra e më pas u denua me 24 vjet burg per korrupsion, punet kane shkuar SHUME KEQ midis dy Koreve dhe ajo e Veriut veçse eshte mbyllur edhe me teper ne vetvete, ka kercenuar ate te Jugut, incidente pas incidentesh etj etj

Perkundrazi, kur ne Korene e Jugut pushtetin e ka patur e majta progresiste (sikurse edhe aktualisht: shkarkimi i présidentes se korruptuar te djathte solli zgjedhje te reja, te fituara nga e majta), raportet me Korene e veriut kane qene KREJT te tjera

(vijon)

1 Like

vazhdimi:

Konkretisht: kur presidentë te Korese se Jugut u zgjodhen Kim Dae-jung (1997-2003), çmimi Nobel per Paqe dhe opozitari historik Numer 1 i juntes ushtarake) dhe pastaj Roh Moo-hyun (2003-2008), te dy presidentë te Partise demokrate (e majta progresiste), mardheniet midis dy Koreve kane qene ne kulmin e shkelqimit te tyre: Koreja e Jugut praktikoi Politiken e Shkelqimit te Djellit ndaj asaj te Veriut (dy Koretë shkonin bashke le Lojrat Olimpike etje tj etj)

Moon Jae-in, presidenti aktual jug-korean vjen nga Partia demokrate dhe ringrohja aktuale e mardhenieve mes dy Koreve nuk eshte aspak rastesi.

shenim: dy pjeset e dokumentarit franco-gjerman jane me poshte (i vetmi problem eshte se titrat jane veçse ne fr)

KOREJA, BASHKIMI I PAMUNDUR :

https://www.youtube.com/watch?v=6ObJdP9jtdg

https://www.youtube.com/watch?v=klkLMa46imI

Konkluzion: me thuaj kush eshte ne pushtet ne Korene e Jugut te te them se si sillet ajo e Veriut

2 Likes

Sa mire bere qe fole, ka qejf njeriu te te lexoje. Ne jemi injorante shume me teper se c’kujtojme, kur flasim qesim mbi vendet dhe ngjarjet, psh Korene e Veriut e cila ka ato te vetat por ama shume here nuk qenkan te sajat.

Meqe je zgjeruar (dhe ke bere shume mire se e domosdoshme, sic shihet lehte) lidhur me faktorin Kore e Jugut mbi Korene e Veriut, me kujton ne fakt te njejtin korrelacion edhe per ecurine e vendit tone para '90es. Akuzat ndaj Enver Hoxhes per paranoje, ndaj nje nderhyrje ushtarake te jashtme e cila nuk ndodhi kurre. Dhe vertet nje sulm i pergjithshem ushtarak mbase s’ndodhi, por tensioni dhe kercenimi i perditshem ishte aty, se bashku me nderhyrjet diversante qofte nga qeverite e shpifura te fqinjeve, qofte nen luften e ftohte ushqyer nga Reagan e Thaetcher, e per pasoje, nevoja per armatosje e force ushtarake me c’te mundte kjo ekonomi e vogel shqiptare, gje e cila sic ndodh edhe ne KV, reduktoi burimet per civilet ne maksimum.
Ishte provokimi i jashtem ne vazhdimesi ai qe polli bunkeret e panumert, te cilet sot Rama pa piken e konsiderates na i shet per deshmi te diktatures.

Faleminderit pa mase per informacionin i cili qe nje shuplake ndaj nenvleresimit mendjelehte qe i bejme ne te perendimit, historise se Lindjes.
Mungesa e madhe e informacionit te ketij lloji eshte edhe subjektive (lajmi ne njefare menyre “shitet” dhe nga kjo, varet sa pushtet ka shitesi i tij, se jo gjithkush mund ta shese informacionin e vet per lajm). Dhe objektive, sepse mesa duket planeti i vogel Toke prodhon ngjarje me shume se c’mund te konsumoje (identik si puna e Shqiperise dhe shqiptareve) dhe keshtu secili mbetet “i zene” me ngjarjet e perdishmerise se vet.

1 Like

Sidomos ne raportet Shqiperi/Kosove (dy pjese te nje te tere) : me gjithe ndryshimet e shtetformimit historik, bashke me koreanët, kemi qene njeri nga dy popujt e vetem te bllokut lindor te ndare më dysh (Gjermania eshte krejt tjeter gje: ndarja e saj ishte thjesht pasoje e humbjes se luftes nga ana e Rajhut te Trete); as shqiptaret, as koreanet nuk i paten shpallur lufte askujt, e megjithate u ndane me dysh

1 Like

Nuk e kisha menduar me pare, True!

Se pari, Koreja e Veriut, bashke me Kuben, eshte nje nga dy te vetmet vende te ashtuquajtura komuniste te cilat, ne vitin 1990 drejtoheshin nga i njejti udheheqes qe prej viteve '50 apo '60 (respektivisht Kim il-Sung dhe Fidel Kastro). Ishte ‘normale’ qe asnje prej ketyre dy vendeve te mos ndryshonte linjen politike: vetem nese liderët e tyre do te ishin mazokiste.

Normalisht me relaksimin e tensionit pas pushimit te luftes se ftohte dhe shembjes se murit, i bie te kishin ndryshuar linje, sic ndodhi me bllokun lindor.
Ndonese vende si Kina psh nuk e bene, prapeseprape, te pakten sa i takon hapjes masive te kufijve dhe rritjen e shkembimeve me boten.
Ndonese, Blloku Lindor nuk mund te thuhet thjesht ndryshoi linje. Blloku e ktheu timonin 180 °. Si i tille, mund te influencoje te kunderten, dmth ruajjtje te qendrimit & linjes egzistuese.

E kisha mbi te gjitha ne sensin e politikave ekonomike: ishte e pamundur qe nje gje te tille ta bente Kim Il-sung-u dhe Fidel Kastro, perderisa viti 90 i gjeti te dy ne pushtet.
Nga ana tjeter, gjithsesi, gjerat nuk kane shkuar kaq strikt (te pandryshueshme) siç kujtojme: ne Korene e Veriut, referencat marksiste-leniniste (thuhet ne dokumentarin e mesiperm) jane ndaluar qe prej vitit 1993 dhe e vetmja reference ideologjike u be Juche.
Po ashtu, edhe Kuba e Kastros ka pesuar jo pak ndryshime pas '90.

1 Like

Konkluzion-1: me thuaj kush eshte ne pushtet ne USA, te them se si sillet pushteti ne Kore te Jugut.

Konkluzion-2: me thuaj si sillet pordha neper breket e pushtetit ne USA, te them si sillet pordha neper breket e zgjidhjes se mundur te bashkimit te Koreve.

Konkluzion-3: me thuaj se çfar ere ka pordha e politikes, te them se çfar ere ka pordha e religjionit.

Konkluzion-4: ma mir mos thuj asigjo, se asigjoja asht ma mire se me pjerdh kot.

Kur ben keto vleresimet absolutiste, te tipit “krejt tjeter gje”, ta mbush mendjen absolutisht. Na qenka njesoj Shqiperia e Kosova me dy Korete e nuk na qenkan dy Gjermanite. Me kete me kujtove ate skecin e Tiranes per nepotizmin: “Kur ka lidhje …, nuk na paska dashi me delen”.

Ket punen e ideologjise Juche e kishe shpjeguar me pare e m’u kujtua


Zevendesimi i marksizmit me Juche, i bie te kete ndodhur kur ne KJ qeveriste e djatha, mos gaboj, ndoshta po te njihet c’eshte Juche mund te kuptohet me qarte lidhja e saj me politiken ne KJ. Do njohur historia.

Do t’i shoh dokumentaret.
Te lutem sqaroje prape ket punen e Kosoves e Shqiperise vs. Dy Koreve

Nje tjeter fitore e thelle e pabuksave qe shiten si skllever pune neper bote.
A cja boni mir amerikes ky kimi i jongut lale.

Biles e gjitha kjo mund te thuhet keshtu (pare në raport me USA) : vizita e nje sekretari shteti amerikan ne Korene e veriut (Albright ne vitin 2000, Mike Pompeo para disa ditesh), nuk varet fare nga fakti se cili president eshte ne Shtepine e Bardhe por se cilat jane mardheniet midis dy Koreve (dmth: cila eshte politika e Korese se Jugut ndaj asaj te Veriut).

ps: Obama ka patur fatin me te keq te te gjithe presidenteve amerikane te ketyre 25 viteve te fundit: gjate présidences se tij, ne Korene e Jugut ne pushtet kane qene konservatorët nacionalistë dhe presidente ka qene ajo Qelbesira qe sot eshte pas hekurave)

1 Like

Foto e shkelqyer
Edhe pse me gjys-shpine nga kamera, fytyren e liderit korean e shohim.
Ajo eshte gjithe drite.
Kete e tregon fytyra e Allbright.

Kur behet fjale per dy Korete, ne pergjithesi njerezit mesatare mendojne vetem dasite mes tyre, jo lidhjet & relacionet.

Nuk besoj se ka shume per te sqaruar. Mendoj se, ne shekullin e XX, edhe pse ideologjia (problemi i sistemit) ka qene determinues, çeshtja kombetare (nacionale) ka qene pothuaj po aq e rendesishme (shekulli i XX ka qene po aq shekulli i tronditjeve te medha ideologjike sa edhe i dekolonializmit, dmth i problemit kombetar).
Ne kete prizem, ekzistenca e dy Koreve ngjan si dy pika uji me ate te Kosoves dhe Shqiperise. Nuk eshte rastesi qe André Malreaux, ministri i kultures se Frances, ne vitin e larget 1975, i tha homologut te tij serb : "Kosova do te jete Algjeria juaj"

les événements donnent raison à André Malraux qui, en 1975, recevant un visiteur serbe, lui prédisait que le Kosovo serait « son Algérie ».

(perkthimi: ngjarjet e mevonshme i dhane te drejte André Malrosë i cili, ne 1975, kur priti nje vizitor serb, i tha: “Kosova do te jete nje dite Algjeria juaj”)

1 Like

meqe gjeta dhe thenien ekzakte te Malrosë (ministrit francez me te famshem te te gjitha kohrave, njeheresh dhe shkrimtar):

Votre Algérie n’est pas outre-mer, sur un autre continent, elle est dans votre Orléanais !”

(Algjeria juaj (ne sensin: kolonia e Serbise) nuk eshte pertej detit, në nje tjeter kontinent, por ajo eshte tek dera e shtepise suaj)

keshtu si e shpjegon ti i bie qe André Malreaux te kete qene nje koqe, sepse Algjeria dhe Franca jane dy shtete te ndryshme me fe dhe etni te ndryshme. Shqiperia dhe Kosova, megjithse me te njejten etni, nuk kane qene ndonjehere i njejti shtet (hiq turizmin nazist ne Ballkan), ndersa ndarja e Korese eshte ndarja e nje shtetkombi ose mbreterie unike disa mijravjeçare. Dmth eshte njesoj pak a shume si te ndahej Shqiperia ne dysh ne lumin Shkumbin. Po te futesh thelle ne fenomen, edhe ndarja e Gjermanise nuk eshte shume e ngjashme me ndarjen e Korese.

Megjithate vazhdo se u knoqem me dokrra politike internacionale, po knoqet dhe Korriksja.

Edhe ne kete çeshtje ti e tregon veten qe ke kap ne menyre te shkelqyeshme stilin ngambrapa modern te analizes, qe i hedh gjerat dhe shpjegimet me qellim kuturu duke mbuluar dhe varrosur problemin nen nje kapice me gjysma te vertetash dhe çerek te vertetash te hedhura siper problemit te shqyrtuar si mbeturina plehrash.