Anonimati - pjesa e dytë (shkolla Bauhaus)

Eksperimenti më madhështor kulturor, pa preçedencë në historinë moderne, është shkolla e Bauhaus e krijuar nga drejtori i saj Walter Gropius. Me rregull treshi i bie që Gropius të jetë personaliteti më i shquar i shek. XX (e kam fjalën për personë të njohur gjërësisht), dhe nëse më pyesin në mënyrë provokative, edhe pse titulli drejtor shkolle tingëllon paksa tallës në shqip, përgjigjem pa më bërë syri tërr fare: Gropius është personaliteti më grandioz i shek. XX. Pikë! Dhe kjo jo për çështje tifozlliku ose kapriçoje pëlqimi personal, por sepse Gropius ka përballur problemin përfundimtar dhe më të rëndësishëm të kulturës: raportit e artit me ekonominë, artistit me mjeshtrin artizan, teknologun. Nëse Tomas Man ka përballur të njëjtin problem si narracion, Gropius e ka përballur praktikisht në terren.

Pak a shumë dihet në përgjithsi ndër intelektualë që shkolla e Bauhaus ka modernizuar kulturën e imazhit në nivel planetar, e ndikimi i saj vazhdon edhe sot. Por madhështia e vërtetë e saj dhe drejtorit të saj qëndron më përtej e më thellë se kaq, si qysh e tek ndoshta do ta bëj me një shkrim të veçantë. Hë për hë lexoni më poshtë Manifestin Bauhaus, të hartuar nga Gropius dhe firmosur nga personalite kalibri të artit modern, të cilët kryen zanatin e mësuesit në këtë shkollë: Paul Klee, Wassily Kandinsky, Itten, Marcel Breuer, Ludwig Mies Van der Rohe, Lyonel Feininger etj. Riprodhimet e veprave të personave më sipër tani i gjeni ngado nëpër zyra publike dhe paradhoma pritje mjeku, berberi, dentisti etj; deri edhe oficinat e riparimit të automjeteve mund të gjeni një Kandinsk riprodhim Ikea i varur në mur sipër saldatriçes ose kompresorit.

Manifesti Bauhaus
Qëllimi përfundimtar i të gjitha arteve pamore është ndërtesa e plotë! Zbukurimi i ndërtesës ishte dikur qëllimi kryesor i arteve pamore, dhe ato konsideroheshin pjesë e domosdoshme e arkitekturës së madhe.

Sot artet ndodhen të vetkënaqur në një situatë izolimi, nga e cila mund të shpëtohen vetëm nëpërmjet përpjekjes bashkëpunuese me vetëdije të së gjithë mjeshtërve artizanë.

Arkitektët, piktorët dhe skulptorët duhet përsëri të mësojnë të shohin dhe kuptojnë karakterin kompozues të ndërtesës, si në tërësinë e saj, ashtu edhe në përbërësit e saj të veçantë. Vetëm atëherë vepra e tyre do të rimishërohet në frymën arkitektonike që është përhumbur në artin e “sallonit”.

Shkollat ​​e artit të së kaluarës nuk kanë mundur të krijojnë këtë unitet; e si të mundnin kur arti është diçka që nuk mësohet? Duhet të shdërrohen në ofiçina. Vizatimi dhe piktura e thjeshtë, hartuesit dhe artistët duhet të bëhen një botë që më në fund rindërton.

Kur një i ri ndjen brënda vetes dashurinë për krijimin artistik, duhet t’ja nisë si në të kaluarën, duke mësuar një zanat; “artisti joprodhues” nuk do të dënohet më me ushtrimin e papërsosur të artit, sepse aftësia e tij tani do të ruhet nga mjeshtëria e artizanatit, ku ai mund të arrijë shkëlqyeshmërinë.

Arkitektë, skulptorë, piktorë, të gjithë ne duhet të kthehemi tek zanatet! Arti nuk është një “Profesion”. Nuk ka asnjë ndryshim thelbësor midis artistit dhe mjeshtrit artizan. Artisti është një artizan i ekzaltuar. Qielli i mëshirshëm, në momentet e rralla të frymëzimit dhe përtej vullnetit të njeriut, mund ta bëjë të lulëzojë veprën e artit. Por kompetenca është mjeshtëria thelbësore për çdo artist. Ky është burimi origjinal i imagjinatës krijuese.

Pra, ne krijojmë një shoqatë të re artizanësh, pa dallime klasore që ngrenë me arrogancë një barrierë midis mjeshtrit artizan dhe artistit. Kërkojmë, konceptojmë dhe krijojmë ndërtimin e ri të së ardhmes që do të dijë të bashkojë çdo disiplinë, arkitekturë, skulpturë dhe pikturë, dhe që një ditë do të ngrihet në qiell nga duart e miliona punëtorëve si simboli i qartë i një besimi të ri.

Walter Gropius

Prill 1919, Weimar

Manifesti u botua i shtypur në një fletushkë dy fletësh, dhe çfar bie në sy në ballinë (shiko foton sipër të shkrimit) është grafika e një katedraleje mesjetare me forma futuriste (vepër e Lyonel Feininger) që illustron përsosur frymën e programit të shkollës të koncentruar në një faqe manifest si më sipër. Emri “Bauhaus” bënte aluzion për termin bauhütten = kantier ndërtimi mesjetar. Sigurisht Manifesti Bauhaus nuk e ka fjalën për anonimat radikal policor tip Banksy ose Elsa Ferrante, i cili është produkt i epokës si reaksion kundër striptizit mediatik; nuk ishte se në Mesjetë artistët punonin mçeftas natën, dhe të nesërmen të mëngjes qytetarët vinin re tullat e vëna në kala të Rozafës në kryesheshin e qytetit. Manifesti kundështon figurën e artistit romantik të ekzaltuar, të autoglorifikuar, glorifikuar dhe adhuruar nga masat e gjëra punonjëse dhe fansat sikur të jetë perëndi Olimpi; sipas Gropius arti është zeje dhe artisti zejtar, pikërisht koncepti mesjetar për artin dhe artistin. Tashmë shpjeguar në pjesën e parë të shkrimit se koncepti i sotëm për artistin si individ gjeni stratosferik është rinashimental, duket sikur para Leonardos, Rafaelit, Mikelanxhelos nuk ekzistonin më parë artistë. Merre me mënd edhe kur përmenden këta artistë, përmenden vetëm në emër, njëlloj si thirren garibat e lagjes që nuk kanë nevojë për mbiemr për tu identifikuar se i njohin të gjithë se kush janë, ndërsa të tjerët janë anonimë me emër e mbiemër.

pjesën e mëparshme e gjeni këtu

1 Like

Nëse nuk konsiderohet që letërsia, përveç të tjerash, ka edhe funksion providencial - jo vetëm funksion ngushëllimtar dhe zbavitës për fansat “oh sa më pëlqen Dostojevskij!” ose “Dostojevskij nuk më pëlqen fare!”, “oh sa më pëlqen Tolstoj!” ose “Tolstoij nuk më pëlqen fare!”, ose më pëlqejnë të dy megjithse të ndryshëm, më pëlqen edhe reçeli edhe djathi -, diskursi degradon gustibus dubitandum, futja kot roma përtoma, koha e humbur ose argëtim letrar në rastin më të mirë, në rastin më të keq argëtim sado-maso me vuajtjet e të tjerëve dhe të vetat personale. Leksionet e Nabokov në universitetet amerikane për Dostojevskin janë të llojit “jo mër se nuk ishte ndonjë gjo kushedi se çfarë Dostojevskij!”, e po të njëjtit lloj janë të kujt e kundështon, pa kuptuar se Dostojevskij ishte një lloj krishteri i fundit që profetizonte për Ardhjen e Dytë, Nabokov ishte një post-krishterë që as nuk e kishte vënë re se kush erdhi e kush iku, nuk merrej me gjojna t’vogla, merrej me letërsi puro mër jau. Fakti i pakonsideruar bruto mër jau është se në mes të Dostojevsk votkës dhe Nabokov coca colës është Stalini, Mesia i pritur që shkrimtarët dhe fansat e tyre kanë merituar.

Kurse në vendin tonë, me pak histori letrare providenciale, është ngambrapakrishteri frëng Enver nga Montreali në mes si Mesi i pritur në shekuj, dhe vërdallë tij, zhvillohet një gjurulldi letrare me artistë dhe fansa ngambrapa hapa dollapa, puro ngambrapa pa shtesa të kota denominacionesh fetarë.

Ata që thonë ti ke zotin tënd, un kam zotin tim, e gjithsekushi ka të vetin, janë më keq se ata që thonë që nuk ka zot fare, sepse çfarë është absolutisht pronë publike e bëjnë pronë personale, dmth janë kulmi i hajdutërisë.

@Mirejam_Tirana
a ja dakord qe te ndryshojme pak kengen e Qemal Kertushës “Me poetin behemi tre”, qe bashke me @dafne te behemi kater mysketierë?

po, po, ma mir katr

1 Like

ahahaha :rofl:


Alessandro Coppola
3 years ago

Eravamo 4 amici al bar version 2018… 1 era su Facebook, l’altro su Instagram, l’altro su WhatsApp, l’altro giustamente si annoiava

:rofl: :joy: :joy: :rofl:

1 Like

u bo me dhi przotin****

1 Like

:rofl: aha qekan too dhi, se une kujtova se ishin tu dhi :joy:

@InkuizitoriMoth pse s’hap edhe ti nje kshu me dhi edhe beje aksesin me pagese qe te shohin njerzit ty kur je me dhi. S’besoj se do shume kapital :rofl:

kot me e hap, e di qe do falimentoj po te hap nje kshu too dhi, sepse me beni konkurence ju te “Diskutime te lira” kshu tu dhi.

hahahaha po na lere neve ti, kemi qefin tone ne.