Debati për termin komb kosovar, komb shqiptar

Nuk e çliroi shqiperia.

Asgje tjeter nuk ka rendesi.

po nuk e clirove as ti.

O matosh je në rregull?
Kosova ka qenë pjese e shtetit të shpallur nga i.qemali. edhe çamëria edhe shkupi. Nuk u realizua sepse fqinjët ishin më të fortë ndersa një pjesë e shqiptareve i bënin temena turqisë . Esat pasha ishte kosovaristi i kohes… më lini durresin e peqinin(sot më lini prishtinën e pejen). Qasja vilajetiste nuk e ka lënë çështjen shqiptare të ecë.
Gjysma e shqipërisë e ka bërë ushtrinë në kukës , o fark-u, deri ne 89-n. Marredheniet me serbinë kanë qenë të ngrira. miq i bëri burri i sllobodankës dhe ldk-ja juaj. Ky e futi shqipërinë në luftë te brendshme në 97-n ,pasi kishte shkaterruar edhe ushtrinë më parë.
Ata që luftuan,pra uçk-ja,ishte për një shtet shqiptar. Ju jugosllavistet e rugovës ku e gjeni të drejtën të flisni, në një kohë qe bënit rezistencë paqesore duke u puthur me milosheviçin? Ikni bejeni kombin tuaj ne pjesen serbe.fakti qe në shqipëri momentalisht ka një klasë polike të paaftë nuk do të thotë që gjërat do ti marrë në dore kolona e 5 serbe e ldk-se. I keni hyre një rruge të gabuar, antikombëtare qe mund të përfundojë me gjakderdhje. Për fatin tuaj të keq.

U mundova dhe humba familje e krejt cka pata per ta cliruar Kosoven.

Po ti?

se mos the gje te madhe , or jahu …!

_do vie ajo dite, do vie , pse jo ! _
por ahere une do jem ne Mars, kam prenotuar qe tash parcele !

Tani mos humb dhe veten nga një plumb shqiptar këtë rradhë. Nëse nuk do ribashkim, do të krijojmë një rezervat në veri të Mitrovicës, ku do të fusim të gjithë 'kosovarët" dhe serbët, të jetojnë bashkë në harmoni. Ne shqiptarët do të jetojmë në një Shqipëri të bashkuar.

Nuk thashë gjë të madhe jo, gjë që dihet. SHko në Mars më mirë, se nuk bën për këtë planet.

Shiko se s’dua ta bej personale dhe me vjen keq per historine tende. E kam fjalen ti gjithsesi nuk arrite gje (nese do me fol absolutisht). Clirimi ka ardhur nga NATO, keshtu sic mendon ti as ti s’ke te drejte te flasesh per Kosoven,

Edvin, ta them sincerisht: ty ta kam friken. Qenke me te vertete burre trim dhe atdhedashes.

Nuk është punë frike këtu. Është punë se ju kosovarët jeni një minoritet i vogël në Kosovo*, që pa mbështetjen serbe e të perëndimit do të zhdukeshit si një puhi vere. Ngulite në kokë që në atë Kosovo* tënden shqiptarët janë e do të jenë shumica. E do të luftojnë e do të vrasin këdo që do ta ndryshojë këtë gjë.

Ti kete fjale mos e thuaj me kurre. Kosoven e kane cliruar trimat si del-ta e edvinua. Cfar nato?!

Nejse, edhe njehere: hapni ndonje gazete a pyesni ndonje te aferm. Kosova eshte shtet i pavarur.
Ose, nese doni: xhamadani vija vija, eshte Kosova, pastaj eshte edhe Shqipnia, Kroacia, Bullgaria etj. :wink:

kjo qenka arsyeja qe Eu-lex akoma dhe sot qendron mbi ju e tek ju !ja ju degjon juve e beson qe rrezikohet jeta e kombit atje nga plumbat e shkruar …
Vini -per te miren e juaj , ( dikur do hapesh syte nga demagogjia )
Juve ju duhet shteti i juaj , ndertoni ate qe keni krijuar . Ruajeni …(llotaria nje here fitohet …)

s’ke pse ben “finte” plako :D. Une s’po diskutoj qe del-ta dhe edvini s’e kane cliruar, une po them qe s’e ka cliruar as machitewa (qe Shqiperine e paska hale nder sy). Kosova eshte shtet i pavarur dhe kete s’e diskuton njeri. Ketu po diskutohet perkufizimi i fjales komb, dhe meraku i shqiptareve ketej eshte qe ky krijimi i kombit kosovar ben nje ndarje perfundimtare midis dy paleve. Heren e pare u perpoqen me allbanci vs. shiptari po s’pati sukses, tani po kerkohet nje menyre tjeter (qe per mua personalisht eshte shume e ngjashme).
p.s. behet edvinua nese do e kishte emrin edvino, s’e mesuat qe s’e mesuat kete rregull te thjeshte ju :smiley:

1 Like

Kush ju moj trullane? Se unë jam shtetas i atij shteti që ti ma quan Kosovo* Ne jemi shqiptarë e do ta bashkojmë Shqipërinë me hir a me pahir.

me ofendove apo levdrove me kete ‘’ trullane ‘’ …se nuk e kuptoj …?
ore ,kosovar ! del jashte shtetit tet ti apo jo ? merr poste nga jashte ti apo jo ! apo te te tregoj une nga ketej .
_XK eshte kodi i juaj …KOSOVE .te shkuan bota , _
E si e quan ti eshte problem i juaj ne shkrim lexim .

Unë jam shqiptar, dhe si ajo Kosovo* e si ajo Republika ish-Socialiste e Shqipërisë, janë Shqipëri. Ngulite në mendje. Do s’do ti, të dy këto copa do të jenë Shqipëri. Nëse je kundra ke të drejtë të jesh, por dije se ne shqiptarët jemi shumica. E mos më fyej me atë ‘kosovar’.

hahhaha, ha… sa argetim paska debati nese rri me gjate …

edvin, te ilustroj me shembuj , besoj e kupton me shume…

…jemi vellezer , une kam shtepine time , ti ke nderuar tenden , tashti, ti kerkon te tehjekesh shtepine tende e te bashkosh me timen ,( figurativishte sepse realishte nuk ndodhe )
Po ske pse e bene kete or burr i dheut , sepse une nuk dua , une dua qe ti te qendrosh ne shtepine tende ,Ne jemi me te pasur kur kemi dy shtepi se nje me shume tollovi …
p.s.
shqipe, si qendron me gjinite letrare , e kuptove apo jo ?

Edvin,
Ata te Presheves, quhen shqiptare. Dmth jane pakice etnike ne shtetin serb. Ata te maqedonise, quhen shqiptare. Dmth jane pakice etnike ne nje shtet tjeter (luftojne qe te fitojne statusin e kombit shtetformues se bashku me maqedonet). Ata ne ulqin etj, quhen shqiptare, jane pakice etnike ne shtetin malazez. Ata qe jetojne ne poloni, quhen gjermanë, dmth jane pakice etnike ne shtetin e polonise. Etj.

Bota nuk njeh rast me dy shtet te te njejtit komb.
Une etnikisht jam shqiptar. Une si shumice etnike absolute ne shtetin e Kosoves, jam bartesi kryesor i ketij shteti. Une e kam obligim kushtetues te jem ushtar i Kosoves, te mbroj kufijte e ketij shteti. Nese serbet e kosoves ose turqit, nuk e ndjejne shtetin e kosoves si te vetin, ata do te marrin statusin e pakices etnike. Nese e pranojne si te vetin, do te quhen edhe ata kosivarë, edhe ata do te mbrojne kufijte e Kosoves etj. Kombi eshte eNTitet imagjinar, dhe i ndryshueshem. Etnia eshte konstante historike, nuk e ndryshon dot, as nuk e mohon dot. Edhe nese i nderron 100 pasaporta, 100 shtete, 100 nacionalite e kombesi, etnia nuk ndryshon.
Shteti e krijon kombin. Nuk ka shtete etnike. Ka vetem shtete kombe.
Gjuhe zyrtare ne austri eshte gjuha gjermane.
Si shtete, austria e gjermania kurre gjate historise nuk kane qene bashke (me hitlerin kane nje pervoje te pakendshme, por shume shkurt). Austriaket veten e quajne austriake, jo gjermane.

Une ne Kosove nuk dua dhe nuk pranoj te quhem pakice etnike e nje kombi tjeter (ne kete rast e shtetit shqiptar), sepse jam themelues dhe zot i shtetit qe quhet Kosove. Dhe nese une si themelues dhe bartes nuk i dal zot, kush duhet?
Etnikisht jam shqiptar, kam tradite, histori, etj, me komb/nationality jam ashtu sic me obligon kushtetuta e shtetit te Kosoves.
Nese nje dite te gjithe ne shqiptaret etnike te trojeve etnike, e bejme me ne fund te mundur bashkimin ne nje shtet te vetem, une personalisht ate dite do te pranoja me gjithe deshire qe ai shtet te quhej si te doje, edhe shqiperi, edhe kosove, edhe zhapik, edhe sorre, edhe veze, le te quhesha edhe komb sorran vezan etj. Veç le te behej.

Kosova e pavarur eshte gur kilometrik ne historike e popullit shqiptar. Nese je per bashkim ne nje komb, ti si qyetar i shqiperise duhet forcuar shtetin e Kosoves, sepse vetem i forte do te kete te drejte per vetevendosje.

Sot nese i mohon keto sa me siper, je proserb e prorus, ose ok, mund te jesh edhe thjesht debil. :slight_smile:

E cliroi lesh Natja. USejti i modh dhe jo per dy gerxhe por per te pat gjith popllin albanez me vehte ne perplasjen e madhe te ardheshme me rusin. Natja ishte cirlider mo shume prishte pune.

Ta sqaroj më mirë, se 45 vjet helm enverist të kanë mpirë trurin e nuk të lë të mendosh: Ne kemi shtëpinë tonë të përbashkët, tani ti kërkon që atë shtëpi që kemi, ta ndajmë me mur e ti të quhesh Dafne Shkina e unë Edvin Shqiptari. Nuk lejohet kjo gjë dhe nëse do ta bësh ik nga shtëpia ose do të ketë konflikt.
Mos na shit këto përralla që të ndara dy ekonomi janë më të pasura. Nëse nuk ke bërë asnjë orë ekonomi, të këshilloj të lexosh diçka nga ekonomia.

Dhe nga mënyra sesi shkruan dukesh që je nga pjesa veriore e Shqipërisë, që një pjesë të saj disa e quajnë Kosovo*