Ç'është ky Peshk i ri?

Ti thuhet te hiqen cikerrimat po ata per ato cikerrima u be e gjithe kjo faqe e re… Cdo cikerrime sado e vogel ne dukje do na japin jete dhe do u japim jete te tjereve.

1 Like

Une mendoj se peshqit mund te bejne edhe me disa cikerrima me pak, nese kjo do e ndihmoje faqen te ngarkohet me lehte.

@puxha Ok, po e provojmë pa ato ikonat e anëtarëve tek faqja e parë.

@Momo refresh është i ngadaltë, po si në mobil ashtu edhe në desktop, nuk ke nevojë të bësh refresh shpesh. Arsyeja pse është i ngadaltë, është sepse ky sistem i ri ka goxha kod që të hapë përmbajtjen e faqes pa ringarkuar gjithë faqen.

Disa sugjerime përdorimi:

  • kliko logon e faqes për të shkruar tek faqja e parë kur je në një artikull ose për t’a rifreskuar (kjo eviton refresh-in në 95% të rasteve, sidomos në celular)
  • kur je në një artikull, poshtë ka një navigator, klikoje dhe më pas do shikosh dy butona “sipër” dhe “poshtë” që të çojnë përkatësisht tek fillimi dhe tek fundi i një teme
  • ne desktop, po të klikosh titullin e temës, shkon po ashtu tek fillimi i artikullit

Ja dhe një foto me shigjeta sa për ilustrim për versionin në celular:

2 Likes

Ju e bete qe e bete, te pakten bejeni orgjinal si keta ketu https://www.sitepoint.com/community

Opsioni I c’regjistrimit , mbylljes se llogarise , as ne kete version nuk qenka I mundur …

U bere pishman ti Alba qe diten e dyte pse erdhe? :slight_smile:

njerezit ashtu si kane te drejten per tu regjistruar kane edhe te drejten per tu c’regjistruar.:grinning:

Epo peshku ka plane mujore sa hyjne dhe sa hyjne jo sa hyjne dhe sa largohen. :stuck_out_tongue:

Rrofsh @peshku!

Problemi eshte qe kur jam me celular kam zgjedhur ate “desktop view” (qe te shoh edhe kolonen djathtas), ndaj dhe nuk me del as logo e peshkut dhe as ai butoni per t’u ngjitur lart.

Duhet te zgjedh tani midis cokollates dhe akullores se te dyja nuk mund t’i kemi :slight_smile:

1 Like

Anija e vjeter po fundoset ngadale. Ca shoke na kane ngelur aty. Cojuni nje barke shpetimi dhe ca slavaxhente nqs pranojne te hypin,pasi kane qellu kokeshkrete dhe nuk po duan t’a braktisin.:grin:

2 Likes

Tek butoni i profilit tënd kliko ikonen e ingranazhit ose “Preferencat”, dhe pastaj ne fund fare ke nje buton per te fshire llogarine.

A ka një mënyrë të thjeshtë për të parë vetëm një bisedë? Domethënë vetëm përgjigjet ndaj një komenti. Për momentin unë e shoh duke klikuar tek skeda e personit, tek përgjigjet në këtë temë dhe duke hapur përgjigjet poshtë. Problemi është që përgjigjet poshtë hapen vetëm në një nivel.

Leave them alone Hahahahahahahaha

2 Likes

Përshëndetje, nuk me vine me njoftimet me RSS qysh nga kalimi te sitit te ri. A janë me aktive?

dhe urime për punën e bërë me sitin e ri.

Peshku i vjeter ka qene gjinia mashkullore, diskret si ajfoni. Peshku i ri eshte gjinia femerore, i komplikum si androidi.

2 Likes

e kujt ka qene ajo ideja e dekoratave? pse trumbetohen aq me gaz ato stemat e marra…fituat reader, fituat read guidelines? kurse per log out e keni doren e lehte, nuk ndjehet fare…ju jeni shkeputur.:hibiscus:

1 Like

Duhet dhe nje dekorate sa here shkeputesh :slight_smile:

1 Like

Ah, kisha harruar t’ju bëja ridireksionin. Tani duhet të punojnë. Nëse jo, do të të duhet të azhornosh adresën RSS, që tani është: https://peshkupauje.com/latest.rss

1 Like

Ruajini dekoratat se do vij dita do shiten sa frengu pulen. Do thoni kam qe anetar i peshkut qe me 2016, si kamunistet e 41shit, a demokratet e 90tes. :stuck_out_tongue:

2 Likes

Une su futa dot me llogarin e vjeter …me hapi nje te re …
Mgjth nuk kuptoj dhe aq shume nga keto pune …
urime… do te na duhet pak per tu mesuar (flas per vete se Shkaben e kemi te kenduar :P)