Basha nuk largohet, ngrin funksionet thërret zgjedhje në PD

Me duket se e ka marre ne dore gjiganti tjeter,Grande Kaka

Mos e ngacmo se eshte si Kapedani …ene ne Enderr lufte me Kamunista shef …mbi Drin deri ne Danub

Ne faket, hakshe hakshe, diferenca mes Edi Rames dhe Lulit mund te permblidhet ne ate qe amerikanet quajne tenacity, lufta/perpjekja per te arritur nje qellim te caktuar. Eshte I njejti parim qe ndiqet me zgjedhjet presidenciale ne Amerike, kandidatet luftojne vete per te marre kandidaturen e partise. Kjo te ben edhe me te ashper ne beteje, edhe te jep me shume eksperience dhe di te manovrosh.

Me perjashtim te postit te pare si minister kulture qe e thirren nga jashte, per gjithe te tjerat Edi Rama ka luftuar vete. Edhe kur ka deshtuar heren e pare a te dyte, eshte kthyer prape e ka fituar. Luli nuk eshte mesuar te fitoje, te gjitha arritjet e tij i ka marre gratis. Ministrite, Bashkine, PD-ne. Ne ato ceshtje gjyqesore ku e ka futur veten gjate karrieres, i ka te gjitha te humbura pa asnje perjashtim. Ky ishte shansi I tij i pare per te provuar veten si udheheqes dhe e hengri keq.

U tha ketu,Kapo is a dreamer,and dreamers change the world

Ore dreamer eshte Edvini qe po mundohet si Baba I kombit te Rilind opoziten…Kaposhi eshte si Zapata … mbas lebetitjeve per lufte nga Canada…Ul stresin duke pallu ndonje pjeshke ekzotike

do te bim ca foto nga Cayo Coco ne fund te javes :smirk:

Aha,kur merresh me gjera aq te rendesishme,ke probleme si Qimja me celularin ne mengjes,te njomet baruti.Ia qaj hallin Kapos,po i le pjeshkat te prishen ose ti hane te tjeret.

Qimes si thash gjo se ju sul Aleko me shoke per prostaten…po kur zogu nuk cicero ne memgjes time te shkosh tek cardiologu…do not kill the messanger

ne krye te PD vetem Jozi do ti vije hakut ketij pinjollit me brekushe

Une Bastaxhi jom, por nje Moce andorra si Jozi nuk ka shonc me Bulldogun, mund ta mbaj larg Shkodre Kaq

Nisa te shkruaja qe PD-se I duhet nje restart, t’i kepuse te gjitha lidhjet me Salen dhe te vijne figura te reja ne pamje te pare, por hasa ne kete komentin me poshte nga Grid Rroji (what a name):

U përpoqa sot ta injoroj këtë telenovelën e shëmtuar në PD, por ngaqë më dalin statuse pa fund të demokratëve të thjeshtë, militantë pa punë e të mashtruar pa mëshirë, dikush edhe aktiv në struktura duke i shërbyer herë me vetëdije e herë pa baronëve të Trustit, ky është mendimi im:

  1. PDja është partia e Sali Berishës dhe familjes së tij.
    2.Ajo pati mision historik transformimin e Shqipërisë nga diktaturë e egër komuniste në shtetkomb modern dhe për këtë mori 70% të votave por mbërriti vetëm ndryshimin e mënyrës së sundimit dhe zgjerimin e deridikushëm të parisë drejtuese me grupin e profesoratit.Ndryshimet e tjera janë thjesht ndërrimi i një lloj skllavërie të dhunshme (regjimi komunist)me një më të butë e të papërftueshme, por jo më pak mbytëse(liberizmi Engelsian me tise bizantino jeniçero katundare që nuk ekziston askund përveçse tek ne). Hamë më mirë (më shumë) po sdimë ça hamë, kemi mall e gjë po kemi shitur sigurinë e nderin, flasim haptaz po jo dhe aq se kemi frikë se të gjithë monitorohen e përgjohen privatisht, demek votojmë po asgjë nuk ndryshon, hajna këtej e hajna andej, në bashkëpunim me njëri tjetrin, shahen ditën në çadër me libër shtëpie e puthen natën kulisave për tre orë.
  1. Gjatë ekzistencës së saj PD ka bërë disa gjëra të mira, kryesisht në fillimet e veta, por më pas u shndërrua në Trustin e Gështenjave të Tropojës, një organizatë kriminale që mbron interesat e veta dhe familjes Berisha, sidomos të djalit “çamarrok e të hedhur” pa asnjë ideologji e pa mëshirë. Në këtë mision ka punuar hapur e vazhdimisht kundër shqiptarëve e bashkëpunuar deri dhe me Millosheviçin. E ka pranuar vetë Marshalli këtë.
  2. Pjesa dërrmuese e funksionarëve të saj të lartë në vite, edhe kur kanë patur të kaluar të lavdërueshme profesionale e njerëzore, janë sjellë si kriminelë, hajna, eunukë e puthadorë meskinë, anti shqiptarë e pa shtyllë kurrizore që kanë bërë gjëra të paimagjinueshme në emër e për llogari të Sali Berishës. Dosjet e tyre janë përdorur si shantazh deri në ditët e sotme ndërsa ata shijojnë vilat e pasurinë e vënë mbi gjak shqiptar.
  3. Lul Basha u përzgjodh si kukulla e garancisë së pleqërisë për Sali Berishën pikërisht sepse ishte i shantazhueshëm dhe bosh ideologjikisht, njerëzisht dhe intelektualisht. Është hajn, i pabesë dhe frikacak i pashoq. Ka punuar haptazi kundër shqiptarëve në Kosovë. Jeton në apartament me ashensor privat dhe ka që në 2005 që punon në shtet. Sipas shenjave Basha ka hedhur hapin për të dalë i pavarur nga familja me marrëveshjen me Kryetimonierin e miellit hundor, por kjo është e papranueshme për Trustin dhe familjen.
    6.Grupi i firmëtarëve që kërkuan dorëheqjen mbrëmë, gjithashtu përmbushin të njejtat kritere si Basha ndaj dhe janë vetofruar për përdorim të mëtejshëm nga Berisha. Ata nuk kanë asnjë mbështetje ideologjike në struktura, nuk frymëzojnë as bashkëshortët e dashnoret e veta, janë thjesht segmente të përdorueshme të Trustit.
  4. Përplasja është e paevitueshme ashtu si dhe fitorja e familjes sado që ajo duket tani e dobët. Luli do luftojë por ka shumë pak shanse. Sido që të shkojë situata, familja nuk mundet të lejojë që partinë të mos e kontrollojë plotësisht. Kryetari i ardhshëm nuk do jetë nga firmatarët por një njeri i besuar i familjes si psh Presidenti aktual.
  5. Përplasja do të shpejtojë fundin e pashmangshëm të PDsë, për shkak se ajo e ka kryer misionin e vet historik dhe nuk ka më asnjë arsye për të ekzistuar përveç si mburojë politike e familjes.
  6. Opozita reale s’mund të jetë bandë. PD ka ende shumë energji pozitive brenda, sidomos të rinj e të papërlyer por janë peng i mendësisë së të keqes më të vogël dhe viktima të propagandës së tejsofistikuar të Trustit. Trusti ka vite që mbjell dasi, për t’i shndërruar mitantët në skllevër dhe për të gënjyer shqiptarët. Po ashtu Trusti ka vite që shet dasinë i majtë i djathtë ndërkohë pakkush nga suaza drejtuese di të shpjegojë çfarë është e djathta e aq më pak militantët. Ndërkohë as ish Sigurimi nuk e do më komunizmin se kanë bërë para e katandi, kanë biznese e ska shtet, ama këta ende i gënjejnë njerëzit se po luftojnë komunizmin.Pra është dasi false, e krijuar mjeshtërisht për hedhje hi syve.
  7. E vetmja shpresë që PD të rithemelohet realisht e jo si truk i Trustit është t’i rikthehet misionit të vet fillestar të transformimit të shoqërisë e shtetit, të përqafojë një ideogji të shtetkombit, të mbështesë realisht vlerat e familjes, sigurisë, shtetit, nderit, dhe kombit duke e konsideruar shqiptarin tjetër vëlla e jo “armik, komunist, titist, e sicilist”. Që kjo të ndodhë dorëheqjes së parevokueshme të Lulit duhet t’i pasojë dorëheqja e të gjitha veglave qorre të Trustit përfshi edhe firmatarët, thirrja e një Kuvendi të hapur rithemelues, rikonceptimi ideologjik, dalja me një platformë serioze e të detajuar, rishkrimi i rregullave të funksionimit dhe të afrohen të rinj e të reja, nga brenda dhe mërgata që besojnë tek shtetkombi si zgjidhja e vetme dhe që do të ndërtonin frymën e duhur, grupin udhëheqës të ri dhe rregullat strikte të sjelljes. Të gjitha pa diktatin e familjes Berisha. Mirëpo shanset që kjo të ndodhë janë…aq sa temperatura e ngrirjes së Kryetarit aktual. Në jetën e përditshme, e në këtë çmendinën tonë kolektive ndodh shumëçka po gomari nuk fluturon dot.

Post Scriptum Kryetimonieri i miellit i përshkruar më sipër është Edi Rama, një tjetër pleh antishqiptar që gënjen popullin. Jam marrë e do merrem me të në vazhdimësi.

PSS. E ftoj Brigadën e Plehut të shprehet lirshëm, fitoni kafshatën djema, thjesht evitoni llafet e pista, po tejkaluat masën ka bllok. Koston personale të komenteve të mësipërm e marr përsipër jo pa keqardhje e ngurrim, por përpara miqësisë vjen e vërteta

17 posts were merged into an existing topic: Diskutim i lirë - qershor 2017

Bi era Shenasi Rama, Folklorizem…Stalkeri e ka perseritur deri ne merzitje Pushteti korrupton…te gjithe…edhe Zapaten Kaposhin…nderkohe njerezit duhen qeverisur dhe Rroji qeveriset nga Trusti I Naftes dhe I Bombave …jo I geshtenjave…po ashtu ene Shenasiu.

Ne fakt eshte shok me Shenasiun, sec kane krijuar nje levizje “Bleta Shqiptare” po s’di shume per te. Tip akademiku, llafe plot e pune hic.

Mos ngatarro akademine me folklorizmin…perrallat jan per te papunet akademia testohet mdryshe ngs nanullat me truste. America ka pas trustin e Celikut ,.cfare bejne keta??? Nderrojne Liken me Salen me Dick Chenin…

Selami po e sulmoi kryetaren e bordit cdo nate, ne rregull eshte, e boni te tijen kundra sorosianeve.

:joy: = me lot.

Cne? ti je goxha i zoti me googllime. Provo njehere “Basha kercenon” dhe rifreskohu mbi te qenurit paqsor, civilizues eqetera eqetera, te Bashes. Po dhe faj nuk ke, kur e krahaso me faktin se vrau 4 njerez ne shesh, kete rradhe, goxha paqsor u tregu pasi i krefi Rama bishtin.

Pa Gramozin PS nuk do të ishte këtu ku është, ndërsa pa Linda Ramën unë sot nuk do të isha këtu ku jam

Degjuat qunat e gocat e PD-hit? Degjuam thoni :v:

ps: Cili eshte ndryshimi midis dy ish-komunistesh, pra midis Sales dhe Gramozit? I pari punon per familjen; i dyti, per partine :slight_smile:

Bukur, me pelqeu kjo e Rrojit, por puna nuk eshte tek etiketimet e percaktimet personale, por tek ndryshimi i sistemit te dhjer zgjedhor, tek ndigjimi i zeri te partive te vogla qe marrin 1% e siper, sepse jane jo vetem faktore politike, por me 1% do te thote se duhet te kene perfaqesuesin e tyre ne Parlament. Persa kohe kane nje elektorat qe shkon 1% e siper, do te thote se duhen ndigjuar, mirpo dy krokodilet me maskaraden e tyre, nuk e marrin parasysh kete rregull, kete moral, sepse jane te parregullt e te pamoralshem.
Nuk ka rendesi se kush zgjidhet ne PD, rendesi ka qe a do shkeputet PD nga pazaret e pista qe ben me PS dhe qe jane ne kurriz te subjekteve te tjera politike. A do perpiqet te rregulloje kodin e zgjedhjeve, ligjin elektoral, qe te kemi zgjedhje te ndershme, apo do vazhdoje lojen, loje qe shqiptaret e kane kuptuar dhe ju vjen rende.
M’duket se opozita e vertete tani do jene LSI, LIBRA, Sfida, Aleanca per Drejtesi, dhe jo PD. Do jene keto parti qe do luftojne per nje sistem me te rregullt, gje qe perkthehet, ngritje ne bursen politike.
(shenim; A e mbani mend para zgjedhjeve çfar ju thashe ketu, qe PD do futet ne zgjedhje me kete sistem zgjedhjesh te dhjera, se keshtu kan bere gjithmon dy krokodilat para zgjedhjeve, dalin ne rruge, flejne aty, dhe pas ca zhurmave bien dakort per ca budalliqe, dhe nuk e prekin kurre thelbin e çeshtjes, rregullimin e sistemit zgjedhor per te patur zgjedhje te ndershme, pse nuk e bejne kete, kush i loz keto skenare qe e lejne Shqiperine me imazh te keq ne syte e botes)