A keni ndonje shprehje tuajën origjinale?

Pozita e intelektualit të modh e të qenurit kundër çdo ideologie, është ideologji më vete, dhe madje ideologjia më mashtruese e më e rrezikëshme, e maskuar mbas mosqenies së mospasjes asnjë lloj ideologjie. Tamam ujku i veshur me lëkurë deleje, me Bashkën e Artë të Kolkidës.
Në fakt kjo është ideologjia më e fundit e Shejtanit kohët fundit, të cilat përbëjnë Kohët e Fundit ose Fundin e Historisë, përkatësisht konceptimit fetar ose konceptimit laik të historisë providenciale.

Termin negativ “eurocentrik” e kam degjuar shpesh si ankese mbas vitit 89-te, pikerisht kur Evropa dhe Perendimi kishin humbur perfundimisht privilegjin e te qenurit qender referimi per boten. Dmth kur nuk kishte me arsye per tu ankuar. Njeriut i pelqen te luaje me jehonen.

“Njeriu nuk mud ta kapë absoluten, ndryshe nuk do ishte absolute”, përmban brenda aksiomën: “Absolute është ajo që nuk kapet dot”, e cila përmban brënda aksiomën: “Nuk mund të flitet për atë që nuk kapet dot”. Nga kuklla ruse nxirret kuklla tjetër: “Nuk ekziston ajo që nuk kapet dot”. (U kry bacë!). Pastaj vazhdohet natyrshëm loja me kuklla: “Ekziston vetëm ajo për të cilën mund të kapet, prandaj mund të flitet”. Dhe së fundi kuklla finale, vendimtare mbi dhe: “Ekziston vetëm relativja sepse vetëm ajo mund të kapet e mund të flitet”. Përtej kukllës së fundit nuk ka gjë tjetër përveç boshit dhe hiçit, të cilat i kap Hajdegeri dhe Witgejnshtejni tu bo i dor muhabet ke Pylli Zi.

Ne kemi të qartë vetëm atë që besojmë, dhe fjalët shërbejnë vetëm për ta shprehur këtë besim. Fjalët janë veshje gjatë përdorimit nuk kanë asnjë vlerë në vetvete, veçanërisht në përdorimin e përditshëm; vetëm etimologjia përpiqet të tregojë se mund të ketë një lidhje midis formës dhe kuptimit të Fjalës.
Pra fjalët kanë një kufi, i cili, në kundërshtim me atë që thotë Wittgenstein, nuk është “kufiri i botës”, është kufiri i filozofisë dhe logjikës. Bota në kuptimin e gjërë të fjalës (i ashtuquajturi “Kozmos” i Grekëve të lashtë që ka brenda vetes edhe të përtejmen), përfshin edhe çfarë ne besojmë. Kur rreket të tejkalohet kufiri i fjalëve, nëse nuk besohet në të njëjtën gjë që beson edhe bashkëbiseduesi (ose autori që po lexohet), ekziston gjithnjë rreziku që fjalia të duket e pakuptimtë si lojë fjalësh.
Pra nëse nuk kihet të njëjtën besim si bashkëbiseduesi, ose më keq, nëse nuk kihet asnjë besim, keqkuptimi është i garantuar. Ajo që ne besojmë i jep kuptim botës, kuptimi i botës qëndron jashtë botës së Wittgenstein, por duke mbetur ende brenda Kozmosit.

Interpretimi pluralist i nje vepre arti pershendetet nga intelektuali i modh prej budallallekut + servilizmit + frikes ndaj sistemit ne fuqi (opinioni publik eshte po aq i frikshem sa policia), po njesoj si dikur pershendetej vetem interpretimi ne fuqi i melejezyshes “çfar ka dashur te thote autori me kete?”. Nese sistemi monist komunist rropatej t’i jipte nje kutim botes, sistemi pluralist kapitalist rropatet ta nxjerre boten me infinit kuptime, domethene me zero kuptim, pa kuptim fare.
Po nese bota ka nje kuptim, qe nuk eshte e thene te jete patjeter monokuptimi i melejezyshes, cili nga dy sistemet eshte me fals, me kriminal dhe me i poshter? Cili intelektual i modh eshte me fals, me kriminal dhe me i poshter, ai i Lidhjes se Shkrimtareve atebote, apo intelektuali i modh i Lidhjes se Banditeve ketebote?

(aq me teper qe ne kohe te trazicionit shihet ndrrimi i dy llojeve te maskave atebote-ketebote ne te njejten fytyre, ose qe maska atebote ne fytyren e babes ndrrohet ne masken ketebote ne fytyren e birit te babes)

Nuk eshte e thene qe e kunderta e te keqes eshte e mira vete, mund te jete nje e keqe akoma me e madhe.

(nuk e mbaj mend se kush e ka thene, po s’ka rendesi, zene se e kam thene une qe jam hajdut interneti)

Duke ndihmuar njërin për të zgjidhur një problem matematik detyrë shtëpie, mbas shumë vitesh që nuk merrem më me të, kuptova pse matematika dikur më shqetësonte, e tani më bllokonte të mendoja, rrija si i humbur para një ushtrimi dikur të thjeshtë. Shkak për këtë bllokim është zero dhe infiniti, dy koncepte të papranueshme për trurin njerzor, e megjithatë bazë e matematikimit modern. Papranueshmeria bllokuese e simbolit 0 dhe përhapej si kolerë (koronavirus :stuck_out_tongue:) edhe mbi numrat dhe gërmat e tjera të ekuacionit, i cili shndërrohej në një grumbull shenjash pa kuptim abrakadabra. Pra shijova për herë të parë mistikën e matematikës si injorantët katranjosë, por ndryshe nga ata, di mirë që sidoqoftë matematika funksionon midis 0 dhe , dhe shqetësimi i dikurshëm sot është bërë bllokim si dyshim: funksionon gabim? Si mund të funksionojë gabimi?

Cili simbol është më fals, më kriminal dhe më i poshtër: 0 apo i modh?

(zgjidhje matematike e problemeve sociale, dhe anasjelltas):smiley:

Vlera e një vepre arti është ose zero ose infinit.

Nuk po e gjej, qe nuk po e gjej, se e kujt eshte kjo shprehje. Ka mundesi te jete e imja, sepse nuk gjendet ne internet per ta vjedh.

Edhe në librin më të iluminuar ku do të shkruhej krejt e Vërteta Absolute, ky libër nuk mund të jetë kurrësesi e vërteta, sepse e Vërteta tamom është e vërtetë e jetuar. Vetëm jeta mund të përmbledhë dhe përmbajë bashkë, si Tekstin (librin), ashtu dhe Kontekstin ku ndodhesh. Kjo nuk është akoma e qartë, megjthse është histori e 2000 vjet më parë.
Kur Jezui fliste, skribet e tempullit (intelektualët e shquar të kohës) i tregonin Librin (Testamentin e Vjetër) duke i thënë: “nuk është e vërtetë, shiko se kjo që sapo the nuk e shohim të jetë këtu”. Jezui i’u përgjigjej: “Jam unë e Verteta, Udha, Jeta”. Dmth jam unë Libri, dmth Teksti dhe konteksti. Edhe pa qenë Krishti të ndodh e njëjta gjë me skribët modernë. Nëse thua një gjë të provuar së vërteti në lëkurë, për mirë apo për keq, të vjen intelektuali i modh që roit biblotekat, e të thotë: “Nuk është e vërtetë, shiko se ky ka thanë ndryshe në faqe aq e kaq, e ky tjetri e ka thanë në faqe kaq e aq!” Mandje ndonjëri, më i modh se të tjerët, të thotë: “Shiko këtu, s’ka than Krishti kështu” :smiley:

Ndryshe nga si kujtohet dhe propagadohet, nuk krijohet prej vuajtjes, e cila, e vetme, e shterpëzon njeriun, duhet edhe lumturia për të krijuar. Dhe si bilanc lumturia duhet të jetë sadopak mbi vuajtjen, ndryshe nuk krijon dot, madje nuk jeton dot. Lumturia nuk është vetëm një e drejtë e njeriut, siç shkruhet në Kushtetutën Amerikane (neni më i modh i saj), por është edhe detyrë e njeriut. Faktkeqsisht akoma nuk ekziston komb mbi dhe që ta shkruajë në kushtetutë këtë të dytën. Asnjërit nuk i pëlqen të bëjë detyrat e shtëpisë.

1 Like

Dyshimi hamletian “Të besosh apo të mos besosh?” është një pozë intelektuale snobe e llojit të lodrës së fëmijrisë “kush bën poza më të bukura” para të tjerëve dhe vetvetes. Besimi në Zot nuk është një mendim, sepse të menduarit është gjithmonë proces ambig me dy krena që ka gjithnjë të ligjshme të paktën dy këndvështrime të ndryshme, si pohimin ashtu dhe mohimin në çdo çështje të shtruar për zgjidhje.
Besimi në Zot është një përvojë e jetuar plotësisht nga dita në ditë, vazhdimisht e rilindur dhe riprodhuar nga eksperiencat evidente të përditshmërisë, i mjafton vetvetes dhe e tejkalon procesin dyshimtar të së menduarit duke paraprirë teologjitë, metafizikat, ideologjitë, qofshin këto pro apo kundër besimit.

Gjë a gjëzë

Ngado që vete,
merr shtëpinë me vete.

(emigranti në kërkim të “një jete më të mirë” “jasht shtetit”)

Krahasuar me Inteligjencën Supreme të gjithë janë budallenj, ndryshimi është se janë budallenj ndryshe, më saktë janë budallenj në mënyra të ndryshme. Kjo nuk përbën ndonjë problem kushedi se çfarë, gjëma e madhe është kur budallai ndryshe mbahet për superior ndaj ndryshe budallait.

Nga një shoqëri e mbyllur, u bë një shoqëri e hapur, me rezultat një shoqëri e trullosur.

Nderkohe qe intelektuali i modh oriental hante dynjone per te vene ne zbatim 5 pikat e Realizmit Socialist, intelektuali i modh oksidental bente komunistin duke talle koqet dyfish: si me koleget qe ndertonin realizmin kapitalist, ashtu dhe me ata qe hanin marlonët me dhom duke ndertuar realizmin socialist matane Perdes se Hekurt.

Nëse ke origjinalitet nuk kopjon dot edhe sikur të detyrojnë, mund të kopjosh vetëm vetveten. Mund të kopjojë tjetrin vetëm kush nuk ka gjè originale për të thënë, gjë që përbën talent më vete.

Shprehje origjinale nuk ka .Sado qe te mundohesh dikush e ka thene para teje.
Mallkuar qofte ai qe e ka thene para meje tha :blush:

ti e ke fjalen per shprehje te thena tu bo i dor muhabet? Sepse une “gje origjinale per te thene” e perdor ne kuptim me te gjere se tu bo i dor muhabeti ke Peshku apo blogu i Vehbiut. Psh E=mc ne katror eshte shprehje origjinale.

mjer ata qe kane kujtese, e lumsi ata qe s’majne men çfar kan honger mrome.