Ç'është ky Peshk i ri?

I kam patur dikur, por jo tani.

Me tender :stuck_out_tongue:

Mua më del. Edhe kur e shoh faqen si anonim në Firefox. Ka mundësi që kur je tek faqja të kesh shtypur opsionin “Pa njoftime” që e heq nga listat. Shko tek faqja e artikullit: Fotografi nga protesta e 1 tetorit dhe poshtë fare në fund, po pe butonin “Pa Njoftime”, klikoje dhe zgjidh “Normal”.

Problemi me njoftimet e përditshme ështue drejtë, dhe ka të bëjë me ndarjen e ca temave tek kollona djathtas… do gjejmë një zgjidhje.

  1. A nuk do te ruhet nje lloj ndarje ne tematike? E majta per “popullin” dhe e djathta per “intelektualet”?

Ndarja tani është mes kryesoreve, dhe Shtypit, Pyetjeve, etj.

  1. A nuk do te jete me e nevojshme te duket data dhe ora e komenteve?

Aty janë, vetëm se datat janë relative, jo absolute.

  1. Si mund te postohet thjesht dhe pa komplikime ndonje artikull dhe shkrim?

Në faqet ku ka lista artikujsh (në faqen e parë, në faqet e kategorive, etj.) ke nje buton sipër, djathtas “+ Temë e re”. Për këtë punë është.

…po nje shkrim -pas dergimit- del automatikisht tek peshku apo -si tek peshku i vjeter- do te shihet me pare nga adminet?

Do te shihet me pare nga adminet. Me kalimin e kohes ama, anetaret qe postojne shkrime te mira qe s’kane nevoje per redaktim do te mund te postojne direkt, pa nevoje per aprovim.

2 Likes

E pashe,e pashe po kendellet duke ba muhabet me Din Hyken,po edhe ktu do jete po ka ndrru uniforme. Na fiken ato flamujt, se na orientonin me diktu naj njanin qe mcifej.

1 Like

Kjo paska qene, sapo e rregullova. Rrofsh!

Pershendetje Kapitaliste :v: !! Urime admin per punen !! Isha mesuar te shihja link e shtypit shqiptar ne te djathte… do te ishte mire te kthehej perseri ne plan te pare te faqes per mendimin tim,keshtu peshku vizitohet edhe nga njerez qe nuk preferojne te komentojne por vetem ta ndjekin ate ne distance… e me kete rast lexojne edhe shtypin! :fist: pershendetje shok!

Aty eshte, icik me poshte, nen Referencë. Dhe lista e shtypit eshte nje faqe wiki, qe komuniteti mund te perditesoje.

2 Likes

ok…e vura re! flm ! Jam perseri i mendimit qe nese eshte mundesia te rikthehet versioni i vjeter per shtypin ose i ngjashem me te ! Te shpjegoj…ne shqiperine kapitaliste eshte gjithmon ne rritje perdorimi i internetit nga njerez ne moshe,e jo vetem per te folur ne Skype,njerzit informohen,lexojne komente e kalojne kohen. Nje menyre e thjeshte e ne plan te pare i shtypit do ti bente keta njerez qe te mos kerkonin me shume reth e rotull,tek peshku mblidhen te gjitha,shtypi,komenti,komenti i komentit,e zgjedhura…etj etj ! Nejse…mendimi im ky…

Nëse e ke fjalën për rubrikën “Të tjera nga shtypi” që gjendej tek kolona e mesit, ajo tashmë përmblidhet tek kategoria shtypi.

1 Like

Hmm. Ne fakt, mendimi im per pasqyrimin e shtypit te dites ka ndryshuar. Me pare, seksioni i shtypit ate kishte si qellim, por ama tani nuk ia vlen me qe te bejme pasqyrimin e shtypit. Me mire te bejme nje seleksionim te gjerave qe ia vlejne te lexohen, sesa te perserisim te njejtat gjera qe perseriten nga njera media ne tjetren. Dmth, le te kemi me pak lidhje, por lidhje me te sakta.

2 Likes

Dua ta fshi te gjithe komentin dhe s’mundem. Ky po do ishte nje fuksion i mire. S’e di a e ka Discourse. Ky koment ishte per Penarin e jo per Bleten. Por ngaqe s’lejohet tiered comments, del sikur eshte per Bleten.

1 Like

@gjembi cascading comments jane, eshte nje buton “X pergjigje”. Po ta klikosh te dalin pergjigjet sipas perkatesise.

Faleminderit andri. Duket sikur eshte vetem nje nivel. Dmth mund t’i pergjigjesh dikujt por personi tjeter s’te pergjigjet dot me ty etj. - sic ishte tek sistemi i vjeter.

Po perpiqem te sjell nje link artikulli. Zgjodha kategorine “shtypi” dhe me thote “500 internal error”

Eh, jane ca lloj URLsh që ngecin tek shtypi… mund te ma nisesh me mesazh.

u publikua

ishte postuar 3 here. me sa duket i merr komandat edhe kur jep error

Dakort. faleminderit @peshku dhe @squarepusher

iniciative shume e mire, urime… nje koment/sugjerim kam per faqen e pare: sikur te hiqeshin rrathet prane cdo postimi qe tregojne postuesin fillestar/me te shpeshte etj. nuk do kishte ndonje humbje mendoj dhe faqja do dukej goxha me e paster :slight_smile:

@puxha ka dhene nje sugjerim mjaft te mire. Per te qendruar ne te njejten linje, edhe une kam disa sugjerime, te cilat nuk e di sa realizohen teknikisht:

  • Kur i behet refresh faqja duket goxha me e ngarkuar se versioni i vjeter. Duhet me shume se dyfishi i kohes qe te hapet e kjo bie vecanerisht ne sy kur je me celular. A ka ndonje menyre qe te “lehtesohet”? Mendoni se duke hequr cikerrima* te vogla do ndihmonte?

  • Sa here postohet nje koment i ri, ajo teme del ne krye te faqes. Kjo e ben faqen te jete vazhdimisht “ne levizje” dhe e ben te duket kaotike dhe e lodhshme per syrin. A ka mundesi qe temat te rrine te palevizshme si ne versionin e vjeter?

  • Kur je tek komentet apo mesazhet dhe je me celular, eshte shume e bezsdishme te shkosh ne krye te faqes. Duhet rreshkitur me gisht derisa te mbarojne te gjitha komentet/mesazhet. A ka ndonje mundesi te shtohet ndonje gje e ngjashme me ate butonin si tek versioni i vjeter qe te conte direkt ne krye te faqes? Ose te jete mundesia qe te jete gjithmone i dukshem nje buton qe te con ne faqen kryesore te peshkut (pa qene nevoja te shkosh “back” vazhdimisht).

*Cikerrima mund te jene keto stemat qe jepen, informacioni qe jepet per cdo anetar si psh koha e leximit, sa pelqime ka marre, e te tjera gjera te ngjashme…

1 Like