15 vetë shikojnë që kalon një grua, po i 16-ti çfarë bën? (Pjesa e parë)

66 postime 7863 shikime 9 shtator 2017 në 09:27 e paradites
InkuizitoriMoth

Fotoja sipër e fotografes Ruth Orkin, quajtur An American Girl in Italy (Firence, 1951), është shumë e famshme si një ikonë e admiruar artistikisht, propaganduar ideologjikisht, analizuar filozofikisht: për dhjetra vite ndeshur kudo në mure si shumë e pëlqyer nga masat pop, zënë vendin e dytë si bestseller, parë nga lëvizja feministe si ilustrim i dhunës të pa cipë mashkullore, njëkohësisht pikë fokale e diskutimit mbi raportin shqetsues të mediumit me të vërtetën (nëse kapja është reale si e rastit, apo një vënie në skenë e parapërgatitur?)

Vajza amerikane është turistja humbëkohëse Ninalee Craig, mikeshë e fotografes Ruth Orkin, e cila i propozon t’i shërbeje si modele për të bërë një seri fotosh, ndërkohë që shëtit si turiste rrugëve të Firences. Fotoja në fjalë shkrepet kur vajza amerikane kalon pranë nje bar-kafe në një rrugë të zaptuar vetëm nga meshkuj italiane (15 vetë) në Italinë e mbas lufte, kur puna mungonte dhe forca puntore mashkullore argalisej udhëve. Këmbë gruaje në rrugë, përveç amerikanes bredharake; ka shumë mundësi të jetë orë e drekes, kur gratë janë mbyllur në shtëpi për të gatuar, për më tepër ndoshta është ditë e djelë, sepse burrat duken të veshur mire, të larë dhe hekurosur nga gratë shtëpijake (megjithse kur je pa punë, e djelë është çdo ditë). Pra një situatë që përjetohet rëndom në botën e tretë, xhestet shënojnë temperamentin jugor mesdhetar të nxehtë flakë kashte të një shoqërie pa ekuilibër gjinor që ndan sekset prerë midis tyre. Në foto ka shumë Itali të vuajtur të mbas luftës, por ka edhe shumë Shqipëri të vuajtur atëbotë me foto bardh e zi, si dhe botë të tretë të vuajtur. Shiko mesoburrin që zgërdhihet ulur në tavoline në të majtë në plan të dytë të fotos: sofrabezi i tavolines me kuadrata me gota rakije sipër, është imazh simbol universal planetar, e hasje rëndom kudo (njësoj si pizhamat me vija), edhe në kafenetë shqiptare të kryeqytetit, provincës, katundit.

Nga ana profesionale fotoja është më se e përsosur, është edhe gjeniale, sepse është më tepër se foto, ka edhe magjinë e pikturës. Pra efekti artistik shumzohet si foto-pikturë, imazhi përmban në vete efektet artistike të fotografisë, njëkohësisht me të pikturës. Gjithe sekreti i kësaj bukurie magjepëse është dialektika e të kundërtave komplementare në ekuilibër. Përveç dialektikës sapo përmëndur: foto çasti - pikturë e përpunuar në kohë, kompozimi statik kaotik (të gjitha figurat, përveç vajzës, janë të stopuara prej admirimit) është në ekuilibër me një lëvizjë dinamike potenciale që i bën figurat të lëvizin vendit në çdo rishikim (në fakt syri vetëm rishikon) në kërkim të objektit të dëshiruar që është qëndër fikse e synuar prej kaosit mashkullor përreth; spontaneiteti kaotik i figurave është në ekuilibër me organizimin e skenës me figurantë me synim të parapërgatitur. Historianët dhe kritikët akoma nuk kanë mundur të shpërhapin mjegullën e dyshimit rreth mënyrës së krijimit të kësaj vepre: kapja është reale si e rastit, apo një vënie në skenë e parapërgatitur? Ruth Orkin nuk ka pranuar kurrsesi akuzën për skenë të parapërgatitur, por nuk ka mohuar as faktin se ka ndërhyrë duke i lajmëruar meshkujt in calore që është duke i fotografuar. Konkretisht Orkin shkrepi një foto të parë - byk fare si kompozim - me Craig që kalon midis meshkujve në të njëjtin vënd. Pastaj ktheu mbrapsht Craig dhe bëri një shkrepje te dyte - fotoja në fjalë - mbasi porositi mashkullin kaluar mbi Vespa, në të djathtë të fotos, që tu thoshte shokëve të mos shihnin në drejtim të aparatit fotografik. Dmth figurantët herën e dytë dinin vetëm që po fotografoheshin, ndërsa pjesën e luajtën vetë siç ju erdhi, ashtu si e ndjenë. Pra fotografia në fjalë është njëkohësisht shkrepje e rastit dhe pozë e përgjegjëshme, kjo farfuritje dialektike, që ka pjellë edhe farfuritjet e tjera, është shkaku i kësaj arritje gjeniale (do sqarohet më mirë në pjesën e dytë ku trajtohet një tjetër foto e famshme bestseller). Pak a shumë koncepti i xhazit.

Por farfuritja dialektike kryesore i takon me hak figurës qëndrore Craig, që ishte aktore e përgjegjshme për rolin e një dite të mbushur me shkrepje aty këtu rrugëve të Firences. Siç lartpërmendur lëvizja feministe e ka përdorur ideologjikisht foton si dëshmi artistike e dhunës macho të një shoqërie patriarkale, të prapambetur etj, një vajzë e re kalon e friksuar dhe e ndrojtur midis 15 meshkujve hamshorë që po e hanë me sy. Mirpo vetë gratë e presupozuara të dhunuara në këtë rast, Orkin dhe Craig, dëshmojnë të kundërtën, që nuk kanë ndjerë pikë dhune përgjatë aktit të fotografimit dhe përgjatë tërë qëndrimit në Itali, përkundrazi, Craig lavdëron në maksimum meshkujt italianë si xhentilë, dhe se është ndjerë e lajkatuar nga vështrimet admiruese të 15 meshkujve të fotografisë, dhe se ato ditë janë të paharruara për të si lumturi i plotë. Ajo rrëfen se ndjehej sikur të ishte Beatriçja, dhe në çdo moment priste t’i dilte Dantja përpara (në fakt mbas pak kohë u martua me një italian). Për t’iu dhënë hakën dy palëve në konflikt gjinor: po ta shohësh me kujdes dhe pa partishmëri fizionominë e saj, amerikania duket e friksuar dhe e ndrojtur, natyrshëm si gjë delikate midis abdallësh të ndërzyer, por njëkohësisht, parë mirë dhe së brëndëshmi, duket që nuk ka frike, dhe as ndrojë, sepse situatën e ka të fituar ajo, bukuria që vret dhe njëkohësisht ngjall. Tregues është fakti kur një intelektual i shquar i tha vite më vonë se dukej qartë në foto frika e saj, ajo ju përgjigj: “Të duket ty se je mashkull, prandaj!”, dmth njerzit projektojnë frikërat e tyre mbi të tjerët.

Për vete sa herë që e shoh figurën e amerikanes në foto më bën këtë efekt: në fillim shoh vërtet frikë dhe ndrojë tek ajo, por frikë dhe ndrojë nga një mjedis që nuk është i saj. Por më pas, më mirë i përqëndruar, nuk shoh më frikë dhe ndrojë, përkundrazi; si shtojzovalle e ardhur nga e përtemja, ecja e saj hirëplotë nuk prek tokën, figura e saj pa gravitet duket pa lidhje me kusurin e botës, përveç dëshirës së babëzitur të vdekatarëve. Providencialisht është një revelatë pamore në rrugë, teknikisht është një kolazh i fotos së Madonës mbi foton e vdekatarëve të pakallur.

Në kontrast me kostumet tradicionalë mashkullorë zi-gri, veshja e saj: shall meksikan ngjyrë portokall, çantë e sajuar nga një torbë kali, sandalle shenjtoreje në shkretëtirë - që përbën gjithçka të parë më vonë si uniformë e kulturës hipi - e bëjnë një figurë lajmëtare mesianike, një Madonë moderne që profetizon të ardhmen rrugëve të Firences. Meqë krijimi është rrethor, e ardhmja risjell në botë edhe të shkuarën: shikoni me kujdes La nascita del Venere e Botticelli-t që ndodhet po në Firence në Galleria degli Uffizi. Do të gjeni dy elementë të ngjashëm, vallë është një rastësi?

Sidoqoftë, ndryshon koha, ndryshon edhe medium-i, nëse kupton kohën.


------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Ketu gjeni 13 minuta nga një film (realizuar me candid camera) jo shume i vënë re, sepse në pamje i mërzitshëm si përsëritës, në fakt një kryevepër e pakuptuar dhe e pa vënë re, si edhe ndodh me kryeveprat. Eshtë një hymn kushtuar gracias feminile, ose Madonës sipas kontestit katolik italian, ndërkohë burrat tregohen të shëmtuar, djallëzorë gjithë lesh, mafiozë që të ngjallin krupë:

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Kam harruar të shtoj se stimuli për të shkruar sa më lart, ndodhet në këtë koment:

InkuizitoriMoth

Tani kam shprese se Zhardina do te me jape me teper se nje lavderim.:stuck_out_tongue:

Xixa-g

Dhe kjo ndodhte në Firenze, në vitin 1951, me atë gjindje që kish gjithë jetën që shihte Davidin e Donatellos në Ricasoli!
Imagjino babëzinë në Napoli …
Falemnderit fort Inkuiz që na zbukurove të shtunën me këtë shkrim kaq të goditur.

(P.S: nuk guxon që të bësh “like” pasi çdo herë para teje ka kaluar Manjola tironsja)

BeluliXVI

i 16-ti beri foton.

ja pak Shqiperi ku ne nje foto eshte stopuar me vertetesi mahnitese vuajtja shqiptareve dhe Shqiperise ! a thua se eshte shkrepur ne oborrin e ndonje spitali psikiatrik apo kamp perqendrimi… dhe kjo foto ka avantazhin se eshte shkrepje spontane, aspak e kompozuar apo regjizuar…
(foto eshte bere ne Korce ne vitin 1989)

InkuizitoriMoth

e kam me te hedhur Belul, i 16-ti eshte ai qe shef foton, dmth je edhe ti. Ka rendesi kjo, shume rendesi, psh ne foton qe ke sjelle ti, me teper te shohin nga foto ty, se ti i shef ne foto, dmth zhvillohet nje dyluftim shikimesh, dhe ne dyluftim shtrohet natyrshem pyetja legjitime: kush fiton? Ose edhe pyetja: ku t’kom pa?

Kokdruthi

Burrat në kafene pinë e kuvendojnë

BeluliXVI

e di qe e ke me te hedhur tiku… po une prape do jap pergjigjen qe dua une.:slight_smile:
me keto pyetje- pergjigje e stisura, tiku, ti me kujton Shpendin, nje figure ne Vlore ky qe sajonte quize gjeniale per nga satira dhe e kapte bashkbiseduesin gafil… ja nje quiz alla Shpendi : i thote Shpendi njerit, tip loje . -une vij nga Vlora, ti vjen nga Skela (behet fjale per kahun e levizjes bulevardi Vlore- Skele) , si e ka emrin polici te kulaci (rotonda) ??.:smiley: -nuk e di, ngriti supet ai i varfri me habi… dhe pyeti, pse ti e di… he si e ka emrin ? -po , tha Shpendi krejt normal, Qemal e quajne ! -ouu, po ku e di ti qe e quajne Qemal, pyeti i habitur ai ?? -e kam gjiton, tha Shpendi, takohem cdo darke me te..:joy::rofl::rofl:

ne foton qe kam sjell une, mua ata me duken si Prokop Mima te filmi ‘‘emblema e dikurshme’’, me duket… kur thoshte : ik., largohu se do te hap koken me gur.:smiley:

InkuizitoriMoth

aaaahahah :smile: ç’ma kujtove Prokopin.

po ti pse i ben bisht pergjigjes, tregoji qyfyret e Shpendit, por jep edhe pergjigje tamom se su be qameti po te fitoje komshiu policit.

Pyetjet e mia kane per qellim t’ju nxjerr nga qyli, i bini qylit, pa u lodh i çik nuk kupto gje si duhet. Edhe ne shkrim kam bo nji pyetje, pothuaj e sigurte se nuk ka pertu pergjigj njeri, edhe prej frikes se del budalle, bile prej frikes paralizohesh e nuk gjen nje gje te thjeshte fare.

Ti, pa e kuptuar, e dhe pergjigjen per pyetjen time te stisur: kush fiton? Kane fituar ata te fotos tende qe te kan tremb se te shohin kercenueshem sikur duan te çajne koken me gur, sepse ti tani je nje turist i dhjamosur belg, je Madona e dhjamosur qe ben shetitje midis kriminelesh, nuk je me nje prej tyre, ke frike dhe ndroje prej tyre.

Kjo ka qene pergjigja ime kur kjo foto eshte botuar per here te pare ne Peshk: nuk kam asnje problem me kete foto, sepse une ndjehem akoma nje prej tyre. Nuk veshtrohet pa simpati. Vetkuptohet reagimi i demokrateve t’mdhej qe rizbuluan perseri fuksin 5-leksh midis tene.

BeluliXVI

tiku, nuk i bej bisht pergjigjes. por ky shkrim ka shume materjal edhe normale qe gjithkush te komentoj per ate cka i ben pershtypje me teper per momentin… nuk mund ti japesh manual perdorimi lexuesit se se si duhet ta shohe e per cfare te komentoj. pastaj, ne pergjigje e komente mund te gjesh ndonjehere edhe nje observim, detaj apo spjegim pare ne kendveshtrim tjeter qe ty ndofta nuk te kish shkuar mendja. e them ne pergjithsi kete jo per komentin tim.

per foton ne fjale, une mendoj absolutisht qe eshte e stisur , e regjizuar ! autorja eshte kujdesur per gjithcka aty… madje te gjendet edhe 1 motor Vespa, simbol i padiskutueshem italjan i atyre viteve ! edhe qe autorja eshte frymezuar nga pikturae Botticellit qe ke sjelle ti, eshte mese e qarte. vendosja e duarve te modeles, eshte ekzaktesisht i njejte me ate te piktures… bile ka gjetur edhe moedele qe i ngjan ne fytyre kesaj te piktures, dhe natyrisht eshte kujdesur te kap te njejtin veshtrim , ate te gjendjes si ne ankth, ne bezdi, ne siklet.

une nuk shoh Itali te vuajtur ne kete foto ! -shoh burra te veshur mire, e plot sqime per kohen qe gjenden ne nje ambient klasik, e paksa borgjez… me gjasa kjo rruge eshte ne zonen historike te Firences pare edhe ndertesen klasike aty , por meqense kjo eshte foto e kompozuar, patjeter qe autorja eshte kujdesur edhe per keto detaje.

p,s me kete rast mu kujtua kjo foto qe ka sjelle Blendi te peshku dikur, e bere nga fotografi Petrit Kumi, (mbase fotografi me i mire shqiptar i kohes) te parku i liqenit ne Tirane , e cila ishte gjithashtu nje foto kompozim , e regjizuar me modele dhe autori ishte frymezuar nga nje pikture e Sureat.

arb

I 16-ti (dmth shikuesi,se nisa edhe ti numeroja per pak) i vjen plasja qe fotoja nuk ka ze! Pervec figures do ishin shume interesante komentet ,fjalet! Ne se do te ishin volgare apo ledhatuese ? Ne fakt meshkujt me duken me shume po bejne gallate,se sa po ngacmojne! Femra me duket jashtezakonisht seksi, nuk di se sa ndikon ketu bukuria e saj apo fakti qe ka 15 burra qe e “veshtrojne” te themi!! Edhe po…ka shume Shqiperi aty, nje grusht fara e nje pale syze siper kokes e sikur je ne Vloren kapitaliste!

Alba2265

Cat calling thone qe eshte problem ne italy.

InkuizitoriMoth

Belul djali (djalli),

ngjashmerine e fotos se Kumit me te Seurat e kam selluar me intuite une per here te pare, krahas ca intuitave te tjera qe mund t’i lexosh ne temen e Blendit:

http://arkivi.peshkupauje.com/2016/03/parku-i-madh-ne-vitin-1967

Njekohesisht pikerisht ne kete teme kemi diskutuar per foton e shqiptareve qe ke sjell ti ne temen tani, por edhe ne teme te Blendit per Kumin. Ja dhe njeri prej reagimeve te mia lidhur me kete foto:

… un nuk mund te mohoj çfar kam qene si ekzistence dhe perkatesi komunitare kombetare, sepse, pavarsisht qendrimit tim personal atebote, un kam qene, e per pasoje edhe jam akoma, nje prej tyre ne foto bardh e zi qe ti shef nga Monpeljeja e lyer me livando frenge, jam katunar i qelbet qe pres autobuzin per te shkuar ne Boboshtice qe vjen era kakerdhi, nderkohe qe Stalker marksist-leninisti me fotografon me Teorine e Imazhit e te Modhit, ndersa Beluli dhe shen Pjerdhi psheretijne: Oh sa bukur! Ah sa Ausviç i bukur! ah-oh sa art i modh!

Gjithashtu ti mendon - sipas komenteve - se fotoja e Kumit eshte e stisur (njesoj si foto e amerikanes ne Italy), madamat aty aktrojne sipas teje. Me habit shume fakti qe ti je njohes shum i mire i asaj kohe dhe nuk di se ishte e pamundur qe Kumi te merrte nje tabor me vajza aktore nga qyteti, t’i çonte tek Kisha e ShenllaGopit, per tu bere nje foto plazhi. Me kollaj e kishte t’i pallonte. Pse ta bente nje gje te tille kur ato ishin aty ne qef te vet dhe ai mund t’i fotografonte ne gjendje te natyrshme naiviteti qefi pa qene nevoja te aktronin artificialisht kush ben poza me te bukura? Ai vetem ka zgjedhur me mjeshtri vendin dhe ka luajtur po me shum mjeshtri me aparatin duke e pjerrur ne kendin e duhur peisazhin per te rikujtuar arketipin e qelluar te plazhit Grande Jatte.

ja ta zeme se dy amerikanet jane genjeshtare dhe figurantet aktrojne ne foton e Firences, me thene te drejten nuk e ve doren ne zjarr, sepse di sa pak mund t’ju besohet artisteve t’mdhej. Por edhe ne qofte keshtu, kjo nuk e humb meriten artistike te fotos. Siç do ta diskutoj ne pjesen e dyte, merita spostohet ne nje situate tjeter, spostohet ne nje performans qe eshte ndoshta akoma me e veshtire. E ke idene sa e veshtire eshte te vesh bashke 16 vete te luajne pjesen e lindjes se Veneres nga shkumba e valeve te detit, dhe fotoja te duket prap e natyrshme?

ndersa persa i perket krahasimit qe ben lidhur me vuajtjen e foto shqiptare foto italiane, sigurisht qe nuk kane te krahasuar nga disa pikpamje, pikpamja me banale eshte se fotoja italiane eshte bere pas lufte, fotoja shqiptare eshte bere brenda lufte, kur akoma po luftohej. Pastaj edhe per çeshtjen e vuajtjes, ne temen e Kumit te kam dhene nje pergjigje mjaft interesante:

Si perfundim … ka edhe ferr luksoz, mund te jesh ne ferr edhe brenda brekeve te sinjora Bertinit qe vijne ere profum freng zhardin sur le nil.

Pjetermustakuqi

Meqe ne aspektin artistik,nuk kena kryqe me e komentu,po komentoj ne nje rrafsh banal. Pashe para ca dites nje info te CNN,per dike qe kishte trajtu ngacmimet seksuale ne rruge. Intervistoheshin femra me pervoja te tilla dhe ato me shpengimin qe karekterizon mungesen e tabuve asaj ane,rrefenin rastet qe ne e permbledhim me termin ,“futje duresh”. Tani harasment konsiderohet edhe starring,po nje komentuse femen thoshte,se nje vajze qe del ne rruge gjysem nudo,asht nje “walking invitation”. Dhe megjithmen,goca qe sot i shofim me xhinsa me te shkurtra se mabathjet,nuk mund te mbahet ndaj tyre nje qendrim estetik - oh sa kofshe te bukura! - pervecse dicka seksuale. Dhe nese nuk ndodh kjo,goca ka deshtu ne show-n e saj,te daljes ne rruge me brekexhinse.

InkuizitoriMoth

nuk besoj se ti nuk ke kryqe me diskutu ne rrafshin artistik, te pelqen te kamuflohesh mbas banalitetit, qe edhe kjo mund te jete mjaft artistike, me tamom artistike moderne.

Lidhur me çfar thu, amerikania e fotos italiane, kur e pyeten nese kish ndjere frike ne situata te ngjashme rrethuar nga hamshore race, u pergjegj se jo, nuk kishte ndjere, nuk kishte asnje problem, mjafton qe te mos i shihje direkt ne sy dhe buzeqeshje. Dmth parimi: Mos provoko! Mos shti ne ngasje!

BeluliXVI

miremengjes tiku,

te besh koment te temat e tua, eshte ankth, ose si puna e ‘‘corbes se prishur’’, se e vjell ate per tere jeten .:smiley: -sepse sido qe ta besh komentin, prape ty nuk te pelqen, ke nje mendimin tend stoik se si duhen bere komentet, ose i merr angllic, apo kupton dicka krejt tjeter dhe pastaj vijne kondrakomentet e tua si ato urraganet e Amerikes (1 burre 1 grua… Hose, Irma…), ne seri.

ja te saktesoj disa gjera une, e shpresoj te me kuptosh edhe ti… foton e bere ne Korce ne 89-n e solla jo per ti bere karshillek fotos qe trajton ti ne kete teme, por sepse ka pak ngjashmeri si jane shkrepur… pra eshte fiksuar nje grumbull njerezish ne rruge. -ndryshimi eshte se foto qe kam sjelle une, eshte shkrepje spontane, ndersa fotoja jote eshte artistike, edhe shume e bukur ! prandaj ka bere edhe histori.

foton e Kumit e solla sepse ngjashmerite me foton e temes jane akoma me te theksuara. kemi te bejme me 2 foto artistike, bere nga 2 fotografe, artiste, profesioniste te cilet jane frymezuar nga vepra te piktoreve te njohur per te realizuar keto foto. kjo ishte.

Petrit Kumi, fotograf i ATSH, ishte edhe fotografi personal i Enver Hoxhes. kjo foto eshte bere me qellim propagandistik dhe ishte pjese e nje cikli, reviste/ album per te huajt . qellimi i albumit ishte te tregonte emancipimin e femres ne Shqiperi… jo me kot ne qender te fotos se Kumit jane femrat… dhe jo me kot fotoja, bere ne 1967, eshte me ngjyra dhe e nje cilesie shume te lart. -Kumi ishte fotograf i Enver Hoxhes, edhe mjafotn vetem ky fakt qe te gjendeshin modelet kur te donte ai, por sic thashe, kjo foto ishte pjese e nje albumi qe ishte miratuar me porosi nga larte , keshtuqe cdo baze materjale, inkluziv modelet etj, ishin te garantura ! -tashi kur flasim per modele ne rastin e kesaj fotos te liqeni ? aty mbase ka ndonje pushues a kalimtar te rastit, por nuk eshte ndonje pune e madhe te gjendeshin nje grup studentesh, apo nje grup sportistash mor burre… mjafton te shikosh ate djalin majtas me brek te kuqe speedo.:smiley: , dhe e kupton qe ai eshte sportist, notar. -pastaj Kumi si artist ka zgjedhur vendin dhe i ka vendosur bukkur, duke i shperndare ne menyre proporcionale, ca ulur e ca mbeshtur te pemet, por te gjithe duke tretur veshtrimin thelle ne horizont, sepse ashtu e donte Kumi… nderkoh qe fotografja e Firences, pervese i ka shperndare bukur e proporcionalisht burrat, ta mbushin vendin dhe objektivin, veshtrimi i tyre duhej derdhur mbi femren !
kaq tiku, duke shpresuar ne mirekuptimin tend.

BeluliXVI

keto foto qe ke sjell ti, jane te gjitha artistike… aktorja me cigare eshte Monika Belluci.

Albano-id

Behej fjale per ato vite, po sot qe ka nje ngopje ne imazhe seksuale ne cdo medium, si do mund te sillej, e lidhur psh me kukturen e instagramit. A jane mbeturina te evolucionit ku femra kerkonte vemendjen e sa me shume mwshkujve per te rritur mundesine per te lene pasardhes me gjene me te mira, si penelopa.
Me bente pershtypje kete vere, pepinet, nese lejohet ky term diskriminus, te shumte ne numer kete vit vinin rrotull plazheve te albanies ne grupe te njejta, me te njejten arrogance prej gjaftaresh ndaj kalimtareve femra, por me nje qasje me metroseksuale.

machitewa

Po i solla ne kontekst te perforcimit te idese se ky fenomen eshte trajtuar gjeresisht ne art.
Ne kuptim jodjallezor eshte permendore per adhurimin ndaj se bukures, femerores etj.

Ndersa ne kendveshtrimin e tiranise maskuliste ndaj femres etj, jam i bindur se edhe po te ishte fotoja me 15 femra qe shikojne mashkullin, prap do te komentohej si tirani e mashkullit ndaj femres :slight_smile:

InkuizitoriMoth

marrdheniet midis njerzve jane mbush plot me keqkuptime, aq sa ndonjehere me duket se vetem keqkuptime ka, qe shkohet para vetem ne saje te keqkuptimit. Aq me teper ne boten virtuale, per vete natyren e saj, eshte nje keqkuptim e tera.

Un as me ka shkuar ne mend se ti ke prure foto per te me bere karshillek (jam kurioz te di se kujt fraze time i referohesh per kete), perkundrazi te jam mirnjohes, sepse edhe tani sapo kuptova qe fotoja e amerikanes dhe foto shqiptare me prokope qe te çajne koken me gure, rrijne midis tyre si perkatsisht eros dhe thanatos, dmth ne plan te fundit jane e njejta foto. Un kam kundeshtuar vetem interpretimin tend, ne fakt nuk e kam kundeshtuar, sepse ne nje koment te bere ne temen e Kumit kam thene te njejten gje me ty:

Belul,
fotoja qe ke postuar, perveç te tjerash, eshte shume treguese per vuajtjen e te huajve kur vinin atebote ne Shqiperi. Kush me shume e kush me pak, mbas nje jave fillonin te vuanin nga mania e persekutimit sepse te gjithe i veshtronin ngultas, pa ja ndare syte. Po ta veshtrosh gjate foton fillon e vuan edhe vete, jane te padurueshme veshtrimet zhbiriluese. Çuditerisht veshtrimet jane edhe akuzuese.

Mbi kete baze kam bere komentin tjeter qe, megjithkete une ndjehem nje prej tyre, dmth une te çaj koken me gur :stuck_out_tongue:, nuk jam turist qe veshtroj nga jasht, pra veshtroj me simpati. Tani ç’te them me teper, ti ose nuk kupton, ose keqkupton per arsye qe nuk kam si ti di, prandaj s’kam ç’them me teper per sqarim. Te takon ty sqarimi me tej, nese do. Un mund te pranoj vetem gabimin qe komentet e mija nuk jane brenda standardit si stil, edukate, formulim etj. Por kjo mund te jete merite nese kuptohet motivacioni, i cili nuk eshte kurrsesi t’i çaj koken me gur kolegut diskutues qe diskuton normal, ne kuptimin pa share.

Edhe per foton e Kumit ke bere mire qe e ke sjelle, verejtja ime kishte te bente me faktin qe intuita per imitim nga Seurat ishte imja, dmth qe nuk jam kunder per imitim. Mosdakordsia midis nesh ka lidhje vetem me faktin qe Kumi dhe Orkin kane aktruar figurantet apo jo. Ti mendon ndryshe, okej, jane gjysma e atyre qe jane marre me foton e amerikanes qe mendojne si ty. Çfar ka ktu qe ti e tjerr kaq gjate, qe ke frike te diskutosh me mu, nuk diskutohet dot me mu ose ku di un se çfar tjeter?

Qe te kuptosh se un di edhe te terhiqem kur ka argumenta me se bindes: un nuk e dija qe kjo foto e Kumit eshte e nje albumi me porosi nga lart, dhe per me teper bere ne vitin 67, dmth informacione qe sapo i solle ti, ose un nuk i kam vene re nese ndodhen ne temen e Blendit. Une kujtoja se kjo foto eshte çfardo, si zakonisht e botuar ne revisten Ylli. Pra qe Kumi nuk kishte perse te çonte femrat te kisha me urdher te Komitetit Qendror, por mund bente nje xhiro andej dhe te fotografonte plazhistet qe ishin aty rastesisht. Tjeter qe e likuidon kete muhabet per fare: ne vitin 1967 liqeni mbrohej nga 40 police, nuk ja mbante asnjerit, jo per tu lare, por as per tu çveshur. Lejimi i plazhit nga liqeni eshte bere diku midis viteve 78-80, kjo e sigurte se e lidh me ngjarje tjeter paralele ne kohe qe me kujtohet mire. Pra nese vertet fotoja eshte e albumit te shok Enver dhe eshte bere ne vitin 67, atehere ti ke te drejte pa asnje diskutim.

Me jep ndonje informacion dhe argument te ngjashem per foton e amerikanes, dhe do te terhiqem edhe per ate si per Kumin.

Aquamarine

efekti artistik shumzohet si foto-pikturë :star2:

është në ekuilibër me një lëvizjë dinamike potenciale që i bën figurat të lëvizin vendit në çdo rishikim :star2:

Me duken gjeniale keto percaktime.
Thx per filmin, me shkriu, kishte kap larmine e te gjithe karaktereve ne pak minuta.

Btw ne Shqiperi vazhdon fenomeni i ndaljes ne rruge nga meshkujt ne vitin 2017. Aspak frike, perkundrazi ka shume t’forta, per t’u shkrujt ke barcaletat e Kthupit. :slightly_smiling_face:

BeluliXVI

per albumin dhe Kumin mos ki asnje hezitim , vetem se eshte i vitit 72.

ndersa per foton e amerikanes, nuk kam argument te ngjashem. por vetem nga te dhenat qe ke sjell ti ne kete shkrim, ku autorja as ‘‘mohon e as pranon’’ , nje vajze amerikane qe ‘‘sherben si modele’’ per nje seri fotosh ne Firence, por edhe ajo e dhena qe ke sjelle ne fund te shkrimit per ngjasimin e kesaj fotoje, sidomos qendrimi i modeles me Venusin ne pikturen e Botticellit, na ben te deduktojme qe autorja kishte vizione te qarta.:smiley: se cfare kishte ne plan te bente.
nga ana tjeter, une duke pare kete foto si shikues, edhe duke i besuar intuites time, me terheqin vemendjen disa detaje qe me ben te besoj se kjo foto eshte nje kompozim i fotografes dhe skena eshte e regjizuar. qendrimi i burrave aty, edhe menyra e fokusimit te veshtrimit te tyre ne sintoni te plote, dmth me komande, mbi modelen nuk eshte aspak i natyrshem… po te shohesh me vemendje, aty nuk kemi te bejme me adoleshnte apo te rinj zakonisht pa leke ne xhep, qe rrine grup rrugeve apo trotuareve, por me nje grup burrash te veshur mire ku mosha mesatare varion nga plus / minius 30 deri ne 50… e pra kjo nuk shkon ! nuk rrine burrat ne kete moshe si halabake rrugeve…:smiley: -pastaj sic thashe te nje koment me siper, skena ku eshte shkrepur kjo foto eshte paramenduar mire, sepse kemi te bejme me nje ambient klasik.-edhe per pranine e motorit Vespa eshte menduar mire si element perberes ne foto dhe nje simbol i padiskutueshem per meshkujt italjane te kohes bashke me Fiat cinkuecento:smiley:

p,s per ato elementet e ngjashem qe gjeta mes piktures ,Venusit, te Botticellit dhe modeles ne foto, nuk me dhe ndonje kredo.:smiley: , meqe e kishe shtruar si pyetje.

InkuizitoriMoth

he jepi Belul me hipoteza teorie komploti si dikur ne stacion te autobusave ne Korçe, fotografia eshte veper e CIA-s protestante kunder moralit macho katolik.

E ke kuptuar jangllesh ose sipas qefit tend ku autorja as ‘‘mohon e as pranon’’. Tekstualish kam thene qe autorja mohon se ka aktruar me figurantet, ne kuptimin qe mohon se i ka udhezuar çfare duhet te bejne, si te rrijne dhe ku te rrijne, por pranon se ne shkrepjen e dyte i ka thene djelmoçave te mos shikojne ne drejtim te aparatit fotografik. Sipas meje eshte pikerisht kjo dyfeleri xhaz liri-percaktueshmeri shkaku i arritjes artistike, dhe per kete arsye kam shkruar artikullin. Eshte ky thelbi, motivi, i shkrimit. Duke e kundeshtuar kete, ti me hedh poshte shkrimin, dmth duhet te isha une i zemruari ne kete rast, dhe duhet te isha un qe duhej te thoshja qe me ty nuk behet muhabet. Por nuk jam hiç, edhe per faktin se deri tani nuk shoh asnje argument qe te kete bon sens.

Ky lloj dyshimi yt eshte policor, sepse un nuk kam te dhena te tjera perveç çfar kane treguar vete protagoniste, te cilat nuk i ka vene njeri tjeter ne dyshim. Çfar ka per te dyshuar se kushedi se çfar fshihet mbrapa faktit qe dy amerikanet jane takuar rastesisht ne hotel te dores trete ne Firence. Pse e ve ne thonjeza fjalen “modele”? Amerikanja ne foto bente ritin amerikan te shetitjes ne Evrope dhe Itali (si vend artistik). Mbas studimeve, si shume amerikane arebote, beri ca aventura ku rafsha mos u vrafsha para se te fillonte punen dhe jeten serioze ne vend te vet. Fotografja i propozoi te bente modelen dhe ajo pranoi si zbavitje, e nga bashkepunimi i tyre rezultati ishte me dhjetra fotografi me shkrepje te rastit, nga te cilat vetem kjo qe diskutojme merret ne konsiderate.

Pse duhet pa tjeter te shpjegosh ngjashmerine me Venusin e Botticellit si fakt qe tregon se fotografimi ka qene pa tjeter skene e parapergatitur me synim te qarte nga fotografja? Mund te jete keshtu, por mund te jete edhe qe ndonje engjell i ka mbajte duart e amerikanes ne pozicionin e Venusit te Botiçellit. Sepse mund te kete ndodhur siç mendon ti, Stresi dhe Kadareja, por mund te kete ndodhur edhe siç mendon Muç Nano qe Kostandini i ka pallu Doruntinen, biles ka pallu edhe motren e Gjergj Elez Alise, edhe nonen e Skenderbeur, se i kan dhene leke serbet.

Argumenti yt qe meshkujt jane te veshur mire dhe ndodhen ne nje ambjent klasik eshte kunderproduktiv, sepse kete arsyetim e bente me mire se ty fotografja qe ishte e zanatit, dhe per te qene me e besuar ne mashtrim do te zgjidhte alabake pa lek ne xhep dhe nje ambjent basifondi per skenen e parapergatitur. Ne fakt beri te kunderten, dhe rastesisht, ate dite ajo ka bere shume shkrepje rrugeve te Firences, jane negativet e filmave qe deshmojne.

Per Vespen, ja ta zeme se fotografja e ka pare djalin me Vespa qe kalon afer rruges, e ka ndalur dhe i ka thene, rri ketu afer te nxjerr ne resme kur shef amerikonen, sepse Vespa simbolizon Italine. Çfar ka ketu per te nxjerre perfundime qe e tera eshte skenar i parapergatitur nga CIA?

Deri tani ti ke gjet njeren ngjashmeri, ate te pozicionit te duarve te Venusit. Kam thene qe jane dy, ke akoma per te gjetur edhe nje tjeter. He tregoje veten qe je me i forte se Stresi, krahasoi fotot.

InkuizitoriMoth

qe ku e ke nje foto te fameshme me Vespa, Fiat Cinquecento, biçiklete Binchi dhe gazete Zeri i Popullit (kliko mbi foto), qartesisht nje imitim i Nje vajze amerikane ne Italy. Autori eshte ndoshta me i modhi fotograf italian, dhe e pranon qe foto eshte bere me skenar te parapergatitur. Gjithça eshte poze artificiale, ve re hamshoret jane vendosur sipas lartesise se shtatit, me te shkurterit para, te gjatet mbrapa. E megjithkete kjo mbahet si fotografi inteligjente dhe me shum vlere per te treguar kulturen italiane te atyre viteve.

BeluliXVI

nuk e kam kuptuar janglllesh tiku, po i rashe shkurt. autorja ben dredha … ‘‘nuk i kam udhezuar, por u thashe mos shikoni nga kamera’’… hiç po Habili, thone nga anet tona.

jo jooo. nje foto e tille kerkon patjeter klas dhe elegance ! -shiko fotot qe kane sjelle shoket me Monica Bellucin etj… i njejti stil.

si cfare ka ketu ? -edhe ky eshte nje detaj qe perforcon argumentin tim qe fotoja ka qene e ideuar, e paramenduar ,apo e regjizuar. si, kot po rrahim ujet ne hava ne ketu ??.:smiley:

ok, ngjashmeria e dyte eshte ai tipi me cader ne krah te majte qe eshte perkulur pak edhe sic duket po i fishkellen modeles ne foto… te njeten gje ben edhe ai si engjell (?) , te piktura e Botticellit , gjithashtu , rastesisht ne krah te majte.:smiley: , po fryn a fishkellin Venusit. -dakord? besoj tani do me lesh te qete !.:slight_smile:

InkuizitoriMoth

ti do vetem me u kap mbas lesh qimesh dhe nuk do me ndjek logjiken time qe kapet me kryesoren.

Nuk ka aktrim te parapregatitur, sepse nuk eshte aktrim i parapregatitur t’i thuash subjektit te fotografuar mos shif nga kamera, ose shif nga kamera dhe qesh i çike çiiiizz te nxjerri xhaxhi ne fotografi. Aktrim i parapergatitur do te thote te grumbullosh nje dore me aktore te zanatit, t’i shpjegosh temen si skenar dhe si kuptim konceptual, xhestet qe duhen te bejne, veshjet qe duhen te kene, te zgjedhesh vendin e duhur (si ai cep rruge me ne foto, qe ti e mban per arkitekture klasike, eshte e tere Firence, bile edhe Milano dhe Roma, jane ndertesa te gjysmes dyte te shek 19-te) . Pastaj te behen shume prova paraprake deri ne shkrepjen finale. Asgje nga keto nuk ka ndodh! Per kete çeshtje bej durim se do te shkruaj ne pjesen e dyte per nje foto tjeter bestseller te bere me aktore zanati, dhe me nje histori shume me te komplikuar.

Deri edhe Bellucin e fut pa logjike dhe pa lidhje ne muhabet, çfar lidhje ka ne çeshtjen e diskutuar midis nje filmi fiction te Bellucit te bere sot e qe vesh aktoret me veshje 60 vjet me pare, me nje foto te shkrepur ne moment 60 vjet me pare me persone nga rruga?

je apsajt fare, dyshimi yt per imitim te Botticellit eshte me se legjitim, ndersa siguria jote per nje teori komploti Botticelli -Fullci i politeknikumit, per mu eshte siguri qe edhe ti je i goditur ne tru si shumica qe kane jetuar skizofrenine e shok Enver dhe kane pare shume filma Kinostudjo Shqipria e Re me agjentura ruse, serbe, kishe ortodokse, kishe katolike, imperialiste, revizioniste. Fenomenin e njof mire, biles nganjehere vuaj dhe vete, me ka ndodh qe “fakte” te ngjashem tip piktura e Botticellit (e kam fjalen per koiçidenca gjithfarlloj), jane interpretuar si siguri absolute nga kolege psikopate per te me akuzuar gjera te paqena. Prandaj ne kesi rastesh preferoj te bej avokatin, dhe jo prokurorin.

Ne fakt nga pikpamja providenciale Djalli eshte prokurori, akuzatori.

PS
Ai engjelli ne te majte nuk i fryn Venusit, por i fryn pidhit, sepse po shterngon bolet me dore, dhe prandaj eshte çensuruar per 10 vjet, eshte pare perseri ne foto ne vitin 1961. Çfar nuk ben CIA dhe agjentura serbe, Muç Nano, Fullci, Fiçor Shehu …!

Aquamarine

10 shkronja

InkuizitoriMoth

While traveling alone in Italy, Orkin met Craig at a hotel in Florence and together they set out to reenact scenes from their experiences as lone travelers. This shot, however, did not require much staging.

“We were having a hilarious time when this corner of the Piazza della Repubblica suddenly loomed on our horizon,” Orkin later wrote. “All those fellows were positioned perfectly, there was no distracting sun, the background was harmonious, and the intersection was not jammed with traffic, which allowed me to stand in the middle of it for a moment.”

Orkin a pris sa photo à 10h30, et la rue était bondée d’hommes car le travail était rare et difficile à trouver en Italie, après la seconde guerre mondiale. La ville avait été bombardée et il est encore possible de voir les dégâts de la destruction à Florence. La raison pour laquelle ces hommes ont l’air apprêtés est que la plupart d’entre eux vivaient encore chez leurs parents, avec leur maman qui lavait et repassait leurs vêtements.:joy:

Ninalee Craig explique qu’elle avait une toute petite valise et qu’elle n’avait que peu de vêtements avec elle, ce séjour en Italie faisant partie d’un voyage de 6 mois à travers l’Europe. A dessus son robe de coton noir, Ninalee porte une écharpe orange qu’elle a acheté lors d’un voyage au Mexique. Son sac était une mangeoire à chevaux qu’elle a eu en Espagne. Son collier est un cadeau de sa grand mère et dans ses bras , elle porte du matériel pour dessiner.

InkuizitoriMoth

InkuizitoriMoth

«È il 22 agosto del 1951. Firen­ze. Un caldo boia. Ho 21 an­ni e studio ingegneria. Si va al Gambrinus a giocare a biliardo perché c’è l’aria condizionata. Guido una Lambretta, dietro porto un mio amico che fa il cameriere. In piazza della Repubblica, davanti al Caffè Gil­li, vediamo una bella donna america­na che passa. Si voltano tutti, qualcu­no fischia, noi accostiamo al marcia­piede ». Un istante dopo il giovane Carlo Marchi, ciuffo biondo e mocassini senza calze (nel tondo), entra per sempre in una delle foto più famose del mondo: American girl in Italy. Con cui la re­porter Ruth Orkin immortala la spe­cie degli italian pappagalli . «S’era portata dietro una bellona, lei invece era una gran befana» :laughing:, racconta l’indu­striale fiorentino

InkuizitoriMoth

Belul, ke te drejte, terhiqem edhe per kete foto, e gjeta vete faktin qe gjithçka eshte organizuar nga CIA, e cila i ka dhene pare djaloshi me Lambreta (jo Vespa), e qe me vone me keto pare eshte bere nje prej industrialisteve me te mdhej fiorentin. Shif kete foto me poshte, qe mbas shkrepjes se fotos se famshme ne fjale, ka marre amerikanen mbrapa ne motor, e po e çon ne hotel per ta palluar:

vlora

E njejta situate dhunuese me veshtrim ka qene dhe vazhdon te jete edhe te ne(tani pak me e kamufluar), jane ngopur gjindja.
Me kujtohet kur isha vitpariste ne gjimnaz ishte tmerri me i madh kur te binte rruga para viteve te treta ose te katerta se ishin gjithe djemte e rreshtuar ne pozicionin tipik me gjurin perthyer e kemben mbeshtetur ne mur qe te ‘hanin me sy’. Aq me teper kur kaloje per halle te tuat, jo me qellim peshkimi atypari.
Anyways, koha kaloi dhe erdhi dita te ishim vete ne vit te katert. Nxora nje dite gjithe gocat e klases dhe i instruktova qe per cdo cun qe do kalonte do hidhnim ndonje llaf, ndonje thithje e keshtu c’te na vinte nder mend. Oh cfare skenash​:smile::smile:, cuna qe skuqeshin, ulnin koken, shpejtonin hapin…u ndjeme shume mire​:laughing:

InkuizitoriMoth

Belul djali, fakte te reja kane dale, po kjo amerikania paska qene nje zuske qe se paska shoqen, e paska mballosur tere Firence e mbas lufte, mbas Lambretes ja ka hipur Fiat Cinquecentos. Nuk paska te ngopur mor Belul, shko se si pershendet me gishtin e mesit kalimtaret, dhe ata qe veshtrojne fotografine si une dhe ti, mashkulli i 16-ti dmth.

He thuaj tani se kush e fitoi betejen e veshtrimit ne stacion te autobusave te Firences? Çfar i mbetet te beje i 16-ti tani?

BeluliXVI

-ti bjer me dore …!!
…duke imagjinuar xhiro romantike , me fiat cinkuecenento dhe amerikanen ne rruget historike te Firences, ( se e thame, skena te tilla duan pak elegance) , nen tingujt e kenges klasike : “Zare trendafile çma bere me hile”… https://youtu.be/OZVrHpJhk7A

amerikania e ka theksuar gjithmone dhe me force : "le te thone çte doje njerezia kur sheh kete foto … o bo bo e gjora vajze… , “une kam kaluar time of my life ne Firence !

InkuizitoriMoth

:laughing:
po s’na e the qe s’na e the se kush e fitoi betejen?

BeluliXVI

e fitoi ai tipi me motor “Gilera” dhe kepuce pa çarape.:joy:
po dukej ai qe ne foto ; ne fakt nuk shikonte amerikanen, por me shume ngerdheshej me te tjeret sepse e dinte qe loja ishte e stisur.

InkuizitoriMoth

nuk e paske pare mire foton, shife mire se ai tipi me Gilera eshte duke pare vajzen ngamprapa, osht tu pa ngambrapen e amerikones.

Pra delmoçi me Gilera eshte profeti i vertete qe ka parandjere ardhjen e Epokes Ngambrapa, kur te gjithe njerezia mbas çdo fakti mese evident dhe me se banal, shohin gjithnje intriga te sterholluara ngambrapa faktit, njesoj si shok Enver qe arriti te shofe ne fund te jetes Ngambrapen e Hiresise se Vete Tij!

BeluliXVI

Ok. si te duash ti. po mos me kerko me te komentoj ketu, aman , se u lodha…
edhe ma lejo nje verrejtje miqesore; mos u impono , por lejoi njerzit te komentojne sipas deshires, edhe sikur te mos jene brenda temes, mjafton te jene brenda etikes… edhe tjetra, duke insistuar qe te komentoj/me sikur po ngjason pak me Pjerin qe u kerkon komentuesve te komentojne “me dhune” te tema e tij, duke formuar pyetje, quize etj qe te kapi 100 komente…:smiley:
une p,sh vetem 2 komentet i para bera me deshire te kjo teme. te tjerat…

Albano-id

Ja nje homazh per peridhen ngamprapa te tikut

del-ta

i 16-ti është ngambrapist,sepse nuk shikon shegën po hajdarin! tek ai grupi me tre vetë, ai i mezit:scream:

InkuizitoriMoth

periudha ngambrapa nuk eshte e tikut qe vetem deshmon qe eshte e juaja, konkretisht dhe kryesisht e grupit fraksionist: e jotja, e Stalker dhe e Korrikses. E keni edhe per ideologji si e poke e çlirimit seksual, ngapara, ngambrapa, poshte e lart, majtas dhe djathtas, nga te gjitha drejtimemet e mundeshme. Un vetem deshmoj fenomenin, te ciilin e konsideroj shkaterrimtar dhe shkak i te gjithe te paberave te tjera te Epokes Ngambrapa.

InkuizitoriMoth

Belul, vazhdon te shohesh vizione personale, nga ana ime je i mirpritur te komentosh sa here te dush dhe si te dush, pa asnje imponim, po deshe komento, po deshe mos komento. Asnje imponim!

Krahasimin e ke kot me Pjerin, un nuk shoh numrin e komenteve, por cilesine e tyre, e mbi te gjitha vlersoj komentet qe me stimulojne me tej idene e temes.

Muni

Tyrion Lannister qenka pe’ Korçe…!!!

Manjola_Tirana

Jo, jo se ha ate koqe ulliri beluli. maroi provimin e ja ka math n’plazh

ACDC

Po ta shohesh nje femer mbi 30 sekonda te denoncon per ngacmim seksual.
Po ta shohesh me pak se 30 sekonda ose mos e shohesh fare,akuzohesh per gay.
Nuk di njeriu si te veproje ne kete bote sterile ne Perendimin e korrektesise politike.

Sa per foton,personi i 16 eshte ai qe po bisedon me shokun e vet,I mesit ne ata tre vetet ne te majte.

gjembi

No wonder your one and only true, faithful girlfriend is Rosy Palm.

InkuizitoriMoth

ACDC, nuk shoh njeri te mesit ne ata tre vetet ne te majte qe bisedon me shoket e vet. apo e ke fjalen ne te majte te vajzes? Sqarohu me mire per cilin e ke llafin, dhe perse pikerisht ky qeka i 16-ti?

anon63896856

Sa fatkeq qe ke qelluar edhe ti.

Aquamarine

Acdc s’e prisja kete koment nga ty. Prisja te thoshe qo foto ne ditet tona do ishte 15.femra qe shofin nje boss me Range duke xhiru gomat :stuck_out_tongue_closed_eyes:

ACDC

Po ate e kemi thene me kohe,pavaresisht se sklleverit e “korrektesise politike” ne PPU gjejne menyren te fajesojne perseri meshkujt edhe ne kete rast.

Kam vete Benz Mercedes dhe e shoh vete kete dukuri qe permende.

ACDC

Ata jane tek ajo porta dhe po bisedojne, ne te majte te fotos,ai i mesit po bisedon me shokun e vet dhe ne kete moment ai nuk po shikon nga vajza.

InkuizitoriMoth

aha, ai qe po flet me shokun, e mora vesh. Por a e di se çfar po flet me shokun, per felet e vajzes amerikanes po flet, per çfar tjeter? Ti kujton se po flet per tekniken e fotografimit te parapergatitur dhe Botticellin si Beluli? Ai eshte duke i thon shokut vet: “Apapapa çer bythesh te lezeçme ka ajo femna qe kaloi!”. Ndersa shoku vet po verifikon me shikim vertetsine e kesaj thenie shkencore.

ACDC

Kam pasur makine amerikane por sme kane terhequr.
Me Lexus RX 350 dhe Mercedez seria E ndihem me mire.

gjembi

Korenti nuk blen makine amerikane sepse ndjek parimet e Trampit “America First”.

Oh prit. OK ta nderroj: korenti nuk blen makina amerikane se i kane ndertuar te zinjte dhe myslimanet. Ka lezet makinat gjermane, te prekura vec nga duar arjanesh. Dhe ndoshta ndonje gisht emigranti turk. Po c’rendesi ka.

InkuizitoriMoth

ne vend qe ta merreni me korentin me komente kot me kot, shifni kete 6-minuta film i modh per korentin qe shkon ne zbor e se çfar i ndodh mbas nje aventure seksuale:

ACDC

Po ike moj fycke dhe mos me bej ironi ketu.
Une do ta marr makinat qe me do bytha dhe nuk do te marr leje ty.
Shko shpernda picat se tu ftohen…

gjembi

Fycka e sateme (respekt per nenen gjithsesi se s’eshte faji i saj).

Nuk eshte faji i fyckes qe ti s’e shikon ironine ne ato qe thua, apo beson. E kuptoj qe te vjen me shume inat me veten qe po nget makine te ndertuar nga emigrantet turq, por s’e kam une fajin sepse une s’punoj per Mercedez (ose Mercedes sic duhet te shkruhet o Devolli qe s’tu hoq balta nga cizmet) keshtu qe s’i heq dot faren e keqe turke nga fabrikat.

and get it right, nuk shperndaj piza por laj pjata! Kaq te veshtire e ke ta mbash mend?

P.S. mos u kruaj shume se te lepin miu (TM tori i modh, me krahinorizmin e shtuar prej meje).

Aquamarine

Korenti i prish femrat me nje shikim nga xhami i benzit

gjembi

:rofl: As qe me shkon mendja qe jo.

InkuizitoriMoth

Belul, pavarsisht se si e more ti, une te jam mirnjohes per dy fotografiete e tua te meparshme, dhe sidomos per diskutimin rreth tyre dhe per diskutimin rreth fotos se postit. Kete foto mund te mos e kishe pru, sepse nuk ka asnje gje artistike dhe te denje per te diskutu rreth saj perveç thjesht informacionit, qe ne kemi qene te varfer, autobuzat fizarmonike te NSHRK-ut etj.
Apo e ke pru qe ta shofi ACDC me kapo fuksin ngambrapa?

Sa per tu krujte dhe un, kape kete foto te bere ne vitin 1983, dmth ndoshta te njekoheshme:

gjembi

Ti qenke shume i lashte Zeqo qe paske arritur te besh kete foto.

zeqo

Kemi pas hekurudhe qi ne 1920,