Cilën vetmi? pjesa e tretë (vetmia e Dantes dhe Gëtes)

autunno

Eterno femminino do të na bëjë të ngjitemi në qiell - vargu i fundit i Faust të Gëtes (kënduar nga Kori Mistik).

Në pjesën e parë të kësaj serie, në diskutim e sipër lidhur me muhabetin e vetmisë, papritur mu kujtua një këngë e lashtë e dëgjuar dhjetra vite më parë. Bëhet fjalë për këngën Bella Signora e Gianni Morandit, si një prej top-këngëve më të pëlqyera nga publiku përgjatë sezonit të verës së vitit 1989.

Këngën në fjalë e kisha dëgjuar dhe pëlqyer pa vënë veshin kuptimit të tekstit, si rëndom ndodh shpesh me dëgjimin e këngëve, aq më tepër se atëkohë ishte në modë anglosaksonia, bitëllsmania dhe rollingstonsmania, dmth vari hejbet muzikës italiane, quajtur në kuptimin literal e lehtë, e cekët, sentimentale, romantike etj, . Në fakt gabim i madh, sepse ka thellësi edhe cekësia që është tejpashmëria.

Me vrap në jutub për ta ridëgjuar dhe më pëlqeu shumë më tepër se dikur, për shkak se u ndez dritë e nostalgjisë (nuk ka mjet më të mirë se muzika e lehtë për të rikujtuar me flashbek situata çfardo të së shkuarës së harruar), por edhe për faktin se kësaj radhe lexova edhe tekstin, i cili nuk është edhe kaq i lehtë dhe i tejpashëm sa kujtoja. Teksti i kësaj kënge është bashkëpunim i dy autorëve, njëri prej tyre është kantautori Lucio Dalla, i cili është edhe poet, përveç se këngëtar, dhe lexova në internet thashetheme që bashkëautor në hije është edhe Mogol, një luan i teksteve të këngëve italiane atëkohë. Pra teksti i këngës në fjalë nuk është dokudo. Njëkohësisht muzika e lehtë është shëmbulli më i mirë që tekstin mund ta kuptosh edhe me vesh, dmth me intuitë, si të thuash e kupton pa e kuptuar, pa u bërë i vetëdijshën. Pëlqimi është në vetvete një lloj kuptimi instiktiv si në rastin e përshkruar; në fakt shumicën e rasteve një këngë pëlqehet e kuptohet edhe pa dëgjuar me vëmëndje tekstin. Saktë si më kishte ndodhur dikur me Bella Signora të Morandit, në mënyrë të pandërgjegjëshme kisha kuptuar që protagonist qahej për vetminë që merrte formën e femrës. Vetëm se atëherë kujtoja se protagonisti ndjehej i vetmuar se e kishte lënë dashnorja, gjë që banalisht në fakt është e njëjta gjë. Vetëm rastësisht mbas 30 vjetësh, pëlqimi instiktiv u ndërgjegjsua nëpërmjet inteligjencës. Problemin në fjalë vetëm sa e kam prekur pak në shkrimin e parë të kësaj serie (shiko citimin më poshtë), e do ta sqaroj me hollë në shkrimin e ardhshëm si çështje shumë e rëndësishme, halli më i modh që kishte Sokrati (raporti midis grafemës, fonemës dhe noemës).

Pak a shumë bella signora e këngës nuk ishte e dashuruara e zemrës, si rëndom nëpër kanconeta dhe si kujtoja atokohë pa ja var shumë tekstit, por ishte dora vetë vetmia e mishëruar në një sinjora që shoqëron protagonistin në të gjitha veprimet që bën përgjatë ditës. Në situata të ndryshme të së përditëshmes, sinjora ndahet për pak kohë nga protagonisti, zhduket e duket papritur pa thënë asnjë fjalë. Situata nuk i pëlqen aspak protagonistit që thotë: “nuk kërkohet dhimbja”, megjithse nuk rri pa e kërkuar sinjorën, dmth vetminë e dhimbur. Kush është kurioz për më tepër informacion, e ka tekstin në video; për nevojat e shkrimit mjafton e tepron intuita e autorëve të tekstit për të identifikuar vetminë me femrën, ose në një plan më të gjërë - meqë hallet e gjinive janë njësoj - ndërlidhjen dashurore fatale mashkull-femër.

Me fjalë të tjera kjo këngë është një dëshmi se vetmia - e çfardolloji qoftë, pozitive solitude apo negative loyness - është e kushtëzuar nga mungesa e seksit përballë. Nuk ekziston vetmi pozitive qyq i vetëm, në asnjë rast pa përjashtim, janë të gjitha dëngla poetësh dhe intelektualësh t’mdhenj. Dmth edhe duke e keqkuptuar Bella Signora si kanconetë banale “oh sa keq, më ka lënë dashnorja”, e kisha kuptuar saktë, sepse po ajo punë është në thelb.


Për të kuptuar se si ndërlidhen vetmia loyness e Kaligula të Kamysë (paraqitur në shkrimin e parë) me vetminë loyness e Bella Signora të Morandit, dhe se dëshirimi i këtij të fundit për sinjorën është saktë dëshirimi i Kaligulës për solitude-n e natyrës së virgjër, vlen poezia ekologjiste e Rembosë më poshtë:

Sensacion

Në mbrëmjet blu të verës, do endem nëpër shtigje,

pickuar prej kallëzave, duke shkelur barin e imët,

ëndërrimtar do ndiej freskinë në këmbët e mia.

Do lë erën të lagë kokën time lakuriq.

Nuk do flas, nuk do mendoj asgjë,

por dashuria e pafund do më pushtojë shpirtin,

dhe do shkoj larg, shumë larg, si një bohem,

me Natyrën, - i lumtur si me një grua.

Arthur Rimbaud

Në këtë poezi përmbahet informacionin më grandioz ekzistues: ndërlidhja e njeriut me Natyrën - në kuptimin më të gjërë të termit natyrë, atë të Krijimit mbarë - të humbur në Zanafillë si ndotje e dlirësisë absolute, dmth si humbje e Zotit. Në këtë rast Zoti i perceptuar vetëm me atributin femër: Mëma Natyrë, eterno femminino i Dantes që e ngatërronte vetminë me Beatricen si Gianni Morandi, ose i Gëtes që e ngatërronte me Margeritën tek vepra Faust.


pjesën e mëparshme e gjeni këtu

1 Like

https://hips.hearstapps.com/hmg-prod.s3.amazonaws.com/images/edward-hopper-western-motel-1569659396.jpg?resize=480:*

People Who Like To Be Alone Have These 12 Special Personality Traits - YouTube

mu me pelqe shum ky komenti i mësje Le Merde: :smiley:

Dans notre époque de Mrd, Hopper a du succès parce que c’est de la Mrd !
Hopper peint la mort de la peinture, la mort de la liberté instinctive, la mort du plaisir, la mort de l’humain passionné.
D’ailleurs Hopper lui même est mort!

Pikturat me siper jane te Hopper qe pershkruan shkelqyeshem solitude amerikone, kurse me poshte e ne vazhdin keni veprat e De Chirico qe peshkruajne solitude evropiane.

Kush osht me i modh: De Kirikikoi italioni apo Hoppala amerikoni?


piktura siper e De Chirico titullohet Solitudine.

Nje pjese e mire e ketyre lloj veprash te dekirikikojit titullohen Piazza d’Italia :smiley: