A keni ndonje shprehje tuajën origjinale?

George Orwell once said, “Each generation imagines itself to be more intelligent than the one that went before it, and wiser than the one that comes after it.

1 Like

Nëse njerzit e mdhenj thonë se historia njerzore nuk ka qëllim, atëherë bota rezulton kuptim. Për analogji, nëse koha nuk synon një qëllim, atëherë shigjeta e kohës progresive dje-sot-nesër është pa kuptim; vetëm konceptet e trurit të budallait kanë kuptim në një botë pa kuptim pasnesër pas një jave.

Ankthin ekologjik për situatën apokaliptike të shkatërrit të natyrës prej njeriut e kam eksperimentuar për herë të parë në një supermarket shitje lulesh në natyrë: një shesh i gjelbëruar në anë të së cilit kalonte një rrugë kryesore e ngritur ndoca metra mbi nivelin e sheshit. Mbas një heshtje totale, të cilën nuk e kisha vënë re aty për aty (më pas e kuptova pse në rrugë nuk kalonte asnjë automjet), papritmas u dëgjua një gumëzhimë rrotash biçiklete që afrohej me përshpejtim për efekt Dopler, shoqëruar nga bërtitje të çartura; ishin çiklistët e xhiros së Italisë, grumbuj shkronjash, numurash dhe muskujsh që pedalonin mbushur në djersë. Kaluan si rrufe sa hap e mbyll sytë, imazhi, gërvimat metalike dhe bërtitjet i lanë vëndin një qetësie pezull në ajër (qarkullimi i automjeteve ishte bllokuar për shkak të xhiros), akoma më të thellë për kontrast me batërdinë e porsa ndodhur. U desh kjo qetësi me përmasa kozmike që të vija re një gjë që nuk e kisha vënë re më parë - sepse nuk doja ta vija re -, që megjithse në pranverë e në mes lulesh të panumërta, nuk shihej insekt vërdallë, heshtje absolute. Hovjet e karkalecave dhe vallzimet e fluturave në bahçe, rrotull pusit dhe lule mullagave, zhaurima e insekteve në sfond të ekzistencë së botës, ishin vetëm kujtime fëmijërije. Vepër e kobshme e kimikateve vrastare, Toka dukej si planet i mbjellë me lule artificiale prej kauçuku.

Shëmbulli që ilustron përsosur situatën e mbas vitit 89-të si postmodernizëm planetar, me fjalë tjera që historia dhe ardhëshmëria kanë ngecur në llucën e të pranishmes, është rasti i poetit disident Josif Brodskij që thoshte se nuk shkruante për brezat që do vijnë, por për hijet e stërgjyshëve të vet poetë. Kur arti humbet vetinë profetike, nuk është më art, një dreq e di se çfar është.

asgja t’re m’at an t’gardhit

N Joni

Për hujt e gardhit s’ka asgja t’re m’at an t’gardhit, sepse ata janë vetë gardhi, janë gjaja e re m’at an t’gardhit dhe gjaja e vjetër përkëndej gardhit; janë koncepti i amëshimit dora vetë: një hu i ngulur në hapsirë-kohën infinite.

1 Like

Humbja e “njeriut të ri” nuk do të thotë fitorja e “njeriut të vjetër”, deri tash do të thotë fitorja e koktejit: coftirë e re plus kërmë e vjetër.

Poezia dhe arti gjejnë si preteks tmerrin e reales për tu zhytur në tmerrin e sublimes.

(post online)

Inxhinier kimist Arthur Fry, i cili punoi për 3M në fillim të viteve 1970, çdo të Dielë merrte pjesë në meshë në korin e kishës së tij, Kisha Veriore Presbiteriane në North St. Paul, Minesota të Shteteve të Bashkuara. Fry vendoste si shenjë copa letre në librin e meshës që ta hapte saktësisht në faqen që përmban këngën, sa herë që niste një këngë e re. Por copat e letrës binin me një rregullsi shqetësuese, duke e bërë të humbte jo vetëm shenjën e faqes, por edhe durimin dhe përqendrimin e tij. Gjatë një predikimi veçanërisht të gjatë dhe të vyer, papritmas pati një ide gjeniale. Iu kujtua një koleg i tij, inxhinieri Spencer Silver, që kishte shpikur një ngjitës, provuar dhe më pas mënjanuar pasi humbte aftësinë ngjitëse pas një kohe të shkurtër. Atëherë vendosi të aplikonte pikërisht këtë ngjitës në fletë të vogla letre që shkëputeshin; në këtë mënyrë ato mund të ngjiteshin para meshës dhe të hiqeshin kur nuk ishin më të nevojshme, pa lënë asnjë shenjë.

Pra, prototipet e Post-it (blloqet e letrave me ngjitës), lindë në kishë, midis një himni dhe një tjetri.

“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”
(komenti i te Modhit :smiley:)

ja që edhe kisha vlen për një gjë!

(ironia godet me pertej se kishes)

image

Koha ka ndaluar 12 vitet e fundit. Asgje e re

1 Like

“Duaje të Afërmin tënd si veten tënde!”

“… ai s’do as veten e vet!”

Në tirani zbulohet në dritë të diellit qeveria okulte e fshehur ngambrapa skenës së pushtetit në demokraci.

Qeni leh, keci blegërin, macja mjaullin, trumcaku cicërin, kali hingëllin, derri hungërrin, korbi krakëllin, intelektuali bën pyetje.

1 Like

Njeriu kërkon “ishullin që nuk është”, sepse kujton se shpëton duke i ikur vështirsive në hapësirë dhe në kohë, përkatësisht në vende ekzotike ose në vënde të zhvilluara; ik të ikim në të kaluarën e lavdishme ose në të ardhmen e lumtur, kurrë në vendlindje ku nuk ndodh asgjë dhe në të tashmen e mërzitëshme që çmend edhe derrin. E bukura është se migranti, edhe atje ku shkon pas një farë kohe gjen të njëjtat vështirësi dhe fillon të lëshojë në eter të njëjtat ankesa; eksperienca më se banale me vëllezërit bashkëatdhetarë në mërgim.
Për të njëjtën arsye Gogeni braktisi Parisin (që atë kohë ishte kryeqytet i kulturës botërore) me ankesën se Franca është një vend i padurueshëm ku bënin ligjin polici dhe prifti, ndërkaq në ishujt ekzotikë të Paqësorit qahej se i duhej të bënte luftra absurde pikërisht me policin dhe priftin e ishullit, të cilët e akuzonin si korruptues i vendasve indigjenë.

Karakteri është fati - thotë Erakliti.
Kush ankohet: “paskam qenë pa fat”, është pa karakter - thotë i Modhi :smiley:.

1 Like

dole tiku?

Mos!! Po tani?

mirjam a ma ke pa gjo square, se ai ka simpati te veçante per ty? I kam dergu nje mesazh e nuk me pergjigjet, nuk e di si e ka hallin!

1 Like

Nje kompani eshte nje microcosm i shoqerise .nje grup manipuluesish gjejne nje person apo grup personash te cilet i bejne tabele qitje duke kanalizuar gjithe mllefin e punonjesve te tjere .urrejtja behet zamku qe mban kompanine te bashkuar .