A duhet te dorehiqet qeveria Rama?

atehere moderonte emisione rinie, letersi e arte qe jane elementi i tij dhe ishte i talentuar vertet
por edhe me vone me show fundjave si psh ‘E Djelle’ a si e kishte, apo Ethet, konkurs zerash te rinj te muzikes, ishte bukuri
krasta ka dale shinash qekur iu mbush mendja te beje analistin politik
por dhe s’ka faj i shkreti se ne shqiperi s’mbeti kush pa bere analiza politike, sa ne kafene, sa ne muhabete te thjeshta njerezish e keshtu emisionet me analistitn politik jane me te ndjekurat sic duket prandaj dhe krasta me turmen

A ishte pederast apo jo krasta si perfundim?

Ndoshta sepse ato lloj pacavuresh jane me te shikuarat ne Shqiperi (pervec serialeve turke)?

2 Likes

Ka vetem nje menyre te sigurte qe ta gjesh pergjigjen.

Provoje e me trego, ose coji brandoni

Cfare lidhje kam une me kureshtjen tende te pashuar?

krasta eshte baba i dy femijeve, vajza me duket, sesi i leshoni fjalet tulle pa vrare mendjen ju qofshi

Kjo me te qenit gay eshte si tip sharje standarde e popujve macho, a thua se i plas njeriu me ke e ben Krasta apo Rama apo Gjebrea apo ndonje tjeter. Who gives a shit? Gay or no gay, he sucks either way.

1 Like

kjo ishte pun?

Sherre qeveri opozite ka ne gjithe ballkanin por vetem shqipot u bejne thirrje nderkombetareve sa here bejne sherr .na jane bo nderkombetaret si veteranet e frontit te lagjes qe nderhynin sa here bente ndonje sherr me grun :blush:

1 Like

Jo, thjesht rime.

Eshte e thelle arsyeja: duhet kerkuar ne fillim fare te viteve 90: cili popull ballkanik ka pritur nje cope ministri te jashtem keshtu si ne shqipot ?? Asnje!

(kape çik Llambi Gegpriftin se si do me spiunu se çfare lexon Elez Biberaj :smiley: )

Mendian se ai do sillte miliarda $$ ndihma .

1 Like

nga Javanews
Telashet e opozitës me votën 2009-2013: si u mund Berisha-kryeministër vetëm me votë!
Si në rastin e çadrës së para dy viteve, kauza zgjodhore është bërë “fitili ndezës” i aksionit aktual opozitar, me kombinimin e aktit ekstrem të dorëzimit të mandateve, me atë të protestave, diku të dhunshme e diku thjesht të ashpra verbalisht, ku kjo e fundit përfshihet në një ligjërim nga më egërshanet në historinë e PD-së ndaj kundërshtarit politik. E jo thjesht pse është përmendur dhe “plumbi ballit” – një intervistë e Berishës në median italiane – realisht duket se ka mbetur vetëm plumbi, pasi me gjuhë kreu i mazhorancës është ekzekutuar me kohë, qyshse u shfaq në oborrin e politikës si faktor pushteti.

Shkak është bërë një dosje përgjimesh e kryebashkiakut Dako, ku ai komunikon me persona me profil problematik në zonën e Shijakut në një situatë post-zgjedhore, e që një pjesë e medias dhe e opozitës e përkthen si aferë për blerje votash. Komunikimi e implikon Dakon, por nuk ka “të dhëna të padiskutueshme” për blerje vote, si e sa. Megjthatë, merret i mirëqenë se fenomeni ekziston, dje dhe sot, e në emër të saj opozita kërkon të shkojë në zgjedhje të parakohshme me qeveri teknike.

Por po të kthehemi pak vite më parë, kur pozicionet politike ishin ndryshe, atmosfera ishte e njëjtë deri diku, ndoshta dhe më e tensionuar. PS në opozitë, e pati në katër vjet rresht si kauzë të saj betejën për votën, pasi u ndje e ndëshkuar në dy zgjedhje radhazi.

Në 2009-ën, ajo arriti të dalë kokë më kokë me PD-në në zgjedhje parlamentare, duke aluduar më vonë se ka patur manipulime votash. Dy muaj pas zgjedhjeve, Rama do shfaqej para publikut me një skemë të detajuar manipulimi, duke përfshirë dhe të gjithë kontigjentet kriminale të dalë nga burgu para zgjedhjeve. Së këndejmi, ai parashtroi kërkesën për hapjen e kutive në disa qendra votimi, me slloganin politik “Hap kutitë ose largohu”. Madje për Blushin, në emër të të qënit kundërshtar me Ramën në atë moment post-zgjedhor, ky sliogan ishte i butë. Sipas tij duhej të ish: “Hap kutitë dhe largohu!”.

Berisha nuk pranoi t’i hapte, edhe pse PS i kujtonte një marrëveshje zgjedhore të nënshkruar para zgjedhjeve, ku parashihej një kërkesë e tillë për hapje kutish atje ku kishte dyshime për manipulime. Opozita ecte me parimin se nuk i kërkonte pushtet, le ta vijonte mandatin e saj katërvjeçar, porse evidentimi i shkeljeve apo manipulimeve do ishte një ndihmë për të mos u përsëritur në raste të tjera. Megjithatë Berisha nuk pranonte asesi. Për të, zgjedhjet kishin mbarruar dhe kutitë nuk kishin pse hapeshin. Në këtë atmosferë acarimi politik, u arrit të provoheshin disa manipulime, edhe pse pa hapje kutish, siç simbol u bë fshati Ruzhdije në Fier.

PS shkoi deri në grevë urie, për të dalë prej saj me “ulje në tryezë” diktuar nga ndërkombëtarët, te Restorant Krokodili në Strasburg. As prej aty nuk doli asnjë zgjidhje. Kohë më vonë, Berisha do i jepte një tjetër goditje opozitës, në stilin e tij inatçor, duke i djegur kutitë me ç’kishin brenda krejt faqe botës, pa pyetur as për ndërkombëtarë, një gjest poshtërues ndaj opozitës. Megjithatë kjo e fundit nuk iu kthye më kauzës së kutive. Duke patur para zgjedhjet lokale, vendosi t’i trajtojë ato politikisht për ta goditur pushtetin vetëm me votë, sido dizavantazheve pikërisht te vota nga ajo përvojë ç’kishte lënë pas. Hyn në zgjedhje lokale pa asnjë marrëveshje apo garanci të marrë nga pushteti dhe fiton. Po, thjesht fiton me votë. Çështja ngec vetëm te Tirana. Pushtetit i interesonte vetëm që Rama të mos e rimerrte sërish Tiranën, një fitore që do e kishte riafirmuar si potencioal politik të pasfidueshëm. Do ishte mandati i katërt, ndërkohë që në të tretin kishte mundur rivalin më të fuqishëm të mazhorancës – Sokol Olldashin – në kushtet kur ky i fundit kishte dhe resursin e madh, atë të të qënit në pushtet.

PD e LSI përballë Ramës në Tiranë, duke përfshirë dhe komunistët e Hysni Milloshit. Kryesocialisti fiton me 10 vota diferencë pa asnjë kontestim momental. Por disa orë më vonë, PD kërkon…hapjen e kutive.

Për javë me radhë, do luhej teatri më spektakolar postzgjedhor në tranzicion. Kreu i KQZ-së, Arben Ristani, i rreshtuar qartazi politikisht, e që me vonë do shpërblehej me një mandat deputeti nga PD deri në emërimin si nr.2 i kësaj partie, udhëhoqi një proces ndryshimi rezultati që u vulos nga gjykata, mbi të gjitha me argument procedurial. PS merrte kështu goditjen e radhës, gjë që e detyroi të ndërmerrte akte të shëmtuara reagimi politik, siç qe një tentativë për të hyrë më forcë në KQZ, apo ajo e protestave në rrugë më djegie gomash. Megjithatë, pavarësisht goditjes, e sërish në votë, iu kthye një normaliteti politik; Rama e gëlltiti humbjen e Bashkisë dhe u vetfokusua si kryeministër i afërt, duke e ndërtuar të gjithë ligjërimin në këtë pikë, nisur që me “Kurban”-in, një aset i vyer elektoral.

Ishte një atmosferë e rëndë tensioni politik, jo aq për përplasje në terren, sesa për bindjen që mbizotëronte se Berisha ishte i vështirë të mundej në rrugë normale. E megjithatë, opozita nuk bënë përçapje për ta rrëzuar me aksione politike ekstreme, madje nuk kërkon as ndonjë ikje të Berishës, as ndonjë qeveri pa të për të shkuar në zgjedhje, e as ndonjë garanci nga pushteti në lidhje me to. Rama, me përvojën e Lokaleve, beson ende te vota, por sidomos te dimensioni i saj plebishitar, si një pamundësi për ta ndryshuar rezultatin. Ndaj vendos të riskojë duke bërë aleancë me LSI-në. Ekuacioni i del me sukses: Berisha rrëzohet…me votë!

U soll në kujtesë kjo kohë, me këto precedentë, për të sjellë në vëmendje faktin se flagranca me votën ka qenë ku e ku më e madhe kur PD ishte në pushtet e PS në opozitë, por që diferencën e bën rruga politike e zgjedhur. PS i vjen në ndihmë në këtë rast PD-së, duke i thënë që edhe pse nuk beson te vota – siç dhe ajo ka patur të drejtë të dyshojë – duhet të besojë nëse e kombinon me inteligjencën politike. LSI-në e ka në krah e nuk është nevoja për pakt me të. I mbetet vetëm të bindë popullin se është më vizionare e më e aftë të qeverisë. Por kjo është dhe pika më e dobët, ose handikapi më i madh i opozitës. E përqëndruar te akuza, ajo ka lënë pas ofertën. Ndërsa te PS, te strategjia e Ramës në opozitë, dyvjeçari 2011-2013, ishte më shumë ofertë dhe më pak akuzë. Eshtë rregull psikologjik i provuar dhe në historinë politike: oferta është më impaktive se akuza. A nuk i mjafton PD-së leksioni KOP, që ishte fitorja e ofertës mbi akuzën!

Ishte koha kur erdhi në pushtet me 7 përqind rritje ekonomike…nga Nano!

1 Like

88 vjeq Sorosi.
Ditt e mira per Shqipnine pasketaj vijne

E beri vaksinen Sorrosi? Mbase i del e skaduar dhe shpetojme perfundimisht nga mafia e kuqe internacionale!

pse?

1 Like

Sipas sondazhit, në Shqipëri shumicën do ta fitojë opozita.

Pas pak më shume se një muaji, Shqipëria zgjedh partinë, që do ta qeverisë vendin në katër vitet e ardhshme. Sondazhin që e ka realizuar kompania shqiptaro-izraelite, “GeoCartography”, e nxjerr si parti të vetme fituese Partinë Socialiste, me rreth dy për qind më shumë se Partia Demokratike.

Megjithatë, sipas sondazhit, opozita e deritanishme e Shqipërisë, PD-ja e LSI-ja, bashkë do t’i marrin 71-74 mandate në Kuvend, pra shumicën.

PS-ja e kryeministrit të tanishëm, Edi Rama, del se i fiton 44.54 për qind, që kur përkthehet në mandate, i bie se i merr 65-67 sosh.

E dyta është Alenaca për Ndryshim me lider Lulëzim Bashën e Partisë Demokratike, që, sipas sondazhit, i merr 61-63 mandate, ose 42.18 për qind.

Sondazhi thotë se LSI-ja e Monika Kryemadhit i merr 10 apo 11 mandate, që me përqindje i bie 9.32.

Për këtë sondazh, janë pytur 3778 persona, të shpërndarë në nëntë zona zgjedhore.

Sipas sondazhit, PD-ja del e para në qarkun e Shkodrës, të Lezhës, të Kukësit, të Dibrës. Partia e Bashës, sipas sondazhit do të prijë në këto zgjedhje edhe në Durrës dhe në Korcë.

PS-ja pritet të prijë në Tiranë, në Elbasan, në Fier, në Berat, në Vlorë dhe në Gjirokastër.

Sistemi zgjedhor në Shqipëri ndryshon nga sistemi i Kosovës. Atje nuk është i gjithë vendi një zonë elektorale (proporcional i pastër) por është proporcional rajonal. Çka do të thotë që janë 12 zona zgjedhore prej të cilave zgjidhen në total 140 deputetë. Numrin më të madh të deputetëve e nxjerr Tirana (36).

Sipas sondazhit të realizuar, këto janë rezultate për çdo zonë zgjedhore (ose siç quhen në Shqipëri qarqe) :

  1. Qarku i  Tiranës
    

Qarku i Tiranës sipas sondazhit fitohet nga koalicioni Opozitar (PD-LSI). Sipas të dhënave 17 deputetë do të ketë Partia Socialiste, 16 Partia Demokratike dhe 3 deputetë LSI. Mundësia që rezultati PD-PS të përmbyset në favor të PD-së (pra 16 me 17) është 29.5% ndërsa që ta ruajë epërsinë (17 me 16) është 69.5%. LSI i ka të konsoliduar 3 deputetë, forca të tjera nuk marrin deputetë.

Parashikimi PS 17 deputetë, PD 16 deputetë, LSI 3 deputetë

  1. Qarku i Fierit
    

Fieri, një bastion historic I Partisë Socialiste do të shënojë një rezultat mjaft të mirë edhe këtë vit. Sipas të dhënave që vijnë nga sondazhi, Partia Socialiste ka të sigurtë 8 mandate dhe ka 66% mundësi për të nëntin. Partia Demokratike merr 6 deputetë, dhe LSI merr 1 deputet (ka shanse 34% për të dytin).

Parashikimi PS 9, PD 6 dhe LSI 1

  1. Qarku i Durrësit
    

Qarku I Durrësit. Nga rezultatet e sondazhit kuptohet që Partia Demokratike ka të sigurtë 7 mandate dhe PS 6 . Do të jetë luftë e fortë treshe(PD, PS dhe LSI) për deputetin e fundit.

Parashikimi : PS 6, PD 7, LSI 1

  1. Qarku i Elbasanit
    

Elbasani nxjerr 14 deputetë. Sipas sondazhit Partia Socialiste i ka të siguruar 7 mandate pork a shumë pak shanse për të tetin. Partia Demokratike merr 5 mandate ndërsa LSI 2 mandate.

Parashikimi PS 7 deputeë, PD dhe aleatët 7

  1. Qarku i Vlorës
    

Qarku i Vlorës duket sikur nuk ka dilemma nga sondazhi. Fitorja e PS-së është e ndjeshme por jo me rezultatin e 2017-ës.

Parashikimi PS 7 mandate, PS 4 mndate dhe LSI 1 mandat.

  1. Qarku I Korçës
    

Qarku I Korçës do të jetës humë I luftuar. Aty janë 11 ulëse nga të cilat 4 I ka të sigurta PD, 4 I ka të sigurta PS dhe një LSI. Për dy mandatet që mbesin do të luftojnë fort treshe PS, PD dhe LSI. Mund të shkojënë 5 me 5 me 1 por edhe 4 me 5 me 2. Gjithsesi Opozita duket se do ketë më shumë vende sesa Maxhoranca. Situatë shumë e luftuar.

Sipas parashikimeve të sondazhit në këtë qark do të

  1. Qarku i Shkodrës
    

Shkodra paraqitet mjaft interesante në rezultatin e sondazhit. Partia Demokratike ka të sigurtë 5 mandate në këtë qark, Partia Socialiste ka 4 mandate të sigurta, LSI ka një mandate të sigurtë ndërsa PSD e Tom Doshit dhe Lëvizja për Ndrsyhim e Jozefina Topallit do të luftojnë për një mandate. Ky është edhe mandati i vetëm jashtë treshes PS-PD-LSI në gjithë Shqipërinë.

Parashikimi Partia Socialiste 4 mandate, Partia Demokratike 5 mandate LSI 1 mandat dhe të tjerët 1 mandat

  1. Qarku I Beratit
    

Qarku i Beratit zgjedh 7 deputetë. Në rezultatet e vitit 2017 kjo zonë zgjedhore është ndarë 4 me 2 me 1 në mes Partisë Socialiste, Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në sondazhin e Gazetës Express, rezultati pritet të jetë një ndryshim vendesh mes Partisë Socialiste dhe LSI-së, pra 2 deputetë PD dhe një deputet LSI. Partia Socialiste do të marrë përsëri 4 deputetë. Probabiliteti që PS të marrë 5 deputeët është 25% ndërsa LSI ka 75% mundësi për ta marrë një deputet.

Parashikimi Partia Socialiste 4 mandate, Partia Demokratike 2 mandate ndërsa LSI 1 mandat

  1. Qarku i Lezhës
    

Qarku Lezhë është një qark tjetër ku Opozita PD-LSI do fitojë më shumë deputetë sesa PS. Rezultati i parashikuar është PD 3 mandate, PS 3 mandate LSI 1 mandat

Parashikimi Partia Demokratike 3 deputetë, Partia Socialiste 3 deputetë dhe LSI një deputet.

Shqipëria është udhëhequr në 8 vitet e fundit nga PS-ja e Edi Ramës, i cili herën e fundit fitoi i vetëm mbi 50 për qind të votave.

LSI-ja atëherë e Ilir Metës, me të cilën Rama kishte nisur udhëheqjen, kaloi ka opozita, duke qenë e ashpër ndaj pushtetit të PS-së.

Perfaqesuesi i kombit kosovar i interesuar per politiken ne Shqiperi.