Ç'është ky Peshk i ri?

Mirseerdhët tek ky version i ri i Peshkut pa ujë. Më poshtë po ju paraqisim ndryshimet kryesore të sistemit të ri:

  • ndryshe nga sistemi i mëparshëm, Peshku tani është gjithmonë live, dmth nuk keni nevojë të rifreskoni faqen për të parë postimet e reja, ato afishohen vetë, automatikisht
  • tani faqja është optimizuar për celularë e iPad
  • mund të anëtarësoheni e identifikoheni me Facebook, Google ose me një adresë emaili
  • sa më shumë të merrni pjesë në faqe, aq më shumë aftësi do t’ju akordohen (ju lejohen më shumë veprime dhe të drejta në faqe)
  • sistemi i ri ju lejon të gjurmoni dhe të njoftoheni për temat që ju interesojnë (me email ose në shfletuesin tuaj)
  • ca tema mund të bëhen wiki, dmth, tema që do të mund të mirëmbahen nga i gjithë komuniteti

Ndryshime strukturore##

Ndryshimet kryesore nga faqja e vjetër e Peshkut janë kryesisht këto:

  • Për të postuar artikuj nga shtypi apo faqe të tjera mjafton të vendosni lidhjen drejt artikullit. Prandaj ju ftojmë të mos bëni më “copy/paste” të artikujve të plotë. (Citimet i inkurajojmë.)
  • Për pyetje të gjera përdorni, si më parë, kategorinë Pyetje. Për pyetje në lidhje me Peshkun pa ujë kemi krijjuar një kategori të re, Meta.
  • Fusha e postimit të komenteve dhe postimeve është më e thjeshtë. Në të mund të përdorni sistemin Markdown, që është i lehtë e goxha praktik. Mësoni si t’a përdorni në 60 sekonda.
  • Anëtarët e faqes së vjetër do të duhet të krijojnë një llogari të re
  • Nga faqja e re mund të merrni njoftime me email ose me “desktop notifications”. Gjithashtu, së shpejti do të publikohet dhe një aplikim për telefona iPhone ose Android që të merrni njoftime dhe në celular.
  • Komentet dhe temat e faqes tani mund t’i pëlqeni me një buton “zemër” dhe po ashtu mund edhe t’i sinjalizoni kur e teprojnë. Lexoni udhëzimet e faqes për më shumë detaje.

Kjo temë do të updejtohet vazhdimisht. Si gjithmonë, përdorni komentet nëse keni pyetje.

Versioni i vjetër i faqes është tek arkivi.peshkupauje.com

1 Like

Ky qenka nje peshk fringo i ri. Ja ta shohim se c’eshte ne gjendje te beje. A mund te hedhim foto?

Po, fotot hidhen ose me “drag and drop”, ose me butonin e ngarkimit .

1 Like

Bravo cuna/ goca! Keni bere pune shume te mire.

3 Likes

ne pamje te pare duket thjeshte/bukur/paster. pergezime!

4 Likes

Edhe ky opsioni i pelqimit te komentit jo I keq. Shmang ato + qe gjembi I do aq shume

3 Likes

Mua e-maili i para 6 diteve me kishte perfunduar ne spam. Faqja e re (apo duhet quajtur aplikacioni tani :slight_smile: ) duket shume mire.

Faleminderit per testin!

1 Like

Ja te futet ndonje qe shan ketu tani te testojme edhe sinjalizimet :smile:

mrrina dhe un.
Ja ta shofim nga darka sa te maroje z.Trump show :stuck_out_tongue:
Poshte Qeverria :smile:

2 Likes

më pëlqen! po pse duhet të postojmë me të paktën 20 shkronja

E zeza me duket më shik. Najs.

Ne mobile eshte so much win.

Edhe unë me dyshim e kam këtë minimumin 20 shkronja, por besoj se do të ulë pak trafikun e komenteve të tipit:

  • Dakord!
  • Like!
  • +1

Për këto, është ajo ikona e zemrës që funksionon shumë mirë. Nqs do përgjigjes me koment, duhet të kesh diçka për të thënë. Min. 20 shkronja në atë rast më duket normal.

Ah, dhe më duket se eviton edhe komentet që përmbajnë thjesht një lidhje… apo një emoji.

3 Likes

Po flamujt jane hequr qe te mos kete me diskriminime te pabaza? :smiley:

Ah, desha t’i mbaja po teknikisht nuk arrita dot. Efekti anesor i mosdiskriminimit na ben mire, sidoqofte.

tani e kuptoj dhe me pelqen kjo zgjedhje.

nuk u lidhet me google account - thote error se gjasme nuk e paskam lene une

Ok, do e testoj edhe une me Google. Flm.