Dinamo Zagreb - Skënderbeu dhe Milan - Shkëndija

1 Like

Po ai qe shtyn topin ne porte ishte jashte loje kur u dha topi ne zone. Po ta kish gjuajtur Vangjeli vete ne porte, nuk duhet te ish jahte loje. Jashte loje u dha kur Vangjeli ja pasoi Latifit.
E kam gabim?

e ke gabim !
une i permbahem perceptimit te pare fare kur thashe te komenti i pare… sipas meje anesori ngriti flamurin offside qe ne fillim per Vangjelin.

por edhe ta marrim variantin e dyte qe thua ti, pra Latifi kur u fut ne zone ishte ne fillim pozicion jashte loje… -po , ne ate moment Latifi ishte ne pozicion jashte loje. por topi nuk shkoi te Latifi dhe ai nuk kishte te bente me aksionin ate moment e as nuk mund te penalizohet tere lojen meqense 2 sekonda ishte pozicion jashte loje… loja eshte ne dinamike, eshte ne zhvillim, lojtaret dhe topi jane ne levizje, edhe Latifi kaloi ne pozicion te rregullt tashme… disa sekonda me pas erdhi topi /asist nga Vangjeli ku Latifi shenoi nga pozion i rregullt … gol i rregullt !

1 Like

Ky sulmi i ri i Bajernit to Modh sa i Modh qi je ti, e ktheka nji kuintal ullinj ne voj mrena 20 minutash

1 Like

Minuta e 11, Skenderbeu Dinamo 0-0. Skuadrat teper te kujdesshme.

kjo Dinamo , pervec eshte e dobet, sot eshte e nervozuar, pa vizione te qarta.:smiley: per lojen…
Skenderbeu mire, qete e ka lojen nen kontroll e duhet te kualifikohet sot , dhe besoj me fitore. -aq me teper koha po kalon dhe eshte ne favor te Skenderbeut.

Ku mund ta shikojme Korcen dhe keto 10 minuta qe kane ngel ?

dhe 5 minuta kane ngel… Skenderbeu e kishte lojen nen kontroll… edhe e ka xhanem, … por para 5 minutash doli nje zezak i Skenderbeut me te kuqe se shkaktoj nje faull ne mesfush, kot… po kot fare…

Do zoti e mbajne kshu pa honger gol.

po mabse e mbajne, se ndryshe do jete shume gjynah per Slenderbeun nese peson gol…

mbaroi… bravo Skenderbeu, urime ne Europa League !

Brravo Korca !

ne p. te sames si vijne kto pune! - s’ma kishte marr menja se do te gerthisja ene per “skenderbeun”. :stuck_out_tongue:

Urime “Skenderbeut”, megjithese ta shpif ACDC-ja

nuk me duket keq grupi i Skenderbeut, mund te kishin rene ne grup akoma me te veshtire…
Korçes i duhen nja 2 sulmuesa , ose te pakten 1 sulmues i mire, finalizues, se ka veshtiresi me golin. p,sh me Dinamon e Zagrebit duhet te ishin kualifikuar me lehtesi duke i fituar te dyja ndeshjet, sepse kane ekip shume mire te organizuar.

GRUPI A: Vijareal, Makabi Tel-Aviv, Astana, Slavia Pragë

GRUPI B: Dinamo Kiev, Jang Bojz, Partizan Beograd, Skënderbeu

GRUPI C: Sporting Braga, Ludogorets, Hofenhajm, Istanbul Bashakshehir

GRUPI D: Milan, Austria Vjenë, Rijeka, AEK Athinë

GRUPI E: Olimpik Lion, Everton, Atalanta, Apollon Limasol

GRUPI F: FC Kopenhagë, Lokomotiv Moskë, Sherif Tiraspol, Zhilin

GRUPI G: Viktoria Plzen, Steaua Bukuresht, Hapoel Ber Sheva, Lugano

GRUPI H: Arsenal, BATE, Këln, Crvena Zvezda

GRUPI I: Salcburg, Olimpik Marsejë, Vitoria Gimaraesh, Koniaspor

GRUPI J: Atletik Bilbao, Herta Berlin, Zoria, Ostersunds

GRUPI K: Lacio, Nicë, Zylte Varegem, Vitese

GRUPI L: Zenit, Real Sociedad, Rosenborg, Vardar

1 Like

Shpresojme qe Skenderbeu t’ia beje Partizanit si “Vlora, Vlora”, megjithese na doli me nene serbe sipas muchnanisteve, do thoshte Shqiptari i vjeter

bravo, vendim qeveritar madheshtor… e meriton Skenderbeu i Korces !.:joy:

1 Like

Vendimet merren me pikecuditese, jo pikepyetje. Ky po na pyet neve popullin, apo e moren vendimin?

Minuta e 25 Dinamo Kiev Skenderbeu 0-0
Minuta e 27 Dinamo per pak nuk shenon mbas nje krosimi nga encja

rtsh1 live, per ata qe jane te interesuar.