Dy-tre gjëra lidhur me shkrimet e Tikut-Inkuiz.
Pa asnjë dyzim, tema “Bukuria do të shpëtojë botën-2” dhe parardhësja e saj 1, janë nga më interesantet që PPU ka arritur të botojë ndonjëherë. Bile, janë shkrime si këto që e ngrenë PPU mbi gjolin e simotrave të saja shqipfolëse blogje-llogje.
Së pari, shkrimet në fjalë jo vetëm që gjenden me qindra pash larg praktikës copy-paste tashmë klasike të PPU që shkon dhe zgjedh artikujt e mediave shqiptare dhe të huaja si kasten që të na marrin shpirtin dhe na nxjerrin sytë dita ditës ( qé, edhe sot në t’gdhime na doli Lloto primitive… sa nji çarçaf!) por nga ana tjetër, shprehin një përpjekje të vërtetë të autorit të sintetizojë një informacion që zakonisht është varrosur nga tonelatat e pafundme të trash-it mediatik!
Simpatitë apo antipatitë personale lënë mënjanë, është thjesht respekti për përpjekjen e bërë nga tjetri i përkushtuar që më shtyn të përmend se Tiku lexon boll, përzgjedh mirë, shkruan me përkujdesje - në dallim me plot e plot të tjerë Peshq, të cilët diskutojnë pafund, komentojnë pa teklif - bile edhe kritikojnë sa ju ha palla pa asnjë dallim race, feje apo origjine, pa i bërë asnjëherë pyetjen vehtes: po sikur të merrja pendën dhe të shkruaja ndonjë gjë që ja vlen barra… ?
Së dyti, këto shkrime ngrenë probleme shumë interesante të një mënyre ndryshe të kqyrjes së motorit ekonomik të botës së sotme globale. Sejcili prej nesh në mos është i ndërgjegjshëm, të paktën arrin të kuptojë me instikt se kjo ekonomi është nën pushtetin e multinacionaleve pa fé dhe pa atdhé - e infektuar deri në palcë nga logjika e fitimit max dhe me çdo kusht, nën zgjedhën e institucioneve financiare që manipulojnë një fluks monstruoz të pares dhe sillet me indiferencë të plotë - për të mos thënë përbuzje, ndaj kushteve të punës apo të jetës të rrogëtarëve, kudo qe ata gjenden.
E pra, persona si Cucinelli (apo Adriano Olivetti) dhe Yvon Chouinard i përkasin një race njerëzish fort të rrallë sot, gati në shuarje pas të shquarit Robert Owen: racës së utopistëve - ajo racë njerëzish që shohin diçka më larg se thjesht interesi i tyre - xhepi apo kuleta, dhe që bëjnë diçka më tepër se ç’është zakoni i katunarit - zgrepja, pasi rrezikojnë deri edhe pasurinë apo emrin apo statusin e tyre social për t’ja arritur qêllimit që i venë vehtes.
Mund t’i kritikojmë sa të duam (hipokritë, të shtirur, pseudo-humanistë etj… etj) duke ju përmendur se një triko kashmiri 1000 evroshe, mbivlerën e të cilës ai thotë se e ndan bujarisht me puntorët e vet, i bie ta blejë vetëm ai që ka pare me thes - ndryshe, ai që ju rrjep lëkurën puntorëve të tjerë diku gjetkë.
Po ashtu, mund të përgojojmë magazinierin-look Chouinard duke thënë se ata që kanë nge të ngjisin majat e maleve me veglat e tij alpinistike nuk janë aspak sudanezët e vegjël që vdesin urije - por, kalifornezët byth mëdhenj që hanë 10 burgers m’vakt !!
Fundja pse jo! Në stilin: jam gati të kërrej një sy nga të mitë, mjaft që Perëndia t’i kërrejë dy Cucinellit- Chouinard ! Et qu’il crève! ( shqip: aty t’ngordhë qëni!)
Por le të imagjinojmë për një çast se kêta lloj njerëzish ndoshta ( guxoj dhe them - ndoshta) me të vërtet dhe jo fallco të janë të frymëzuar nga principe jo të zakonshme. Që ata besojnë në vlera që të tjerët nuk kanë as kohe, as nge as edhe koqe që t’i marrin parasysh: për shembull, në dinjitetin njerëzor si një diçka e patjetërsueshme, apo në etikën e punës dhe të zanatit - ndryshe, që ata besojnë se fjala “artizanat” është e ndërtuar nga dy fjalë të tjera “zanat” dhe “artist” por që dikush i ngutur - dhe i përmutur, e ka përdredh’ dhe përmbledh’…
P.S: të vetmen vërejtje (për momentin) ndaj Tikut-Inkuiz është ajo lidhje me titullin: përse fjala bukuri? a s’do të ishte më mirë njerzilluk?
P.P.S: atij qi m’del dhe m’knon: e mër ti, e dim’ ne kët zanot - del kukuvajka dhe i thot bufit - ah’ sa t’bukur t’kom mër vllai jem. jam tuj e prit me pall sheshit tek tema e Jotit