Biznesmenë të të gjitha vendeve, bashkohuni (“The young Karl Marx” – film gjermano-belg me regji te Raoul Peck)

Hakshe hakshe, filmi do ish dashur te titullohej “Marksi dhe Engelsi i ri” sepse ai i jep hapsire (dhe kohe!) sa njerit aq edhe tjetrit. Dhe kjo per nje arsye te thjeshte: duke i vendosur ngjarjet ne periudhen midis viteve 1844 dhe 1848, në kohën kur gazetari-filozof gjerman 26 vjeçar Karl Marx, per arsye te mbylljes se gazetes ku punonte (çensura prustiane e kohes) largohet nga Boni dhe vendoset ne Paris (bashke me Jenny von Westphalen, gruan e tij me origjine aristokrate), filmi rrefen takimin e tij me ekonomistin Friedrich Engels, te birin e nje industrialisti te pasur gjerman, pronar i disa fabrikave tekstili ne Angli. Asokohe, ky i fundit kish rene keqazi ne dashuri me nje punetore (te debuar!) te fabrikes se te jatit ne Mançester.

Filmi, më shume se biografik, eshte nje «buddy movie», pra nje film qe rrefen miqesine mes dy shokesh (gje qe më kujton «budy movie» të shkelqyer si «Husbands» i Cassavetes (1970) apo « Superbad » i Greg Mottola (2007)

Në pamje te parë, dy shokët ne fjale (Karlin dhe Friedrich-un) gjithcka i ndan : njeri eshte gazetar pa kokrren e lekut ne xhep ndersa tjetri, i biri i nje industrialisti super te pasur. Por nuk rezultotn tamam ashtu… !

**

Në fillim, Marks dhe Engels (respektivisht 26 dhe 25 vjeç) urrehen e xhelozohen keqazi reciprokisht. Por pak e nga pak, mesojne ta vleresojne njeri-tjetrin, e mbi te gjitha, te ndajne nje enderr te perbashket : ndryshimin e botes. Dhe te behen shoke per koke deri ne fund te jetes se tyre. Marksi ka nje personalitet hatashmerisht frymezues (fiks siç flitet sot ne gjuhen e «startup company» : inspiring!!), gje qe Engels e kupton shume shpejt: kur Karli eshte i detyruar te largohet nga Parisi bashke me familjen e tij dhe te vendoset ne Bruksel (qytet ku asokohe, liria e te shprehurit ishte me e madhe se gjetiu ne Europe), shoku i tij po ashtu zhvendoset ne kryeqytetin e Belgjikes. Te dy flasin dhe shkruajne rrjedhshmerisht ne gjermanisht, frengjisht dhe anglisht. Nga eseja në ese, nga udhetimet në udhetime, nga mitingu politik në miting, Marks & Engels e transformoje “nderrmarjen” e tyre te vogel në ‘global franchise’ : nje ‘international success story’ qe sot do ja kishte zili çdo businessman !

le_jeune_karl_marx_2

**

Filmi mbyllet me fillimin e hartimit te Manifestit komunist në 1848, i shkruajtur me 4 duar. Pra ne nje farë menyre, filmi eshte nje rrugëtim qe tregon se «nga kaluan» Marks dhe Engels per tu ulur e hartuar Manifestin e famshem. Në 1847, Marks nuk donte ta bente nje gje te tille (duke qene se ishte i zene me disa artikuj qe duhet te shkruante per «New-York tribune») por Engels, duke pare valen e revolucioneve te 1848 anembane Europes (njohur ndryshe edhe si Pranvera e popujve), e shtyn ate drejt redaktimit te nje teksti te tille. Sigurisht, filmi nuk merr fare persiper tu ndryshoje mendjet atyre qe jane pro apo kunder nje teksti te tille (ata qe jane pro, do e kene gjithmone gati argumentin e tyre : mjafton te heqesh fjalet ‘kapital’ dhe ‘proletarë’ nga Manifesti dhe ti zevendesosh me ‘financë’ dhe ‘rrogëtarë’ per te konstatuar qe aktualiteti i tij eshte intakt (i paprekur) ; ndersa ata qe jane kundra, do te gjejne 1001 argumente per te provuar se kapitali dhe financa nga njera ane dhe proletarët dhe rrogetarët nga ana tjeter, nuk jane e njejta gje).

E megjithate, filmi eshte i dobet. Sepse tmerresisht klasik dhe didaktik. Domethene përtac. Kjo behet edhe më problematike po te kemi parasysh se ai merr persiper te pershkruaje 4 vite nga jeta e dy personave, te cilet e shihnin tejkalimin e kontradiktave vetem nepermjet shperthimit te antagonizmës (kontradiktes) kryesore! Po te kemi parasysh se nje film (i mirë !) eshte nje bashkësi imazhesh qe plotesojne por dhe kundershtohen mes tyre, i bie qe “The young Karl Marx” të jetë, në vetvete, e kunderta e asaj qe merr persiper te pershfaqe (do te ishte njesoj sikur, per shembull, filmat e David Lynch (universin psikedelik te filmave te tij) ta realizonte, te themi, klasiku Clint Eastwood).

Quel gâchis !

5.0

TRAILER:

1 Like

6 e poshte sja vlen ta shikosh, se skemi kohe :slight_smile:

noten 10 neqoftese ka skene porno tu u pallu Xheni!

ka edhe nje alternative antagoniste tjeter, qe eshte frojdiste para Frojdit. Vallaj i modh Engelsi, shum i modh vertet! Dyfelor i modh!

Il primo contrasto di classe che compare nella storia coincide con lo sviluppo
dell’antagonismo tra uomo e donna, e la prima oppressione di classe coincide con quella del sesso
femminile da parte del sesso maschile. La monogamia fu un grande progresso storico, ma
contemporaneamente essa, accanto alla schiavitù e alla proprietà privata, schiuse quell’epoca che
ancora oggi dura, nella quale ogni progresso è, ad un tempo, un relativo regresso, e in cui il bene e
lo sviluppo degli uni si compie mediante il danno e la repressione di altri. Essa fu la forma cellulare
della società civile, e in essa possiamo già studiare la natura degli antagonismi e delle
contraddizioni che nella civiltà si dispiegano con pienezza. All’interno della famiglia, l’uomo è il
borghese, mentre la donna rappresenta il proletariato - Engels.

pallo o borgjez, na pallo si ke bere me mijra vjet. Ne proletaret bejme sikur nuk veme re, se jena duke pa filma me t’pallume, kena pagu paret per bileten.

In una rilettura della lotta di classe, il femminismo affermerà che così come l’ideologia marxista aveva individuato nella classe proletaria il soggetto che avrebbe dovuto abbattere il sistema capitalista, spetta ora alle donne compiere la rivoluzione. Nella nuova dialettica di ispirazione marxista, le donne sostituiranno, dunque, i proletari riappropriandosi del proprio corpo, attraverso il controllo della loro fecondità e l’utilizzo delle nuove tecniche biomediche. Lo scopo finale di tale rivoluzione non è solamente l’abolizione dei privilegi dell’uomo quanto la soppressione totale di qualsiasi distinzione tra le classi. Tale processo si potrà dire compiuto solamente nel momento in cui saranno abolite tutte le differenze tra uomini e donne e in cui non avrà più alcun senso parlare di famiglia, matrimonio, madre, padre e così via, in quanto termini che rievocano una realtà storica oramai superata in contrasto con la visione distruttrice di tale ideologia.

https://www.osservatoriogender.it/capire-il-gender/quali-sono-le-origini/

Qe fare mire mund te ishte film televiziv, duke qene klasik.
Ps. Se di a e ke pare mother te aronofskyt, menje misticizem te sforcuar ndoshta, i filmuar me kamera supi.

Jo, nuk e pashe “Mother”. Më pat pelqy i fundit i Aronofskit (Noe), por mendoj se ishte nje perjashtim.
Në pergjithesi “Mother” eshte pritur keq (por nuk ishte kjo arsyeja pse e anashkalova).

Sa për “Marksi i ri” eshte fiks siç thua ti: në fakt, eshte pothuaj nje film televiziv, vetem se ndihet nje far kujdesi për tu dukur si fiksion.

m’u duk goxha i dobet te them te drejten por pare ne kuadrin e punes se nje profesori filozofie (ne Haiti) mund te qendrojne arsyet qe ta shikosh kete film.
Me pelqeu skenografia /ambienti i viteve te kohes i cili ishte detajuar mire: fabrikat e kohes, lagjet e varfera, interioret e shtepive punetore etj. Ndersa ne mjaft raste njerezit qe i jetesonin keto hapesira s’ta mbushnin syrin si te epokes. Me pelqeu skena kur Engels flet dhe bind delegatet ne kongresin e tyre. Edhe metamorfoza e moshes tek cifti Marx dhe pse te 30-at s’jane shume sot por atehere po, ish e realizuar.
Por mendoj se filmi ishte ca konfuz ne qellimin e tij duke ditur se nuk merret me teme te parendesishme. M’u duk tamam nje ilustrim per studente te leksioneve te filozofise ne klasen e presorit-regjisor,

Presori-regjizor (në fakt, ai sot punon si regjizor full time) nuk ka arritur të filmoje, pra të mundesoje qe spektatori të shikoje lindjen é nje Mendimi (a thought) në veprim, tipari kryesor i mendimit (filozofise, librave, teksteve) të çifit Marx&Engels. Bast i veshtire, sigurisht, por Godard (për shembull) ja ka arritur para 60 vjetesh të filmoje lindjen e përçmimit tek nje çift (si ndjenje) tek “Le Mépris” (Contempt).
Sigurisht, jo të gjithe quhen Godard, nuk thashe gje jo
:stuck_out_tongue_winking_eye:

1 Like

duke menduar pyetjen qe shtron e duke u kthyer e sterkthyer per nje pergjigje perfundimisht mendoj se filmi me teper ka pas qellim biografik (me andrallat familjare, politike, dashurore, ekonomike etj.) sesa ate qe ti percaktove aq mire, lindjen e mendimit.
Dhe ne aspektin e andrallave politike, me shume se mendimin, Raoul Peck merret me perplasjet me idete egzistuese ne leadership te punetoreve, nje lloj perplasje mes fraksionesh (per analogji te perpjekjeve ne levizjen komuniste shwiptare ne fundvitet 30). Si dhe me drejtimin e levizjes se meket proletare alla “All people are brothers”, drejt “Proletare te te gjithe vendeve bashkohuni” kunder borgjezise.
Ne fund fare shohim te dale nga asgjeja, rrufe ne qiell, dhe papritur fare, ideja e komunizmit, a thua autori e merr te mireqene qe ne e dime kush jane e c’kane bere Marx e Engels.

ky film duhet te jete pak a shume si qortimet e vjeshtes :thinking:, sa per te hamendesuar se nuk e kam pare.
qemal stafa i ri si marksi i ri tek formeson bindjet e tij politike.
Ps. I hodha nje sy programit te tiff kete vit, asnje film autor, vetem doku, filma te rinje shqiptare, metrazhe te shkurtra dhe filma homazh per viktor gjiken.

1 Like

Kur do behet ndonje film per enverin dhe nexhmien 20 vjecare?

1 Like

É vetmja merite e filmit eshte fakti i ekzistences se tij, pra fakti qe merr persiper të çpluhurosë nje figure (dmth nje njeri) të transformuar përgjate ketyre dy shekujve të fundit në nje peshe shume të rende për tu mbajtur, mbi të gjitha për shkak të diktaturave (qofte dhe të proletariatit - por diktature gjithsesi, e ka vete togfjaleshi brenda) qe reklamonin vepren e tij. Për me teper qe filmi merret me rinine é tij (Marksi si trashegimtari më bindes i filozofise gjermane të kohes - sidomos Hegelit !!) dhe në kete sens, filmi eshte më shume se i mirëpritur (unë ndaj shkova për ta parë, sepse principi ishte fort interesant - edhe pse për të qene i sinqerte, é dija se ç’me priste). Eshte fiks momenti kur nje filozof tmerresisht inteligjent kupton qe, deri në atë kohe, filozofet veçse interpretonin Boten: kish ardhur momenti qe ata ta ndryshojne ate ! NUK eshte pak !!
Problemi eshte se é gjitha kjo, shume pasionuese në leter, eshte e “perkthyer” më nje gjuhe filmike… nuk ka më akademike: sekuenca skicash-ilustrative të rinise se Marksit dhe kaq.

1 Like

image

Do pare “Qortimet e Vjeshtes”, nje film nga Kristaq Dhamo. E pashe mbreme.
Megjithe veshtiresite e formes, imponimin aty ketu, shumica e filmit eshte aq akuterisht e vertete. Madje edhe jashtezakonisht aktual.
Si eshte e mundur? Ky qe sipas periudhes se ciles i perket hyn ne kategorine e filmit soc-realist, ne fakt eshte realizim i vleresueshem. Ne film flitet per probleme te kohes sotshme me nje parashikueshmeri te habitshme. Faktet me te cilat mbushet “trupi” i filmit vertet jane te lodhshme sepse te shumta, por te gjitha sa thote jane te sakta.
Mbi te gjitha nje thenie: Demokracia juaj pushon se egzistuari sapo njeriu fillon shikon te verteten ne sy"!!
Ka mjaft ngjajshmeri me filmin e kesaj teme, patjeter