thx so much
Diçka e fshehte me thote se koreani Hong Sang-Soo eshte sot per sot ndofta më mizoguchiani i kineasteve aktuale (edhe pse ai shpesh eshte asociuar me Rohmer-in, por nuk duhet harruar se ky i fundit ka qene në perendim nga ‘zbuluesit’ e parë fare te gjeniut japonez) : pakkush sot per sot i ‘terheq’, i ‘shtriq’ plan-sekuencat (long take) filmike (si Mizoguchi) sa Hong Sang-Soo ! (dhe pakkush i refuzon aq kategorikisht ‘shot reverse shot’, ‘tracking shot’ etj etj : te vetmen figure stilistike qe Hong sang-soo perdor me shumice por qe nuk e shohim tek Mizoguchi eshte ‘zoom’-i, por ky eshte nje perjashtim qe (ndofta) konfirmon rregullen
edhe nga prodhimtaria jugkoreani Hong Sang-soo duket se mund te krahasohet me japonezin Mizoguchi
ky i fundit paska bere kerdine, si kineast me nje aktivitet vullkanik, ne fillimet e tij ne 1923 ka 8 tituj,
1924 - 10 tituj
1925 - 9 tituj
1926 - 6 tituj
per te vazhduar me nga 2, 3, e 4 filma ne vit
brenda vitin 1954 vetem 2 vjet para se te vdese paska rreshtuar 3 filma - dhe jo dosido por me te miret e tij: Sansho the Bailiff, The crucified lovers, The woman in the rumor. Vdekur nga leukemia 58 vjec i ri.
Ekzakt. Gjithe duke mos harruar se nuk ka ndonje rregull per kete pune (sepse prodhimtaria lidhet shume me production-in, ne sensin filmik te fjales), Mizoguchit biles i kane humbur plot filma.
Pa dyshim nje nga 10 më te medhejt objektivisht (te kujtohet se kemi evoku bashke preferencat subjektive dhe ato objektive, si te thuash, edhe pse, vete prefrencat, jane gjithmone subjektive ne vetvete). Mizoguchi ka qene i ‘rraces’ se John Ford, Fritz Lang, Chaplinit, Jean Renoir, Eisensteinit, Hitchcockut, Bunuelit, Minnellit, Rossellinit, Satyajit Ray-t, Raul Walsh, Lubitch-it, Viscontit, Ophuls-it, per te permendur vetem regjizore bashkemoshatare te tij.
Ajo puna e preferencave subjektive pastaj, gjithmone per te njejten periudhe kohore, eshte si puna e preferences se Dovjenkos në vend de Eisensteinit. Nê rastin ne fjale, do zgjidhja Ozu në vend te Mizoguchit, por edhe nje here: diferenca eshte me shume se e vogel! Eshte soooo tiny !
kuptoj. Midis Ozu dhe Mizoguchi s’bej dot zgjedhje sepse Ozu e kam lene me 2-3 tituj (ne nje kohe qe duhet te ish nga me te kollajtet per t’u pare, qofte edhe per preferencat e mia, ndonese Ozu eshte universal).
Terheq vemendjen rreshtimi i gjate i emrave te kinemase bashkekohore me Mizoguchin, thuajse gjithe masa e pare e kinemase se mire.
Nuk jane aq te lehte sa duken, as Mizoguchi, as Ozu. Edhe kronologjikisht keshtu ka ndodhur: i pari, u desh viti 1953 dhe perfaqesimi i tij ne festivalin e filmit ne Venecia me “Ugetsu Monogatari” qe europianet te zbulonin (dhe te mbesnin gojehapur - literalisht g o j e h a p u r !!) me Mizoguchin. André Bazin (babai), pat thene asokohe qe, “Eisenstein admironte teatrin kabuki sepse adhuronte kohezionin e sensacioneve vizuale, auditive, hapsinore, qe arrijne te stimulojne trurin njerezor ne menyren më te harmonishme dhe komplete te mundshme. “Ugetsu Monogatari” eshte ilustrimi sublim i asaj qe adhuronte Eisensteini”.
Filmat e Ozu-se pastaj, vetem pasi ai vdiq erdhen ne Europe dhe USA. Nuk gjenin distributor (konsideroheshin shume japonizues, pra nuk do i kuptonte njeri)
eh…
Më hollywoodiani pastaj (Kurosawa, 30 filma ne total), dhe pa dyshim më ‘accessible’ se dy te tjeret, ka qene shume e shume here më i shperndare (distribution) ne Europe dhe USA se dy të tjeret (dhe i konsideruar gjeresisht si nje nga 3 me te medhejt japoneze)
Edhe dicka te fundit: ajo qe thoja me lart se nje film i djathte eshte nje film manikeist (moralist: e mira/e keqja) ndersa nje film i majte eshte nje film qe nuk moralizon konfirmon edhe nje here qe, kinematografia sovjetike (meqe me e madhja ne vendet socialiste) ne fakt, ishte në me te shumten e rasteve kinematografi manikeiste e per rrjedhoje, e djathte, dmth burokratike (ne kontekstin e Bashkimit Sovjetik). Nese te kujtohet, kemi folur per filmat e Boris Barnet te cilet, jo rastesisht, udheheqesit sovjetike të kohes nuk i kishin per zemer. Rastesi ? Aspak ! Duke mos qene manikeistë, ata nuk ishin burokratë, e per rrjedhoje, konsideroheshin si minorë. Nderkohe qe ata ishin realisht te majte. Domethene te lirë. Realisht te lire ! (njesoj si filmat e Mizoguchit, qe ne fakt, ishin 100 here me te majte, më marksistë, se 90% e kinematografise sovjetike te kohes).
vleresim pa mbarim per percaktimin e melartem
mir, mir, lutuni me adhurim boles se majte, por mos harroni se Nena Natyre nuk eshte budallaqe qe ka krijuar njeriun me dy bole dhe dy fele. Edhe Mizogush mavrija me dy bole eshte krijuar:
I film più marxisti che esistono per me sono quelli di Mizoguchi, e nei suoi film non ci sono temi - Jean-Marie Straub, Cahiers du Cinéma
Mu beka si rralle here qejfi qe mendokam identikisht si Straub, ketu e 60 vite me pare.
Faleminderit per prurjen
po qe per informacion, duhet te falenderoj une 100 here per informacionin stermadh qe ti sjell ne Peshk per sinemane. Per informacion te jam borxhli, problemi eshte se nuk mjafton vetem informacioni.
Informacioni nuk mjafton fare biles. Filmat se pari duhen parë (sic duhen lexuar librat, degjuar muzika, … etj)
te falenderoj sepse ti je bere shkak te shof filma qe ndryshe zor se do t’i kisha pare.
vazhdojme me qokat per dokumentarët artistikë:
top5 dokuentare mbi luften dhe krimet ndaj njerezimit:
-
"Shoah" - Claude Lanzmann, 1985 - nje nga 10 filmat më esencialë te gjithe historise se kinemase. Pike.
-
The sorrow and the pity (Le chagrin et la pitié) - Marcel Ophuls, France 1969
-
Night & fog (Nuit et bruillard) - Alain Resnais, France 1955
-
Milestones - Robert Cramer, USA 1975
-
Calle Santa Fé - Carmen Castillo, Kili 2007
o komunist, po filmat me krimet e komunizmit ku i ke?
me stalker s’ke c’thua tjeter, te ngelet goja duke falenderuar
kishe folur dikur per Shoah dhe filmin me teme krimin kunder njerezimit ketu. M’u kujtua…
me kujtohet! kam bere nje debat te stergjate me Lulian kodren tek peshku vjeter ! me kujtohet
ne ate debat te gjate i referoheshe edhe dokumentareve te tjere me teme krimin kunder njerezimit, ne vendet e azise. Nuk i kam parasysh cili ishte ai titull
Kam pas renditur “S21” (krimet e Kmereve te kuq ne Kamboxhia) tek 10-shja ime e preferuar e dokumentareve qe pata bere ne 2009 per te gjithe llojet e dokumentareve pa dallim tematike, por duke qene se e kam ne dvd ate film, e kam ripare para pak kohesh. Me ka pelqyer me pak. Ne fakt, ka diçka te paragjykuar ne ate dokumentar: duke qene realizuar nen frymezimin e “Shoah” te Lanzmann, sigurisht qe i merr huà menyren e realizimit (intervista te gjata, gjate te cilave i lihet per nje kohe te gjate folesit te shprehet). Por tek “S21”, kur e kam ripare,ndryshe nga “Shoah”, me ka rene ne sy nje far’ ‘ngutjeje’ e regjizorit per te konfirmuar ate qe don te thote.
Duhet pare filmi per te folur konkretisht. Megjithate mbetet pune per tu levduar