Apokalipsi i përditshëm i apopleksikëve - pjesa e tretë (me fjalë shumë e për lumë)

dq-jerzyk

Disa producentë e përdorin suksesin. Për shembull, pas Divorcit ala italiana u çfaq Martesa ala italiana, Ménage ala italiana, Tezja ala italiana, Pagëzimi ala italiana dhe shumë gjëra të tjera ala italiana. Pastaj erdhën 007, 008, 009, 010, dopio zero … Ai filmi tjetër: një grusht dollarë, një dollar fallco, dy dollarë e gjysëm, tre dollarë dhe shtatëdhjetë e pesë qindarka. Derisa e bënë publikun telef dhe shkatërruan fare, makar, edhe aktorin e shkretë - Totò, intervistë në televizion.

Termit Fundi i Kohëve ose Kohët e Fundit i shkrimeve të shënjta, - korespondues me Fund i Historisë të teksteve laikë (Hegel, Marks, Spengler etj) -, i janë dhënë disa shpjegime që do ishte punë tepër e gjatë për t’i përshkruar të gjitha. Në këtë dygisht shkrim do të trajtoj vetëm njërin prej tyre, më të rëndësishmin dhe më masivin, parë që pak merren me shkrime të shenjta e me filozofira hegeliane e spengleriane (njësoj edhe për Marksin, por ndoshta ka disidentë të së sotmes që e lexojnë mçeftas). Bëhet fjalë për konceptin e Fundit të Kulturës, si riciklimi i veprave kulturore që kanë bërë emër në të kaluarën. Meqe të re nuk ka më, e për pasojë ardhmëri nuk ka më, mbetet vetëm e kaluara si objekt frymzimi, sepse helbete, diçka duhet bërë që të shtyhet koha.

Sa më tepër kalon koha aq më tepër kultura pështjellohet për shkak të rritjes së entropisë, fenomen që në letërsi njihet me termin pastiche, e në arte të tjera me termat remake, remix, sequel e një duzinë e më tepër termash anglo-saksonë të ngjashëm. Por të gjitha këto terma në esence kanë vetëm një kuptim: pastiche si shenjë e kohës; kohët tona janë me tamam kohë pastiço makaronash me diferencë energie aq pak të vogël nga jashtëqitja, sa nuk mjafton për të ushqyer nofullat me energjinë e duhur për bluarje të ushqimit.

Në terminologji shkencore të termodinamikës ky fenomen quhet rritje e entropisë, marrë galop në kohën e revolucionit gutembergas digjital, akoma më me furi galopon për shkak të Koronavirus, ku pa digjitalitetit shoqëria nuk do të mund të mbijetonte dot në kohë izolimi total si tani. Në fushën e kulturës rritjes e entropisë përkon me rritjen e pështjellimit të informacionit, në kuptimin që tani gjithçka coptohet e bluhet nga mulliri i kohës që vërtitet gjithnjë e më shpejt duke bërë tallash të kaluarën për të krijuar artificialisht magmën e të sotmes, në formën e përditëshmes të amëshuar.

Rreth e qark nuk shihet asnjë e ardhme si dëshirë a synim, përveç daljes nga situata policore lockdown dhe rifitimit të jetës normale si dikur, dmth të vazhdohet me idiotësitë e mëparshme. Përmasat e këtij fenomeni do të vihen re më mirë mbas gjëndjes së jashtëzakonshme; gjithnjë nëse do të ketë një “mbas”, se me sa duken bathët, nuk është dhe aq e lehtë sa dukej në fillim të dilet nga kjo baltovinë.

Fundi i Kohës ose Historisë do të thotë që të ardhme nuk ka më, ka vetëm të sotme në formën e një të kaluare që përthyhet mbi vetvete si ortek gjithnjë e më përshpejtuar, duke ricikluar tërë historinë e kaluar në të sotmen pa të ardhme. Vërdallë nuk shihet asnjë vizion konkret i të ardhmes, ka vetem flashback-e të së kaluarës në formë makthesh si rrukullimë orteku të mbërritur rrokopujë në luginën e Kohëve të Fundit ose Fundit të Historisë. Përreth shihen vetëm rrënoja mjetesh pa qëllime, e këto të fundit nuk janë as makiavelike që të justifikonin të paktën veten. Bashkohësia është një shesh grumbullimi plehrash toksike që mbledh bashkë çfardolloj teorie, teze, ideje, vepre etj, të së kaluarës, në të cilën zhysin feçkën kulturistët e mdhenj duke bubrruar nëpër mbeturina.

Ka një logjikë konseguente historike si efekt domino që nuk vihet re, ose më saktë bëhet sikur nuk vihet re se nuk leverdis: lëvizjet moderne të Fashizmit, Nazizmit dhe Komunizmit lindën për shkak të dështimit të vizionit grandioz të Krishtërimit, pasioni obskurantist i të cilit u shua dalëngadalë mbas goditjes vdekjeprurëse pësuar prej Ndriçmit Iluminist, derisa në fillesat e shek. XX në Evropë përfundoi në një dordolec ritesh formale pa përmbajtje e pa shpirt. Pikërisht në këtë moment historik dalin në bejleg Fashizmi, Nazizmi dhe Komunizmi.

Paraqitja e Demokracisë si vizion i të ardhmes është fals dhe nga halli sepse tani s’ka tjetër, në të vërtetë ishte dështimi i Demokracisë që bëri të mundur Fashizmin, Nazizmin dhe Komunizmin; Demokracia ezistonte para se të dilnin në shesh lëvizjet totalitare me ambicjen e vetme për të korigjuar gabimet dhe korrupsionin e Demokracisë (rasti më evident Republika e Weimarit), kundër oportunizmit dhe servilizmit konformist ndaj pushtetit demokratik, saktë parrullat e intelektualëve t’mdhenj revolucionarë antifashistë dhe antikomunistë të sotëm që e dëshmojnë botën në gjëndje absurdi prometeik të amëshuar. Eshtë fals i qëllimtë paraqitja sikur komunizmi dhe nazi-fashizmi kanë ardhur në Tokë nga një planet tjetër si UFO, sikur Stalini, Hitleri dhe Musolini kanë zbritur shkallaret e një anije kozmike në shoqëri me një grup alienësh. Tomas Man thotë së e gjithë kultura gjermane ishte një parapregatitje për ardhjen e Hitlerit. Pra Hitleri - dhe ngjashëm me të, të gjithë figurat tiranike të shek. XX, sipas vëndit kuvendi - nuk ishte një aksident i rastit siç kujtohet dhe paraqitet, por ishte Ardhja e Dytë e Krishtit me musteqe që fitoi fuqinë e pushtetit politik me vota të lira demokratike. Fyhreri dhe Sekretari i Parë ishte Krishti i merituar prej prometeizmit si vlerë në vetvete, rebelim për rebelim.

Sa më sipër është esenca e Postmodernes, quajtur ndryshe edhe postfashizëm, postnazizëm, postkomunizëm, por më saktë dhe përmbledhur duhet quajtur Postkrishtërim, si gjëndje ku Krishti nuk pritet të vijë më se ashtu osht i punë. Profeti është i zënë me punë tjetër, i duhet me lidh damotet n’kopsht, se ashtu osht i muhabet.

Vetëm një plak i thinjur, që do të ishte një profet,

Por ai profet nuk është, sepse ka tjetër gjë për të bërë,

Thotë duke lidhur domatet:

Nuk do të ketë fund tjetër të botës,

Nuk do të ketë fund tjetër të botës.

Czesław Miłosz


pjesën e mëparëshme e gjeni këtu

I habitur që njerzia gjatë zhvillimit të Meshës hidhnin qindarka metalike në një kuti prej druri (kumbara me duket se quhet në shqip) që vinte qark, një i njohur ulur pranë më shpjegoi se është një zakon mbeturinë e kohëve kur monedhat kishin vlerë, sot të humbur për shkak të shvleftësimit të parasë. Ma fjalë të tjera çfar dikur ishte një sakrificë e vërtetë, shvleftësimi progresiv i parasë e ka shdërruar në një rit formal, bosh e pa vlerë, saktë çfar ka ndodh me krishtërimin në përgjithsi, çfar ndodh në makro reflektohet edhe në mikro.
I njohuri më tregoi një kujtim vegjëlie: prifti i katundit (“era un buon prete”) kur pa qindarkat e mbledhura, rrudhi buzët i zemruar, la Meshën, doli jasht në oborr të kishës dhe e zbrazi përmbajtjen e kumbarasë në kalldrëm duke shfryrë: “Na, merrini qindarkat tuaja kur të shkoni në shtëpi, s’ka nevojë njeri për to!”. Për vite me radhë e masakruan katunarët për këtë ndodhi, sipas tyre interpretuar: “Veç për pare e kanë mëndjen kta!”.
Shëmbëll tjetër i projektimit psikologjik frojdist në veprim e sipër kudo nëpër komente.

*****

Ky pasazh sipër me kujtoi kete situate reale:

Makaronat e drekës në zbor, para se të viheshin për tu zjerë, kavërdiseshin me vaj të nxehte në kazan gjigand derisa merrnin një ngjyrë kafe-mavi si kakë maceje. Mbas tranazhit e një mijë e një mundimeve infernale nëpër kodra e lugina, natyrisht ishe i vdekur urie, dhe pjata prej alumini me makarona ngjyrë kaki të dukej si ushqim perëndish kur e shihje dhe filloje përtypjen. Por ndërkohe që makaronat udhëtonin nëpër ezofag, e ndjeje se ishte transformuar në mut akoma pa arritur në stomak. Fiziologjia e ushqimit e kishte humbur kuptimin bashkë me funksionin, ngrënia vazhdohej për inerci dhe se duhej ngrënë. Shkëputej interesi nga pjata përpara dhe vështrohej përreth pamje nga ferri përreth: lëvizje nofullash, djersë në ballë, erë përç dhe vaj armësh, deje, nerva, muskuj dhe damarë të preokupuar për proçesin e mbllaçitjes dhe tretjes, përzjerë me gëzh-gëzhin e lugëve prej alumini që gërvinin mbi pjata të deformuara po prej alumini, garuzhden e tundur në kazan prej shpërndaresit të makaronave: “më hudh ene i çikë mu!”, “ej, mushe ene i her tjetër!” (në fillimet e demokracisë shpërndarësi u bë personalitet me rëndësi që shpërndante me garuzhde tituj dhe ofiqe).

Një herë më ndodhi nje aksident me një koleg që rrinte ulur përballë meje në këtë situatë infernale, i brengosur vështronte rrotull zallamahine pa futur lugë në gojë. Pyetjes se përse nuk hante, nuk iu përgjegj, por mbas pak uli kokën dhe filloi të qante, nuk i mbanin më nervat. U desh ky moment për të kuptuar që, me shumë mundësi, kisha gjetur një shok.

Shpresoj se i keni rene në të lidhjes se komentit te mesiperm me shkrimin. Sqaroj per ke nuk i ka rene akoma në të se produkti kulturor i Diteve te Fundit ose i Fundit te Historise - edhe ai i konsideruar me i zgjedhuri e me i rafinuari - eshte me entropi stermadhe, me fjale te tjera ka nivel energjik shume prane jashteqitjes, kakes, prandaj nuk ja vlen mundimi te pertypet se nuk diferenca e entropise nuk mjafton te ushqeje nofullat me energji. Per kete arsye nje ese bashkekohore, nje film ose çfardo veper tjeter arti bashkohore e konfeksionuar me estetike super te rafinuar, un filloj ta konsumoj me qef si dikur, por mbas pak “nuk me shkon poshte”, me ngel ne ezofag, e me pas e vjell ne sahanin e aluminit (librin filmin e le pergjysem), e shikoj rreth me trishtim muskuj e nofulla intelektuale qe harxhojne energji me kot ne sahanet e tyre. E akoma me me trishtim nuk gjej ndonje koleg perreth qe e merr te qaret nga situata.

Degjohen ne eter vetem ankesa: botonjesit e librit …, galeristet …, teatri …, s’ka kritike, indiferenca e publikut, kryeministri ka pshurrur ne kazanin e grosheve ku dikur dhiste Sekretari i Pare, guzhinieri i zborit nuk ka lare sahonët e aluminit nga sperma e Marlonit, garuzhdja e shperndarësit eshte me brima …