Ka shume portale lajmesh dhe ato nga njeher mund te publikojne mendime rreth letersis, por, jam duke lexuar librin E Rexhep Qosjes “pushtet i korruptuar” ku fillon e flet per “'[provincializmin] ne letersi e ne shkence”
… Provincializmin e tyre letrar dhe historiko-letrar ata do ta deshmojne ne recensione, me artikuj kritik, me shkrime me te gjata, the quajtura studime apo, madje, edhe me monografi.
Pertej kritikes qe Qosja ju ben, mendova, ku publikohen keto artikuj (ndoshta monografit jo).
Pertej perrallave politike ne TV (e si pasoj portaleve “perkatse”) jam berryl (komplet hu). Para disa javeve ju kam kerkuar prinderve qe t’me blejn disa libra shqip, dhe pyetja eshte (pertej detajeve) a ka ndonje menyre per tu “edukuar” rreth verprimtarive letrare/akademike on line. (Nese do dija emra studjuesish, ndoshta tegjit kan faqe Facebooku, Qosja psh ka, por se di)
Pyetja eshte nje kontradikte ne vetvete sepse mediumi “on line” eshte per natyren e tij antiakademik, ç’edukativ, anarkist. Destini i virtualitetit eshte anarkia, thene kjo ne kuptimin e mire te fjales, tjeter pune qe perdorohet ne kuptimin e keq te fjales. Dihet kjo pune: çfar eshte destinuar te perdoret per mire, perdoret per keq. Shkurt: çfar eshte e Zotit, ka rene ne dore te shejtonit, si per çdo gje tjeter.
Ne rastin shqiptar ka nje varferi te llahtarshme kulturore, qe reflektohet edhe ne varferine e llahtarshme ekonomike, pasoje e drejteperdrejte eshte varfera e botes virtuale. Kane mbetur shume pak blogje si varreza te paperditsuara vite me pare, ose edhe nese te perditsuara, pa vizitore e me 0 komente, ose me komentues vete autorin dhe nje alter ego te tij qe i ben shoqni ne vetmine e tij (sakte 2 blogjet e linkuar nga Korriksja). I vetmi blog fuksionues, ose me sakte reviste si e quan autori i tij, eshte blogu i Ardianit qe ka linkuar Alba me lart, por si i vetmi funksionues, shton vetmine e llahtarshme on line.
Fejsbuku eshte shenja me e qarte e anarkise on line, te degraduar ne nje fare feje qe as ja vlen ta analizosh. Ne faqen e vet çdonjeri fejsbukist eshte “je i modh vallaj!”, ndryshe vepron çensura demokratike.
Ndersa per çeshtjen e kultures provinciale qe ankohet Qosja, “provincial” eshte relativ si epitet. Qosja eshte per vete katunar akademik i bllokuar ne kulturen franceze nje shekull me pare, Bodleri poet i modh botnor, tur eifeli, mulin ruzh etj etj. Kur amerikont albaneze zbuluan ameriken ne vitet 90-te, zbuluan edhe qe tere Evropa eshte provinciale. Por asnje dyshim per eliten katunare shqiptare qe tere Perendimi mund te jete nje province, dhe nje province tashme e degraduar qe nuk ka asgje me te re per t’i dhene botes, megjithse kjo ide eshte shpallur qe nje shekull me pare.
Ti e din qe cfare kerkova. Nese pyetja do ishte “a ka ndonje menyre per tu edukuar rreth veprimeve letrare/akademike Angleze on line” pergjigjia do ishte - se te duash. Ka professionist dhe amator qe flasin per letersin dhe akademin. Pyetja pra, a ka te till ne gjuhen shqipe? Jo? ok
Per ata qe deshirojne te mos flasin per problemet ne fjale. P.sh. media shqipetare, qe pothuaj qe nga fillimi ka pasur lajme te rreme, tani con duar lart dhe thote “fake news eshte ne te gjith boten”
meqe na e tregove njerin nga me te miret, mos le pa tregu edhe te tjeret “nga me te miret”.
Boje punen tamom, tregoji te tere dhëndurët, qe te zgjedhin se kush eshte me i miri midis tyre.