pjesën e mëparëshme e gjeni këtu
Nena Hyjnore nuk eshte nje grua apo individ. Ajo eshte nje substance e panjohur. Cdo forme qe ajo merr, dizintegrohet pasi ka kryer misionin e saj. Kjo eshte dashuria. (Nga mesimet gnostike)
Per saktesi, mesimet gnostike jane njera fele, ndersa mesimet klasike zyrtare jane tjetra fele. Dmth eshte e vertete qe Nena Hyjnore eshte nje substance e panjohur, por eshte gjithashtu e vertete - sidomos per nje katolik - qe gruaja apo individi Madhër Meri ishte nje substace e njohur e shenuar ne gjendje civile te lagjes ne Jeruzalem.
Njesoj ka nje Krisht mistik apo metafizik (gnostik), po ka edhe nje Krisht historik te shenuar ne librin e gjendjes civile te lagjes me emrin Jezui.
Substance e panjohur dhe e vertete qe merr forme (sic e kam thene me siper) njerezore per te kryer misionin, dhe me pas dezintegrohet.as kristianet gnostike nuk e mohojne misionin dhe ekzistencen e Marise historike apo Krishtit historik si person, por theksojne qe Krishti, Maria si substanca potenciale duhet te zhvillohen ne cdo person, ky eshte misioni i jetes, realizimi i cdo njeriu, arritja e koshiences Kristike. Nese kristianet gnostike do te mohonin personat historike atehere nuk do te ishin me gnostike por psikologe moderne.
e pashe te verteten qe ke shkruar me siper, dhe e di vleren e gnostikeve. Por di edhe qe gnostiket kane qene fillesa e heretizmit qe me pas degradoi ne ateizem. Pra te vertetat gnostike i konsideroj komplementare me te vertetat fetare zyrtare, ndryshe rezultojne te kunderta, me pasoje sherrin dhe konfuzionin e te vertetes te deghraduar ne dy gjysem te verteta, qe jane keq se rrena, dhe me te rrezikshme.
Per rastin konkret eshte e vertete ideja gnostike qe arketipi “ati dhe nena” jane:
Por dizintegrimi i Jezuit dhe Madher Meri ka qene vetem fizik, sepse shpirterisht ata vazhdojne te jetojne ne boten shpirterore, se çdo person tjeter njerzor qe ka lindur dhe ka vdekur. Prandaj kjo ide eshte fillese e ateizmit qe mohon ekzistencen e botes tjeter.
Nga ana tjeter ideja gnostike ka superioritet ndaj kishes zyrtare me te verteten e theksuar prej teje:
Pra gonistiket mbajne te hapur misionin e Ardhjes se Dyte te Krishtit edhe ne trup fizik, por qe nuk vjen me pashaporten hebraike te Jezuit tashme te dizintegruar.
Ndersa Kisha zyrtare e vulos revelaten me Apokalipsin.
Nuk e di nese jam shpjeguar qarte sepse nje fije e ndan zyrtaren nga gnostiken.
Po fizik e kam kuptuar edhe une degradimin, sepse si te thuash, ajo substance zhvillohet ne maksimum dhe krijon qenien e perkryer, qenie e cila ne nje moment te caktuar e le kete bote ne menyre koshiente (jo inkoshiente sic mund te ndodhe me shumicen ku substanca mbetet thjesht potenciale), dhe jeton koshiente ne dimensionet e tjera. Ndaj vdekja per njerezit qe arrijne deri ne inkarnimin e koshiences kristike eshte ‘nje akt kalimi’, mistiket e vertete e zgjedhin oren e kalimit ne boten tjeter, e dine kur misioni i tyre tokesor eshte drejt perfundimit.
perseris qe dallimi midis dy gjysem te vertetave i ndan nje fije, ndersa ne realitet eshte nje konfuzion i tmerrshem ne te dyja palet, me pasoje konflikt po te tmerrshem.
Konfuzioni eshte edhe ne terminologji, e cila nuk duhet te leje shkak per keqkuptime, siç edhe ndodhi me lart. Kujdes me gjuhen gnostike sepse eshte hermetike, pra le shteg per gjithfare interpretimi.
Mistikun Jezu e vrane ne kryq pa deshiren e tij, nuk zgjodhi ai oren dhe menyren e kalimit ne boten tjeter. E bukura eshte se kete e besojne njesoj si gnostiket, ashtu dhe dogma zyrtare.
Po Jezui nuk e parashikoi qe do te ringjallej?
Edhe ky eshte nje keqkuptim i tmerrshem, Jezui nuk parashikonte pamundesira, ringjallja fizike eshte e pamundur, njehere i vdekur dhe i dizintegruar. Ringjallja e Jezuit eshte vetem shpirterore, mbas kryqimit ka tre dite “vdekjeje”, qe eshte vdekje shpirterore, dmth zbritje ne ferr, dhe ngjallja eshte ngritja prej ferrit (vdekjes) ne nivelin e Parajses (jetes).
Luke 24:6-7
He is not here; he has risen! Remember how he told you, while he was still with you in Galilee: ‘The Son of Man must be delivered over to the hands of sinners, be crucified and on the third day be raised again.’
Problemi me i tmerrshem i librave fetare eshte se teologet nuk gjejne dot se çfare eshte simbolike, e çfare eshte literale. Psh çfare eshte literale Kirkegardi e shpjegon si simbolike, e çfare eshte simbolike Barth e konsideron literale. Ky eshte fenomen me banal ne interpretimin e fjales se shenjte, e kjo ka filluar qe me grindjet midis shen Pjetrit dhe shen Palit. Me nje fjale vari hejbet librave fetare, dhe ky eshte nje nga shkaqet e ateizmit. Nga kjo pikpamje ateistet jane komplet te justifikuar.
Çfare eshte literale dhe çfare eshte simbolike e shpjegon drejt vetem Mesia i Ardhjes se Dyte.
keqkuptimet jane ne rendin e dites. Po e sjell me te plote citimin tend, fol e fol ne te gjalle Jezui, inteligjenca e dishepujve ne maksimum te kuptimit:
As the women bowed their faces to the ground in terror, the two men asked them: “Why do you look for the living among the dead? He is not here; He has risen! Remember how He told you while He was still in Galilee: “The Son of Man must be delivered into the hands of sinful men, and be crucified, and on the third day rise again.”
Nje tjeter kuptim i thelle gnostik dhe zyrtar:
To another he said, “Follow me.” But he said, “Lord, let me first go and bury my father.” And Jesus said to him, “Leave the dead to bury their own dead. But as for you, go and proclaim the kingdom of God.” - Luke 9:59-61
Njerzve nuk ju vjen mire te kuptojne se jane te vdekur, prandaj kuptimet e thella gnostike dhe zyrtare.
Aqua, i lexova perseri komentet dhe ve re se nuk kam shpjeguar si duhet problemin e profecise se Jezuit qe ngre ti. Dje ishte nje situate tragjiko-komike, kurre ndodhur me pare, duhet te komentoja me ty lidhur me hirin e providences, njekohesisht qe me duhej t’i jipja xhevap bordellos politike me fjalor kamionisti. Pranej me ka shpetuar problemi i profecise, qe po perpiqem ta shpjegoj tani qe jane qetsuar ujrat.
Eshte e vertete ajo qe thua ti referuar citimit qe sjell se Jezui parashikoi kryqzimin dhe ringjalljen mbas tre diteve. Por edhe ne kete rast te verteten dhe falsitetin nje fije i ndan. Jezui parashikoi kryqzimin jo ne saje te nje cilesie mistike si destin fatal te tij, por thjeshte si parashikim meqe shihte situaten e krijuar nga nje armiqsi totale e Sinodit te Shenjte, plus shihte friken e dishepujve dhe mundesine e braktisjes prej tyre. Pra nuk i mbetej alternative tjeter, perveç kryqzimit (perveç opsionit qe te shkonte ne shtepi te vet te hante kurabiet e Madher Merit). Nuk me duket se duhet nje aftesi mistike mbinjerzore per te parashikuar kaqe gje, mjafton dhe tepron nje aftesi njerzore per te vezhguar situatat dhe njohjes se shpirtit njerzor.
Pothuajse e njejta gje persa i perket parashikimit prej tij te ringjalljes mbas 3 ditesh. Siç e thashe behet fjale per vdekje shpirterore (mbas vdekjes fizike) si zbritje ne ferr per 3 dite si kusht zhdemtimi per tu ngritur mbi nivelin e ferrit, e cila eshte ringjallja e vertete (ferri eshte vdekja), dhe jo ringjallja e kermes siç kujtuan dishepujt dhe kujtojne edhe sot te krishteret, te cilet shpresojne se ne diten e Gjyqit te Fundit do te ngjallet edhe kerma e tyre bashke me kermen e Jezuit. Pra Ligjet e Termodinamikes qe mbajne ne kembe Universin shkojne ne lesh bashke me Universin qe ka ne themel 3 Ligjet e Termodinamikes.
Persa i perket 3 diteve te cilet jane simbolike (siç eshte simbolik informacioni i Zanafilles qe “bota eshte krijuar ne 7 dite”, konsideruar literalisht atehere ne lesht edhe kozmogonia dhe astronomia), sepse ne boten tjeter nuk ekziston koncepti i kohe-hapsires si ne boten fiziken, ose ekziston ne nje forme tjeter qe nuk matet me sahat dhe kalendar per te festuar per Pashke “Krishti u ngjall” mbas 3 ditesh per te ngrene kurabie besimtaret. Ka nje liste te gjate te perdorimit te numrit 3 ne Bibel si kohe 3 dite dhe hapsire 3 nivele ose shkalle. Po deshe, nese je kurioze, ta sjell listen.
Dogma universale e Kishes, e besuar edhe nga gnostiket, qe kryqzimi ishte destin providencial fatal i parashikuar, eshte falsiteti me i tmerrshem, krimi me i tmershem qe i behet Providences, dhe ne çdo çast, dikur si dhe tani. Besimi ne kete dogme vazhdimisht e ve ne kryq Krishtin, per me teper nga ata qe e adhurojne.
Nuk eshte e veshtire per nje besimtar te krishtere te mbeshtese ringjalljen e Jezuit, kur ne Bibel permendet se varri u gjet bosh nga 3 gra. Nese dikush do te kapej me thyerjen e ligjeve te termodinamikes etc, nje prift do te thoshte qe ne fakt shume ligje “thyhen” ne rastin e Jezuit, qe nga lindja prej nje nene te virgjer, ecja mbi uje, mrekullite me te semuret, ringjallja e Lasarus, ringjallja e vet etc prandaj kot nuk e kane quajtur “Zoti qe zbriti ne toke me trup njeriu” qe per besimtaret dmth Zoti qe krijon ligjet, krijon dhe shtigjet, sepse kush mund t’i thyeje ligjet me mire se Krijuesi i Ligjeve, sic thuhet ne nje nga Librat e shenjte : “I Madhi mjafton t’i thote nje sendi “Behu”, e ai menjehere behet”. E duhet pasur parasysh se kristianet shohin Zotin tek Jezui, atij i luten dhe besojne qe kur te vije ne ardhjen e dyte, do te vije me te njejtin trup qe ka patur para x-mije vjetesh. Sipas gnostikeve, nese nje master (konkretisht Jezui) pasi ka vdekur dhe i eshte ngjitur shpirti lart, refuzon Nirvanen per te ndihmuar njerezimin, ai arrin te marre ate qe quhet Elixir of Long Life, ku masteri arrin kontroll te plote mbi trupin fizik qe la na Toke dhe mund ta ruaje per miliona vjet te njejtin trup ne saje te transformimeve qe i behen ne dimensione te tjera.
Polemika ka sa te duash, psh myslimanet besojne se Jezusin e ngriti Zoti ne qiell me trupin fizik, pa vdekur dmth. Disa qendrime te tjera islamike jane se Zoti krijoi iluzion ne mendjet e kryqezuesve dhe kryqezuan dike tjeter ne vend te Jezuit, etc…etc.
Dua te them, qe per keto gjera nuk mund te vihet vula, te pakten une s’e ve dot vulen, nuk jam as specialiste e teologjise, por thjesht kam lexuar disa libra per kuriozitetin tim. Per keto ceshtje, njerezia zgjedh, t’i besoje krejtesisht a te mos i besoje fare dhe keshtu nje pjese mbledh mendjen. Nje pjese tjeter, kane edhe deshiren e mire per te besuar, por edhe jane ne kerkim…
Une them qe njeriu duhet te investoje veten e tij me mirebesim edhe tek feja, edhe tek shkenca, dhe te prese me durim aty ku nuk merr dot pergjigje imediate, dhe keshtu ngadale-ngadale E Verteta do ta perqafoje ate qe e do te verteten ne menyre genuine, dhe do ta lehtesoje nga te gjitha dilemat dhe konfliktet e brendshme.
Nese flitet per te verteten, atehere, beso e mos beso, e verteta nje eshte, ose nuk eshte fare, nuk ka te te vertete, ka vetem interpretime demokratike. E verteta eshte totalitare, nuk eshte demokratike me votim te lire, çfar thote apo beson prifti, teologu apo kurvjari si ngel gruaja me barre, i krishteri apo myslimani, katunari qe shef ondrra ne dill se Zoti ben gjithçka apo shkencetari per ligjin e entropise qe kozmosi eshte olistik, dmth nese ne nje pike te universit thyhen ligjet, kolapson e tera.
Kjo eshte e para fare, pa bere te qarte kete, eshte e kote me vazhdu diskutimin.
Pastaj mund te vazhdohet si mund te kuptohet e verteta, sepse me un besoj e ti beso, e ai tjetri nuk beso, e verteta mund te jete aty para te gjitheve, e te gjithe shofin imexhen en pipell o je, çuri furi. Per te mos thone qe njerzit shofin ate qe ju leverdis, dhe e verteta nuk para leverdis, sidomos ne fillim ne kontakt te pare.
Une them durim Inkuizitor se asgje nuk ngelet pa sqaruar, por duhet te vije koha e duhur. Edhe une perderisa ne paragrafin e fundit qe kam shkruar, te verteten e kam shkruar me shkronja te medha dhe ne numrin njejes, po tregoj se e nderoj dhe e konsideroj si vetem Nje. Por mendje te ndryshme e kane interpretuar ndryshe dhe kjo eshte tabloja e larmishme e momentit, dikush ka manipuluar, dikush tjeter e ka keqkuptuar padashje, dikush perpiqet ME SHUME TE DREJTE te sqaroje me maksimumin e logjikes dhe te njohurive qe njerezimi ka per momentin se cila eshte e verteta. Koha do ta tregoje.
Koha nuk tregon asgje, dhe s’ka per te treguar asgje me stilin qe “koha do tregoje”. Psh çfar do tregoje koha nese gjysma e njerzimit beson qe Jezui eci mbi uje (sepse kshu eshte shkrujte ne Bibel), ndersa gjysma tjeter nuk beson sepse shkruhet ndryshe ne librin e fizikes? Me miliona vjet te tere do te vazhdoje kjo lloj “kohe” me diskutime demokratike midis PD dhe PS, dhe asnjoni nuk rref per Jezuin, perfshire edhe besimtaret qe me fantazite e tyre e kane kthyer Jezuin ne majmun cirku. Jezui nuk ishte magjistar, vlera e tij nuk qendron ne magjira me gra me barre nga hiçi, por ne mesimet e tij per te ndryshuar komportamentin e njerzve, ne sakrificen e tij, ne komportamentin e tij etj.
S’ka kohe, je ti e vetem ti jasht kohes dhe hapsires, je ti me pergjegjsine tende. Ja ta zeme se un e kam te verteten ne xhep, jam Ardhja e Dyte e Krishtit, sa kohe don qe te presesh?
Tani si rregull, Krishti per here te dyte vjen prape si Jezui dhe lufton Antikrishtin dhe e mund ate. Kjo eshte zyrtare nga kisha. Krishti pervec mesimeve ka edhe nje aspekt historik qe besimtaret e besojne si te tille dhe nuk e anashkalojne dot. Une tek mesimet dhe tek komportamenti i Krishtit dhe i profeteve te tjere jam e fokusuar ne lidhje me jeten time. Per te tjerat nuk flas dot, se ndryshe me duhet t’ia hyj thelle kerkimeve, ne fushen e fese me teorine dhe praktikat e saj me jam ne nivel amator. Keshtu per ca sekrete historike qe s’na i ka tregu njeri, dhe per ca keqinterpretime te Bibles, bie dakord me cfare ke thene ne komentet e mesiperme: Do na i sqaroje Ardhja e Dyte.