Celularizma - mikelanxhelomedium

https://cdn11.bigcommerce.com/s-nq6l4syi/images/stencil/1280x1280/products/1905/5105/3846-1024__96834.1450910141.jpg?c=2?imbypass=on

Është pak i njohur fakti që Mikelanxhelo, përveçse skulptor, piktor dhe arkitekt, ishte edhe shkrimtar dhe poet niveli mjaft prodhimtar. Përmbledhja e poezive të tij me titull Rima përmban 300 krijime. Shumë prej poezive Mikelanxhelo i ka shkruar anash skicave dhe vizatimeve, gjë që tregon se për të ekziston një lidhje e ngushtë midis imazhit dhe fjales.

Sjell këtu, lidhur me temën, një prej poezive më të famëshme të tij, kushtuar poetes Vittoria Colonna:

Non ha l’ottimo artista alcun concetto
c’un marmo solo in se non circonscriva
col suo superchio, e solo a quello arriva
la man che ubbidisce all’intelletto.

Il mal ch’io fuggo, e ’l ben ch’io mi prometto,
in te, donna leggiadra, altera e diva,
tal si nasconde; e perch’io più non viva,
contraria ho l’arte al disïato effetto.

Amor dunque non ha, ne tua beltate
o durezza o fortuna o gran disdegno
del mio mal colpa, o mio destino o sorte;
se dentro del tuo cor morte e pietate
porti in un tempo, e che ’l mio basso ingegno
non sappia, ardendo, trarne altro che morte.


Poezia është shkruar në gjuhë të lashtë, pra e vështirë për tu kuptuar në origjinal edhe nga atdhetarët e Mikelanxhelos. Këtu poshtë gjeni një përkthim në prozë gati fjalë për fjalë:

As skulptori më i mirë ka ide që nuk ndodhen në mermer së bashku me materialin e tepërt, dhe arrin t’i çlirojë këto ide vetëm dora që i bindet mendjes.

Kështu, e keqja që unë i shmangem dhe e mira që kërkoj, fshihen tek ju, grua elegante, krenare dhe hyjnore, dhe arti im arrin, në dëm tim, një efekt të kundërt me atë të dëshiruar.

Pra nuk kanë faj as dashuria, as bukuria, as mungesa e dhimbshurisë, as fati i mirë e as shpërfillja, ose destini im ose shorti, nëse në zemrën tënde mban në të njëjtën kohë vdekjen dhe mëshirën, dhe paftësia ime nuk di, megjithse dëshiron me zjarr, të nxjerrë tjetër gjë përveç vdekjes.


Ndërsa këtu poshtë e gjeni poezinë në fjalë në një version prozaik të zgjeruar me qëllim sqarimi më të plotë të kuptimit të saj:

Me fjalë të tjera, skulptura konsiston në heqjen e materialit të tepërt nga blloku i mermerit, në mënyrë që të dalë në pah forma, tashmë e përfshirë potencialisht në vetë mermerin, për të cilin mendja e artistit ka menduar (idetë platonike para-ekzistuese ndaj gjërave).

Dmth, poeti di të nxjerrë vetëm të keqen nga gruaja, pavarësisht angazhimit të tij për të bërë të kundërtën. Efekti i dëshiruar do të ishte nxjerrja e së mirës, ​​ por përpjekjet e poetit bëjnë të kundërtën. Ndërsa artisti di të nxjerrë nga mermeri idenë që ai ka në mendje dhe që burgoset në mermer, i dashuri nuk di të bëjë të njëjtën gjë me të dashurën e tij, në të cilën gjallon një ambivalencë e panjohur për lëndën skulpturore (mermerin, mediumin): zotëron njëkohësisht si të mirën ashtu dhe të keqen.

Nuk kanë dashuri bukuria juaj, zemërngurtësia juaj, krenaria juaj. Pra as dashuria, as bukuria, as ashpësia, as fati juaj dhe as përbuzja juaj absolute, dhe as fati e shorti im nuk janë fajtorë për dhimbjen time. Nëse mban brenda zemrës tënde vdekjen time dhe keqardhjen për mua, njëkohësisht refuzimin dhe dashurinë, atëherë vërtetohet fakti që zotësia ime nuk është në gjëndje, megjithse shumë e dëshiruar për dashuri, të përftojë asgjë tjetër përveç vdekjes ose aspektit negativ. Fakti që gruaja nuk i përgjigjet dashurisë së poetit varet nga paaftësia e tij për të ngjallur një reagim pozitiv nga gruaja.


Në formën më të përmbledhur të mundëshme “ideja kryesore e autorit” të poezisë është:

-1- (tezë) Ideja dhe forma estetike e veprës ndodhet brenda bllokut të mermerit, dhe puna e skultorit është të heqë të tepërtën, atë të tepërt që burgos statujën. (tezë e shqyrtuar në shkrimin e mëparshëm)

-2- (antitezë) Artisti pikëllohet që arti i tij nuk mund të asgjësojë të keqen dhe të arrijë të mirën, të dyja të fshehura në bukurinë krenare të së dashurës, meqë mira dhe e keqja bashkëjetojnë rëndom në shpirtin e njeriut.

-3- (sintezë) Artisti megjithse është i aftë të nxjerrë në pah dashurinë ose të mirën potenciale të fshehur tek materia (mediumi), fakeqsisht nuk është aspak i aftë të bëjë të njëjtën gjë me gruan e dashur (njeriun).

Po të kuptohet si duhet pika e 3-të, “sinteza”, atëherë Mikelanxhelo rezulton gjeni jo për Cappella Sistina, por vetëm për këtë dy gisht vjershë që përmban në vete tërë kodin providencial të Rilindjes, e cila përmbys kodin e mëparshëm të Krishtërimit: kjo botë (materia, mediumi) është mëkatare me përkufizim, vetëm shpirti (bota tjetër) përmban mundësinë e Shëlbimit. Ndërsa sipas kodit të Rilindjes: gjërat e krijuara (kjo botë, materia, mediumi) ruajnë pastërtinë dhe pafajsinë origjinale, ndërsa shpirti njerzor është infektuar që në Zanafillë nga virusi i konfliktit midis të mirës dhe të keqes, konflikt që spostohet i transformuar edhe si konflikt midis njeriut si e keqja e ndyrë dhe Natyrës si e mira e dlirë. E shumë të tjera: që Artisti është impotent për të luftuar të keqen, që … etj etj, varg të tjera çështje më me shumë rëndësi, por që largojnë prej temës.

Si përfundim lidhur me temën: mediumi ka rëndësi të jashtëzakonshme në historinë providenciale.



pjesën e mëparëshme e gjeni këtu

Kur te gjithe rreth e qark kane mberritur statusin e intelektualit te shquar qe llap e llap pa kuptim e pa qellim tjeter vese per te qene pjestar i bandes se elites demokratike ngambrapamoderne nderkombetare, atehere i vetmi kuptim dhe qellim, qe ka vertet kuptim dhe qellim, eshte perkundrazi: te behesh me budallai me i çmendur nga te gjithe, dhe me nje fuqi gjigande budallalliku mbi shumatoren e te gjithave inteligjencave te shquara - i Modhi :smiley:

-Kohe e keqe, aspak e bukur!

-Koha eshte e shemtuar, por jom un i bukur!

Zakonisht leximi i librave nga shumica e intelektualëve të shquar bëhet për të mbushur boshllëkun e ekzistencës tyre që ka për pasojë kungullin bosh që mbajnë mbi supe. Nga që nuk ka gjë brënda kungullit tyre fillojnë e kërkojnë jashtë mendimet nga të tjerë si kërkon shtëpijakje tek komshija tharmin e majase për të zënë brumin. Thuhet rëndom “Libri pjell librin”, e vërtetë njësoj si majaja pjell majanë dhe budallallëku pjell budallallëkun “ky ka thanë, e ai ka thanë”, dhe kështu vërshon budallallëku “i të thënës” në botë, dhe budallëk kriminal i blerë me pare, edhe duke sakatosur pyjet e planetit për prodhim celuloze për letër pergamenë - i Modhi :smiley: