A keni ndonje shprehje tuajën origjinale?

Po shihja një dokumentar që rrëfente për një tribu indigjenësh, djelmoshat e së cilës, kur i vinte koha për martesë zbukuroheshin duke vizatuar fytyrën me lloj lloj motivesh me ngjyra të ndezura. Djelmoshat viheshin në rresht “kush poza më të bukura” para vajzave të tribusë, të cilat zgjidhnin më të bukurit si bashkëshort të tyre. Në fund të dokumentarit kamera drejtohet tek vendi ku indigjenët merrnin ngjyrat, ishte një miniere e braktisur sulfati zhive (cinabri), mineral tepër helmues. Dmth lyheshin e përlyeshin pa e kuptuar se në këtë mënyrë po helmoheshin.

Përveç se shumë e trishtë, ishte një pamje mjaft qesharake. Po mendoja më pas: a nuk bëjnë të njëjtën gjë intelektualët e mdhenj duke zbukuruar turinjtë e tyre me lexime librash frëngë dhe parje filmash tejet helmatisësh për tu dukur dikushi në sallonin e sinjora Bertinit? Injoranca nuk është vetëm padituri shkencore, siç mundohen ta paraqesin inteligjentët e mdhenj, injoranca është edhe padituri e Parimit, e cila është injoranca më e madhe dhe më e rrezikëshme.

1 Like

Të djelën e kaluar herët në mëngjez u ngjitëm në majë të një mali (mal i thënçin, më tepër kodër se mal) ku ndodhej një manastir (eremo). Roja na tha se tani ndërtesa e manastirit përdoret si sanatorium për të rikuperuar të droguarit.
“Opium për popullin”; kuptimi marksist i rrjedhës së historisë si degradim i materializuar në kohë.

Kush mballos fizikisht gruan e tjetrit, njëkohësisht ka mballosur shpirtërisht edhe të shoq të saj.

Para se të bëja traktoristin në Frosinone, punoja në një piceri, shpërndaja picat derë më derë tek porositësit. Në picën e parë pata një shqetsim aq të madh për të shkëmbyer paret, saqë nuk ishja në gjëndje të bëja llogari elementare hiq e mblidh. Truri ishte krejt i bllokuar, morat paret që më dha porostësi, dhe krisa e ika pa i numëruar. Më pas dalëngadalë ja mora dorën, por hera herës vija re në bilançin e shitjeve në darkë, që paret, o ishin më shumë, ose më pak. Një herë u ngatërrova keq në kthimin e kusurit një porositësi, të cilit i kërkova falje. Më tha që të mos shqetsohesha, ai vetë kishte 40 vjet që bënte shitësin në markato dhe se e di mirë që ky është problem i zakonshëm në numërimin e pareve kur shet e blen, gjithnjë është mundësia e gabimit, sado eksperiencë të kihet në zanat.

Në këtë rast i rashë në të edhe një herë tjetër fuqisë mistike stërmadhe që ushtron paraja në thellësi të shpirtit njerzor. Paraja është kaq turbulluese për magmën kaotike të subkonshit njerzor, sa paralizon edhe masën racionale kristaline të konshit.
Kartmonedha është dëshmia që një copë letër nuk është vetëm një copë letër.

Kartmonedha eshte nje cope leter pa vlere .Besimi qe kane njerezit ne te e ben me vlere .:blush:

e ke fjalen per besimin In God we trust qe shkruhet ne kartmonedhe?

Duke kërkuar për të ngrënë marè në një rrëpirë mali, pashë një lloj pemë që nuk e kisha parë ndonjëherë, me një formë aq të çuditëshme sa më habiti. Nuk ishte fort e lartë, dhe në vënd të një trungu të vetëm, kishte disa që bashkoheshin në një fund të mbuluar nga gjethet e vjeshtës. Trungjet ishin fare të drejtë, të njëtrajtshëm, të lëmuar dhe pa degë (kurora e degëve hapej në majë), me një ngjyrë gri argjënd që rrëzëllonte ftohtë si inox; prandaj në fillim i kujtova një konstruksion tubash prej metali.
Një kapriço e tillë mahnitëse e lëndës organike të mimetizuar si lëndë inorganike, nuk mund të ishte veçse një sinjal profetik i Mëmës Natyrë për dukjen e ardhme të epokës së bimësisë të konstruksioneve industriale.

In God we trust shqipërohet I paguhet prurësit me të parë.
:laughing:

Alba,
nese Bottle Rack i Duchamp shqiperohet Arke Shishesh,

dhe Spin Doktor i Lukashenkos shqiperohet mjeku i tij,

atehere edhe In God we trust i Dollarit shqipërohet I paguhet prurësit me të parë (ose tun paret!).

Paraja eshte mit qe ekziston ne rradaket e homo sapiens qe bazohet ne besim .nese I ofron nje afgani dollare e pranon menjehere.nese I ofron lekun shqiptar te thote te fshic menderen me te se s’ka besim .Besimi eshte baza e civilizimit qe I mban shoqerite bashke .po iku besimi shoqeria bie ne kaos.Prandaj dhe kauret insistojne ne luften kunder korrupsionit se po iku besimi i robve be institucionet vendi shkon per lesh .

Alba ne keto ujra duhet me u zhyt i çik ma thelle:

Besimi i kaurrit eshte me i thelle se besimi tek dollari dhe lufta e korrupsionit, eshte besimi tek borxhi, huaja bankare, e cila krijon parane. Jo rastesisht ne gjermanisht Schuld ka kuptim njekohesisht borxh dhe faj.

Me fjale te tjera besimi i kaurrit eshte mekati origjinal, te cilit kaurri i rru trapin duke luftuar korrupsionin nepermjet policise financiare. Duke i rrujte trapin mekatit origjinal, policia financiare e mban gjithnje rinor trapin e ngrehur te Marlonit bashke me 2 bolet e tij trokellitese.

tun paret! dhe tun bolet! jane ekuivalente, siç jane ekuivalente kaurri dhe prurësi me të parë.

Papa Ratzinger ka thene qe “ateisti te jetoje sikur Zoti te ekzistonte”, pa i shkuar fare neper mend se besimtaret duhet te bejne perkundrazi: duhet te jetojne sikur Zoti te mos ekzistonte, ne kuptimin qe t’i bejne gjerat vete, e te mos presin t’i beje Zoti, siç rendom i delegohet Zotit shpetimi i botes.
Ateistet dhe besimtaret jane njesoj te papergjegjshem, ose me sakte te papergjegjshem ndryshe.

Leibnicit mbajti nje diskurs ne sallon mondan te kohes lidhur me idene e tij te “Parimit te Padallushmërive”, qe nuk ekzistojne ne bote dy gjera barabar te ngjashme midis tyre. Te nderuarit oborrtare dama dhe kavaliere te pranishem ju futen punes te kerkonin per te gjetur ne kopshtin e keshtjelles dy gjethe te padallueshme midis tyre qe te hidhnin poshte tezen e Laibnicit. :smiley:

Ate qe nuk e bene dot damat dhe kavaljeret e kohes se Lajbnicit, e bene intelektualet dhe intelektualeshat e sotme te sallonit te sinjora Bertinit që kane hedhur poshte “Parimin e padallushmerive” te Lajbnicit duke gjetur te vetmet gjera ne univers krejt te barabarta midis tyre: alias 2 bolet e Marlonit, me te cilat lozin nate e dite duke i trokellitur pa pushim.

Pak vetë kanë mendime të tyre, të tjerët i blejnë mendimet në pazar të konfeksionuara si pantallonat, pako e gjalpit, ose pakot e maskave koronavirus. Eshtë shumë e vështirë të kesh mendime të pa marra hua ose ide të konfeksionuara të blera në Pazar, të kesh mendime të tua duhet me parë të vuash më tepër se një bylyk personë bashkë. Mendimet të jipen vetëm mbas një vuajtje të madhe, sa më e madhe vuajtja, aq më e madhështore ideja dhe zbulesa.

Të hysh në një supermarket dhe të blesh absolutisht vetëm një mall - ky është testi dhe kushti më i sigurtë që kapitalizmi e ka të humbur davanë.

Nuk mjafton të jesh i mirë, mbas mirësisë mund të fshihet dobësia. Që të jesh vërtet i mirë në kuptimin e vërtetë të fjalës, nuk mjafton të jesh vetëm i mirë, duhet të jesh edhe i keq në situata të caktuara.
Thënë me pak fjalë: nuk mjafton vetëm Teksti, duhet edhe Konteksti.

Po njëlloj, ta do mendja që duhet të kuptosh, por që të kuptosh tamom, dmth të kuptosh Tekst dhe Kontekst bashkë, në situata të caktuara nuk duhet të kuptosh, duhet me qenë gomor fare, më tepër gomar se gomori që ke përballë.

Mendja është e hapur dhe e lirë, nëse trupi është i kufizuar nga rregulla dhe ligje.
Dhe anasjelltas.

Qeni eshte kafshe besnike.Pse zemerohemi kur na therasin qen😊

çfar koicidence, sot isha ne qytetin me te kulturuar dhe më me pare te zones tone, dhe tu bredh rrugeve vura re diçka te veçante qe u be shkak per te krijuar nje aforizme te re:

Sa më tepër vihen re qen race që shëtisin rrugëve bashkë me të zonë, aq më i pasur dhe më me kulturë është qyteti, dhe aq më e madhe është vetmia e banorëve dhe atmosfera e vetmisë që rri pezull mbi qytetin.

(dhe aq me pak merziten banoret kur i thone: “po jeton i vetem si qen!”) :stuck_out_tongue:
(dhe aq me teper eshte mundesia qe duke hedhur kembet mbi plloçat e gurta te rruges te shkelesh mbi nje gje te bute dhe rreshqitese) :joy:
(dhe aq me teper eshte mundesia te ndegjosh mbrapa kraheve zerin e vetmuar te padronit te qenit te shoqeruar: “Kur shkel mut, do te bësh një qerre me para!”) :rofl: