A keni ndonje shprehje tuajën origjinale?

Duke e quajtur “kafshë” një person harbut, i bëhet padrejtësi kafshës dhe nder personit, sepse njeriu është i destinuar origjinalisht dhe potencialisht të ketë natyrë hyjnore. Me fjalë të tjera njeriu i rënë në kafshëri, bie më poshtë se kafshët të cilat janë të qashtra në kafshërinë e tyre.
Njeriu është dënuar me hyjni.

Një herë lindur një ide e re në kokë të një personi, nuk humbet kurrë, tashmë gjysma e punës është kryer meqë fillimi është i mirë. Mbetet në pritje që ideja të përhapet duke u thënë, e së fundi edhe duke u realizuar.

1 Like

Ekzistojnë disa shprehje në shqip që thuhen me mendjelehtësi të papërgjegjëshme, megjithse përshkruajnë situata tejet tragjike, psh: “e kapi grun” (me njonin) sikur po luhet loja e ka kush e ka; (njoni) “ra n’burg” sikur njoni ra në ndonjë gropë aksidentalisht tu hec pa e pas menjen.
Kjo është një mënyrë filologjike për ta bërë jetën më të durueshme tu bo i dor muhabet.

Kishte dhimbje të fortë koke, fërkoi mjekren e parruar dhe klikoi poshtë komentit të saj duke murmuritur: “Tashti i duhet dhënë përgjigje edhe kësaj budallaqes”, ndëkohë që turivarur shtypte në tastjerë gërmat: hahahaha.
Frazë nga Ditari i një fuksi jasht shtetit

Sapo kaluam kufirin, u ndalëm rrugës për të pi një kafenë një katun slloven. Në sheshin prej çimento para kafes, pashë hedhur përtokë pëlltau! një derr gelbaze ngjyrë verdhë-gjelbërt në formë të lakuar si hiperhapsirë gjeometrike jo-euklidiane. Kushedi sa kohë kisha pa parë një imazh të tillë.

-Ja shënja treguese që tani ndodhemi në Ballkan - thashë duke treguar me gisht hiperhapsirën e lakuar jo-euklidiane.

Kur shoh ne aeroporte rob qe kruajne hunden ne publik me mbushen site me lot se kuptoj se eshte porta e Pellazgjise :joy:

Një vend i vogël sa një e dhime mize në hartë dhe me strukturë tribale, e ka të pamundur ose shumë më të vështirë shtetkombërjen, krahasuar me një vend i madh. Në një vend të vogël bien të gjithë kushërinj si në katund, dhe është më e vështirë të qëllosh mbi një kushëri se mbi një person abstrakt armik, fashist, komunist, mason, grek, serb e pordhi kali fjalë të tjera të ngjashme. Me fjalë të tjera në një vëndi të vogël lufta civile konsumohet brënda familjes, nënshtetasit urrehen midis tyre si rëndom brënda familjes shumë më tepër se në një vend të madh, i joti mishin ta ha, por kockat t’i le - thuhet në vendin tonë të vogël ku bien pothuase të gjithë kushërinj.
Nga pikpamja e finalitetit të historisë, që ndër shumë eliminime institucionesh të tjera parashikon edhe eliminimin e shtetit, kjo situatë fatkeqe duhet quajtur fatmirësi (“qari me humjen jan aty-aty”), jo vetëm formalisht si festim paraprak që “ne do fitojmë!” në fund, por sepse kryerja e Fundit të Historisë është një proçes i vazhdueshëm progresiv në kohë që zanafillon në Zanafillë të Historisë dhe është vazhdimisht në kryerje e sipër në çdo kohë dhe në çdo vend, të madh apo të vogël qoftë. Ligji i ekonomisë së forcave vepron edhe në këtë rast.

Çdo ide dhe shpikje novatore pa përjashtim lindet në origjinë për qëllim të së mirës, më pas përdoret për keq; psh: shpikja kineze e barutit origjinalisht përdorej për fishekzjarë në festime, shpikja e bombës atomike është derivat i mëvonshëm i projektit fillestar - fatkeqsisht të parealizuar fillimisht - për të prodhuar energji nga proçeset termobërthamore.

Shejtani vjen gjithnjë i dyti në kohë mbas Krijuesit, satanizmi është hajdutizëm dhe parazitizëm, nuk ka asgjë origjinale, përveç mashtrimit për tu dukur sa për sy e faqe sikur Prometeu është i pari. Shejtani ka vetëm meritën që bën të dukëshme idetë e shpikjet për njerëzinë, dhe sasijorizon deri në nivel industrial shpikjen cilësore origjinale të zjarrit të vjedhur.

Edhe un jom si Prometeu, vjedh ide ne internet nga perënditë e Olimpit dhe i sjell ne Peshk sikur te ishin ide origjinale te mija. :joy:

Revolucioni frëng asgjësoi kryqin dhe instauroi gijotinën.

Eros është e vetmja gjë me vlerë që kemi, na është dhënë si karburant bruto që ta shndrrojme në energji të pastërt superiore, në Agapo.

Konflikti është komplementaritet i papërmbushur, ndërsa kundërtia është komplementare e degraduar.

atë botë nuk gjejmë gjë tjetër përveç çfarë çojmë atje.

Misioni dhe tema kryesore e artit dhe kulturës perëndimore është të paraqesë “humbësin e madh” si më të madhin fitimtar. Pra autori oksidental mbetet përgjithnjë i krishterë, dashje pa dashje ilustron Krishtin duke u matur gjithnjë me të, edhe kur bën ateistin, madje akoma më tepër në këtë rast kur ushtron zanatin e të madhit fitimtar.

Ideja e modhe filozofike që “jeta nuk ka kuptim” përdoret si mbulesë për të fshehur idenë akoma më t’modhe që “jeta nuk duhet të ketë asnjë kuptim” se ndryshe na hapet punë për t’i gjetur kuptimin, e më pas kushedi për t’i gjetur veprimin dhe realizimin.

Fundamentalisti më i modh në botë që ka thënë dy shprehje fundamentaliste më të mdhoja në botë:

Me mua ose kunder meje (Mateu 12,30)

Kush nuk është me mua është kundër meje, e kush nuk mbledh me mua, shkapërdan (Lluka 11, 23)

RIP DIEGO ARMANDO !
( ma shum se dhjet grma pra mo)

E mbylli edhe Maradona .
"Man, who is born of a woman , is of few days , and full of trouble

Figura e intelektualit të shquar del në dritë në kohë të Iluminizmit me Les philosophes frëngë, si kundërpedal i figurës së fetarit obskurantist mesjetar; pra epoka moderne lind si kundërvënie e filozofit ndaj fetarit, racionalizmit ndaj iracionalizmit, mendimit të lirë ndaj dogmës. Epoka dekadente ose postmoderne lind si dalje në bejleg e figurës së artistit të kundërvënë figurave të mëparshme. Shndërrimi gradual i bejlegut në tregun e lirë të mallit kulturor, ku shiten e blihen gjithfarlloj “… rraqe të vjetra kush ka me shiiit!!!”, kumton lindjen e epokës turbopostmoderne.

Pra e reja e vetme tani është kumti që gjë të re s’ka më, përveç përshpejtimit të rritjes së entropisë.

Në proçesin gjyqësor bërë Floberit për romanin Madam Bovari, kundër akuzës së prokurorit për “ofendime moralit publik dhe fetar”, mbrojtja argumentoi se pohimet dhe konsideratat e quajtura skandaloze prej akuzës, nuk jane të Floberit si person me mish e kocka, por të krijesës së tij letrare madam Bovari. Mbrojtja pati sukses, Flober u lirua nga akuza, por kur festohej fitorja në sallonin mondan të sinjora Bertinit, Flober gërthiti, me gotën e shampanjës në dorë, frazën e famëshme:

-Mme Bovary c’est moi :rofl:

Të pranishmit Proust, Barthes, Foucault, Borges dhe intelektuali i shquar shqiptar ngritën gotat në hava duke bërtitur:

-Për shëndetin e të bukurave sinjorina! :rofl:

Sot po të kesh qyrre në hundë shoqëruar me temperaturë 37 e gjysëm është tëpkë si të kishje dikur biografinë e keqe.

1 Like