Ruset te vetmen gje qe fituan me permbysjen e komunizmit ishte se bene aparatchiket kamuniste miliardere dhe ish udheheqesit e republikave sovietike te cilet dikur hiqeshin nga Moska u kthyen ne sulltane te perjetshem .
Prandvera ne shqypni liri demokraci do te vije kur te gjithe artistat te vrasin veten duke ngrene kafken e tyre me dhëmbë në vend të boleve amerikone te Marlonit qe po i kafshojne miliarderet ruse dhe milioneret serbe.
Serbi, Boshnjaku, mungon Maqedonsi:joy:
Nga faktet e hedhura si bajga me lart të kolegëve, rikonstatova madhështinë e Hegel që rropatej ditëziu të zbulonte të vërtetën absolute metafizike. Një herë dishepujt “i gjetë ca gabime”, disa fakte nuk përputheshin me tezat e tij, e mjeshtri i’u pergjigji:
Aq me keq për faktet!
“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”
Kjo lloj keqkuptimi është konstante universale në marrdhëniet mjeshtër-dishepull në të gjitha nivelet, si edhe reagimi idjot i pasardhësve profesorë që tregojnë se mjeshtri ishte i marrë që mohonte faktet objektive. Anekdota në fjalë tregohej rëndom në orë mësimi të filozofisë edhe në universitet. Presori i marksizmit, një katunar nga Skrapari ose nga Alpet e Shqipërisë që nga rudhat e lëkurë dhe forma e kaptinës dukej që ishte primati i parë që kishte braktisur dhitë që nga koha e Neandertalit, tregonte anekdotën shoqëruar me deduksionin logjik për atin e racionalitetit filozofik: “Hegeli ishte idealist, mohonte realitetin objektiv”. Hegeli ishte rrotë mër jau!
Kur mjeshtri tregon me gisht eklipsin e Hënës mbas vitit fatidik 1989-të, dishepujt nuk shofin as gishtin e Marlonit ngambrapa si në vitin parafatidik 1968-të, por shofin me gishtin në celular të gjejnë fakte të kundërta në gugëll - “t’i gjejnë ca gabime”.
Nëse lexosh romane pa e njohur kontekstin historik dhe autorin si person, më mirë lexo gazetën; bile edhe gazetën tepër e ke, tamom tamom duhet të lexosh vetëm tabelën e kafenesë.
Shume i lendueshem ti, pa nevoje.
Na llaf po bejme. Po mundohemi me te mbajte me muhabet.
Neni 72 per agjitacion-propagandë mbështetej në urtësinë popullore: Fjala hekur s’është, por kocka thyen.
(nga Ditar i një fuksi)
Ka Levizje që dështojnë kur humbin, por edhe kur fitojnë (psh revolucioni i 68-tës). Edhe për personat e njëjta gjë si për Revolucionet, fitorja nuk është e barabartë me faktin që je i njohur në publik dhe qëndron në majë të pikaloit.
Një lider është i vërtetë kur ka vetëdijën për artificialitetin dhe keqësinë e figurës së përkohëshme të liderit.
-Artist i modh, Caravaggio i shek. XXI.
-Po, po i modh, shumë i modh! Vetëm se po të ngrihej nga varri Caravaggio sot, nuk do të kish bërë vepra caravagge-ske.
Akuza qe na bëhet nga jasht nuk përbën asnjë problem sepse asaj i kundërvihet me sukses krenaria e ligjëshme edhe në formë vaniteti: “hë mo se nga zilia e ka!”. Eshtë autoakuza e vetëdijës që te bren nga brënda pa mundur të kundështohet dot si akuza nga jasht.
Letërsia dhe arti, që mbas Luftës së Dytë Botërore dhe akoma më tepër mbas Luftës së Ftohtë, janë si një i sëmurë terminal që e ka të sigurtë ngordhjen, por nuk ka të sigurtë datën e ngordhjes. Po ta lëshosh këtë kumt në ambjentet artistikë në përgjithsi, dhe në veçanti ato shqiptare - një shekull mbrapa në kohë, avangarda nuk përmendet as si fjalë -, rrezikon linçimin nga artistë dhe dashamirës të artit. Jo vetëm që nuk ka vlera të reja, por kanë humbur edhe të vjetrat duke shkelur ligjin e shkruar në Kanunin e Lek Dukagjinit: Lajmësi nuk vritet (aq më tepër që lajmi i kobshëm në fakt është gazmor)
-Nuk i njoh këta poetë që thua ti, nuk i kam dëgjuar ndonjëherë, njoh vetëm Ungaretin dhe Montalen si poetë kalibri; mbas tyre Italia nuk ka prodhuar poetë të njohur në nivelin evropian dhe botëror si Pertrarka ose Leopardi.
-Si more nuk njihke ti … (dy emra: filanin e fistetekun)? Kërko t’i njohësh atëherë, pastaj fol!
-Jo nuk i kërkoj, le të vijnë ata të më kërkojnë mua, siç ka bërë Ungareti dhe Montale.
Keqkuptimi midis etër e bij është edhe i natyrshëm (me përjashtim të rastit kur merr formë urrejtje), sepse bën të mundur lirinë e bijve për të shkuar përpara, dmth progresin. Një prind i vërtetë kur ndërhyn tek bijtë e tij, që i përkasin një kohe tjetër, - dmth një konteksti tjetër -, është i ndërgjeshëm se mund të rezultojë budalla duke këshilluar jasht kontekstit, por është me siguri dyfish budalla nëse kërkon të jetë shok me bijtë e tij; siç është në modë sot, etër e bij të gjithë shokë, të gjithë budallenj.
Që je fajtor vetëm për faktin që ekziston - nuk është nevoja ta kuptosh nga lexime librash të shenjtë dhe teori të sofistikuara të psikologjisë së thellësisë, mjafton të nxjerrësh hundën jasht nga portë e shtëpisë për të parë fqinjin e portës përballë që nuk të di as emrin e bën sikur nuk sheh praninë e të afërmit tënd.
Shpifje do të thotë: peshku i vogël e ha të madhin.
Formalist: kokërr arre pa thelb brenda.
Jo çdo zbardhje dhëmbësh është e qeshur.
Kush s’ka dhëmbë, nuk ka frikë se i mpihen nga kumbullat. Më mirë të kesh dhëmbë. Mpirjen e duron.
Miq, fiq.
Qeni është kafshë besnike. Pse zemërohemi kur na thonë qen?
Mbas disa ditë të ftohti të pazakonshëm ku acari dëmtoi rëndë lulet dhe sythet e porsaçelura, sot ishte ishte një ditë që vetëm një herë në vit bën vaki; gjithë natyra manifestonte pafajsinë e saj në mënyrë të tillë që nuk më bëhej të kthehesha në shtëpi.