Çmitizimi i Djallit

72 postime 6701 shikime 3 shtator 2017 në 01:05 e pasdites
InkuizitoriMoth

Djallzia më e madhe e Djallit është të na bindë që nuk ekziston – Bodler.

Që historia moderne është një histori çmitizimi, është bërë më se e qartë edhe për shqiptarët prej diskutimit publik mbas viteve 90-të zhvilluar pa fund rreth figurave kryesore të historisë kombëtare: Skënderbeut, figurave të Rilindjes dhe Pavarsisë, Zogut, Nolit, Enverit. Më pak e qartë, sepse më e paditur në një epokë të paditur fetare, është fakti që proçesi i çmitizimit zë fill me Jezuin, një preçedencë që hap udhën e çmitizimit të çdo lloj figure tjetër të mitizuar, përfshirë edhe Satanin si kundërfigurë e Krishtit.

Në vija të përgjithshme proçesi i çmitizimit ose metamorfoza e Djallit ndodh në katër faza: nga paraqitja klasike mesjetare si shëmtirë e përbindëshme dhe keqadashëse (brirë, trup leshator, lëkurë e kuqe prush, brire, thundra, bisht etj) kalohet në të kundërtën duke e paraqitur si qënie me bukuri dekadente pothuajse feminile, melankolike (si në figurën ilustruese të shkrimit) dhe me prirje artistike. Gjithsesi mbetuar akoma figurë e mitizuar, në fazën e tretë Djalli çmitizohet më tej duke u humanizuar, i përafruar me dobsitë e njeriut, bëhet tërësisht “dora jonë”. Së fundi mbrrihet natyrshëm në fazën aktuale të epokës së sotme ngambrapa, ku ekzistenca e Shejtanit jo vetem mohohet, por nuk flitet më për të, indiferencë totale, gjë më keq se mohimi. Njeriu me në fund është i lirë, pa Zot e pa Djall që mund t’i ngatërrojnë këmbët edhe si ide.

Sigurisht që kjo metamorfozë e ndarjes në 4 faza, si çdo ndarje tjetër në faza numerike, është artificiale, dhe bëhet për të lehtësuar studimin analitik. Në realitet metamorfoza ndodh në mënyre graduale ose evolucionare dhe pak të vënë re për kohën kur ndodh, megjithatë ekzistojnë çaste të spikatura historike ose revolucionare të shënuara nga autore dhe vepra të famshme. Meqë vete gjatë përshkrimi i fenomenit ngado në kulturë, do kufizohem me shëmbuj nga letërsia.

Një prej tyre, më i dëgjuari, ishte Milton me veprën e tij të famshme revolucionare Parajsa e humbur që përmbysi i pari perceptimin tradicional të demoniakes si shëmti. Satani i Milton ishte i bukur, dhe bukuria e tij dekadente joshte akoma më tepër meqë ishte rebel kundër Zotit njësoj si Prometeu kundër zotërve të Olimpit.

Demonizmin dhe prometeizmin e Milton, e çoi në skaje Bajroni, satanizmi i të cilit merr përmasa kozmike sepse urrehet tërë krijimi dhe Autori i tij, duke ekzaltuar kënaqësinë (kryesisht seksuale) njëkohësisht me krimin. Pra eros-thanatos bashkë; Bajroni e ka gjetur sekretin e formulës satanike, prandaj vepra e tij është arritja më madhore e romantiçizmit, dhe jeta dhe personi i tij (arratisje prej vendlidjes në vënde ekzotike, lëshim pa duar në gjithçfarë aventurash absurde, të gjitha llojet e perversioneve seksuale etj) është modeli dandy-bohem i imituar nga të gjithë pasardhësit, më tipikët: Oskar Wilde dhe Rembo.

Pra shihet se është bërë mjaft rrugë që prej Faust i Marlowe, i cili pendohet para se të vdesë. Një shkallëzim i mëtejshëm drejt metamorfozës të Shejtanit përbën Faust i Gëtes (frymëzuar nga Faust i Marlowe) si figurë mëdyshëse që edhe pendohet edhe s’pendohet, sepse Mefistofeli (Shejtani), vërtet e ka shtyrë në të keqe, por është pikërisht e keqja që e shtyn drejt “veprimit”, drejt realizimit të së mirës (në volum të dytë të Faust, Fausti kryen vepra publike në shërbim të komunitetit).

Gjithçka deri këtu ndodhet brënda fazës së dytë të metamorfozës në fjalë, tejkalimi i kësaj faze është meritë e Poes; në tregimin e tij të shkurtër Djalli në kambanore (1840) shenjtani shfaqet në pamjen e një burraci çfardo që pështjellon normalitetin e një qyteze të qetë, tip katundi zviceran ku banorët jetonin midis lakrash dhe orësh që shënonin të njëjtën kohë (Djalli prishi rregullin publik duke ndryshuar orët në kambanore). Nga pikpamja e providences negative (demoniake), mund të thuhet që nga ky çast zë fill epoka moderne. Tanimë Djalli është bërë dora jonë, ose me fjalë të tjera Djalli jemi ne.

Modeli shëmbull i Djallit në formë njeriu, dmth maja e fazës së tretë, ndodhet tek Vëllezerit Karamazov të Dostojevskit, i cili e kishte prekur shumë vite më parë këtë temë tek romani Djajtë (përshkrim profetik i celulës komuniste). Djalli i shfaqet Ivan Karamazovit në gjëndje deliri (i ndërgjegjshëm që është vetja e tij, ose gjysma e keqe e vetes së tij) me paraqitjen e një borgjezi pothuajse të vetkënaqur ulur përballë tij në divan. Djalli i Tomas Man tek romani Doctor Faustus, njësoj borgjez çfardo ulur në sallon përballë Adrian Leverkuhn, është kopje e Dostojevskit, ndryshon pamja dhe përshkrimi sipas kontestit të vendit dhe kohës të ngjarjes. Si dëshmi që fundi i artit modern është karikatura, parodia, është diskursi i Djallit me Ivanin, në pamundësi ta sjell të tërin (tepër i gjatë, dhe për ta kuptuar tamam duhet lexuar tërë libri), sjell një pjesë që është esenca e diskursit:

Zakonisht pranohet si aksiome që un jam një engjëll i rënë. Pash Zotin! Nuk arrij të përfytyrohem të kem qenë një engjëll! Edhe nëse kam qenë, ka kaluar kaq shumë kohë sa mund ta harroja pa kryer mëkat. Por jam xheloz për reputacionin tim prej xhentëlmeni. Fati im është të arrij të jem i pëlqyeshëm. Eshtë shpifur shumë kundër meje. Kur vij tek ju mbi tokë, jeta ime merr dukje reale, dhe kjo jo se nuk më pëlqen, jo është ndryshe puna! Fantastikja më bën të vuaj njësoj si ty, sepse më pëlqen realizmi toksor. Tek ju gjithçka është përkufizime dhe formula gjeometrike: gjithçka është ekuacione me “n” të panjohura! Këtu shëtis, ëndërroj (më pëlqen të ëndërroj). Bëhem deri edhe supersticioz … . Mos qesh të lutem! Supersticioni më pëlqen. Kuptoj të gjitha zakonet tuaja, më pëlqejnë veçanërisht banjat e nxehta të frekuentuara nga njerzit e tregtisë. Endrra ime është të mishërohem përfundimisht në një shitëse bylmeti faqekuqe, me qëllim që të besoj çfar beson ajo. Ideali im është të shkoj në kishë dhe të ndez, me besim të sinqertë, një qiri para ikonës. Atëherë të gjitha vuajtjet e mia do të merrnin fund. Më pëlqejnë gjithashtu mjekët tuaj. Verën e kaluar, meqë ishte vërdallë një epidemi e lisë, shkova të vaksinohem. Ta dije ti sa i kënaqur isha! Bëra deri edhe një lëmoshë prej dhjetë rublash për vëllezërit e mij sllavë … .

Për të kuptu sa i moth është Dostojevskij, dhe që fiction bëhet realitet dhe është realitet, madje realiteti është më fiction se fictioni, ja një anektodë që më ka bërë vaki më një “shitëse bylmeti” këndej nga kjo nahije. Eshtë nga ato gratë që rrinë mbas veladonit të priftit, herë pas here e shoh të bëjë punë vullnetare tek qendra sociale e kishës, shet tek klubi. E ka tmerr me ekstrakomunitaret, sidomos me marokenët, mos të shohë një maroken ulur diku, se menjeherë ja fillon avazit: “shiko parazitët, e hanë qyl”; domosdo edhe felën tjetër të kundërt: “na i kanë zaptuar të gjitha punët, prandaj s’ka punë për ne italianët”.
Një herë pa dy të zinj blozë në shesh duke ndenjur në punë të tyre, dhe ja futi një të forte, me të fortën e dëgjuar ndonjëherë që do të kishte habit edhe Dostojevskin, madje edhe Djallin vetë:

-O signore i neri, vedi vedi per chi è morto in croce il Nostro Signore!

Për fazën e katërt s’ke çfar shkruan më tepër veç shif e shkruj si venie në praktikë e shprehjes profetikë të Bodlerit: “Djallzia më e madhe e Djallit është të na bindë që nuk ekziston”. Dhe ja ka arritur qëllimit qerratai, në epokën ngambrapa pothuaj asnjeri nuk flet më për Djallin, dhe për pasojë as për Zotin, sepse ekzistenca e Zotit është e pandashme nga ekzistenca e Djallit, i cili është monoteisti par excellence.

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Për të pasur një ide të paraqitjes njerzore të Djallit në letërsinë moderne këtu poshtë gjeni 10 minuta film nga vepra e Bulgakovit Mjeshtri dhe Margarita (parodi universale, reale dhe kozmike), e cila mbyll përfundimisht ciklin e letersisë së madhe ruse (njësoj si Doctor Faustus i Manit i vë kapak letërsisë gjermane), e cila ishte letërsi e madhe edhe sepse ishte mesianike, gjë që dëshmohet në këtë film vërtet niveli ku Djalli paraqitet si turist borgjez gjerman që viziton tokën sovjetike (Djalli është turisti i veshur me te zeza, ndërsa dy të tjerët veshur me të bardha jane shkrimtarë sovjetikë):

titra në anglisht

titra në italisht

-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Piktura me titull Djalli i ulur në foton e postit është e Vrubel që është ati i avagardës ruse, dhe kjo e fundit është mëma e avangardës evropiane dhe amerikane. Vrubel gjithe jeten ka pasur maninë fikse të pikturoje Djallin, derisa përfundoi në çmendinë.

varik

Djalli eshte shpikje e bukur.
Kollaj ti ngarkosh barren dikujt

anon63896856

Shume bukur, tiku.

BeluliXVI

tiku, ti e quan çmitizim ose metamorfoze… po a nuk mund ta quash evolucion ? -metamorfoza ne fakt, eshte pjese dhe proces brenda evolucionit. une mendoj qe edhe kulturat , nese fene/ te (Zotin dhe Djallin perfshire) i quajme kultura, atehere eshte normale, apo e natyrshme, qe gjate rrugetimit te tyre disa mijeravjecare, ne kohe, ti nenshtrohen procesit te evolucionit.

InkuizitoriMoth

e çfar rendesie ka se si quhet? nuk e kuptoj mire se per çfar po pyet. Apo do te thuash qe eshte normale kjo qe ndodh, dmth qe njesoj si ne darvinizem ku majmuni u kthye ne njeri, ne kulturen fetare Shejtoni u kthye ne njeri?

Pastaj e kam quajtur edhe evolucion:

Në realitet metamorfoza ndodh në mënyre graduale ose evolucionare dhe pak të vënë re për kohën kur ndodh, megjithatë ekzistojnë çaste të spikatura historike ose revolucionare të shënuara nga autore dhe vepra të famshme.

InkuizitoriMoth

zhardin sinqerisht falemneres per komplimentin, por jam shum kurioz te di perse ky lavderim ne kete teme qe nuk me duket me e bukur se shum te tjera qe kam shkruar dhe ti nuk je ndjere, as per mire e as per keq.

Un e kam nje ide perse, pranej jam kurioz te di mendimin tend, nese vertet e kam pikasur idene tende.

anon63896856

Nuk eshte tematike arsyeja. Ndjese idese (besoj/dyshoj qe ti beson/dyshon qe kam afinitet te forte me djallin :smiley: ). Per shkrimet e tjera, ndonjehere te kam komplimentuar atehere kur te kam lexuar dhe me ke pelqyer.
Per shkrimin ne fjale, eshte menyra si e ke trajtuar “djallin.”

BeluliXVI

mendoj qe ka rendesi pasi “çmitizim ose (dhe) metamorfoza” sic e quan ti, jane dy gjera te ndryshme . kjo eshte e paqarte pra.
edhe nese biem dakord qe eshte metamorfoze, per rrjedhim evolucion, po , une ne mendjen time mikroborgjeze mendoj qe eshte proces normal si ne Darvinizim…
eshte pak e ndersjellte dhe ne perpjestim te drejte çeshtja, sepse ne fakt ne evolim eshte njeriu. por bashke me te e ne funksion te tij evolojne kulturat, gjendjet, apo fenomenet shoqerore qe ai vet i ka krijuar.

Pjetermustakuqi

zhardina asht partizane e mrojtjes te te drejtave te shtresave te margjinalizume dhe djallin e shef ne ket kontekst . prandaj i pelqen dhe c’demonizimi (c’mitizimi) i tij. e shef te pranum nga shoqeria qe deri dje e kishte braktis.
:stuck_out_tongue: :smiley:

anon63896856

Sa imagjinativ qe je dhe ti.

Pjetermustakuqi

jo,jo,jam i mencur,tha pandi raidhi duke tund sqeparin. :stuck_out_tongue:

InkuizitoriMoth

çmitizim dhe metamorfoza jane vertet te ndryshme, dhe une ne fakt i kam trajtuar veças, por edhe bashke te dyja, ne kuptimin qe ne fenomenin e trajtuar kemi te bejme me nje metamorfoze - dmth me nje trasformim (nga i shemtuar behet i bukur, nga qenie shpirterore merr forme fizike etj) - njekohesisht me nje çmitizim, dmth Djalli nga nje qenie mititike, shpirterore merr forme trupore njerzore, madje te nje personi mikroborgjez, medioker, çfardo etj. Pra njesoj si Muç Nano qe ke qef ti, qe e nxjerr Skenderbeun se nuk ka qene ndonje kushedise çfare heroi atlet i krishterimit, ke qene vetem nje feudal gjysemserb çfardo qe ka luftu per interesin e tij.

Belul, ti i takon nje brezi te infektuar nga darvinizmi, pa asnje alternative tjeter. Por edhe duke qendruar brenda darvivizmit, nuk eshte çdo gje evolucin, ka edhe faza regresi sipas darvinisteve. Pastaj sipas nje darvinisti qe ma mush pak menjen mu, evolucioni biologjik eshte pothuajse ndalur me daljen e njeriut te Kromanjonit, dhe tani kemi te bejme vetem evolucion kulturor, gje qe eshte shum problematike sepse psh demokratet thone se nazizmi dhe komunizmi jane regrese historike, ndersa nazistet dhe komunistet thone perkundrazi, qe demokracia eshte regres. Dmth si gjithnje me dy fele, dhe midis tyre kaka e interpretimit te lire si ta doje felja dhe bolja.

Keshtu qe puna eshte nje çike me e sterholle per te kuptu vertet evolucionin kulturor.

del-ta

thuaj ‘‘jezusi akbar’’ dhe mbyllet muhabeti. të tjerat janë hollësira për sinjora pertinin! duhet nënshkruar një peticion drejtuar ‘‘atij’’,ku të kërkohet heqja e të drejtës se mendimit. është i tepërt,nuk ka çi duhet njeriut. beso e mos pyet- thotë libri. përderisa ‘‘ai’’ ka shkruar e përcaktuar çdo gjë,çë duhet çmitizimi dythelor njeriut?? ‘’ kështu ishte shkruar’’ dhe hidhu matanë. të presin 72 ‘‘lile a virgin’’,kopshti me dele dhe pëllumba,mish i gicit në zgarë me rigon dhe dhjosmë. varet nga partia ku je regjistruar! ka dhe një kusht të vogël ,që ata që se kanë zbatuar drejt vijën e ‘‘të madhit’’,mund ti bien vetëm me dorë matanë!

BeluliXVI

mire mer Tiku mire… po une me mendjen time mikroborgjeze dhe mediokre kuptova trajtimin e cmitizimit, hajde mo edhe metamorfozen, e djallit, por nuk kuptova nese eshte mire apo keq qe e cmitizuan djallin keta… dhe nese po, kush e ka bere me mire, ne cilen faze ? -fundja, pervecse figure mitike, si ishte djalli para se ta zgerlaqnin fare , dmth ta cmitizonin , cfare forme apo cfare pamje kishte ?

me thene te drejten menyra si e kam imagjinuar dhe imagjinoj une djallin gjendet ne nje nga keto fazat qe ke analizuar ti, por nuk ta them, por pres ne fillim te ma thuash ti.:smiley:

e meqe folem per darvinizem , une nuk mendoj se evolucioni biologjik eshte ndalur per faktin e thjeshte se perderisa do te kemi ndryshime , sidomos klimaterike, automatikisht do te kemi edhe ndryshime biologjike !
ndersa regresi mendoj se eshte pjese e evolucionit, qe ndodh gjate historise, por me pas sherben per te deftuar rrugen ndryshe drejt progresit… ti p,sh permende nazizmin, qe sipas vleresimit objektiv historik eshte regres… mirepo kur ke thene nazizmi, ke thene Gjermania, tha, dhe e kunderta… cfare ndodhi me Gjermanine dhe popullin gjerman pas regresit nazist ? -pergjigja eshte nga nje koment i nje mikut tim bere ne fb rastesisht para ca ditesh, per arsye tjeter kuptohet… per gjermanet erdhi progresi, dhe kjo si pasoje e ndryshimit thelbesor kulturor ; ‘‘cka i ktheu nga nje popull me mendesi militariste ne nje kolektiv te formesuar ne presat konsumeriste te tregut te lire. me pak interesante, por me te mbrothet. me shume te urte, por me plot tigani. me te veckel individualisht, por te fuqishem ne grup’’.

InkuizitoriMoth

InkuizitoriMoth

finisterre

Cimitizimi i Djallit ne Letersine moderne, e ke fjalen besoj.

InkuizitoriMoth

jo eshte ne pergjithsi, ilustrimi eshte ne letersi. Milton dhe Gete nuk besoj se mund te futen ne letersi moderne.
Ne fakt ke te drejte me duhet ta sqaroj me mire ne tekst.

finisterre

Eshte e veshtire edhe sikur ta izolosh modernitetin e letersise nga Baudelaire e ketej: do te te duhej te permendje edhe autore qe nuk e kane cmitizuar figuren e Djallit.
Sidoqofte, kam pershypjen se “problemi” me figuren e Djallit i ka rrenjet ne vete dogmen fetare. Stabilizimi i tij (Djallit pra) nga tradita hebraike ne perkthimet ne greqisht dhe latinisht, zgjedhja e disa Ungjijve (me vendim) ne vend te disa te tjereve, perbejne qysh ne fillim nje baze pjellore per interpretime.
Satan(a)i, per shembull, sipas disa biblisteve, eshte nje term i perdorur ne ambjentet ligjore hebraike, ku “satan”-i s’qe gje tjeter vecse akuzuesi, i cili ne gjyq qendronte ne te djathte te te akuzuarit dhe i numeronte ketij fajet. Gjate perkthimit te Shkrimeve te shenjta ne greqisht, po sipas studiuesve, kryhet gjithashtu nje unifikim i figurave mitologjike, t’i quajme, te cilat pothuaj te gjitha (me ndonje perjashtim si ai i Leviatanit), po ashtu kthehen ne djaj. Ose, sikur ne vend te Ungjijve zyrtare te kishim Ungjijte apokrife, Djalli do ta kishte emrin Beliar, me te tjera veti e shfaqje.
Ekzistojne pra qysh ne fillim shume variante te Djallit dhe pas kapitullit te Mesjetes, kur nis e shthuret autoriteti i Dogmes, figura e Djallit i khehet shumellojshmerise se origjines.

InkuizitoriMoth

Un merrem me autor Muç Nanon qe çmitizon, ti po deshe merru me autor Belulin qe nuk çmitizon.:stuck_out_tongue:

Degjova sot nje komshie shqiptare ketej qe po i thoshte djalit vet qe luante ne oborr:

-Beni, shejtan, vieni qua!

Çfar kerton te thuash me informacionin qe sjell per shumllojshmerine e emertimeve te Djallit, thjesht informacion ditunie biblike, apo ndonje gje tjeter qe un nuk i bie ne te?

machitewa

Si jane gjasat qe te sjellesh nji shkrim te radhes per cmitizimin e Zotit (qe si proces, mendoj, ka shkuar paralel, ne te njejten mase, me cmitizimin e djallit)?

Ose,
a mundet Feja (te ekzistoje dmth), pa mitin e Djallit?

InkuizitoriMoth

Per te krishteret Zoti eshte Jezui, keshtu çmitizimi i Zotit ne kulturen e krishtere, pra perendimore, eshte ekuivalent me çmitizimin e Jezuit qe ka ndodh paralel me çmitizimin e Djallit (gje e permendur ne shkrim). Vetem se fenomeni ndodh ne fushen e ekzegjezes (studimit biblik) dhe me pak ne filozofi, e jo ne fushe te artit (ose une nuk e njoh ndodhine siç duhet ne fushe te artit), siç duket nga qe Shejtani eshte me simpatik nga pikpamja artistike.

Keshtu shkrimi per çmitizimin e Zotit, dmth Jezuit, do te ishte shum i specializuar, pra pa asnje interes ne Peshk, ku duket qarte nga disa kolege diskutante qe i kane hedhur vetem nje sy edhe ketij shkrimi i nivelit te mesem intelektual dhe me karakter vulgarizues.

Feja nuk mund te ekzistoje, jo pa mitin e Djallit, por pa Djallin vete, sepse feja lind si kunderti ndaj Djallit.

Fikret

Mu nuk me duket se Djalli eshte problemi. Robt jan msu me vujtjen, si me thene, e kane rrokur e pervetesuar si praktike e koncept. Kemi lind per te vujt, thuhet. Te thuash qe je i paprekur eshte njisoj si te thuash qi asnji nga gishtat nuk e ke fut askund as nje here.
Po ne xhep, ne kepuce, e ku di un.

Nejse, kur te hapet muhabeti i Vujtjes, terhollemi.

Problemi i madh dhe burimi i gjithe te keqijave, ne mendimin tim ende te pamarinuar mire, ka qene dhe eshte shpikja e pasqyres, ose me heret, kontakti me siperfaqet reflektive.

Ja keto po bluaja duke ngare biçikleten si i marre.

Gloria nell’alto dei cieli
Ma non c’è pace quaggiù- ka thon ai i Amli

Qe te jem me i qarte, ngordh per keto temat me djall. A egzisto ky dreq? Apo jemi ne meshire te fatit? Se eshte veshtire te kuptohemi me fjale, ato me se shumti na behen pengese, (do kete naj kenge per ket pune). Dhe eshte e vertete. Psh 'ne meshire te fatit eshte kurth ku e ku me i prape se ta zeme ‘ne dore te fatit’. Njishtas sepse te mbjell idene qe fati mund te jete i meshirshem, dyshtas sepse ajo meshire mund te mos jete per ty.

vlora

Na knoqe fiqo, me verte

BeluliXVI

-jo nuk eshte ! tikut, djalli vet, ne tjeter vend i rreh çekani. i bie deres se djallit te degjoj penxherja… e Atij… te Modhit…

InkuizitoriMoth

ahaha :grinning: Belul djali, me bere te kujtoj kohet e vjetra kur simpatine tone (ne grup edhe Pjetermustakuqi) nuk e prishte asgje, asnje lloj Skenderbeu apo lloj Muç Nano-je!

BeluliXVI

simpatia aty ka qene dhe eshte. por ta kam thene, ti sec ke ca faza, qe e merr perpjekur e, sheh veç armiq .:smiley:

p.s… ma permend shpesh kete Mucin. po sec kam pershtypjen qe ty me shume te ka “mbet qejfi” per Vehbiun , jo per Mucin.:stuck_out_tongue:

InkuizitoriMoth

Te gjitha profesionet kane semundje profesionale perkatese, edhe un, si fuks 5-leksh, vuaj nga semundja profesionale e fuksave: mania e persekutimit. Prandaj ngado shoh armiq, dmth disidente qe perpiqen te rrezojne regjimin.

lene, lene Vehbiun se ha buke veç, biles ha buke mçeftas, eshte i vetmi intelektual i moth shqiptar qe ka kuptu vleren mesianike te karikatures dhe parodise, biles ma kalo mu, sepse ben vete karikatura.

BeluliXVI

jo jo… Vehbiu eshte i modh fare se ka kuptuar vleren e binomit ; bipolar, biologjik, biografik, bilateral dhe biseksual te Eros - Thanatos .
i vetmi intelektual i modh, qe nuk e la Gjergj Elez Aline te vdiste ashtu duke lenguar (Thanatos), por terthorazi duke çmitizuar dhe çnderuar motren e tij , Gjergjit, kapi lidhjen inçestuale mes tyre (Eros). gjenial !!.:joy:

InkuizitoriMoth

jo vetem Vehbiu, edhe Kadareja qe e ke qef ti si nacionalist. Per pune pidhi nuk ka pozicionim politik, behet fje per brimen ne qender.
Lexoji i çik kto, dhe flasim bashke prap po deshe, sepse me i mothi i mdhejve jam un qe shpjegoj gjithçka te pallimit me Sublimierungun, per te cilen kam shkruar dhe ti nuk je ndjere fare.

Por misteri më i madh i kësaj novele të Kadare është se përse ai ka futur atje historinë e incestit të Kostandinit me mot­rën e vet Doruntinën. Sipas atyre që thotë Kadare, incesti del një gjë e provuar dhe e kryer, me ato që zbulon ndihmësi i Stresit në arkivin e familjes së Kostandinit dhe Doruntinës. Në një dialog të gjatë, ndihmësi i thotë kapiten Stresit se duke shqyrtuar në arkivin e familjes letrat e nënës së Kostandinit dhe Doruntinës, për mikun e saj të vjetër Kontin Topia, ka zbuluar se Zonja Mëmë, siç e quanin, e ve në dijeni kontin për incestin, duke e quajtur «ndjenjë jo të natyrshme të djalit të saj Kostan­dinit ndaj së motrës Doruntinës».[11]Është shumë interesante se incesti është e vetmja gjë në novelë që autori ka dashur ta provojë se ka ndodhur vërtet, gjë që nuk e bën qartësisht me atë se kush e solli Doruntinën. Kështu, më tutje, në të njëjtën bisedë, ndihmësi i thotë kapitenit: «Hollësira në letër nuk ka, por, po ta lidhim këtë me të tjera fakte nga letrat e mëvonshme, e sidomos me përgjigjen e kontit Topia, del e qartë se kemi të bëjmë me një prirje incesti të vëllait ndaj motrës».[12]Dhe si për të dashur ta provojë përfundimisht se incesti ka ndodhur, Kadare tregon dhe për një incident që kishte ndodhur në dasmën e Doruntinës, dhe që ndihmësi ia sjell si provë shefit të vet, Stresit: «Që incidenti nuk u vu re nga të tjerët, ose, edhe në u vu re u quajt si një gjë e zakonshme në këso rastesh, kjo ndodhi se njerëzit nuk i dinin rrethanat për të cilat ju fola më lart. Kurse Zonja Mëmë që dinte gjithçka, e shpjegon atë drejt. Pasi i shkruan kontit se si Kostandini, pas ceremonisë së kurorëzimit në kishë, kishte qenë si i marrë, se si në kohën e përcjelljes së krushqve ai e kishte shtyrë dhëndrin që i qe afruar nuses, duke i thënë ‘ajo është akoma imja, kupton, imja’ zonja plakë i shkruan mikut të vjetër, se, lavdi zotit, ky ishte telashi i fundit që ajo pati, lidhur me çështjen për të cilën ai ishte në dijeni»

http://www.gazetadita.al/nje-bisede-per-teatrin-e-mire-qe-nuk-bie-nga-lart/

Çfarë të tha Kadare?

Unë isha përgatitur për një bisedë 10 minuta, çerek ore me Kadarenë sepse ai aq i zgjat takimet dhe kemi ndenjur dy orë. Ishte i entuziazmuar për mënyrën sesi unë kisha dramatizuar veprën edhe koncpetin tim regjisorial dhe u shpreh se deri më sot nuk ka pasur analizë më të mirë të veprës së tij.

Unë që e kam lexuar herët “Kush e solli Doruntinën”, por nuk më ka lënë kurrë të mendoj për incest…

Nuk e mban mend ndoshta. Është në gjithë letërkëmbëmimin që zonja Nënë mban me Kontin e Principatës, ku aty i shpreh hapur shqetësimin që lojërat që bën Kostandini me Doruntinën e kalojnë normalen dhe se ka nisur një xhelozi e Kostandinit për çdo mashkull që i afrohet Doruntinës.

ars

Sa për temën e “incest”-it, në më lejohet të shpreh mendimin tim modest e në shqipe letrare - jo me patjetër qipiç(ë)këse ose qelëpirëse, në mos qeleshëse e shajakëse - pra: “incest”-i i supozuar në baladën në fjalë e në veprën po ashtu në fjalë duhet parë në kontekstin historik, mesjetar pra, se në atë kohë ndodh “Kush e solli Dor(untin)ën”, ku njerëzit janë të besimit të krishterë, në të cilën, siç dihet gjerësisht, porse jo medoemos ngushtësisht, njerëzia quhen “vëllezër” e “motra” mes tyre.
Kadareja i vendos këtij besimi të importuar kombëtarizmin tonë e do të thotë - mendimi im ky sidoqoftë - që, para se të ishim të krishterë, “ne” ishim ilirë a shqiptarë a çfarë të duash - domethënë i vë një paradigme të dytë një të tillë parësore fillese, në këtë rast “besën” e dhënë e kjo është më shumë se gjeniale e nuk mbet’ të diskutohet këtu nga shumëçfarë qelepirësish e qipidhsash anal /fab/ etë.

InkuizitoriMoth

si fillim je ti qe po diskuton ketu midis qipidhsash dhe qelepirsash, dhe nuk ka asnje kriter qe percakton qe ti te mos jesh i tille, qofte per faktin po po diskuton midis qelepirit dhe qipidhit pa te ftu njeri. Po siç dukesh ndjehesh i vetmuar se nuk te diskuton asnje qipidh e asnje qelepir ne temat e tua.

Me zemergjersi te ftojme te marresh pjese ne temen tone: mirseerdhe midis tene qelepirs dhe qipidhs i vetmuar!

Nuk e marr vesh kte argumentin tend te krishterve qe quhen midis tyre vllazer e motra shpirteror, gje kjo e vertete, por po flitet per Kostandinin dhe Doruntinen qe ishin vlla e motra biologjike. Apo ti ke ndonje variant tjeter “per mendimin tim” te legjendes? Se nuk po kuptoj gje çfar po thu.

Nuk bej dot lidhje midis krishterimit vlla e motra shpirterore dhe biologjikes vlla e motra qe eshte me e gjere se krishterimi, por njekohesisht eshte me e gjere se krishterimi edhe vlla e motra shpirterore kudo ne bote, pavarsisht se e paformuluar sakte. Plus fut ne pilaf besen ilire. Si i lidh keto gjera, na e sqaro, vetem aman te lutem fol qarte ne proze shkencore, mos na bej poezi ngambrapa qe nuk i kupton as vete se çfar do me thene, se nuk kam nge te sqaroj se çfar kane njerzit ne koke, e çfar duan te thone. O fol tamom, o mos fol fare. Ose bej nje poezi me kete teme, me temen e pallimit moter-vlla, e hap nje teme te re, e na ler rehat, te qim ■■■■ rehat.

Aquamarine

Sa kane evoluar Sataneshat…
Ne fillim ishin djem pastaj u bene vajza tani po behen prape djem m’duket :stuck_out_tongue_closed_eyes:
Ka lezet…i bejne meshkujt t’vrasin veten

BeluliXVI

po cfare kerkon te provosh me kete interviste mer tiku ? -supozohet qe je lexues i mendueshem, ku e ku mbi mesataren, por na ke sjelle nje interviste e po na thua ta marrim te mireqene perfundimin qe ka nxjerre ky regjizori i modh fare. dhe me e bukura, ky qenkerka i vetmi qe e paska kapur inçestin mes Konstandinit dhe Doruntines, nder shqiptare…

.:joy:

nuk provon gje ky mor tiku, jooo. natyrisht, ka sjelle ca copeza te shkeputura aty ketu per te argumentuar ‘‘incestin’’, sipas tij… por keto jane teresisht te shkeputura , jashte kontekstit te plote dhe te shkeputura nga konteskti nuk provojne asgje !

atje eshte bere e modes te permendet dhe te perdoret Kadareja , per mire apo keq, nga cilido shkrimtare apo artist veshpalare, sepse Kadareja shet, dhe keshtu keta terheqin vemendjen… pikerisht kete ben edhe ky te kjo interviste, kerkon te terheq vemendjen e ti bij reklame vetes apo ‘‘vepres’’ se tij… dhe jo vetem kaq, por flet ne emer te Kadarese ne menyre meskine… me tha Kadareja, je i modh i papam, thote…:joy: -nderkoh Kadareja i paskesh 10-re ne ftese dhe ne shfaqe, …se eshte larg, tha, jeton ne Paris…:joy:

InkuizitoriMoth

nuk kam sjell vetem interviste, kam sjell edhe tekst te Kadarese, por e di qe per nuk perben prove as nje film porno i Kadarese ku pallohen Kostandini me Doruntinen. Siç duket prove eshte kur te merrni pjese vete ne seks grup me ta.

BeluliXVI

tekstin e Kadarese e ke sjelle, por ke sjelle copeza, fjali te shkeputura jashte kontekstit ! ta thashe kete me siper.

BeluliXVI

nderkoh Virgjil Muci…

– Ajo çka kuptohet prej librit tuaj është se Kostandini përtej marrëdhënies familjare, kishte një tjetër marrëdhënie me të motrën, Doruntinën. Përtej trukeve të letërsisë artistike, ku i bazoni ato që keni shkruar?

Në leximet dhe fantazinë që ushqen krijimtarinë e tij letrare. E përsëris letrare; shkrimtari nuk është si historiani që një tezë të vetën duhet ta mbështesë në dokumente dhe vetëm në dokumente për të qenë i bindshëm në sytë e lexuesve dhe kolegëve. Nga ky këndvështrim edhe legjenda që përmendni ju, pra ajo e Kostandinit dhe e Doruntinës, nuk është një vepër historike, është thjesht një fikcion dhe si e tillë është mëse normale që një shkrimtar ta lexojë dhe interpretojë në mënyra të ndryshme.

…pra, eshte nje interpretim i mundshem po thote… ok, por nuk eshte argument.

InkuizitoriMoth

ja dhe nje ilustrim grafik i inçestit zanafillor ku edhe Djalli (Gjarperi) provoi shijen e Frutit te Ndaluar. Pra seks grup.

Nuk kemi dale jasht teme, jemi brenda temes se çmitizimit kur flasim per inçestin.

image

BeluliXVI

pse sthua, Roni qenka kamufluar si princeshe…:joy:

InkuizitoriMoth

InkuizitoriMoth

Belul, i vetmi argument i hajrit qe ja vlen:

Inçesti eshte qendror per kulturen e njerzimit, por edhe per jeten reale, per shkak se eshte ne zanafille te historise njerzore, historia njerzore inicion me nje inçest.

Ktu poshte ke nje koment nga nje vajze peshku qe ka qene me e zgjuara dhe me me taban nga vajzat dhe nga djemte bashke te Peshkut, me goxha distance prej tyre. E nuk e kam fjalen vetem per zgjuarsi teknike, por per urtesi dhe ndjesi te sterholluara. Kampione eshte.

Komenti eshte pikerisht nga tema e Vehbiut qe ti permende, motra dhe Gjergj Elez Alia:

E keqja dhe e mira vijne gjithnje si package smiley - all inclusive (a te gezohemi, a te hidherohemi? ) Pertej nje tendence sikleti dhe mospranimi kur vjen fjala per tema te tilla, duhet pranuar se sa me e forte Hija e Incestit ne nje epos, aq me e thelle eshte gjurma e vjetersise se tij. Ne fjale te fundit e gjithe gjindja njerezore eshte pjelle e incestit fillestar mes nje burri dhe nje gruaje bere prej brinjes se tij. Interesante eshte udha qe ka ndjekur ky fenomen, nga pjese e kultures se grupit ne nje dukuri asociale.

http://arkivi.peshkupauje.com/2011/09/hija-e-rende-e-incestit#comment-386401

BeluliXVI

po sikur e solle njehere dje kete argument / komentin e ‘‘vajzes se zgjuar me taban’’, o tiku … prape sot ? si thote alba me zamete ne kesi rastesh; what is wrong with you ?.:smiley:

p,s shih mire atje te tema e Vehbiut se vajza e zgjuar ka bere edhe komente te tjera , me duket.

InkuizitoriMoth

ke ndonje gje per te thene per komentin e zgjuar te vajzes se zgjuar? Apo i ben dredha plumbit per tu heq me i zgjuar se vajza e komentit te zgjuar?

BeluliXVI

jo jo, nuk i bej dredha ! -une nuk e shoh kete si argument gjenial, mer tiku, cte bej ? -cdomethene kjo, meqe historia e njerezimit na paska filluar me incest (edhe ky argument bazohet ne nje mit zdo harruar kjo) , atehere automatikisht incesti na qenka qenror ne kulturen e njerezimit ??
po njerzit qindramijera vjet me pare, kane fjetur lakuriq ne shpella apo nuk gatuanin por hanin mishin e gjalle te kafsheve etj si keto, atehere sipas kesaj logike i bie qe edhe keto veprime jane qendrore ne kulturen e njerezimit , apo jo? -na ngaterron prape ai dreq evolucioni mer tiku, ngado qe vemi…:smiley:

InkuizitoriMoth

po vazhdon t’i besh dredha, sepse mbete duke ankuar se spijunet e serbit te kane çmitizuar mitet, e tani vendos veprimet e majmuneve qe kane ngrene dhe dhjere neper shpella mbi rendesine e mitit.

Sigurisht qe mitet jane themelore, sepse jane ne themele dhe themelues te kultures njerzimit. Kjo eshte elementare, dhe e pranuar gjeresisht, vetem futbollistet e Dinamos dhe Partizonit qe hane dhe dhjesin rregullisht nuk e pranojne.

Kjo gje elementare eshte me se e dukshme tek mitologjia helene, e cila eshte qendrore dhe themeluese per gjysmen e kultures se qytetrimit perendimor, gjysma tjeter jane mitet hebraike.

BeluliXVI

-sepse kultura helene eshte me tehu ne kohe. dhe me e rendesishmja, kjo kulture eshte si me thene gur-themeli i rendesishem i kultures boterore , kulture te cilen ne evazhdojme edhe sot . prandaj edhe mitet qe vijne nga kjo kulture kane nje tjeter efekt te ne sot. por nuk e dime , ama cfare efekti do te kene, bie llafi pas 3000 mije vjtesh…

-edhe ketu, tiku, une po e mbyll diskutimin per Mitet… se mu kujtua edhe legjendari ‘‘Miti i peshores’’ , ky qe thua ti, Miti, peshonte njerzit ne Vlore, te sheshi i Flamurit, por e futen ne burg mavrine… se u hante njerze ne peshe:joy::joy:

InkuizitoriMoth

ti perdridhu sipas zanatit me lodra fjalesh me Mitin e Yllsise se Peshores kur te ngec sharra ne gozhde sepse po ben gafa elementare nje pas nje.

Eshte me e dukshme tek mitologjia helene per shkak se elita pagane helene darviniste majmuniste eshte sot me e dukeshme dhe me ne mode, dhe futbollistet dhe tifozat shofin ate qe eshte me e dukeshme dhe me ne mode, ndersa mitet hebraike tani ne epoken ngambrapa jane apsajt. Megjithate aty ne Kushtetute i ke edhe ata, prane miteve helene, nuk ka qytetrim pa Dekalog, kete e dine edhe futbolllistet edhe tifozat e dhjetshes.

Mitologjine e tyre helenet e trasheguan nga nje popull me i vjeter; grekerit, doret dhe jonet, ishin barbare qe trasheguan nje kulture me te vjeter. Po njesoj edhe me popullin hebre, mitin e zanafilles, dmth te inçestit, e kane te vjedhur nga te tjere. Dhe jo vetem kete mit.

Ndersa per interesin tend se çfar do ndodhe mbas 3000 vjetesh, do te sjell neser nje fjalim talles dhe cinik te Djallit tek romani i Bulgakovit Mjeshtri dhe Margarita, te cilin ja mbante nje shkrimtari sovjetik qe besonte tek majmunet e Darvinit qe hane e dhjesin neper shpella e nderkohe vrasin mendje se çfare do ndodhe mbas 3000 vjetesh. Me duhet ta perkthej, por tani eshte vone e du me fjete, naten e mire!

InkuizitoriMoth

Belul djali (prejardhur nga fjala pellazge “djalli”; helenet moren mitologjine e tyre nga pellazget) qe ben llogarira dhe plane per 3000 vjetet e ardhme, kape kete i dor muhabet qe ben Djalli me dy shkrimtare sovjetike, dhe te falenderoj qe pa dashur me dhe nje ide te re per te shkruar nje shkrim tjeter ne vazhdim kete teme:

“Ndoshta nuk dëgjova mirë, ju po thoshnit se Jezui nuk ka ekzistuar kurrë?” pyeti me dashamirësi i huaji. “Jo, ke ndëgjuar mirë” tha Berlioz. “Ah, sa interesante është kjo! Dhe, më falni për mungesën e taktit, ju nuk besoni as në Perëndi?” – e me sy të frikësuar shtoi – “Betohem se nuk do t’i tregoj askujt”. “Po, ne nuk besojmë në Zot, jemi ateistë – u përgjigj Berlioz duke buzëqeshur me frikën e turistit të huaj – e për këtë mund të flitet me liri absolute”. Në këtë pikë i huaji u ngrit dhe shtrëngoi dorën e drejtorit të ngjethur duke thënë: “Më lejoni t’ju falenderoj me gjithë zemër se ky informacion për mua si udhëtar është jashtëzakonisht interesant!” – dhe i huaji hodhi shikimin i frikësuar në shtëpitë përreth, sikur frikej të shihte një ateist në çdo dritare – “por problemi që më shqetëson është se në qoftë se Zoti nuk ekziston, atëherë pyes veten: çfarë drejton jetën e njeriut dhe në përgjithësi gjithë rregullsinë e tokës?”. “Njeriu vetë i drejton” nxitoi t’i përgjigjej Bezdomnyj i inatosur. “Ju kërkoj ndjesë” u përgjigj butësisht i panjohuri, “por për të drejtuar nevojitet të kihet një plan i saktë për një periudhë kohe të paktën të konsiderueshme. E si mund të drejtojë njeriu, nëse, jo vetëm që i mungon mundësia për të bërë një plan qoftë për një periudhë kohore, ta zemë një mijë vjet, por ai nuk mund të ketë në dorë as të nesërmen e tij? Përfytyro që ti, për shembull, fillon të drejtosh veten dhe të tjerët, me pak fjalë fillon të shijosh lidershipin, kur papritmas të bën vaki … eh … eh … një kancer në mushkëri – e i huaji picërroi sytë si një maçok – dhe ja që i gjithë lidershipi yt ka marrë fund me tërësoj! Asnjë fat, përveç tëndit, nuk të intereson më. Të afërmit fillojnë të gënjejnë, ndërkohë që ti vërsulesh së pari tek mjekët specialistë, pastaj tek sharlatanët, pse jo edhe tek fallxhorët. Dhe më në fund, ai që mendonte se drejtonte ndonjë gjë, gjëndet i shtrirë në një kasë prej druri që të tjerët e djegin në një krematorium. Por ndodh akoma më keq! Sapo ka vendosur të shkojë me pushime, një projekt hiçi ky, por nuk mund të zbatojë as këtë, sepse papritur i rrëshqasin këmbët dhe përfundon nën një tramvaj!” tha i huaji duke i shkelur syrin Berliozit, i cili në fakt kishte vënë në plan të shkonte me pushime – Bulgakov, Mjeshtri dhe Margarita.

InkuizitoriMoth

@Rasta, kape i çik kte:

image

Aquamarine

Keep on writing, madje krijo nje rubrike me vete ku te jene shkrimet e permbledhura ne forme cikli. Jane vertet insight-e qe s’ke ku i gjen te shprehura kaq thjeshte dhe kendshem, informacioni transmetohet ne doza optimale, perpunimi dhe analiza jane clodhese. Danke!

InkuizitoriMoth

çe do, pak femna kuptojne gjenialitetin tim!:stuck_out_tongue:

kapo

ujku cimen e nderon ,zakonin nuk e haron :face_with_raised_eyebrow:

InkuizitoriMoth

kapo biri im, edhe ktu ne shtepine tone po me sulmon?

BeluliXVI

o tiku, po kete zemren , qenka edhe ngjyre e bute roze, pse e ke vene mo ? apo si kamuflazh per temen e djallit .:stuck_out_tongue:

InkuizitoriMoth

Nuk eshte kamuflazh eshte e deshmi drejtperdrejt e djallzise se fundit te Djallit; ajo e shprehjes profetike te Bodlerit eshte ne fakt e parafundit, vertet e fundit eshte kjo shprehje e te Modhit:

Djallzia e fundit e Djallit eshte deshmi dhe thirrje per Dashuri Universale pa Parime! - i Modhi

Nuk e di nese e ke zmadhuar stemen per ta pare me mire, jane dy shenja daktiloskopike (krimi, fuksi, thanatos, Adami) qe shkrihen bashke duke formuar nje zemer (seksi, prosti, eros, Eva), e keqja behet gjithnje ne çift (po njesoj edhe e mira). Ndersa Inkuizitori i Modh rezulton kamuflimi i Djallit si heretik. Jan te lidhme gjonat!

InkuizitoriMoth

@BeluliXVI mos ik pa gjetur diçka tjeter ne steme dhe çfare simbolizon.

kapo

tiku oshte …toithjo si Baltassarre Cossa :ok_hand:

BeluliXVI

@InkuizitoriMoth, meqe eshte shenja e gishtave, kuptimi i i pare, direkt qe me vjen eshte fakti qe shenjat e gishtave jane te vetme, nje, unike ! -e meqense jane nje dhe te vetme, duke te njohur edhe ty pak.:smiley: , mendoj se simbolizon Ate… te Madhin… te Plotfuqishim… Zotin qe eshte Nje dhe i vetem.:slight_smile:

InkuizitoriMoth

nuk e ke keq, nuk me kishte shku ne mend kjo e jotja. Un e kam fjalen per gje tjeter, po te ndihmoj pak. Shif kur priten dy shenjat e gishtave, krijohet nje forme e veçante. Çfar simbolizon kjo forme?

BeluliXVI

nuk e di, ndofta veza ? e nese supozojme qe eshte veza, e qe formohet si pasoje e nderzimit te Dy shenjave te gishtave, (Adami dhe Eva).:smiley: , simbolizon lindjen e jetes, krijimin ?

InkuizitoriMoth

Bajomja mer Belul, bajomja e famshme qe ju tani e keni trasformu ne pjeshka.

eshte shenje arketip e rendesishme gjeometrike, edhe fetare, edhe biologjike

https://www.google.it/search?q=mandorla+mistica&espv=2&biw=1280&bih=637&tbm=isch&tbo=u&source=univ&sa=X&ved=0CB8QsARqFQoTCICbwt267cgCFYlbGgodSH8FHg
--------------------------------------------------------------------------------------

https://www.google.it/search?tbm=isch&q=il+gesto+femminista+genitale+femminile+&cad=h

BeluliXVI

ok. sme shkoi mendja.

InkuizitoriMoth

kam shkrujt per bajomen ne Peshk, kape kete, ky ndoshta eshte shkrimi me i mire qe kam shkruar ketu, per me teper eshte edhe nacionalist si ta ka qefi ty. Nentitull: Pirati u bë shenjtor, qe t’i behet qefi edhe kapo fuksit ngambrapa.

http://arkivi.peshkupauje.com/2015/10/faltorja-e-albanezit

Naten e mire!

BeluliXVI

e mbaj mend shume mire kete shkrim, sidomos me ishte fiksuar emri Durazzo. bajamen nuk e mbaja mend, me then te drejten.
gjithsesi faleminderit qe e risolle se e lexova me kenaqesi !

edhe dicka, pashe qe megjithe pershkrimin tend personal shume interesant edhe pershtypjet e tua, prape me perunjesi permend disa here faktin qe jane ‘‘specialistet e zanatit’’ ata qe duhet te sqarojne hedhin drite me shume, per historikun e faltores…
-tashi , imagjino qe kete vizite ne kete faltore ta kish bere miku im Muc Nano.:smiley: -ky nuk do te bente nje artikull informues, por nje studim te ‘‘mirefillte historik’’ .:smiley: se keshtu funksion Muci, i bien nja 2 a 3 dokumente te vjetra historike ne dore, lexon edhe ndonje material online majtas -djathtas, edhe fët e fët e kreu librin… prandaj edhe une kembngul fort qe Muci apo syresh si Muci, j ane sharlatane edhe nuk do marre ne asnje menyre seriozisht, e jo me te hapin debate.

naten e mire!

InkuizitoriMoth

shiko Belul te mundohem te sqaroj kete punen Muç Nanos se na çmenet dhe u çmenet edhe vete tu u marre nate e dite me Muçin dhe Vehbiun.

Nje here si fillim ne pergjithsi: mos prit nga nje publiçist ose gazetar te jete edhe specialist, biles mire qe nuk eshte, sepse publiçisti eshte tip i lehte (qe nuk eshte e thene te jete mendjelehte), ndersa specialisti eshte tip i rende, peshon rende. Si paranteze: e tere letersia e madhe nord-amerikane (komplementare me letersine e madhe ruse) e ka koken tek Egdar Poe dhe Mark Tueni qe ishin me profesion gazetar (te gjitha tregimet e Poes fillimisht jane botuar ne gazeta). Pra specialisti dhe publiçisti idealisht jane figura komplementare. Konkretisht per veten: un nuk jam specialist, biles nuk du me qene, dhe nuk jam as publiçist, por jam amator (prejardhur nga fjala “amare”). E nuk e kam per turp fare qe jam amator, biles mburrem qe jam i tille, me jep liri pothuaj absolute ky lloj pozicioni.

Persa i perket Muçit e Vehbiut (i cili eshte edhe specialist, perveç se publiçist, edhe krijues) ne veçanti. Nuk e di po besoj se ti e ke vene re qe un nuk permend emra dhe nuk merrem me figura te kultures dhe politikes shqiptare duke i bombarduar siç e do puna dhe zakoni ne rrjetet sociale. Pse kjo? Kjo sepse un njof dhe me njofin personalisht, direkt dhe indirekt nepermjet rrethit te miqsive te ndersjellta, disi shume intelektuale te shquar dhe politikane shqiptare. Dihet qe si elite kulturore Shqipria katund hesapi eshte, njihen te gjithe ndermjet tyre, sidomos atebote, tani ka ndryshu i çik puna. Dmth po te flas per ta, me duket se i marr neper goje mbas shpine. Ata qe nuk i njoh, pse te flas kur nuk i njoh, apo te marr per baze lloqet e Tironsit Lebetit qe ndoshta i ka ndigju nga ndonje tjeter Tirons i Çarfalit?

Keshtu mbaj heshtje dhe jam i qete me koshiencen time, e cila eshte gjeja me kryesore, nderkohe qe gomarlleqet dhe maskaralleqet e tyre i ve re dhe i di me mire se ata vete, sepse ne nje shoqeri te kontrolluar nga policia sekrete, per kontrapedal vetembrojtjeje te gjithe ushtrojne zanatin e fuksit, kontrollojne, mbajne dosje, spijunohen ndermjet tyre, pra imitojne shtetin duke krijuar mikroshtete dhe mikropolicira personale, familjare, tribale. Njekohesisht di mire qe gjykatesi me i madh eshte koshenca e personit, keshtu qe per gomarlleqet dhe maskaralleqet e tyre kane ku japin llogari. Ne me lazem, ç’ne une ne keto muhabete, sidomos tani qe nuk ka me polici politike, perveç agjensise kanadeze te kapos dhe te Tironsit Lebetit?

Pjetermustakuqi

u desh nje “prift” si beluli qe te rrefeheshe.mos shko ma anej,se me ndonje indikacion ma shume,te zbulum kush je. :smiley:

InkuizitoriMoth

Adela

-O signore i neri, vedi vedi per chi è morto in croce il Nostro Signore!

Kam qesh me lot. :stuck_out_tongue:

Librat dhe filmat me vampirë janë fiks andej nga faza e dytë e evolucionit të djallit, të bukur, dekadendë, me tipare androgjene (pa lesh dhe pa lëngje të shpifme, e di vetë ti).