A jam vetëm unë, që më duket kjo e çuditshme?

Makso 100% dakord me ty si nga pikpamja ekonomike por edhe politike. Nuk mund te hyje Shqiperia ne nje treg ku drejtimin do ta kete Serbia dhe aq me keq me nje emertim ogurzi “Jugosllavi”.
Shqiptaret te zgjidhin njehere mosmarrveshjet me njeri tjetrin dhe te bashkojne tregjet e tyre dhe pastaj po u fuqizuan dhe kerkojne me shume treg aty jane sllavet, shohim e bejme. Asnje shtetar shqiptar apo dhe me kombesi shqiptare nuk duhet te lejoj strategji dhe akte te tilla qe rrezikojne poziten e popullit shqiptar ne ballkan.

1 Like

e di si eshte puna maxmeto, jetojme ne kohe kur ajo hija e kravates sikur i paragjykon politikanet per me shume se c’bejne ne te vertete. Te flasesh hapur figura e politikanit me kravaten e kostumin dinjitoz burreror eshte nje maske per prezence qe produkti i punes se tyre sot me kohet qe kane ardhur, e justifikon gjithe e me pak, apo nuk eshte keshtu…
Po ndodh njelloj si me prifterinjte dhe kishen ne perendim, askush nuk i degjon, askush nuk i beson me, jane shndrruar ne figura simbolike ku veshja e vokacionit religjioz ka mbetur si rudiment me teper se gje tjeter.
Kohet postmoderne kane ne qender individin e perfuqizuar nga dija dhe lirite individuale dhe natyrshem politika dhe perfaqesuesit e saj nuk kane me pushtetin tradicional te perceptuar. Mendoj nje nga arsyet qe Hillari Clinton humbi kish te beje edhe me injorimin me cektesi te ketyre lloj tendencave si perfaqesuese e establishmentit tradicional qe ishte. Edhe Macron i fr. pavaresisht se formal ne veshje erdhi me vecantine e tij ndryshe nga politika tradicionale.
Edi Rama me instiktin (qe ka shfaqur gjithnje) per te qene i vertete me veten e tij dhe njerezit, e ka nuhatur pavetedije diskrepancine qe po zbulojne zhvillimet ne marrdheniet shoqerore, me politiken.
Me paraqitjen e tij aformale (kur kodi protokollar i veshjes e lejon) ai nuk do qe te perceptohet me pushtete dhe fuqira politike fallco.
Gjithsesi ne qender eshte fakti qe si dukuri mund te jete me e pergjithshme sesa individuale

Ka nje gjykate speciale per Kosoven. Speciale per politikanet e korruptuar dhe te inkriminuar, qe akuzat e para do t’i leshoje gjate ketij muaji.

Ne maqedoni nuk ka me gruevsk dhe kryetari i kuvendit eshte shqiptar tashme.

Mali i zi ne nato.

Ne shqiperi ka reforme ne drejtesi dhe nderkohe eshte eliminuar faktori ilir meta.

Ne serbi tashme ka nje kryeministre lgbt :stuck_out_tongue:

Indikacione qe BE me ne fund e sheh ballkanin me te dy syte.

Merre ate listen e shko fshi Erionin, degjove!

Celesi i Kosoves dhe Shqiperise gjendet ne Washington…nuk ka gjo ne dore as Hashimja e as Edvini. E vetmja gje qe Shqiptaret lane ne dore eshte permiresimi i vetvetes dhe zhdukja e barrierrave informale midis Shqiptareve. Barrierat Formale i tejkalojne aftesite tona si ne hapesire e ashtu edhe per sa i perket potencialit vetjak.
Kush nuk eshte i kernaqur te rrembej Kallashnikovin dhe te vere Kambalet.

Sa shume i bejne fellatio disa ketu lidereve tane te shquar te thuash vertete i kane pjestare familje ose te dashur kazanovaiste.

Po Gjembi, shume i bejne Fellatio…Kazanit dhe ishave…

2 Likes

Washingtoni po i lan duart nga Ballkani, avash avash, sidomos me Trump.
Investimet e SHBA jane pothuajse zero. Dollari nuk perdoret me.
Gjermania eshte aktive ne investime madhore ne Kosove, e madje edhe ushtarakisht.

Trupat amerikane ne Balkan nuk po pakesohen por fshehurazi duken sikur do shtohen. Investimi ne Amerikan per Shqiperine eshte tek Siguria ushtarake, ombrella qe kushton para. Investime amerikane per Ahmetajn e Kuqon e pollove apo Ridvanin qe t iqerrojne nuku ka.
U gafurr Hashimja me Edvinin per Bashkim…erdhi Yeeja dhe ja u mblodhi…do ushtri Kosova tani…jo tani tha amerika…keshtu qe Edvini e Hashimi nuk kan mo gje ne dore. Aq me pak Patriotet e Cartur. Le te zhduken dasite informale e ka shume per te bere mes Shqiptareve e pastaj kushdo te marre qiften me gjalme e tja kaj Nonen Shkijes ne Belgrade.

30 Qershor 2017. Korporata amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit miratoi javën e kaluar një fond ndihmash prej rreth 50 milionë dollarësh për Kosovën.

BE eshte aktive me plane konkrete zhvillimi. Gjermania po investon ne lidhjet energjetike midis vendeve te ballkanit, kane investuar per te rregulluar qendra qytetesh e tani po diskutojne edhe per te ndihmuar investimin e autostrave. Amerika vetem llafe ben me ambasadore ketu ne shqiperi te pakten.

Amerika e shikon ekonomikisht Shqiperine te lidhur me rajonin Europian bile edhe ne futjen ne BE i kemi ata ambasadoret amerika si avokatet me te mire. Sigurisht qe rolin rajonal do e kete Gjermania si superfuqi Europiane.
Nderkohe bej pak llogarite kostot e trupave amerikane ne Kosove e mbeshtetjen ne Shqiperise, si edhe llogarit se kush do investoje ne Kosove e Shqiperi pa garancine paqeruajtese Amerikane, dhe pastaj flasim.
Keto dite Serbet vrane nje turist te Ri Amerikan ne Greqi thjesht se ishte me i gjati dhe fliste Anglisht…dic dine Serbet…une them se Serbet dine sa vlejme Ne pa Ameriken.

nuk di c’te te them. Ketu biznesmene gjermane e austriake ka plot.
Kam pasur te bej me disa te tille. Amerikanet i ke vetem fetare.
Ke plot kompani shqiptare arkitektesh e inxhinieresh qe po hane buke me investime gjermane.
Projekte qe i financon gjermania, qe nga ujesjelles e deri te ndertime infrastrukture.

Te gjithe ushtaraket e policet kryesore i ke te trainuar ne amerike.

kujt i hyjne ne pune?

1 Like

Po e rithem, pa garancine e Amerikes si Aleat ushtarak qe ka prezence ta jashtezakonshme ushtarake ne rajon ne Shqiperi edhe ato pak investime nuk do te vijne. Shqiperia eshte nje shtet gjysem i falemintuar sidoqofte e pavaresisht perceptimit.

Ti e thua me hamendje ate po konkretisht amerika nuk shihet ne asnje qosh ketu, pervec ambasades. BE eshte gjithandej.

Sa te jete ER ne krye Z, Trump nuk e ve ne refene shqp,

Faleminderit i lebetitur. Po ai mjeku nga La Sapienza fals eshte?

50 milione dollare jane pothuajse asgje. 6 milione euro ishte fondi qe sapo mori nje kompani me 18 veta ne total, me gjithe pastruese, per realizimin e nje projekti qe ishte pjese e marreveshjeve me BE te financuara nga gjermania.