Pse "Check Up-i" falas nuk i bën mirë Shqipërisë

I ben mire qe cke me te , me mire Beqja leket se sa ky derr mileti qe shitet me gjithe gra per nje thes miell.

Do qe ta lexojne komentin ? … Shkruj dicka llafepiste, qe te ta sinjalizoje komuniteti dhe 100% te babilonasve te peshkut kane per te kliku.
Sic tha ene postkomandanti ke Zoti Maksut : Per mu gjeja e pare qe duhet ndaluar eshte lista me titujt e librave te ndaluar. Te gjithe do turren t’i lexojne po qe ne liste…

P.S. Check-Up-i falas eshte bo me tender dhe e ka " fitu " Vilma Nushi ( whoever the fuck she is) dhe ka fut ne xhep mbi 2 meleone euro ose dollaro. ( Mund te jete siper ne shkrim, po kush ka nerva me e lexu, kerkoj falje ne rast perseritje. Hajd tujqeta.

E para check up ne shqiperi nuk eshte i bazuar ne asnje model egzistues boteror, por sic e ka pohuar beqja vet eshte nje projekt per te dhene ca leke.

E dyta, kjo e para vertetohet nga skandalet e njepasnjeshme qe dalin me check up te vilmes…se pari nxorri gjysen e grave me prostat; gje qe tregon qe nuk kryhen fare testet por gjenerohen pergjigje fallco. Kjo eshte praktike e njohur edhe ne laboratore te tjera ne Shqiperi. Pastaj ke skandalet kur rritet kontrata nderkohe qe nuk ka perdorues, dhe e dundit ishte rimbursimi i tvsh 2.3 mil usd nga isksh qe nuk e ka as si kompetence e as nuk eshte paguar tvsh.

E treta, te dhenat qe dalin nga check up jane aq elementare ne aspektin e mjeksise preventive, qe duhet te jesh sh i semure qe te nxjerrin dicka…dhe kur te jesh aq i semure nuk ke ngel me tek check up.

E fundit eshte qe bie dakord me bradland…me mire beqja me vilmen ato leke sesa ky popull beqir qe per hir te partise eshte gati te mbroje cdo lloj fekale qe i serviret ne tavoline.

1 Like

Nuk di pse e ka sjelle Blendi kete shkrim, por nuk me duket aq skandaloz opinioni i zoterise ne artikull (ka gjithkund nje diskutim te hapur rreth mjekesise preventive). Skandaloz me duket titulli “E mbijetuara e kancerit të gjirit: Asnjë rrezik nëse kontrolloheni në kohë!”. Jo, kontrolli dhe diagnostikimi ne kohe nuk jane garanci per sherim nga kanceri i gjirit. Pervec qe “sherimi” eshte nje term i dyshimte kur flasim per kancerin.

Jane dy libra shume te bukur dhe iluminues rreth kancerit, per anglisht-lexuesit qe kane interes: The Death of Cancer, nga Vincent T. DeVita dhe The Emperor of All Maladies, nga Siddhartha Mukherjee.

sa te rrime e te humbim kohe dhe pare me 2 librat qe rekomandon, po pate mundesi na i sqaro me pak fjale 2 idete controversale qe ke sjelle me siper.

Mu komentet jasht teme, me pelqejne me teper se komentet brenda temes, edhe ne temat e mija.

Ezogamia, ligj i modh.

Ka disa pika që janë të saktë, check-up-i u përdor shumë pak dhe nuk ka kapur as gjysmën e popullatës target duke çuar dëm paratë. Kjo sepse nuk është një sistem i cili shpenzon aq sa kërkohet por aq sa ishte llogaritur. Shkurt, një sistem për të zhvatur para publike.

A kanë nevojë apo jo për kontrolle periodike një vjeçare është temë tjetër. Së pari, duhet marrë parasysh sa efektive ishin analizat. Nëse ti bën një kontroll në bulk të popullatës, prit gabime të mëdha, punonjës të lodhur dhe të pamotivuar. Pagesë shtesë nuk patën, vetëm lodhje shtesë.

Praktikisht, po, ishte një dështim dhe një vjedhje e madhe edhe pse jo plotësisht për arsyet të flet ky tipi në artikull. Ky tipi që merr tre rreshta për të thënë sa i paanshëm është.

Sepse ka disa tipe kanceresh te gjirit, te cilat pavaresisht nga nese zbulohen shpejt ose jo, kane nje prognoze te ulet.

Sa i takon kancerit ne pergjithesi, ketej perdoret termi “remission”, i cili mund te jete i perkohshem ose i perhershem. Kur eshte i perkohshem termi qe perdoret eshte “relapse”. Besoj e kupton vete sa kujdes behet per te mos dhene shpresa te kota, por edhe per te mos i cinkurajuar njerezit plotesisht.

Sa u takon librave, ai i DeVita-s mundohet te provoje se akuza, e cila thote se megjithe parate pa fund qe jane harxhuar ne Amerike per kerkimet ne fushen e kancerit rezultatet kane qene te vaketa, eshte e padrejte. Doktori ka qene ne vijen e pare te luftes kunder kancerit per vite me radhe, keshtu qe ka plot gjera per te treguar. Jashtezakonisht prekes.

Libri i dyte, eshte nje lloj biografie e kancerit. Per shembull, tregon sesi deri nja 40 vjet me pare, doktoret operonin gjithe c’mund te operohej tek nje grua e semure me kancer gjiri, deri edhe nofullen( Halsted radical mastectomy), duke e lene kete te gjymtuar perjete, me shpresen per te ndaluar perhapjen e semundjes ne trupin e shendoshe.
Dhe sesi, kur disa doktore americane u perpoqen te benin nje eksperiment me disa paciente duke provuar t’i operonin keto vetem lokalisht, rezistenca nga pjesa tjeter e doktoreve qe operonin “me rrenje” ishte aq e madhe, saqe eksperimentin e transferuan ne Itali, sepse nuk gjenin dot paciente amerikane. Cka shpjegon edhe ekzistencen ne Itali te klinikes se Umberto Veronesit.

Meqe jemi tek kanceret, kontrollet paraprake, pra kjo mjekesia preventive per te cilen flasim, eshte e provuar qe sjell benefite vetem ne disa lloje kanceresh (pak lloje he per he). Per te tjerat ka nje frike gjithnje e ne rritje lidhur me mbidiagnostikimin. Po te lexosh dy librat per te cilet po flisja, e kupton qe trupi ka nje seri mekanizmash jashtezakonisht te holle, qe kontrollojne jetegjatesine e qelizave (kanceri shkaktohet nga nje grup qelizash rebele “qe nuk duan te vdesin”, nje ide e mrekullueshme kjo). Pra, nje diagnostikim i hershem i kancerit te gjirit, vec pre-kancereve qe do te kercenonin jeten e pacientes, zbulon patjeter shume anomali, me te cilat trupi do merrej vete, sic edhe ben zakonisht me lloj-lloj kanceresh te tjera per te cilat ne nuk kemi shpikur akoma metoda diagnostikimi te hershem.

ps: Keto dritaret e reja te komenteve jane shume te mundimshme per mua.

1 Like

shum interesant kto qe shkruan, falemneres!

Nuk e prisja qe ne kete pike Italia te ishte me avangarde se USA, gjithnje kam degjuar ankesa pa fund per mumifikimin e sistemit italian, nuk arrijne te diagnostikojne semundje te cilat ne USA i kapin menjehere. Di dhe raste te njohurish qe kane shkuar ne USA per diagnostikim dhe e kan zgjidhur problemin menjehere, brenda dites.

Kot per provokim, pse te duket ide e mrekullueshme qe qelizat kancerogjene jane rebele qe nuk duan te vdesin?

Kot t’ju pyes edhe unë, juve që na jepni libra për studim, a po flasim për projektin Si je, Check-up-in e famshëm apo për mendimet tuaja mbi shkencën dhe jetën? Analizat që bëhen në atë projekt, veç feçes gjak okult, që mund të rastisi të japë të dhëna mbi kancerin e zorrës, dhe aty në gradë ndaj nga fundi, nuk zbulojnë ndonjë kancer të mundshëm.

une e kam ba check up-in dhe analizat perputheshin me analizat bere me pare. kolesteroli i nalte qe u ba shkak per kontroll doli njelloj - 267 - , si ne check up edhe ne analizat e laboratorit te spitalit.
po te kete seriozitet,them se chek up-i mund te jete shume i dobishem ne hartimin e politikave shendetsore. krijohet nje data base kombetare me te dhenat shendetsote te popullates. aty pervec analiza gjak,urine,feçe beheshin matje gjatsie,peshim,pyetje rreth stilit te jeteses dhe te ushqyerit si edhe nje elekrokardigrame.nje hisorik te dhenash shendetsore personale ne nje sistem te dhenash kombtare,do te ishte mjaft dobiprures ne ndjekjen shendetsotre te gjithesecilit ,duke lehtesu aplikimin e protokolleve mjeksore perkatse.

2 Likes

Eh, jo, s’eshte me ne avangarde Italia se US. Puna eshte qe ketu operacioni sa me i madh te jete, aq me i kushtueshem eshte. Nje operacion me i vogel, i ndjekur nga kemioterapia, krahasuar me nje operacion me te madh te ndjekur nga radioterapia, vinte ne krize xhepat e nje klase doktoresh dhe radiologesh. Keta te fundit folen me pacientet e tyre dhe keto s’pranuan te merrnin pjese ne studimin-pilot, a eksperimentin. Keshtu qe studimin e transferuan ne Itali. Ideja ishte e doktoreve amerikane, pacientet dhe ambjentet ishin italiane.

Nuk e di pse me terhoqi aq shume kjo ideja e qelizave rebele. DeVita thote qe keto qeliza e “kujtojne veten” qeliza embrionale dhe sillen si te tilla duke u ndare me shpejtesi dhe duke rritur pavaresine nga ambjenti. Ka nje kapitull te tere qe merret me sofistikimin e mekanizmave nga ana e tyre per t’ia “hedhur” trupit, i cili ben c’eshte e mundur qe t’i vrase. Pata nje cast sublim admirimi per trupin ne teresi kur e lexova pjesen e trete te librit. :slight_smile:

Adela, muhabetin e kancerit e nisi nje anetar tjeter qysh ne postimin e pare. Ketu ne US, check-up i pervitshem permban edhe mamografi dhe Pap test per grate dhe testin per prostaten tek burrat. Ky i fundit eshte pjese e analizes se gjakut. Ne urine po ashtu kerkohet per shenja gjaku, te cilat mund te jene shenja te kancerit ne fshikezen e urines. Nuk m’u duk sikur i rashe ne qafe njeriu pse sugjerova dy libra. Here tjeter je e lutur t’i kercesh postimet e mia, ne te mire te te dyja paleve. Rrofsh!

2 Likes

E beqe beqe … u bone edhe ti me vjedh paret e ati poplli te vuajtur. Hapu dhe!
Sa i perket ketij dr. adhamudhit brazilian ja ka fut si kau peles kur na thote se check-upi s’duhet per njerezit e shendetshem. Ne kete pike ky ben mire te merret me futboll se sa me mjekesi.

Persa i perket implementimit dhe koncesionit … for lack of a better term … te perdorim shprehjen e EdRames … vaj medet.

Termi i duhur eshte “Suksese ne jete” :stuck_out_tongue:

keqkuptim, une kujtova se ty te mrekullonte rebelimi i qelizave kanceroze, ndersa ty te mrekulloka reaksioni i trupit kunder rebeleve.

aha finisterre, Amerika te ka bere reaksionare, paske kaluar me padronet, i tradhetove tere ato vite militance italiane kur te mrrekullonin te shtypurit dhe rebelet.

Nuk më ishin hapur komentet më lart, kërkoj falje për “sulmin” që u duk se bëra. Për ndonjë arsye, nuk më dilnin pjesa e diskutimit ndaj dhe m’u duk jashtë teme.

Mbetem sërish e mendimit se check-up-i nuk ka mundësi reale për të kapur shenja kanceri në popullatë, për shkak të mënyrës si ai është zbatuar.

Jo, nuk me keqkuptove. Me mrekullojne te dyja palet, te cilat pastaj jane e njejta gje. Qeliza kanceroze eshte qeliza “jote”, pavaresisht qe lufton kunder jetes tende si integritet.

1 Like

Jam e sigurt qe ti duhet ta dish me mire se une si dhe sa funksionon check-up-i ne Shqiperi.

Mrekullia me e modhe ne bote eshte kur kancerozet rebele kunder babes o babe m’jep 5 fronga! babi më jep 5 leka!, Berlusca dov’son i soldi!, gerthasin në jerm:

dum Babën! duam Babanë! pater nostro che sei nei Cieli …!

1 Like

Mendoj se ky program, i realizuar me koncesion ka qellim te mire ne vetvete, por ka implementim te gabuar. Sepse eshte menduar duke mos marre parasysh shume faktore qe duheshin pergatitur e paraprire perpara se te iniciohej:
Se pari, kryerja e tij nga qytetaret duhet te ishte e detyruar cdo nje vit per te gjithe qytetaret ne marredhenie pune, pension apo kategori te tjera qe marrin sherbime publike, dhe jo me deshire. Arsyeja eshte e thjeshte, parandalimi ul koston. Perndryshe nuk do merrnin sherbim.
Se dyti kontrata duhet te perjashtonte gjithe emigrantet qe nuk jane ne shqiperi, por qe kane nje Id shqiptare dhe qe jane nje numer i konsiderueshem.
Se treti duhet qe te merreshin parasysh check up vte ndryshem qe behen nga kompani private si spitalet private dhe qe bejne nje promocion dhe konkurrence mjaft agresive. Ka shume kompani private qe kane kontrata me keto spitale dhe firma sigurimesh private, sidomos ne kryeqytet. Qe perseri jane nje vjedhje e paster pasi fitimet u merren punonjesve, sherbejne per manovrim bilancesh, qe jane ne nje numer te konsiderueshem, dhe qe nga ana e tyre demotivohen per te kryer check up e publikut, po nejse.

Se katerti check up duhet te kish qellim te zevendesonte komisionet mjeko-ligjore idiote te aftesise ne pune dhe qe sorollasin njerzit me ekzaminime paralele kot me kot, per vite me radhe dhe qe kane sherbyer vetem per ndonje rryshfet te vogel ne keto komisione e me gjere. Sic e ka bota.
Se pesti, duhet te ishin marre parasysh mendesite e varfra te shqiptareve per kontroll periodik shendetsor para se te perpilohej kontrata.
Duhej marre parasysh qe ka kompani qe i shfrytezojne puntoret edhe te shtunave si skllever dhe nuk u japun mundesine ta kryejne prane qendrave shendetsore.
Nuk duhej te fillonte check up pa u parashikuar ngarkesa administrative qe kane qendrat shendetsore edhe pa kete program qe e detyrin personelin shendetsor te hyje ne konflikt me qytetare te ndryshem qe nga propaganda apo per shume arsye te tjera nuk duan te perfitojne nga ky sherbim.
Ka dhe me, po u zgjata shume…

Criticism devours everything that exists - tha ai ke filmi - and when there’s nothing left, it devours itself