Buletini i Peshkut 26/06/17

Vallahi mund te kete ndrru ene Llagap ene Vokacion…prit i cik kur te kerceje se ka qen ene nevrik ay…

Ai jevgu eshte per Zotin. Kerko ne YouTube “Ardi kerkon nje vajze per fat” se s’postoj dot linkun ketu.

S’e kam pare ndonjehere emisionin e Canit, nuk do filloj tani.

P. S. Tironco, ik te ajo tema tjeter se te erdhi Paulini meqe e kishe merak.

Brado, vjen keq, por PD ra brenda vete ne çorbullen qe kishin gatuar se bashku me PS, e kam fjalen per ligjin elektoral qe bone athere, plus morri dhe shpagimin per lojrat e fundit me PS, ku Palloshi ia futi bukur. Nuk e kuptoj, cili ishte qellimi i çadres, kompromisi per ndarjen e portofoleve per 1-2 muaj, pfff çfar kauze e dobet, budedallik me brire.
Nese Sozia do te luante karten e te drejtit, te moralshmit, nuk kish pse te futej ne zgjedhje pa e ndryshuar ter ligjin makaber dhe strukturen e zgjedhjeve.
Tani i i bie qe PD, qysh tani (dhe jo ne prag te zgjedhjeve te tjera) te kemenguli te ndryshohet maskarada qe kane ngritur PS e PD ne lidhje me zgjedhjet. Ne formimin apo rregullimin e ligjit per zgjedhjet, duhet te merret parasysh mendimi i partive te vogla, perdryshe do kemi gjithnje te njejten maskarade.

Qe PD te mos mbetet kujtim

Humbja dhemb. Si kjo, turperuese, kur kundershtari fiton me tuta e atlete, me ene guzhine e pa premtime, dhemb akoma me shume. Por Partia Demokratike duhet te ndihet krenare. Pikerisht me elektoratin e saj. Pikerisht me ata qe abstenuan. U ndjene te tradhetuar, por nuk tradhetuan. U ndjene te shitur, por nuk u shiten. Thjesht, folen fort me heshtjen e tyre, me menjanimin, me bojkotin ne diten e zgjedhjeve. Dhe jo vetem PD. Shumekush duhet te ndihet krenar me ata mijera njerez, te panjohur, plot dinjitet qe nuk pranuan te trajtohen si lodra, nuk pranuan “te flijohen” per kurorat e dafinave qe i vene “mbreterit” ne koke, kur mbreterit nuk marrin as mundimin te shpjegohen. Ishte nje leksion i qarte, keta njerez, te pakten keta, nuk mund te trajtohen si pjese e tufes. Dhe PD duhet t’i evidentoje keta njerez. Ti motivoje. Ti promovoje. Sepse ata jane dinjitaret e ketij vendi. Jane fisniket. Jane ata qe mendojne. Jane ata qe nuk zgjedhin te shkojne me mullixhinjte per inat. Nuk zgjedhin te hane miellin e mullixhiut. Nuk zgjedhin ti marrin parate mullixhiut. Zgjedhin te ulerasin duke heshtur. Secili prej tyre, mund te jete nje drejtues, nje pjese e lidershipit te PD. Sepse PD nuk ka nevoje per dore te hekurt, por per mendje te hapur dhe dashuri. Qe PD te mos mbetet nje kujtim.E.Arizaj


Ja ku i ke dy kollosat Adi e Liri…tu kercy ne Durres…ate dite KingMaker kishte shku me prit trupin e atij deputetit te vet ndjese paste…kerco e puthet ene me Adin nje rruge e dy pune.

Se mos thashe une te fillosh.Edhe une ndonjehere e shikoj ne youtube,kur ka ndonje tip Kastriot Myftaraj,keta i njoh vetem nga prezantimi.Prandaj nuk jam i sigurt eshte ai apo jo,e mbaj mend si me te trashe dhe me nje bluze.

Po ce, erdhem per vaki po jemi qe jemi hajde t’ja marrim nje valleje te kujtojme te ndjerin.

1 Like

Pjer PD - ja eshte ne Qeveri , zgjedhjet prandaj behen qe te Qeverisesh , gabimi fatal i PD -se deri tani ka qene besimi qe ka pas tek Ilir Meta , Meta njeri i pa skrupullt dhe i pa burre , Sali Berisha e futi ne shpi ai i vodhi luget dhe pirunjte , flasim pas kater vjetesh , keta 4 vjet do shikosh vetem shperberjen e LSI - se , 150 mije vota i vodhi PD vetem se kjo e fundit u tregua naive , skane ku shkojne se jane vota PD -iste interesaxhije do kthehen prape ne baze por kesaj rradhe jo me si Administrate .

Lidhni rripin e sigurimit o popull!

Rruga e panjohur, udhëtimi pritet të zgjas 4 vjet, shoferi sapo ka marrë patentën. Gjatë udhëtimit të parë ka patur rekord aksidentesh, por ka mbijetuar!

Gjithësesi rrugë të mbarë!

Mos ja qaj hallin kaloresit pse i varen kembet. Kane mbijetuar shqipot edhe me makinen duke u rrrezuar ne gremine ne 1997, nuk i gjen gje. Te vene mend ne koke e t’i kerkojne llogari per cdo gje qe nuk shkon se tani s’ka me justifikim, LSI-ja eshte ne opozite.

Si tha ai studenti ne Spanje te kronika e Al Jazeera-s:Mu duk vetja ne Tirane si turist,ka ndryshuar shume.Bravo Lale Eri,do jesh nje shofer i denje kur Edi te te lere timonin.Nderkohe shqupistet le te shkojne te regjistrohen te ndonje kurs makine.

Po deshte me nenshtru nji popull,bane te varfen!

Bazuar në dhënat e vrojtimeve, rezulton se rreth 12.4% e popullsisë jetonte në varfëri absolute (rreth 373,137 persona),
dhe rreth 4.7% e popullsisë jetonte në varfëri ekstreme (rreth 150,473 persona)
ja pse kutite e votimit i shikojne si kazan supe.:disappointed:

https://www.youtube.com/watch?v=T-KFpvpKuMo

Krahasuar me vitet e begata nen qeverisjen e PD kur hanin me luge floriri, c’tregojne vrojtimet? Si jane shifrat?

Kapo,o poet i mjerimit.

O kopjac :joy:

Te jete bere ashtu dhe Arbri yne?

I hanin duart per pune dhe …kush m’i qan hallet e mia…

Per kedo qe eshte i interesuar: Ciljeta do japi koncert me rastin e fitores se PS sot ne sheshin “Skenderbej”. Koncerti eshte falas per gjithe publikun.Ciljeta gjithashtu.

Reme Lala ndërron mendje: Do të rri me PDIU-në

Fituesja e mandatit të deputetit e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, në Dibër, Reme Lala, e cila një natë më parë teksa festonte mandatin e fituar u shpreh se do të bëhej bashkë me Edi Ramën, për t’i dhënë timonin, si duket ka ndërruar mendje.
Ajo ka sulmuar si gazetarët ashtu edhe analistët, për shtrëmbërim të realitetit.
Këtë gjë ajo e ka shprehur në një postim në Facebook, ku edhe shpjegon deklaratën e saj, në të cilin thotë se nuk bëhet fjalë që mandati i saj i takon PS-së por do të mbështesë qeverinë Rama, nën siglën e PDIU-së, për premtimin që ajo u ka bërë qytetarëve të Dibrës, për rrugën e ‘Arbrit’.
Ajo shkruan më tej, se do të bashkëpunojë me këdo që do të realizojë premtimin e rrugës së ‘Arbrit’.
Ky është postimi i Reme Lalës në Facebook:Te dashur dibranet e mi!
Iu falenderoj perzemeresisht per mbeshtetjen. Ne te gjithe fushaten tone, kam thene qe une nuk kam parti, partia ime jeni ju, Dibra dhe dibranet. Per respektin e dibraneve, per te sqaruar dhe disa dibrane qe mund te jene keqkuptuar, per t’iu kthyer pergjigje dhe disa analisteve, gazetareve apo shtriganeve qe jane mesuar te ndyjne gjithcka, jane mesuar te shtremberojne e te deformojne, e per t’i kthyer pergjigje dhe atyre qe merren me tepsia e me kusia, me duhet ti them disa fjale.
“Do me lini tia nis mbare……?
Sic duket perkthimi shqip – shqip ne 2017 rezultonka me i veshtiri”
Mesojeni nese ju ka humbur nga dija,
rifreskojeni nese eshte mykur nga deliret,
perpunojeni nese shiteni sic jeni.
Faleminderit Dibra ime qe hodhe gurin e pare ne themele , per te ndertuar eposin e ri te dibraneve.
Faleminderit qe zgjodhe per ta faqosur ne librat e historise , ne korpusin e ndritur qe do leme trashegim.
Faleminderit dy burrave Aqif Rakipi e Bujar Muca. I uroj fitoren dy burrave fisnike, deputeteve te Elbasanit. Une jam ne mes te tyre, si deputete e PDIU-se dhe nuk kam kaluar me askend.
Faleminderit per buqeten e pare te mireseardhjes,po ashtu rishtareve te ekranit qe vemendjen e marrin nga hedhja gjyleve me uje,me siguri lagin vetem kembet e veta. Nuk dine te jene as guximtar deri ne fund. Bejne perifrazime, gjasme simbolika,metafora me mimika te friksuara,gjuajne me shigjeta kaullcuku ne frontin ku fortifikimet jane prej celiku.
Gjykimet ne eter nuk kompleksojne njeri.
Velat i ngrita per te lundruar drejt , qete , faleminderit Zotit qe eren e kam ne favorin tim.
Po ua theksoj te gjitheve, Dibra e dha verdiktin e vet. Tani me ngelet mua, qe ne respekt te dibraneve, te bej realitet fillimin e Rruges se Arberit brenda ketij viti. Po Rruga e Arberit me Edi Ramen behet, se Edi Rama e ka timonin! Une si dibrane, jam e gatshme te bashkepunoj me kedo qe realizon premtimin e Rruges se Arberit. Dibra ka me shume rendesi se ideologjite.Edhe nje here faleminderit shume Dibra, Dibres e dibraneve iu detyrohem e do t’iu perkushtohem perjete!

PS sa kam qesh lol
’‘Faleminderit Dibra ime qe hodhe gurin e pare ne themele , per te ndertuar eposin e ri te dibraneve’’. lol