Korea e Veriut hyri ne bisedime,jo se ne KJ eshte nje president I majte,por se ne Washington eshte zgjedhur dikush qe nuk mund te luash si me pare.
Sa per kete “ekspertin” @STALKER,me duhet ti kujtoj se ishte president i majte ne KJ kur babai i Kimit te sotem vendosi ta bombardoje per disa dite ku u vrane nja 20 vete.
Kjo solli zgjedhjen e presidences se djathte në KJ.
Sa per rregjimin “ e detyruar” qe ka KV,duhet ti kujtoj “ekspertit” ne fjale qe ne KV po qeveris ne menyre absolute nje dinasti kriminale qe nuk i jep llogari askujt, ndersa në KJ edhe presidentja futet në burg.
Ndryshim I madh!!!
Dhe per kete nuk ka faj KJ,por dinastia kriminale ne KV!
Boll jistifikuat diktaturat kriminale,si kjo qe kishim ne ne Shqiperi,qe askush nuk kishte ndermend ta sulmonte!
KV po ben keto hapa se saksionet qe vendosi Trumpi detyruan Kinen qe te beje hapa ne kete drejtim.
Deri tani kjo politike po jep rezultate deri tani…te shohim me vone.
Sa per gazetarin e kesaj pacavureje si WP,duhet ta dij se saksionet do te hiqen kur Te verifikohet qe Kimi ka mbajtur fjalen.
Urime presidentit Trump!
E di qe eshte dite e zeze per majten amerikane dhe pasuesit e saj,por faktet flasin vete.
Shyqyr qe i vajti Amerikes i djathti nga Devolli, se po e mbyste e majta. Po shyqyr edhe qe nderroi pune, se do kishte votuar per kandidaden e majte amerikane dhe nuk do kishte ardhur paqja ne Gadishullin Korean.
P.S. A do t’i gjeni ndonje shok te hajrit te Modhit te beje ndonje muhabet per tema madhore fetare e filozofike, se mbeti duke ardhur andej-ketej neper tema i zhgenjyer, ndihet shume i lodhur, Eshte mbushur Peshku me ftuja e ftujake dyfelore politike, si une dhe Karenti.
Nuk i ndoqa, dhe s’para e kam idene e detajeve a te pergjithshmes (se bisedimeve), mendja me thote shumica ka te beje me ceshtjen nukleare.
Por cfaredo te jete, ishalla me kembe te mbare.
Inter-Korean summits are meetings between the leaders of North Korea and South Korea. There have been three such meetings so far (in 2000, 2007, and 2018). The importance of these summits lies in the lack of formal communication between North and South Korea, which makes discussing political and economic issues difficult. The summits’ agendas have included topics such as the ending of the 1953 war (currently there is an armistice in force), the massive deployment of troops at the DMZ (approximately two million in total),[1] the development of nuclear weapons by North Korea and human rights issues
Asgje nuk ndodh se KV eshte diktature e cila mbijeton persa kohe eshte strikte e mbyllur dhe e ashper .po u hap pak diktatura bie dhe kim young ungu qe I ka duart e lyera me gjak perfundon si kadafi apo caushesku .
Korea e Veriut do shkoje si Kina. As do hapet as do mbyllet. Do kapitalistizohet (xhanem ka filluar). Stadin e pare te projektit te saj kombetar e mbylli: eshte fuqi nukleare.
Tashme kalon ne stadin e dyte.
Ps: krahasimi yt me Kadaf dhe Caushesk nuk qendron, sepse eshte manikeist (diktature/demokraci, e mira/e keqja. Po El Asadi psh ? Si kokrra e molles eshte!
Kina u nda trashegimia e mao c’è dunit ky do ti duhet te denoncoje te jatin e gjyshin .kina do te behen edhe ata me demokrate .kllasa e biznesmeneve qe po krijohet ne kine dikur do kerkoje me shume liri .kapitalizmi sjell democracy.
Në fakt, jo. Ka plot filozofe serioze qe mendojne se kapitalizmi nuk sjell detyrimisht demokraci (unë nuk jam dakort, por mua zakonisht nuk me pyesin në kesi rastesh). Perkundrazi, Kina modifikoi kushtetuten qe Xi Jiping të vdese president.
Edhe Vietnami dhe Laosi janë vendet me parti unike dhe kapitaliste ekonomikisht (deri dhe Kamboxhia qe bën si vend pluralist, drejtohet nga i njejti Khmer i kuq prej 33 vjetesh)
Progresi drejt demokracise asnjehere nuk eshte ne vije lineare .si rule of thumb diktaturat mbreterite triumfojne atje ku njerezit jane/ ndihen Te dobet e te frikesuar e kane nevoje per nje dore te forte ti mbroje .ne kete psikoze lulezon edhe kulti i personalitetit ku e mira dhe e keqja pritet nga udheheqesi dhe folura kondra tij perben sakrilegj si blasfemia ndaj perendise .nashi prosperiteti rrit vete besimin dhe pavaresine e individit I cili do te perqendrohet me shume ne harritjet e veta individuale dhe jo ta konsideroje veten nje numer ne funksion Te harmonise sociale .
alba pse e ke braktis Biblen per ca muhabete gazetash per demokracine? Shiko ne Bibel, sidomos ne Testamentin e Vjeter, gjysmat e frazave dhe ideve jane tiranike, gjysma tjeter jane demokratike.
thone qe nje nga arsyet :Christianity and the loss of traditional values
The decline of Rome dovetailed with the spread of Christianity, and some have argued that the rise of a new faith helped contribute to the empire’s fall. The Edict of Milan legalized Christianity in 313, and it later became the state religion in 380. These decrees ended centuries of persecution, but they may have also eroded the traditional Roman values system. Christianity displaced the polytheistic Roman religion, which viewed the emperor as having a divine status, and also shifted focus away from the glory of the state and onto a sole deity. Meanwhile, popes and other church leaders took an increased role in political affairs, further complicating governance. The 18th-century historian Edward Gibbon was the most famous proponent of this theory, but his take has since been widely criticized. While the spread of Christianity may have played a small role in curbing Roman civic virtue, most scholars now argue that its influence paled in comparison to military, economic and administrative factors.
Ekziston nje diference midis Jezuit dhe krishterimit, qe varet sipas vizoinit se si eshte kjo diference, e madhe apo e vogel.
Nese shifet problemi sipas vizionit te difences se madhe, dmth sipas vizionit providencial qe Jezui ishte mesia dhe duhet ndjekur nga hebrejte, romaket e me tej, etj, etj, atehere vrasja dhe mosndjekja e tij ne vitin 33 ishte nje vetvrasje per Romen qe ne ato vite ishte ne kulmin saj. Dmth rrenimi i Romes filloi ne vitin 33, qe me pas u be i dukshem dora dores (nga blogeret romake ). Rrenimi “koincidoi” te behet i dukshem ne vitet 400, pikerisht kur krishterimi u zyrtarizua. Me pas ishte krishterimi dhe vlerat e tij pergjegjes per rrenimin e Romes dhe vlerave te saj, sepse siç e thashe ekziston nje diference e madhe midis krishterimit dhe Jezuit. Dmth krishterimi ishte i manget ne vetvete, nje Jezu i pranuar dhe jo i vrare, implikonte sintetizimin bashke te vlerave komplementare hebraike dhe vlerave helenike (pagane ose romake - sqarimi i pse, eshte me i detajuar). Siç e kam thene vlerat e destinuara te jene komplementare (si psh vlerat politike majte dhe djathte sot), nese nuk arrine bashkmin midis tyre, trasformohen ne kunderti shkaterrimtare. Si rezultat prandaj krishterimi prishi vlerat pagane dhe bashke me te Prandorine Romake, qe lindi me pas si Perandori e Shenjte (stadi pare i Evropes se Bashkuar). Duhej pritur ardhja e Rilindjes qe vlerat pagane te rivlersoheshin perseri, e perseri me shprese qe bashkoheshin me vlerat e krishtere. Fatkeqsisht perseri nje deshtim tjeter, kesaj radhe i vlerave kristiane dhe triumf i vlerave pagane, me pasoje stadin e dyte te sotem te BE (Evropes se Bashkuar bis) dhe lloqet e blogereve “se Trumpi zotrie, se seksi zotrie, se demokracia zotrie”. (fatkeqsisht jo vetem te blogereve)
Tani e treta e verteta, o do kete bashkim sintetizim te vlerave shpirterore me ato trupore, ose nuk do kete me as mundesi Evrope si emer gjeografik, jo me Evrope te bashkuar apo Evrope te çarfalitur siç po behet me ndihmen e pakursyer te blogereve pagane.
Mirpo kjo nuk behet dot pa nje vizion te ri, prandej them vazhdimisht qe duhet nje vizion i ri.
Kina eshte protektori i Korese se Veriut, keshtu qe kjo e fundit do shkoje ne rrugen e protektorit te saj (ekonomi tregu + pushtet te centralizuar).
Qe ti futej kesaj rruge (dhe te evitonte luften civile, kaosin etj etj), Korese se Veriut i duhej te kalonte per nga nuklearizimi i vendit (eshte fiks e njejta rruge qe kane ndjekur India, Pakistani apo Izraeli:fiks e njejta!).
Eshte normale qe tani Kimi deklaron mbylljen e site-it te provave berthamore: s’ka më nevoje per to, as per teste (prova) e as per provokime: Koreja e Veriut ka kapur nivelin e nevojshem te armatimit nuklear (zoterimi i një bombe të besueshme, mjete për prodhimin e materialit fissile, ka inxhinierët, teknikët dhe shkencëtarët e tjere etj etj): te gjithe vendet-fuqi nukleare zoterojne kalkulatatore qe simulojne bomben, askush nuk ka më site per prova.
Tani Kimit nuk i mbetet veçse te luaje karten e pacifizmit.
ps: me 5 maj, ora e Korese e Verit shkon 30 minuta para duke ju pershtatur asaj te Jugut.
ps2: kjo nuk do te thote qe, detyrimisht, dy Korete do te bashkohen. Pas 15-20 vjetesh, nuk do te kete më pothuaj asnje njeri te gjalle qe nga lufta e Koreve e vitit 1953: gjeneratat e reja perveç faktit qe flasin te nejten gjuhe, nuk kane më asgje te perbashket.