15 vetë shikojnë që kalon një grua, po i 16-ti çfarë bën? (Pjesa e dytë)

49 postime 4691 shikime 16 shtator 2017 në 12:48 e pasdites
InkuizitoriMoth

Foto mësipër e Robert Doisneau, quajtur Le Baiser De L’Hotel De Ville (1950), është akoma më e famshme se fotoja An American Girl in Italy (1951) e analizuar në pjesën e parë të shkrimit. Si pothuaj gjithnjë, tregues janë paratë, fama është në proporcion të drejtë me vlerën monetare; konkretisht Puthja është në vënd të parë si bestseller (posters), ndërsa Vajza amerikane është në vend të dytë.

Fotot në fjalë, shkrepur pothuajse në të njëjtën kohë (diferencë një vit), përshkruajnë ngjashëm gjëndjen e pasluftës në vëndet përkatëse, Itali dhe Francë (më saktë Paris, sepse Doisneau ka fotografuar deri në mani vetëm Parisin, dhe sepse në një farë kuptimi Parisi është Franca, mandje Parisi është më tepër se Franca nëqoftëse ngushtohet farë kuptimi më tepër). Këto foto përshkruajnë gjëndjen e rëndë mbas luftës shkatërrimtare botërore, njëkohësisht me dëshirën për të rimarrë veten, gjë e vënë re rëndom në pothuajse tërë analizat që i janë bërë këtyre dy fotove. Gjë më e pa vënë re është fakti që periudha e mbas Luftës II Botërore (ngjashëm me të mbas Luftës së Parë dhe mbas Luftës së Ftohtë), përmban në vete një potencial të fuqishëm krijues dhe shpresues, një premtim për lumturi të vërtetë, pikërisht sepse pason një vuajtje stërmadhe purifikuese për njerzimin mbarë. Konkretisht këto lloj fotografish gjeniale sot nuk shkrepen dot kurrë më, nuk është më koha, tani osht gallatë e modhe mër jau!

Puthja e Doisneau përshkruan një puthje çasti të papritur, por pasionante, midis një çift të rinjsh elegantë dhe të rafinuar, në ecje e sipër rrugëve të Parisit midis kalimtarëve indiferentë ose që vetëm hedhin një vështrim të shpejtë duke bërë tutje me çap të nxituar në hall të tyre. Përveç këtij xhesti dashurie intensive, gjithçka tjetër në foto duket e davaritur, kaotike dhe kalimtare; skena rreth dy protagonistëve lëviz si vorbull ankthi e çakërdisur, ndërkohë që ata, zhytur në puthje, shpërfillin gjithçka që ndodh përreth. Kjo shpërfillje, përforcuar teknikisht nga davaritja impresioniste e bulevardit dhe shkalafitja kubiste e figurave të kalimtarëve dhe objekteve pa shpirt tutje tëhu, detyron sytë të përqëndrohen në vetëm puthjen e tyre, në dashurinë e tyre, gjithçka tjetër shërben si kornizë. Të dashuruarit e kane gjetur fatin e tyre në një pozicion statik, ndërsa kalimtarët frenetikë vërsulen të xhindosur drejt një fati ekzistencial jasht kuadrit të fotos; dmth aty ku ndodhen dhe në atë çast kalimtarët nuk e gjejnë fatin e tyre, nëse e kanë një të tillë. Pra vetem esenca e dashurisë nuk lëviz dhe nuk ndryshon, ky është kyçi i suksesit të fotos; është e pamundur të shohësh foton dhe të mos identifikohesh me protagonistët, në çfare ata po bëjnë dhe çiltërsisht ndjejnë.

Gjithçka në kuadër të bën të mendosh se është një foto çasti (foto rubata, ital.), dhe në fakt për 40 vjet rresht është kujtuar se është e tillë. U desh një skandal gjyqsor që të dale në shesh që nuk është një pozim i rastit, por një vënie në skenë e kërkuar nga autori dhe e aktruar nga studentë të teatrit.

Në vitin 1992 autori i fotos Doisneau u hodh në gjyq nga çifti Lavergne me pretendimin që ishin ata dora vetë të dashuruarit rioshë në foto, dhe natyrshëm kërkonin të drejtën e imazhit, plus edhe një dëmshpërblim të majmë, meqë shkrepja ishte bërë pa lejen dhe pa dijen e tyre. Denis Lavergne solli si provë një pjesë të shkëputur nga ditari i saj ku përshkruhej një shëtitje e çiftit pretendent në atë kohë dhe më atë anë, të veshur njësoj si në foto.

Arritur puna këtu, Robert Doisneau u detyrua të shpjegonte të vërtetën e heshtur: nuk ishte një foto çasti e vjedhur, por vënie në skenë nga dy studentë të teatrit që janë protagonistët e vërtetë dhe krejt të përgjegjshëm për çfar bënin: djaloshi Jacques Carteaud e vashëza Françoise Bornet. Kjo e fundit u paraqit në gjykatë me një stampë nga të parat e fotos në fjalë të autografuar nga vetë autori, të cilën ai ja kishte dërguar pak ditë më pas shkrepjes dhe zhvillimit të negativit. Çështja u mbyll me kaq; çifti Lavergne humbi gjyqin, dhe për pasojë humbi para me shumicë, sepse ju ngarkuan shpenzimet e gjyqit që zgjati 5 vjet me rradhë. Ndërsa “vajza” aktore Françoise Bornet shiti stampën e autografuar - tashmë rritur vlera prej skandalit gjyqsor - me shumën 185.000 euro, të cilat i dhuroi për të financuar studentë që studjonin për aktorë filmi, një mënyrë kjo për të kujtuar rininë.

Sigurisht zbulimi i prapaskenës pasoi një deluzion për admiruesit e fotos si shkrepje çasti, të cilët u ndjenë të gënjyer prej autorit që kërcënoi humbjen e reputacionit. Në mbrojtje te autorit, dhe të proçesit dyfelor të krijimit në përgjithsi (siç u pa në pjesë e parë: njëkohësisht i rastit dhe parapërgatitur), është vetë mënyra e të bërit fotografi e Doisneau, i cili nuk ka për ambicje të fiksojë realen rastësore, kaotike, absude, siç rëndom kujtohet për artin e fotografimit, por të krijojë diçka më tepër se realja, e cila në fakt është ambicja e duhur e artit. Universi ose Krijimi është i papërfunduar, i papërsosur, i paplotsuar, pret njeriun ta plotsojë e ta përsosë.

Gjithë jetën time jam zbavitur duke fabrikuar teatrin tim të vogël. … . Unë nuk fotografoj jetën reale, por jetën ashtu si do të më pëlqente të ishte - Doisneau

Dy aktorët e fotos në fakt ishin të dashuruar e të fejuar, Doisneau i pa rastësisht të putheshin në një barkafe dhe u prek shumë nga xhesti i tyre shumë i ndjerë dhe i çiltër. Për këtë arsye ju kërkoi puthatarëve rioshë, me një shpërblim qesharak në para (500 fronga t’qelbta, rreth 13 euro), që të nesërmen t’i shërbenin si modele për të shkrepur foto në tre sheshe kryesorë të Parisit për revistën LIFE.

Nuk do të guxoja kurrë të fotografoja dy personë çfardo. Dy dashnorë që pllaquritin buzët në rrugë, rallë herë janë çift legjitim - Doisneau.

Ai (Doisneau) na tha që ishim magjepës dha na pyeti nëse mund të putheshim përsëri për një foto. Për ne gjë pa rëndësi, ishim mësuar të putheshim. E bënim vazhdimisht, ishte e lezeçme - Françoise Bornet.

Si përfundim, më shkurt e më bukur se vetë aktorja e Puthjes nuk mund të thuhet:

Vërtet është një foto e pozuar, por nuk është një puthje false - Françoise Bornet.

që në të vërtetë duhej thënë pak më ndryshe, si dallim foljor midis kalimtares dhe të përjetëshmes:

Vërtet ishte një foto e pozuar, por nuk është një e puthur false.

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

InkuizitoriMoth

o Belul, e shikon se çben CIA apo jo?

Vlonjat

Dmth asgje nuk eshte rastesi :grin:. Diku dikur ka nje regjisor qe ben mise-en-scène ose mizaskena siç do ta thoshte me mire dikush :joy:.

BeluliXVI

tiku, je bere si dollibashi… urdher ! …me ke gjetur. ! .:smiley:
-edhe une, sipas rregullave te sofres labe, duhet ti pergjigjem dollibashit ndryshe eshte ofendim i rende fare, kercet pushka ! (te dasma e Safa Ymerit ke me shume te dhena per rregullat e dollibashit)

ne 50-en ne Paris the ti kjo foto ? -shih cka ndodh 5 vjet me pare ne time square ne New York.:stuck_out_tongue:

Vlonjat

Tiku kjo eshte nje foto shume e bukur dhe deri tani nuk ka dale kush ta pergenjeshtroje si te sajuar. Besoj se e di dhe historine e saj.

InkuizitoriMoth

nuk e di un, pyet Belulin, ai i di keto pune e agjenturave qe fshihen ngambrapa çdo foto, ndodhie dhe fenomeni!

BeluliXVI

tiku, kape cik kete foton. e kam bere une vjet, ne nje ekspozite, si i derguar i spiunit te dyfishte te CIA, Kim Filbit…:smiley:
beje nje ‘‘analize’’ , jo te komplkuar… thjesht, cfare mendon se me terhoqi vemendjen mua te bej kete foto ?

InkuizitoriMoth

me teper se çfar te terhoqi vemendjen te besh kete foto, mendoj se pse ti e botove kete foto ne kete teme ku akoma nuk ke bere nje koment si duhet dhe ne perputhje me temen, ashtu si bere ne temen tjeter.

Por duket qe arsyeja duhet te jete e thelle, dhe ngambrapa, perderisa te ka dhene zemren zhardina.

InkuizitoriMoth

@Kthupi,

nese te kujtohet kemi diskutu bashke qe dallimi midis futbollit evropian relativisht fin, krahasuar me futbollin amerikan brutal, eshte shume tregues per dallimin midis kultures dhe mendesise amerikane dhe asaj evropiane.

Tani hidhi nje sy fotove te botuara ne kete teme per te pare te njejten gje nga krahasimi i dy fotove qe besoj se do t’i biesh ne te kollaj se per cilat behet fjale si ilustrim i idese.

InkuizitoriMoth

gjembi, nuk eshte vetem eros, eshte edhe felja tjeter thanatos:

gjembi

Tori, qysh ne kohen e Klimt paska patur fuksa 5 lekesh apo veterane qe pergjonin tek Gjiri i famshem.

BeluliXVI

-nuk kisha cfare te komentoja ndonje gje te vecante ne kete teme tiku, sepse ti i ke thene vet te gjitha. -megjithate, une komentova. fotoja qe vura, e time square ne New York , ka lidhje me temen mendoj…

ne fakt te komentuarit ne kete menyre, dmth me foto, karikatura apo ikona, eshte specialitet i jot , tiku, keshtuqe duhej te ishte e kuptueshme per ty. ashtu sikurse edhe deduktimet ; ngapara, ngambrapa apo terthorazi duke mbleksur edhe sherbime te huaja inteligjente, jane specialiteti jot. se kuptoj pse patjeter e projekton te tjeret ?!.:smiley:

InkuizitoriMoth

Pa tjeter qe eshte specialiteti im si fuks 5-leksh, dhe per kete do te shkruaj nje teme, per te cilen edhe per kete te falenderoj sepse je ti qe e ke stimuluar me dyshime te sigurta teori komploti per ngambrapaskene te fotos ne temen tjeter.

Un prisja qe te thoshe ndonje gje ne lidhje me menyren e te berit fotografi, qe mund te behet fotografi e modhe edhe me ngambrapaskene te ngambrapa pergatitur (bile keshtu eshte me prane misjonit te artit, shiko frazen me bold ne shkrim), siç mund te behet edhe demokraci e modhe me ngambrapaskene te ngambrapapergatitur nga fuksa si ngambrapa vitit 89-te. Mirpo ti nuk je dakord, e mire qe nuk je dakord, por nuk thua as dy fjale ne lidhje me kete (pale falenderime per ardhjen e demokracise ngambrapa), megjithse disa here te thashe ne temen tjeter te beje durim se do te mundohesha te shpjegoja gjithçka ne temen e dyte. Apo ke ndryshuar mendim?

Fotoja amerikane qe ke sjelle ti mund te kete lidhje me temen nese ti e komenton, sepse une mund ta interpretoj gabim. Ka rendesi edhe motivacioni perse e ke sjelle, gjithashtu un mund ta kem kap gabim. Prandaj je i lutur te thuash dy fjale po deshe. Si gjithnje asnje detyrim.

Per foton e dyte tende nuk kuptoj pse e ke sjelle, piktura me duket e neveriteshme. Ndoshta e ke sjelle per faktin qe kemisha e spektatores se ulur ka emocion koloristik te ngjashem me te piktures? Dmth qe ajo eshte duke pa kemishen e vet? Osht duke pa turinin e vet?

InkuizitoriMoth

gjembi,

fuksat kane qene gjithnje e do jene gjithnje sa do te kete shtet, mos te lente zoti pa fuksa. Mendo ti vete, çfar do ishte Peshku pa kapon?

anon63896856

Thote tori me nje lehtesi simpliste. BeluliXVI, vepra e kujt eshte?

InkuizitoriMoth

nuk desha me thene nje gje kaq sempliste, megjithate nuk ka nevoje ta thote Beluli, tani qe e semplifikove ti, e mora vesh e kujt semplisti do jete.

BeluliXVI

vepra eshte e Grayson Perry . nje multiartist angles, pak karakter i cuditshem, por keshtu jane keta artistet e medhenj.:smiley: -Perry eshte erudit, anetar i akademise mbreterore dhe ne vitet 2000 konsiderohej si nje nga artistet me influence te forte ne kulturen britanike.

InkuizitoriMoth

Belul djali, lene zhardine vajzen se asaj i rreh sahati gjithnje 12-te, meqe nuk isha ne gjendje te kuptoja se çfar te terhoqi vemendjen ne kete foto, je i lutur te tregosh se çfare te terhoqi vemendjen ne kete foto. Jom vertet kurioz.

anon63896856

Faleminderit per pergjigjen. Puna dhe mediumet e tij jane vertet per t’u admiruar.

InkuizitoriMoth

un hera e pare qe e shof, e nuk shof asgje per te admiruar tek kjo veper e mutiartistit, perkundrazi. Siç duket duhet te jesh i levizjes femen qe te admirosh kete veper qe tregon se djalli me brire ka dale nga vagina femen dhe eshte krijuar nga lengu i mestruacioneve qe shoqerohet edhe me pizge muti; gjaku dhe muti udhetojne bashke mbasi kane dale nga brimat perkatese. Por nuk kuptoj, muti çfar ka krijuar?

Pa diskutim zhardin kjo osht nje kryeveper e modhe me kuptim t’modh filozofik, teologjik dhe biologjik!

Aquamarine

Sigurisht qe cfare vihet ne skene ne parim qendron mbi realitetin e rendomte dhe perben nje veper me impakt mbi publikun, eshte ky misioni i artit dhe qellimi i provave, dhe vete proves gjenerale. Po cfare e ben te vertete nje skene jo reale? Eshte perpjekja per te transmetuar vete emocionin, per te ekstraktuar te bukuren, per te sakrifikuar per nje cast identifikimin e vetes si nje qenie, ku deshirat dhe nevojat e se ciles, kane prioritet mbi perpjekjet per t’i transmetuar publikut nje realitet te bukur e magjepses, nje realitet qe per fat te mire eshte fluid, ndryshe s’do te na jepej mundesia te enderronim per ta perfeksionuar, ndryshe s’do te kishte art. Publiku artistik eshte edhe me i gjere se vete njerezia, publiku eshte ajri, toka, uji e cdo gjallese mbi dhe, e arti i vertete eshte investimi i gjithe kapitalit jetik ne funksion te zbukurimit te saj, ndaj njeriu i arrire eshte aktor i jetes se tij, aktor ne kuptimin qe ate cfare perjeton e shpreh ne menyren me te bukur te mundshme, ne respekt te gjithckaje qe e rrethon, ai qendron hiresisht, ai kontrollon kinetiken e cdo gjesti, dinamiken e cdo fraze, ai ka ndalur kohen brenda vetes per te ekstraktuar dashurine ne kurriz te nevojave e deshirave, e cila i jep rrezatim artistik cdo vepre qe ben ne jeten e tij, cdo levizje e trupit te tij shperndan xixellima magjie. Eshte kjo cfare e ben aktorin e skenes – edhe pse jo real-- te vertete; eshte perpjekja per te bukuren qe neve si qenie na jep madheshti.
Pra nese njerezit jane zhgenjyer nga fakti qe foto eshte e inskenuar, sa te zhgenjyer do te ishin ata nese do te mesonin qe ne mos e inskenuar, foto do te ishte nje rastesi shume e madhe, nje rast i rralle i 2 personave qe dine si t’ia dhurojne publikut emocionin e jetes se tyre, sa te zhgenjyer do te ishin ata nese do te ftilloheshin se vete PERPJEKJET e tyre per te zbukuruar Jeten dhe planetin jane fare modeste?

BeluliXVI

jam pergjigjur ne menyre te koncentruar, por shume qarte , te fotografia e Firences per kete… po ti nuk me lexon mua, ose nuk je i vemendshem.:slight_smile:
citoj veten : ‘‘ndryshimi eshte se foto qe kam sjelle une, eshte shkrepje spontane, ndersa fotoja jote eshte artistike, edhe shume e bukur ! prandaj ka bere edhe histori’’.

BeluliXVI

tiku ti e ke kap nje detaj , ate te bluzes se saj, ngjyrat jane disi te ngjashme me ato te piktures…
por meqe une isha vendosur pak ne distance per te pare artin ne mur qe ishte ne permasa te medha , 6 - 7 metra, me beri pershtypje kjo gruaja/ shikuesja si ishte vendosur ; perballe vepres ,mu ne qender ku shihet nje grua si ne zgaver… dhe kjo shikuesja mu duk si pjese integrale e artit me ate bluze, sikur kish dale nga ajo zgavra e artit ne mur.

InkuizitoriMoth

konflikti jone per foton e Firences nuk ka qene se kush foto eshte me e bukur, por siguria jote qe gjithçka ne foto ishte e parapregatitur, deri edhe pozicioni i duarve te vajzes amerikane ishte imitim i Veneres se Boticellit. Kete lloj bukurie nuk ke çe do sepse eliminon rastin, muziken xhaz. Prandaj nuk ka vlere lavderimi yt nese e quan foto komplet te aktruar. Edhe foto i ketij shkrimi qe ishte bere me aktore, prap nuk eshte komplet e parapergatitur, figurantet kalimtare nuk e dine qe po fotografohen.

Nuk eshte problemi qe un nuk te lexoj eshte kushedi çfare tjeter, problemi eshte se nuk po mirremi vesh ku e kemi hallin, un ja mundoj nje gjeje e ti nje tjetre, e deri tani un akoma nuk e kuptoj se ku e ke hallin. Por kam pershtypjen se ti konsideron fotografi vetem shkrepjen e rastit, nisur qe nga diskutimi per foton e Kumit. Edhe puthjen amerikane te famshme qe ke sjelle ne kete teme, ne fakt eshte shkrepje e rastit si foto. Ndoshta gabohem, por ky eshte perceptimi im, dhe prandaj po e zgjas muhabetin. Por ti mund te ishe me i qarte dhe i prere, keshtu nuk do kishte keqkuptim ose njeri gozhdes e tjetri patkoit.

Se ku e kam hallin une nuk kam çfar te them me teper, kam shkrujt dy shkrime per kete. Megjithate jam gati te bej akoma sqarime nese do.

InkuizitoriMoth

jo vetem kaq sa thu ti, por kjo gruaja rrumaduce si fizionomi ka ne vete tere shemtine e vepres. Un vura ne dukje vetem kemishen, se nuk ma mbajti te them me teper, mendova kushedi mund te jete person i afert me Belulin e keshtu e lendoj duke fol me teper.

BeluliXVI

une nuk kam ndonje hall mor vlla !
une nuk konsideroj fotografi vetem shkrepjen e rastit. -perkudrazi edhe foto ‘‘te stisura’’ , kompozime me shije artistike me pelqejne shume. -por mund te them qe kam nje parapelqim per shkrepjet spontane, jo per te gjitha natyrisht.

anon63896856

Tori, si esejist dhe kritik i moth, duhet t’i beje nje kritike qe shkon pertej asaj qe shikon ne menyre selektive ne pikture.

InkuizitoriMoth

zhardin, sepse si vertet i modh shikoj dy felat: te ketushmen selektive dhe pertej te ketushmes, dmth edhe felen e te pertejmes. Kurse te vegjlit nuk shofin as te ketushmen, shofin vetem dyfelet ngambrapa, biles as kete nuk e shohin, sepse jua shef Marloni.

InkuizitoriMoth

halli hallit nuk i gja!

vallaj hall i moth osht te mos kesh hall!

un s’kom nai hall mer jau, Peshku nuk me jep buke, nuk me mban familjen, nuk esht kryesor per jeten time. Un vij ktu vetem per gallate, per te kalu kohen e lire, ate kohe qe me mbetet mbasi ze dashnore! dhe mbasi pi ilaçet!

Kjo eshte nje poze e bukur, dhe jo e rastit; shkrepje aga!

Arban

Meqe jemi te fotografia, pavaresisht artistike apo spontane, kush e gjen cfare eshte ajo lakuriqja?

BeluliXVI

nga takat e larta , kuptohet çfare eshte… ndonje gjynafqare e shkundur qe e kane fotgrafuar ne ndonje hotel ndofta ?

Arban

Titulli dhe permbajtja sqaruese a cfare quhet krijon ca peshtjellim. Qoftelarg ne quajme shokun Enver, nentitulli thote “vite tranzicioni”, ndersa fotot vete jane nje mish mash i atyre qe mund te kete bere ky greku andej nga fillimi i viteve '90 (ku perfshihet edhe kjo fotoja e kesaj hallexheshes besoj me skajin tjeter, kengetaren e shquar) me foto te gjetura nga koha e qoftelargut, jo koncerte, jo spartakiada, jo recelna e marmalata.

anon63896856

Do t’i shkaterrosh, t’i besh pluhur feloret. :slight_smile:

Tiku, dozat e modestise tende kane mberritur nivele te mdhoja. “Slow down” sic thote nje repist ne nje kenge qe s’ia mbaj me ne mend titullin.

InkuizitoriMoth

un nuk luj pjesen, perveçse kur du me u talle. Por ti nuk kupton kur un e kam me verte dhe kur me tallje, sepse ti gjithnje lu pjesen e repistes modeste.

InkuizitoriMoth

InkuizitoriMoth

InkuizitoriMoth

InkuizitoriMoth

Aquamarine
220 Likes, 2 Comments - Georgia K. (@margee48) on Instagram: “Angel singing for the American troops in Korea, 1954.

#marilynmonroe #mm #forever #marilyn”
Aquamarine
426 Likes, 3 Comments - Georgia K. (@margee48) on Instagram: “Rare, vintage photo of Marilyn in Korea, singing and performing for the American military troops in…”
Aquamarine
396 Likes, 4 Comments - Georgia K. (@margee48) on Instagram: “Marilyn in Korea, entertaining the American Troops at the Brady Air Base, 9th and 10th February,…”
InkuizitoriMoth

InkuizitoriMoth

@Aquamarine, kape kte puthje gjimnastikore qe do t’i pelqeje shum zhardines @Rasta