550 vjetori i vdekjes së Skënderbeut

Korrentet qe perbenin nje fryme te re per gjithe boten,do te perqafohshin, sigurisht ,nga pjesa ma e civiluzume e shoqerise dhe katoliiket e shkodres si pjesa ma civiluzume kesaj shoqerie,do te binin ne kontakt te parete ket fryme te re qe s’dihej si do ti vinte filli,ashtu sic u bane dhe armiqte me te eger kur e pane per ku conte ajo lloj ideologjie.

Btw ku tjeter duhej t’i kishte tokat e te jatit skenderbeu perveqse ne atdheun e vet? Te shkonte nga stambolli te vendosej ne bratisllave atehere do te vertetohej se ishte shqiptar. Po meqe u kthye ne kruje, e prishi punen se aty kishte varrin e te jatit.

Nejse, ketu jemi ne blog per “i dore muhabet” por jashte blogut njerezit kane ba pasuri te madhe duke mohuar e fyer skenderbeun.

http://www.syri.net/politike/127769/denoncimi-ambasada-shqiptare-ne-bruksel-asnje-tufe-me-lule-ne-memorialin-e-skenderbeut/

Rri o Pjetër se nuk mbulohet muti me shurrë! Flas për katalikt,jo për shqiptarët katolikë që kanë kontribuar për Shqipërinë. Të jesh i sigurtë se nqs në vënd të Enver Hoxhës të kishte qenë tuk Jakova,Shkodra do ishtë Bastion i komunizmit. Po ti shtosh edhe prosllavozmin e dukshëm,bëni vetë llogaritë! Edhe kundra shqipes së njësuar 90%katalik Shkodres janë. Kështu që,

Po pse cfare te keqe ka sikur e ema e Gjergjit te ishte serbe? Njollos figuren e tij historike? Po edhe Leka Zogu nenen e kishte hungareze e ca pastaj? Perkundrazi, nese ka qene serbe, tregon mardheniet e mira te popujve me njeri-tjetrin, nje mesim i mire ky per frymoret e sotem te ballkanit.

Kot me pyt, sa i gjate ka qene Gjergji? Ka ndonje te dhene nga historianet per gjatesine e tij? Po per prirjet e tij seksuale a ka ndonje hulumtim?

Nuk u martua deri ne 46 vjec qe per ate kohe ishte burre plak .pjesen me Te madhe Te jetes e kaloi ne fushime mes ushtareve .

1 Like

Edhe sic dihet boterisht, neper fushime nuk lejoheshin femra. :dancing_women:

Po flet si Cakalli maj Kodre. Nuk mund te bajsh shqiptarin patriot me ket lloj mendsie me fryme urrejtje. Une s’u dola ne mrojtje katalikve si katolik po vuna ne dukje nje fakt qe s’e kundrshton dot kerkush: ata kane qane pjesa ma e civilizume ne ket nahijen tone te zhyt ne parapambetje dhe injorance.

Ky Paul Tedeschini nuk eshte as shkodran me orgjine …e kam lexuar rastesisht ne FB po debatonte me nje zotni …ishte nje analfabet si ne permbajtje ashtu dhe ne shkrim …Ju vune te gjithe dhe mbylljen e beri jam nip konsulli europian lol
Nga mbiemri duhet te jete italian …dhe njehere tjeter e kam lexu tek nje i semure tjeter per katolicizmin Kolec Traboini …ku ankoheshin te dy se po vuanin nga myslimanet shqiptar …dhe vetem katoliket ishin atdhetare te medhenj qe na kishin shpetuar Shqiperine …Ky Traboini eshte me i peshtire mohon te emen e vertete nje serbe me orgjine por grua e mire qe ka vujt shume nga i jati ketij …Dhe behet djali i njerkes per me shit p…sepse njerka, eshte e bija e Andrea Skanjeti (i vjetri), italian ky i martuar me një vajzë shqiptare, Motra Tone e Kolë Arsen Idromenos.
Keshtu i biri i te ndjeres Kovilka Boljeviç behet me deshire i biri i Katrina Skanjetit …Plasi duke shkrujt per te jatin ,per Skanjetin ,Idromenon , e te emen nuk e ze me goje …Po merrem pak me thasheetheme …po u trishtova shume kur e degjova kete histori …the me vjen peshtire kur e lexoj poshte e lart si atdhetar te madh katolik …:wink:

Damn nga na doli Koleci dhe ketu. Kisha vite pa ja degjuar emrin, thashe se kishte vdekur.

E more Belul e ka thene Konica ''Armiku me i madhe i shqiptarit eshte vete shqiptari ''
Me e lexu se çfare shkruan ky shqiptari i Ulqinit Kapllan Resuli qe tani thote qe jam serb dhe mbiemrin e ka nderru ne Buroviç (vetequhet akademik )gajasesh se qeshuri …
SKENDERBEG I ALBANCI – Albanci traže da se spomenici …
https://dijaspora.wordpress.com/.../skenderbeg-i-albanci-albanci
Traduci questa pagina
13 apr 2010 - Svojom borbom za krst časni i slobodu zlatnu Skenderbeg je učinio za sebe sve hrišćane Balkana i Evrope, pa i Papu u Vatikanu. … Kod Albanaca imamo samo po koju kratku pesmu, i to novih vremena, dok kod Srbo-Makedonaca imamo čitav ciklus epskih pesama, pravih rapsodija, kao o Marku Kraljeviću …

Mitizim me te madh se I ke bere Skenderbeut, o Albe me zamete ngambrapa, nuk I ka bere njeri. U hape pune Shmutave te cmitizimit (qe tani e tutje: shmutizuesve). E nxore Skenderbeun qe ka luftuar kunder turqve qe pa lindur akoma ne shek. XIV. Keshtu eshte kur te iken jeta per shalesh duke mesuar permendsh Biblen e kaurrit, nuk gjen kohe per te lexuar gje tjeter. Ve bast per Skenderbeun ke lexuar vetem ndonje strofe te Naimit ne shkolle te mesme dhe ndonje paragraph shmutizues nga Lubonjerat. Nuk ke faj qe I sulesh prof. Xhufit. Sic thote edhe ime me, eshte koha kur jane ulur mallet e jane ngritur halet.

Ti dhe shmutizuesit e tjere do merrni cmim Nobel per kete percapjen heroike per ndarjen e Skenderbeut mitik nga ai historik, askujt tjeter nuk I kishte shkuar nder mend perpara. Megjithese synimi I shmutizuesve si ti dhe I xhihadisteve jo si ti nuk eshte ai shkencor per te shkuar te Skenderbeu historik, po per denigrimin e Skenderbeut. Ju shmutizuesit harroni qe miti nuk lind nga asgjeja, perndryshe do ishte ngritur mit edhe per Alben me zamete ngambrapa. Sado te perpiqen shmutizuesit, nuk e hedhin dot poshte faktin qe ishte nje nder gjeneralet me te medhenj ne histori, qe perballoi per 25 vjet fuqine me te madhe te kohes, e cila i shtinte tmerrin gjithe Europes, qe vete sulltani shkoi ne krye te hordhive, dhe pothuajse nuk humbi asnje beteje, edhe pse u tradhtua dhe u la ne balte. Dhe askush ne fakt nuk I largohet me shume Skenderbeut historik sesa shmutizuesit, qe duan ta zhvendosin Skenderbeun nga konteksti historik e ta veshin me pritshmerite e sotme. Cfare doni, qe Skenderbeu te ngrinte ndonje dron me harten e Shqiperise se Madhe e te kendonte himnin kombetar para cdo beteje? Skenderbeu ishte njeri i kohes se vet, ishte feudal e bir feudali, Arberia ishte e ndare ne principata, sic ishte e ndare e gjithe Evropa e jo vetem. Po ai filloi ate qe mund te quhet ngjizje te ndergjegjes kombetare. Jo me kot figura e tij u perdor po per kete qellim nga ata burrat e tjere te mencur te quajtur rilindas.

Kinezet krijuan nje mit, pastaj u munduan ta bejne ate figure historike, dhe tani e quajne babain e kombit kinez dhe e perdorin si element perbashkues. Ndersa shmutizuesit nuk duan qe shqiptaret te kene nje figure historike qe te luaje kete rol, se na qenka mit.

Po ja e cmitizuam Skenderbeun,e cfare fituam.A thua valle pasi te lehtesohet nga barra e rende e mitit te Skenderbeut kombi shqiptar do te mbrothesoje e do te behet nje me kombet e tjera. Tani qe e hoqem qafe kete qafir Skenderbe do kemi uje, drita, gjykata te ndershme, spitale per te qene, politikane qe qajne hallet e popullit. Apo thjesht nuk ju merr gjumi po nuk e vute ne vend te verteten historike si qellim ne vetvete, pa ngerthime pragmatike, pragmatizem per te cilin ne raste te tjera takemi juaj I cmutizuesve shquhet.

Ah moj Alba, ti jo vetem zametet, po edhe ftohjen e ke ngambrapa. Gjene mire qe nuk e ke ngapara, megjithese nuk e di sa do ishte dakord i Mothi.

1 Like

Gjalle mo eshte …nuk eshte aq plak per te vdekur …ka qene andej nga Bostoni :wink: por ka vite qe eshte kthy ne Tirane …

Me e lexu Kapllanin serbisht se çfare shkruan dhe sa investojne serbet per te vjedhur e tjetersuar historine tone ,duhet te ishim me serioze …

KUSH ËSHTË AUTORI I VËRTETË I ROMANIT

“TRADHTIA”?

Një roman që brezi im e ka lexuar me aq endje qysh në rininë e hershme,

te viteve ‘60, sidomos pas viteve ‘90, ishte botuar e ribotuar disa herë, nga arkifat

e fshehta te UDB-se /tani gjenden ne Beograd/ del qartazi se K. Resulbegoviqi

nuk ishte autor i vertet qe ta kishte shkruar ai romanin ,Tradhetia,

që për gati gjysmë shekulli ishte hequr si autori i tij, por nga dikush tjetër të cilit

i ishte vjedhur përdhunisht në banesën e Prof. M. Dumanit gjate bastisjes…

Pas vjedhjes, “autorësia” ishte gatuar në kuzhinat e errëta të UDB-së dhe

autori i vërtetë i romanit “Tradhtia” ishte zhdukur barbarisht, që kurrë të

mos merrej vesh se çfarë kishte ndodhur e si ishin stisur “gjërat” nga

“ustallarët” e shërbimeve të fshehta. Dhe, ai që u gjet e u pagëzua si autor,

ai që ka gati gjysmë shekulli që po nënshkruan autografe në faqen e parë të

romanit “Tradhtia” dhe është në një luftë të pashpallur, por të vazhdueshme

me shkrimtarët dhe botuesit më të mirë të letërsisë shqipe, me Ismail Kadarenë

dhe me cilindo që i pat dale përpara, nuk mund të ishte një njeri i rastit, as i

zakonshëm. Ai ishte Kapllan Resuli, një mësues dhe shkrimtar i ri, që kishte

botuar sprovat e tij të para në shtypin e kohës, por që nuk kishte ambicie të

vetme të tij vetëm mësuesinë dhe letërsinë. Ai kishte parapëlqyer të ishte

edhe bashkëpunëtor e spiun i shërbimeve më te zeza të Jugosllavisë, duke

pranuar pa mëdyshje të bënte gjithçka që i kërkohej, sepse të tillë ishin

demonët që përlesheshin ne shpirtin e tij të trazuar. Ai ishte thjesht një bir

plangprishës i kombit shqiptar dhe, të gjitha që kishte thënë e shkruar për

veten nëpër vite, vuajtjet, përndjekjet, persekutimet, burgjet e

njëpasnjëshme, nuk ishin veçse një fasadë e shëmtuar. Spiun andej, spiun

edhe këndej, çudi e madhe me atë njeri sherrxhi e zhurmëshumë. Çudi me

këta njerëz dhe me atë kohë të mistershme, e cila nuk të merrte vetëm jetën

fizikisht, por të vriste edhe talentin, edhe identitetin, veprën e artin tënd,

vetë përjetësinë…

Nëpër stenda e panaire, por edhe pothuajse në të gjitha libraritë e trojeve

shqiptare ku shitet libri shqip, romani “Tradhtia”, (që në thelb të tij është historia

e Ulqinit e piratëve të detit dhe luftërave të mëdha me turqit), nuk kishte shitje.

Njerëzit i largoheshin atij libri, si murtajës, jo për shkak të titullit të tij, as të

përmbajtjes, por për shkak të emrit të autorit, që kishte mbi shpinë mallkimin

e brezave dhe të trojeve shqiptare. Nëpër netët e tij letargjikë, atë e ndjek pas

një hije, e mundon e i shfaqet si lugat nëpër ëndrra një emër, emri i atij që humbi

nëpër humnerat e burgjeve të tmerrshme të UDB-së, i atij që shkroi romanin

“Tradhtia” dhe nuk e pa të dilte asnjëherë në dritë. Kockat e lodhura e të munduara

të atij njeriu, rrotulloheshin e trandeshin në varrin e ftohtë dhe kërkonin shpagim.

I vetmi njeri që nuk e kupton këtë fatthënë kobzezë, këtë hata që e ka shkaktuar

dhe gatuar me duart e tij, është Kapllan Resuli. Madhështor në marrëzinë, të

shkuarën dhe poshtërsinë e tij atij nuk i shkon kurrë në mend se ka një përqasje

të çuditshme mes titullit që zgjodhi dikur për romanin e vjedhur dhe jetës së tij

të errët dhe të ndërlikuar. Por zoti është i madh. Rrugët e tij, të cilave ne u themi

rrugët e fatit, janë vërtet të panjohura e të mistershme por shpesh prej tyre na

vijnë mesazhe si nga përtejkohërat.

Në vitet e rinisë, kisha dëgjuar të flitej për Kapllan Resulin, një shkrimtar të

ri, që premtonte shumë, por u befasova kur u njoha me dosjen e tij voluminoze

në vitin 1971, të cilën e lexova me cilësinë e oficerit analist-operativ të SDB-së

në Shkup. Siç e thashë, kisha dëgjuar të flitej shumë edhe për romanin “Tradhtia”

dhe, i nxitur nga kureshtja, me pretekstin se më duhej dosja e Kapllan Resulit

“për një punë zyrtarë”, e tërhoqa dhe e lexova me shumë vëmendje. Ishte një

dosje e formuar që nga mesi i viteve ‘50, me formularë të veçantë dhe e ruajtur

me miratimin e krerëve të lartë të UDB-së nga Beogradi.

Gjithçka që lexova në atë dosje famëkeqe, të sekretuar e koduar, më

tmerroi. Kishte në të emra njerëzish, referate dhe raporte, elaborate dhe

plane që mbanin siglën “Strogo pov” (Tepër rezervat). Ato që më befasuan

më së shumti, ishin faktet që tregonin se romanin “Tradhtia”, që bëri bujë aq

të madhe nuk e kishte shkruar kurrë ndonjëherë Kapllan Resuli”. Anatomia

dhe historia e këtij romani me të vërtetë mahnitës, është shumë e gjatë dhe

fillimet e tij i ka në disa faza, më kryesoret ndër të cilat ishin grabitja e

materialeve të një studiuesi e veprimtari të njohur të çështjes së Kosovës,

përpunimi dhe plotësimi i dorëshkrimit të romanit sipas direktivave të UDBsë,

redaktimi e korrektimi i tij dhe më pas, botimi dhe propagandimi i tij, me

një autorësi të re. Pastaj vijnë me radhë përkthimi i tij në gjuhën serbe dhe…

botimi edhe në Shqipëri, pas daljes nga burgu, arratisjes nga Kosova dhe

vajtjes atje të “autorit” të sajuar, arrestimit të tij heqjen e romanit tërësisht

nga qarkullimi, ribotimin e tij disa herë radhazi pas viteve ‘90, kur autori

kishte fituar statusin e emigrantit politik në Zvicër nga gjithçka që thashë më

lart, del se romani “Tradhtia” është një libër që ia vlen të lexohet dhe të zërë

vend nderi në çdo librari e bibliotekë shqiptare. Vështirë se ka ndonjë shqiptar

të moshës sime që të mos e ketë marrë në duar atë libër dhe të mos e ketë

shfletuar me ndjenjën e një nderimi të thellë, si të ishte fjala për diçka të

shenjtë.

KUSH ËSHTË AUTORI I VËRTETË I ROMANIT

“TRADHTIA”?

Ai është një nga pishtarët e arsimit dhe të kulturës sonë kombëtare,

MAHMUT DUMANI. Dora e Zotit ose rrugët e fatit që përmendëm më

lart, e kishin çuar atë nga Normalja e Elbasanit, në disa treva të viseve

shqiptarë të Maqedonisë, si në Kërçovë, Gostivar, Tetovë e Shkup, ku

shërbeu me vite të tëra. Ishte një njeri i gjithanshëm, poliedrik, një studiues

dhe një gjuetar metodik dhe i papërsëritshëm, që dinte të kërkonte, të

qëmtonte dhe të gjente gjërat më të bukura të folklorit e të trashëgimisë

sonë etnografike, gjuhësore, toponimistike, historike e kulturore të kombit

tone, duke e skeduar gjithçka me kujdes të madh, si një profesionist i vërtetë.

Punoi kudo me shumë devotshmëri, u takua me shumë njerëz te vuajtur e të

përvuajtur, me njerëz të kalitur e të përlindur si FENIKSI, mësoi për fate

tragjike shqiptare dhe histori të atyre anëve, mësoi edhe për historinë e

gjeografinë e atyre zonave, fshatrave, maleve e fushave, për vrundujt dhe

zhvendosjet e mëdha që kishte shkaktuar sundimi turk, për lashtësinë dhe

të sotmen. Asgjë nuk mbetej jashtë interesimit të tij. Mbante me hollësi

shënime për emra vendesh të veçantë të maleve të Sharrit, të Malit të Thatë

e Karadakut, për trojet e Gjilanit e Kumanovës, Preshevës e Prizrenit,

Tetovës dhe Kërçovës, dinte të të fliste me fakte e detaje nga më të imtat

për ngjarje të ndryshme, për vrasjet e Mulla Idriz Gjilanit, Gjon Serreqit,

Sulë Holtës, Xheme Simnicës, Memish Kapidanit, Ibrahim Lutfiut, Hasan

Remnikut etj. Shkroi gjerë e gjatë për secilën nga këto figura, si dhe për

tradhtitë e mëdha ndër shqiptarët, që e kishin gërryer nëpër vite e shekuj

kombin tonë dhe që, prapa tyre, fshihej gjithmonë diçka tjetër dhe dikush

tjetër. Nga e gjitha kjo veprimtari e dendur, dalëngadalë në trurin e Mahmut

Dumanit nisën të përvijoheshin konturet e një romani të mirëfilltë, të cilit ai

ia kishte gjetur prej kohësh edhe titullin: “Tradhtia e madhe”. Kishte shkruar

edhe hyrjen e tij, pastaj prologun dhe epilogun dhe e kishte përfunduar romanin

me durim, i sigurt se do t’i kthehej edhe njëherë nga e para, për t’i dhënë

dorën e fundit para botimit. Shpirti i tij i trazuar tashmë jetonte vetëm me

romanin. Ai shpirt ishte derdhur në të dhe kishte krijuar karaktere e portrete

të fuqishme dhe skena ngjarjesh epike e madhështore, të atilla që vetëm

mendja e ndritur e një shkrimtari të madh mund t’i krijojë. Në mendjen e tij

rridhte me zhurmë lumi Pçinja në zonën e Preshevës, dallgëzonin nëpër lindje

e perëndime ditësh e netësh lumenjtë e Lepenecit e të Moravës; në të uturinin

nga vikamat e luftërave Maja e Zezë, Karadaku dhe Maja e Kopilaçes.

Kopilaçe! Sa emër i veçante, sa dredhi tradhtie (kopilie), drama e tragjedi

mbart ai në vetvete! A thua do t’i shkonte ndër mend të riut Kapllan Resuli

ky detaj kaq i gjetur, a nuk është edhe ky argument etimologjik e

toponimistik, një argument më tepër se truri i tij i pastërvitur nuk mund të

kapte dhe të shtjellonte detaje kaq të imta?

Më vonë, po, tek “Fanola” dhe veprat e tij të tjera, ka mjaft skena e

episode të shkruara me mjeshtëri, por asnjëra prej tyre nuk e ka forcën dhe

vërtetësinë e skenave të romanit “Tradhtia”. Dhe kjo do të përbëjë një

fushë tjetër të të vërtetave të deformuara, që duhen nxjerrë më në fund në

dritë, por le t’ia lemë më mirë kohës.

KUSH ISHTE MAHMUT DUMANI

Nëpërmjet fijeve të shumëfishta të spiunazhit total që aplikohej më

shumë skrupulozitet në çdo pëllëmbë toke të Jugosllavisë, UDB-ja mësoi

me hollësi gjithçka që lidhej me veprimtarinë e shqiptarit të rrezikshëm

Mahmut Dumani. Mësoi për dorëshkrimet, skedat, studimet dhe hapi një

dosje të veçantë për këtë qëllim. Mësoi edhe për dorëshkrimin e romanit

“Tradhtia e madhe” dhe, që nga ai çast, ca mendje të djallëzuara thurën

planin për ta nxjerrë në dritë atë roman nën një emër tjetër, i cili do të merrte

pas kësaj famën dhe kurorën e merituar të një shkrimtari dhe atdhetari të

madh, të dashur dhe të besueshëm për të gjithë shqiptarët. Pas planit, detajet

nuk kishin shumë rëndësi. Ato ishin çështje kohe, një rutinë që nuk donte

shumë mend për t’u zbatuar.

Dhe, ashtu u bë. Mahmut Dumani u arrestua befasisht. Ia morën dhe ia

konfiskuan që në çastet e arrestimit e burgosjes se padrejtë gjithçka që

gjetën në banesën e tij të përkohshme, librat, fotografitë, dorëshkrimet …

Natyrisht edhe dorëshkrimin e “Tradhtisë së madhe”, për të cilin ishte

thurur gjithë rrjeta e merimangës. Madje, pikërisht ai dorëshkrim do të

përdorej në gjyq si material komprometues kundër të akuzuarit për veprimtari

antijugosllave.

Ky ishte hapi i parë, që do të pasohej më vonë nga të tjerë. Natyrisht,

që në fillimet e thurjes së planit djallëzor, zotërinjtë e UDB-së kishin gjithmonë

parasysh të riun Kapllan Resuli, i cili ishte mësues në fshatin Tearcë të Tetovës

dhe kishte pranuar prej kohësh t’iu shërbente atyre e të luante ndër shqiptarë

rolin e Kalit të Trojës. Për të, sipas rregullave, ishte hapur një dosje tashmë

e njohur prej meje, me siglën PPR “Korabi” (Predmet u Predhonu Radu), e

cila pasurohej vazhdimisht. Por, sipas logjikës dhe stilit të UDB-se, ai ishte

tepër i ri për t’i besuar përpunimin dhe redaktimin e një romani të vërtetë, që

parashikohej të ishte ndër me të mirët e letërsisë shqipe. Me këtë do të

merreshin ca ustallarë të tjerë, shumë më të kualifikuar, që dinin t’’i bënin

punët ashtu siç duhej dhe që nuk kishin nguruar t’iu shërbenin padronëve të

tyre me devotshmëri edhe herë të tjera. “Ustallarë” të tillë, nuk ishte e vështirë

të gjendeshin. Njëri ndër ta ishte Lutfi Rusi, deri vonë oficer i OZNA-s

jugosllave, madje edhe kryeredaktor i “Flakës së Vllaznimit”, ndërsa tjetri

dramaturgu Murteza Peza, drejtor i Radio Shkupit. Sipas direktivave të UDBsë,

nga që gjithçka ishte pothuajse e gatshme dhe e përfunduar nga vetë

Mahmut Dumani, ndreqjet, plotësimet dhe përshtatjet që duhej të bënin ata

duhej të ishin të papërfillshme, të lehta, “të padukshme e anësore”, por

gjithsesi fine, që romani të ishte i gjetur në formë dhe në përmbajtje. Sa për

gjuhën dhe anën letrare, “ustai” ishte gjithashtu i gatshëm. Ai ishte doktor

Petro Janura, shefi i Rezidencës në Shkup. Pas këtij kombinacioni të hollë

operativ, mbetej vetëm finalja: Arrestimi i Kapllan Resulit, si një “antijugosllav

shumë i rrezikshëm” dhe rekrutimi e përpunimi në burgjet e Idrizovës i rolit

të tij të mëtejshëm si atdhetar i madh, si shkrimtar dhe autor i romanit

“Tradhtia”, që denonconte të gjitha punët e ndyra të Jugosllaveve kundër

Kosovës. Gjetje më e mirë, vështirë se mund të bëhej. Mbetej vetëm që

dorëshkrimi i “Tradhtisë” t’i jepej “autorit” të tij, i cili duhej ta mësonte më

parë përmendësh dhe ta përkthente pastaj në serbokroatisht. Me këtë punë,

ai u mor “në burg” për afro një vit e gjysmë, kohë pas së cilës ai iu la në dorë

shefave të tij variantin përfundimtar të romanit “Tradhtia” (Titulli ishte

ndërruar që më parë, në zyrat e UDB-së.), të përkthyer e të firmosur prej

tij. Edhe sot, ato fletore nxënësish të mbushura me një shkrim të pasigurt

dhe jo fort të lexueshëm, plot me prishje, ndreqje e shkarravina, ruhen në

dosjen e Kapllan Resulit. Ruhen me fanatizëm, ashtu siç është tradita e të

gjitha shërbimeve sekrete serioze në botë, së bashku me instruksionet dhe

detyrat e përcaktuara me rigorozitetin më të madh, të cilat do ta shndërronin

Kapllan Resulin gati në një hero dhe do të përgatisnin terrenin për “arratisjen”

nga burgu dhe “ikjen” në Shqipëri si një i përndjekur i njohur politik.

Kështu, pra, nisi operacioni misterioz dhe perfid, me shifrën e koduar

“K – Korabi”. Kështu, me romanin “Tradhtia” nën sqetull, Kapllan Resuli u

arratis në Shqipëri dhe nisi përfundimisht rrugën e tij të tradhtisë së

përjetshme…

Kam përshtypjen se dosja kryesore e këtij njeriu ruhet në qendrën e

UDB-së në Beograd. Por edhe dosja me të cilën jam njohur unë, është e

bollshme. Ajo të jep dorë dhe të ndihmon për të nxjerrë përfundime të sakta

se çfarë ndodhte në atë kohë, si përfshiheshin njerëzit në veprime të tilla

agjenturore, deri ku shtriheshin e shkonin intrigat dhe legjendat e shërbimeve

të fshehta etj. Konkretisht, unë kam lexuar në atë dosje emra njerëzish të

njohur, të cilët ishin thirrur në organet e UDB-së për biseda informative.

Mes tyre edhe Fariha Hajrullahu, Esat Hoxha, Adem Demaçi, Esat Mekuli,

Bahri Brisku dhe Adem Gajtani. Madje ky i fundit, pas një flirti të gjatë me

bashkëshorten e Kapllan Resulit, i kërkoi asaj të martoheshin dhe këmbënguli

që Kapllani të nënshkruante kërkesën për ndarje në burgun e Idrizovës. Dhe

ky ishte një tjetër kombinacion i UDB-së. Ajo nuk i besonte askujt dhe

synonte t’i mbyllte të gjitha shtigjet e ndonjë tërheqjeje të mundshme. Pra,

me këtë ndarje të papritur në kohën që Kapllani ishte përfshirë në veprimtarinë

e tij më të ethshme agjenturore, ajo kërkonte ta bënte fare leckë këtë të

fundit, ta dëshpëronte dhe ta thyente moralisht, me qëllim që ai ta kishte më

të lehtë nisjen për në Shqipëri, sipas planit.

Në këtë kuptim, mendoj se të gjithë personat e lartpërmendur, ose një

pjesë e mirë e tyre, duhet të kenë pasur dijeni se çfarë po ndodhte me të

gjorin Kapllan. Më tej, unë pyes përsëri: Vallë, a nuk kanë pasur dijeni për

“ikjen” e inskenuar të Kapllan Resulit edhe shokët e tij të burgut, si Rexhep

Bunjaktu e të tjerë? Patjetër që kanë pasur, sepse në atë kohë Kapllani nuk

ishte aq i formuar sa t’i ruante sekretet me fanatizëm dhe të zbatonte deri në

fund rregullat e konspiracionit. Nga ana tjetër, vetë fakti që, dashur e pa

dashur, UDB-ja u detyrua të përfshinte disa persona, e bënte këtë operacion

të brishtë dhe të lexueshëm edhe nga një njeri me zgjuarsi mesatare dhe jo

më për ata që punonin në shërbimet e fshehta, ose për intelektualët me

emër. Akoma më tej, para se të arrestohej dhe të humbte pa nam e pa

nishan, Mahmut Dumani, duhej të kishte biseduar patjetër me më shumë se

një person për romanin që kishte nëpër duar. Dhe, kur i njëjti roman u botua

nën një emër tjetër, a thua nuk e kanë marrë vesh lojën agjenturore këta

njerëz, nuk e kanë ditur ata se të gjitha materialet dhe dokumentet e Mahmut

Dumanit u morën dhe u konfiskuan nga UDB-ja?!..

Në një bisedë që kam pasur me shkrimtarin e shquar Murat Isaku, në

Tetovë, në verën e vonë të vitit 1993, në praninë e Kapllan Resulit, i cili

kishte ardhur tek unë në Çegran si mysafir nga Zvicra, ai më tha se ishte prej

kohësh në dijeni për këtë, por nuk kishte guxuar të hapte gojë, nga frika e

“fakirëve” shqiptarë, të cilët ishin të angazhuar si spiunë edhe në radhët e

shkrimtarëve e gazetarëve…

Për ta ilustruar këtë, Murat Isaku përmendi emrin e Muhamer Vishkos,

por unë e di fort mirë se edhe shumë të tjerë, nga qejfi ose nga zori; e kanë

zhvilluar atë veprimtari për një kohë të gjatë, për të mos thënë se ata që

janë gjallë e vazhdojnë edhe sot.

Po në atë bisedë, unë e pyeta Murat Isakun në dinte ndonjë gjë për

Mahmut Dumanin dhe për dorëshkrimin e romanit të tij. Ai u step. Me sa di

unë, këmbëngula, Mahmuti është “babai” i romanit “Tradhtia” dhe jo Kapllan

Resuli, alias Resulbegoviq ose ,akademik, Buriqi…

Murati më pa drejt në sy, buzëqeshi, dhe i ra shkurt bisedës:

“Mos më ngacmoni, zoti Nafi, juve vetë pyesni e vetë përgjigjeni, sepse ju keni

Punuar në SDB dhe e dini fort mirë të vërtetën .Para jush dhe para zotit Kapllan,

unë nuk guxoj të flas më gjatë për këtë…Me mire bent e flet vete ,Kallushi”! –tha

ne fund Murat Isaku, disi I vrejtur ne fytyre !

Siç e thashë, kjo bisedë zhvillohej në praninë e vetë Kapllan Resulit,

sado e çuditshme dhe paradoksale të tingëllojë një gjë e tillë. Me këtë

rast, dikush mund të pyesë me të drejtë: “Po vetë Kapllani, çfarë bëri, si

reagonte, kur diskutohej në sy të tij se kishte qenë në shërbim të UDB-së

dhe se, me urdhër të saj, kishte pranuar të merrte përsipër autorësinë e një

romani që nuk e kishte shkruar kurrë vetë?.. Kapllani i gjorë, nuk mund të

reagonte.Dukej, disi i shashtrisur dhe ne fytyre fare i zverdhur, sikur ikishte

rene pika. Si shërbëtor i vjetër e i mësuar i shërbimeve sekrete, ai i dinte mirë

rregullat e lojës, sidomos atë rregullin, sipas të cilit heshtja është flori. Ai e

dinte mirë gjithashtu se, kur një ish-punonjës i SDB-së ka vendosur të flasë,

kjo gjë nuk mund të parandalohet…/ per cka me vone, ne shkrimet e veta Buriqi,

ne shenje urejtjeje do shkruan per mua:, Nafi Cegrani, ,MAJOR, i UDB-se,/(?!?)

Të paktën ai vetë, nuk kishte asnjë force, ende edhe sot nuk ka ndergjegje, per

te dale paara opinjonit shqiptare dhe te rreefen haptazi, cfare ndodhi me te gjate

viteve te rrenuara udbashiane , per tab ere realen dhe te verteten publike…

Por ai, gjersa qendroi ne shtepine time ne Cegran, orvatej ne menyra te ndryshme

qe te me bindete te besoja se ka qene i mashtruar për ta bërë një gjë të tillë,

ndonëse tërthorazi, në mënyra nga më të ndryshmet, më ishte lutur që ta kurseja

dhe te mos flisnja, te mos e hapja gojën ne lidhje me romanin ,Tradhtia, dhe per ate

se si eshte ,arratisur, nga burgu i ,Idrizoves, port a ndihmoja e te vehej ne kontakt

me Esat Hoxhen dhe Rexhep Bunjakun. Sidomos kur e mori vesh se kisha lexuar

dosjen e tij. Pas këtyre bisedave, ia dhash ta vesh Kapllani nje sako te re te cilen

vellau im ma kishte derguar nga Amerika, dhe e ndihmova, duke e cuar me veture

ne shtepine e Esad Hoxhes ne Shkup. Është e qartë se sot nuk duhet dhe nuk mund

t’i bëjmë bisht të vërtetës, sado e ëmbël, ose e hidhur që të jetë ajo. Le ta

shohim atë drejt në sy, për t’u çliruar nga mëkatet e së kaluarës.Kete ia thash edhe

Kapllanit me qellim qe ti jepja guximin e te rrefehej.Por ai kete nuk e beri…


Historia e letërsisë dhe e artit në përgjithësi, njeh shumë raste të ngjashme

me këtë që po trajtojmë, për zhdukjen ose vjedhjen, për humbjen apo djegien

e shumë veprave, librave e dorëshkrimeve të ndryshme, të sapunisura, të

pambaruara ose edhe të përfunduara e të bëra gati për t’u publikuar. Ndër

këto raste, është i njohur ai që lidhet me shkrimtarin e madh Eernest

Heminguej, bashkëshortja e të cilit, duke udhëtuar për në Zvicër humbi për

të mos u gjetur kurrë një baule të madhe plot me dorëshkrime. Një Zot i

madh e di se çfarë kishte dhe përse flitej në ato dorëshkrime. Por, sigurisht,

pas vetëvrasjes se novelistit të ardhshëm, ato dorëshkrime duhet të kenë

rënë në ndonjë dorë “ustai” dhe, prej tyre, ndoshta ka lindur ndonjë shkrimtar

i madh në Perëndim. Edhe ndonjë novelist tjetër, pse jo. Ndoshta!..

Edhe N. Gogoli, pjesën e dytë të romanit “Shpirtra të vdekur”, e dogji

pak çaste para se të ndërronte jetë. Ndërsa për Mihal Shollohovin, një tjetër

nobelist i madh ky, si dhe ish-oficer i shërbimeve sekrete bolshevike, thuhet

se ka bërë emër duke vjedhur veprat e një ish-oficeri të ushtrisë së bardhë

dhe, me pas, e ka likuiduar atë për të humbur gjurmët. Po, ç’të shkojmë aq

larg, kur rastet i kemi midis nesh?

Kujtoj dorëshkrimin e Gjon Serreçit, i cili, vetëm disa ditë para se të

binte në dorën e UDB-se, duke e parandier të keqen, ia dha atë Rizah

Shkodriqit, për t’ia çuar Gajur Dërrallës në Shkup. Nuk e di se si, por edhe

ky dorëshkrim, që bën fjalë për heroizmat, besën dhe tradhtitë shqiptare, ra

më vonë në duart e UDB-së. Ndoshta, kjo ka ndodhur pas arrestimit të

Gajur Dërrallës. Edhe Ibrahim Lutfiu, veprim-tari i guximshëm nga Prizreni,

vetëm disa çaste para se te arrestohej nga UDB-ja, pra në kohën që i kishin

trokitur në portë, i vuri zjarrin dorëshkrimit të romanit të tij, në të cilin bëhej

fjalë për heroizmat e Mullah Idrizit dhe Hasan Remnikut me shokë. Pas

kësaj, Ibrahimi vrau edhe veten, për të mos përfunduar në skëterrën e UDBsë,

por ata qe hynë egërsisht në shtëpinë e tij i futën duart me shpejtësi në

zjarrin e vatrës e rrëmbyen dorëshkrimin dhe ashtu gjysmë të djegur e futën

në arkivat e tyre në Prishtinë. Kështu mund të përmendim plot shembuj të

tjerë, por ajo që ndodhi me romanin “Tradhtia” është shumë e veçantë,

është një intrige sa agjenturore, aq edhe letrare, ndaj për këtë duhet gërmuar,

gjurmuar, analizuar dhe shkruar nga specialistët dhe profesionistët e vërtetë

të kësaj fushe.

Kopertina e Romanit - Tradhëtia

Kopertina e Romanit - Tradhëtia

Në fund të fundit, nuk besoj se dorëshkrimi i Mahmut Dumanit është

zhdukur përfundimisht. Ai ruhet me siguri nëpër arkivat e shërbimeve sekrete

dhe ka mundësi të kërkohet e të gjendet, në përputhje me rregullat zyrtare,

dhe mund të botohet ashtu siç e ka shkruar autori i vërtetë i tij, që romani të

marrë vlerën e vërtete, atë që i takon. Pas kësaj, as Kapllan Resuli dhe as

ndonjë Kapllan tjetër nuk do të mund të thonë më se edhe ata kanë punuar

mbi faqet e romanit dhe, në këtë kuptim, janë po aq autorë të tij sa Mahmut

Dumani… Për këtë, kemi sot një detyrim të madh moral e qytetar, për të

mirën e historiografisë sonë shqiptare. Dhe, pasi ta kemi bërë këtë, atëherë

ndoshta do të kujtohemi të pyesim: “Po me dorëshkrimet e Mitrush Kutelit,

Lasgush Poradecit, Kasem Trebeshinës, Bilal Xhaferit, Kin Dushit, Jorgo

Bllacit, vëllezërve Blloshmi, Avzi Nelës, apo edhe të Martin Camajt, çfarë

ka ndodhur? Janë zhdukur, kanë humbur, apo ruhen diku, nëpër arkivat e

mykura të ish-shtetit komunist shqiptar. Nëse janë ende nëpër ato arkiva,

përse nuk bëhen sot kërkime për t’i gjetur e për t’i nxjerrë ata në dritën e

vërtetë.

Më shume dua të ndalem në faktin se çfarë ndodhi me Kapllan Resulin

pas “arratisjes” së tij në Shqipëri. Dihet se pas kësaj ai nisi të vërë në zbatim

planin në bazë të detyrave që i ishin ngarkuar. Nisi nga takimet me persona

të caktuar, të rekomanduar nga padronët e tij. Nisi të mblidhte informacionet

e kërkuara (Ndoshta në të gjithë këtë lojë, pati ndikimin e tij edhe vëllai i

Kapllanit, ish-oficeri i KOS-it të Armatës Jugosllave, majori Xhevdet

Resulbegoviçi), por, me sa di unë, të gjithë personat që takonte ai ishin nën

vëzhgim, kështu që Sigurimi i Shtetit shqiptar nuk e pati të vështirë që ta

vinte edhe atë nën përpunim dhe t’iu servirte jugosllavëve materiale dhe

informacione të paqena. Natyrisht, pa dijeninë dhe dashjen e Kapllan Resulit,

i cili, pas botimit të romanit “Tradhtia”, që bëri shumë bujë edhe në Shqipëri,

e ndjente veten në majat e lavdisë. Dhe nuk e kuptoi atëherë, e ndoshta nuk

e kupton as sot, se ndoshta është pikërisht ky roman “i nëmur” shkaku i

viteve të gjata të burgut të tij. Është e qartë se regjisorët dhe aktorët e

kësaj drame pranuan të rrezikonin, për të përfituar diçka më të madhe, por

ata kurrë nuk e kishin menduar se romani “Tradhtia” do të fitonte shumë

shpejt aq popullaritet, sa ta lexonin pothuajse të gjithë shqiptarët që kishin

sadopak interes për letërsinë. Kjo ishte diçka e paparashikuar, që nuk iu

leverdiste aspak titistëve.

Në këtë kuptim veprimtaria agjenturore e Kapllan Resulit, nuk kishte asnjë vlerë krahasuar

me vlerën që kishte romani. Për t’ia arritur qëllimit i kishin vetëm një mënyrë:

arrestimin e “autorit” të romanit ku për pasojë do të anatemohej edhe vepra

e tij, do të shpallej herezi dhe do të hiqej nga qarkullimi dhe të digjej e të

zhdukej krejtësisht. Dhe kështu ndodhi vërtet. I shkreti BUROVIÇ, kaloi

vite e vite të tëra “nën hijen e qershisë” në burgun e Burrelit, në Spaç e

gjetkë, ku e njohën edhe shumë shqiptarë të burgosur nga regjimi i atëhershëm

enverist, Por kjo është një çështje tjetër. Thonë se në burgosjen e Kapllanit

në Shqipëri, ka gisht edhe Ismail Kadareja i madh, si dhe disa të tjerë në

Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Por, kjo nuk është diçka

e panjohur, dihet se artistët, për shkak të rivaliteteve dhe zilisë janë shumë

të gatshëm t’ia fusin njëri-tjetrit. Dhe, spiunllëku atje ku duhet, është gjeja

më e thjeshtë për t’u bërë, aq më tepër kur dihet që shërbimet sekrete

ofrojnë dhe garantojnë fshehtësinë dhe anonimatin e plotë. Në këtë

këndvështrimi, kërkesa që bëhet sot në Shqipëri nga disa prej njerëzve më

të mëdhenj të artit, nuk është gjë tjetër, veçse një farsë propagandistike,

një lojë për ta rritur edhe më tej famën dhe emrin e tyre, si kampionë të

demokracisë. Ata e dinë shumë mirë se dosjet nuk do të hapen kurrë, ata e

kanë marrë prej kohësh garancinë se, çfarë është shkruar dhe ka ngrirë në

ato dosje të errëta, nuk do ta shohë kurrë dritën e diellit.

Siç e kam mësuar më vonë, pas daljes nga burgu, Kapllani mbeti fare pa

identitet kombëtar.

Në vitin 1993, siç e kam përmendur edhe më lart, erdhi nga Zvicra në

Çegran, u takuam së bashku edhe me Murat Isakun, Adriatik Kallullin, Xhezair

Abazin e të tjerë, e të tjerë në qytetin e Tetovës. Shkoi edhe në Shkup, për

të realizuar qëllimin për të cilin e kishte marrë tërë atë rrugë të gjatë: Ta

nxirrte dosjen e tij nga SDB-ja, t’i shqyente dhe t’i fshinte njëherë e

përgjithmonë si atë dosje, ashtu edhe dorëshkrimin origjinal të romanit

“Tradhtia”, të shkruar me dorën e Mahmut Dumanit, por nuk ia arriti kësaj

dhe iku andej nga erdhi me një mërzi të madhe.

Pas ca ditësh, i pajisur çuditërisht me një pasaportë kroate dhe me një

emër të trilluar, shkoi në Ulqin, ku i dha gazetës malazeze “Pobjeda” një nga

intervistat më antishqiptare dhe më skandaloze të jetës së tij, duke deklaruar

botërisht se nuk është shqiptar, por jugosllav .

N. Cegrani

Nuk thashe kishte te keqe apo jo, megjithese kete punen e nenese serbe e kane perdorur edhe ne kuader te cmitizimit shmutizuesit. Qe do te thote nuk ishte ndonje gje e mire, perndryshe shmutizuesit nuk do t’i meshonin. Dhe gjerat shihen nga perspektiva e sotme, sidomos po te kesh parasysh se frymoret me te keqinj ne Ballkan jane serbet. Nuk do te na vinte mire qe heroi yne kombetar te ishte gjysme serb, pavaresisht se permendet se te gjithe princerit e mbreterit ne ate kohe keshtu benin, martoheshin me te huaja e me the e te thashe.

Ja, ta shmutizoi Alba me zamete ngambrapa punen e prirjeve seksuale, sigurisht duke ia futur pordhes si gjithmone. Sigurisht kane dashur ta shmutizojne edhe punen e shtatit, ta bejne xhuxh si Lubonja, po edhe me kete nuk para ia dolen. Nga deshmi te terthorta del se ka qene me trupmadh se mesatarja e kohes.

Aty e kam hasur, ne Boston. Mbase prandaj s’ja kam pare as emrin as fytyren me, se eshte kthyer si patriot qe eshte te jape dhe ai kontributin. Shume njeri negativ…po gocen e kishte te bukur ama :smile:

1 Like

lejoheshin .benin hook up ne facebook :grinning: