Apokalipsi i përditshëm i apopleksikëve - intermezzo (Hopper)

Në tabllotë e Hopper, ato që ndodhin janë sendet që kanë të bëjnë me pritjen; personat e Hopper-it duket që nuk kanë shqetësime të këtij lloji. Janë si personazhë të braktisur nga tekstet e skenarëve të tyre, të cilët, të zënë rob në hapësirën e pritjes së tyre, duhet t’i bëjnë shoqëri vetes, pa një destinacion të qartë, pa të ardhme - Mark Strand

Pyetjes provokuese se si mund të përshkruhet shkurt fare esenca e Amerikës moderne e sidomos bashkohore, nuk gjindet shëmbull më i mirë se veprat e piktorit Edward Hopper, madje për këtë mjafton vetëm kryevepra e tij: Nighthawks (Bredhësit e natës, 1942).

Kryevepra në fjalë që illustron shkrimin, është koncentrat përfaqsues i tërë veprës së tij, ku, më mirë se askush tjetër Hopper ka dëshmuar vetminë e pësuar (loneliness), dhe në veçanti vetminë amerikane, e cila është bërë planetare në përpjestim me sa bëhet planetare american way of life. Në internet gjëndet një informacion i pamatë për Hopper dhe veprën e tij që ka ndikuar si askush pikturën, filmin, letërsinë etj, me një fjalë tërë kulturën amerikane të mbasluftës, deri edhe arkitekturën dhe interiorët, madje edhe dizajnin e sendeve. Njësoj edhe për kryeveprën Nighthawks gjendet boll material, gjë që më lehtëson punë për sqarime më të hollësishme nga sa do them. Në të vërtetë kjo vepër nuk ka nevojë për shpjegime për kë i ka idenë sadopak Amerikës, edhe një qen ulëret po ta shohë këtë tabllo, jo më një rob zoti çfardo që të paktën ca filma të Hollivudit i ka parë.

Në kuadër paraqiten 4 vetë që si zogj nate konsumojnë ekzistencën e tyre nokturne në një kafene me hapsira amerikane, gjithsekushi n’punë të vet. Deri edhe çifti mashkull dhe femër duken më të vetmuar se të tjerët, pavarsisht se ndodhen fizikisht pranë, ose pikërisht për këtë arsye duken më vetëm e më larg njëri tjetrit: ideja e çiftit presupozon me përkufizim që dy qënie të jenë pranë, të kenë fituar mbi vetminë dhe kotësinë e individit. Në kuadër luhet ronshëm me farfuritje të ngjashme kundështish absurde duket-s’duket, e për aq sa duket, aq nuk duket sepse s’duket: klientët me kapele e kostum duken si mafiozë që diç po kurdisin, nëkohësisht ngjajnë edhe si nënpunës çfardo që, të mbytur në kotësinë e ekzistencës shtëpi-zyrë e zyrë-shtëpi, vrasin kohën në klub. Në fakt është e njëjta gjë, a nuk është kriminale kotësia e ekzistencës? A nuk shkaku i thellë i kryerjes së çdo lloj krimi ndjeshmëria e padurueshme se bota dhe jeta është kot pa kuptim? A nuk është kotësia totale ekuivalente me pandjeshmërinë totale, dhe krimi mbetet e vetmja mundësi për të ndjerë? Ndjeshmëria e qenies i huaj në botë, a nuk implikon pandjeshmërinë e aktit kriminal për tu bërë i njohur në botë? Kjo është logjika e absurdit të përshkruar përsosur në I huaji i Kamysë: një nënpunës koti vret një maroken kot më kot në plazh sepse i ra dielli në kokë e ashtu i tha mendja; në dramën Kaligula të Kamysë, perandori Kaligula bën kalin e tij senator sepse ashtu ju tek mes kotësisë të intrigave parlamentare perandorake romake.

Tjetër farfuritje duket-s’duket e kuadrit Bredhësit e natës: mugëtirës kërcënuese së rrugëve përqark lokalit, ku në ajër rri pezull një parandjenjë krimi që pritet të kryhet si në fillim të një filmi noir, i bën karshillëk ndriçimi që buron nga brënda, i cila mbron nga kërcënimi i jashtëm nëpërmjet xhamit të vetrinave si një akuarium pa derë dalje (jo pa qëllim në kuadër mungon dera e hyrjes në lokal dhe hapsira e banakut e domosdoshme për komunikim me klientët e tavolinave); personazhet janë të dënuar të jetojnë si peshq në akuarium brënda ekzistencës së tyre të kotë e në vetvete, madje as me veten e tyre, sepse vetja është edhe tjetri përkundruall.

Vënë prej kohësh Hopper në piedestal si piktor i vetmisë dhe alienimit, ta do mendja se Epoka Koronavirus që po përjetojmë e gjigandizoi statujën e tij; këto gati dy vjetët e fundit informacioni për të në Rrjet rritet vazhdimisht në mënyrë galopante. Pothuaj një vit më parë shkrimtari amerikan Michael Tisserand, shkrojti një cicërimë: “Ne jemi të gjithë Edward Hopper” që u bë virale brenda pak ditësh. Miliona pëlqime me gishtin e madh lart të milionave që ndajnë të njëjtën vetmi të mbyllur në shtëpi duke parë nga dritarja si personazhet e Hopper në pritje të një Apokalipsi që tashmë ka ndodhur në brëndësi të njerzve, por jasht në botë nuk ka bërë vaki asnjë ndodhi, përveç një rikthim i të njëjtës në formë ankthi të pezullt mbi boshllëkun e një qetësia të skajme, ku është zhdukur edhe nocioni i zhurmës që sjell çdo ndodhi e re (“bëri zhurmë”).

E fundit duket-s’duket: Apokalipsi ka ndodh tashmë, por se ka vënë re njeri se ashtu osht i pun, gjë që përbën Apokalipsin e vërtetë.

pjesën e mëparëshme e gjeni këtu

1 Like

ne jemi të gjithë inkuizitorë heretik

1 Like

ashtu eshte, vetem se ti nuk je shkrimtar i modh amerikon qe shprehja jote te behet virale. Pastaj edhe sikur te ishe, ku do te behej virale kur kan mbet vetem dy bLoqe e gjysem, e per me teper pa loqe. Dikur gelonin bLoqet nga loqet.

Fenomeni i rikthimit të enverizmës, ndeshur në vende përkatës si rikthim nostalgjik i hitlerizmës, stalinizmës, musolinizmës, është produkt i ankthit të situatës aktuale apokaliptike. Diktatura është produkt i tmerrit ndaj kaosit primordial, terrori është ana tjetër e medaljes së ankthit ekzistencial. Reagimi ndaj fenomenit me “ditë e kujtesës”, memorialeve, konferencave, fjalimeve të intelektualëve të shquar, etj, nuk vlejnë për asgjë tjetë veçse që gollobordasit të fitojnë pare me skulptura memorialesh dhe intelektualët e shquar të shquhen më tepër me budallallëkun e tyre inkoshient ose maskarallëkun e tyre koshient në fitim të famë, pare, femra.
Asgjë nuk mësohet nga historia përveç faktit të real veshur me petk metafizik: në histori e Keqja merr gjithmonë forma të reja, krejt të paparashikuara nga të pranishmit në përditshmëri, përndryshe Hitleri nuk do të vinte në pushtet i zgjedhur me votë elektorale demokratike të rregullt.

E vetmja mundësi ose kanal komunikimi është dashuria për tjetrin, nëse urren, tjetri largohet në distanca kozmike, e nuk të mbetet tjeter vecse të hash veten me dhëmbë në vetmi, sic ne realitet ndodh, sidomos sot.
Siç duket për këtë arsye sot janë në modë shkencat e komunikimit.

Hopper, Dhome ne New York

Burri o tu lexu gazeten patriarkale Tema, gruaja o tu i ra me themer vetem nje note te pianos matriarkale, po Marloni ku osht mçef?