Diskutim i lirë - korrik 2017

Plan urbanistik ka, Luli thote qe Veliaj po vazhdon planin e tij…por qeshtja eshte tjeter kur jemi dy komshinj dhe njoni e legalizo pronen para meje e bo pallat 5 katsh ngjit me mue…kur e mor une legalizimin Velija jep urdher qe ne pronen time ngjit me komshiun 5-katesh mund te vendos vetem nje Cader per Fresk…Cmenduri

Plan s’behet vec per bulevardin e ri, apo sheshin Skenderbeu me planet e diplomes. Behet per nje qytet te tere. Ku eshte ky plani?

Plani eshte miratuar qe vitin e kaluar http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=344372 @gjembi

1 Like

O squeroo …,pse fik diskutomet e lira te korrikut…pse e fillon nga mesi korrikut… leni mer Diskutimet pa censure bolshevike…e drejta jote me I perzgjedh jo te pershtatshme nga temat por mos I fut Gomen e mos I fshi se njerezit kan harxhu kohe me shkrujt.

Paskan emeruar trainerin e ri te kombetares .burre I pashem kadoshi .gojet e liga thone se eshte qejflli fëmarsh :blush:

postimet mund t’i gjesh ketu. Diskutim i lirë - qershor 2017

lidhjen drejt udhezimeve te postimit ne ppu e gjen ne krye te kesaj teme.

‘Çorapës’ i iku vegza!

Gazetarit të ish sigurimit të Enver Hoxhës, thuajini se shqiptarët e Kosovës janë dergjur dhe tredhur nëpër burgjet serbe për idealin e Shqipërisë kur u ka kushtuar më së shtrenjti, me jetë.

E ty, thuaj, s’po të vjen turp, po na ulë aq poshtë, sa po e mat dashurinë tonë ndaj atdheut me plazhe e me bukë, dhe po thua se shqiptarët e Kosovës shkojnë në pushime në Shqipëri sepse është më lirë, sepse janë fukarenj dhe e marrin miellin me vete, e jo pse e duan Shqipërinë.

Tek e fundit ku e di ti çfarë është dashuria, ti maestro i urrejtjes njerëzore dhe i neverisë.
Ti je si ai qeni që e do veç pjellën e vet.

Ti vetëm ‘leh’ kur na thua neve ‘mos ejani për patriotizëm në plazhet tona’, thuajse Shqipërinë ta ka lënë baba amanet.

Po kush hamami je ti të na tregosh neve motivin për çka vimë ne në Shqipëri.
A vimë për patriotizëm a për çka vimë ne është punë e jona.
Mos na e shpjego Shqipërinë të cilën e njohim, dhe e kemi dashur edhe pa e njohur, dhe e duam fort edhe pasi që e kemi parë çfarë fytyre ka.

Zoti yt janë paratë, për të cilat ti e shet Shqipërinë, me ta lënë në dorë.

Pse na quan ti neve të varfër!
Qysh u bëre ti i pasur, aq i pasur u bë b.th. jote e madhe sa krejt Kosova po të duket e varfër!

Pse na thua se e marrim bukën me vete në pushime!
Ku e di ti që e marrim bukën me vete!
Ende e bën punën e spiunit që e di çfarë kanë njerëzit nëpër valixhe, a çka!
Çka ka të keqe buka, tek e fundit!

Ani çka që kërkojmë çmime të lira!
Jo ne varfanjakët, siç na quan ti njeri pa mëshirë dhe pa karakter, po s’ka njeri i pasur në botë që nuk kërkon çmime më të ulta në treg.

Nuk është turp me qenë i varfër në një shtet të varfër, si Ne.
Turp është me qenë i pasur si Ti.

Shumë hotele në bregdetin shqiptar ua ndalojnë larjen në pishina shqiptarëve të Kosovës, u thonë se në to mund të lahen vetëm ‘të huajt’…dhe serbët.

Çka është gjithë ky nënçmim i zhgjyranave të Durrësit ndaj nesh!
A është e mundur të jetë ‘urrejtje’ e organizuar kjo!

Po Ti bregdetin e ke parë veç me dylbi të Ali Pashës.
Ne si fëmijë e dimë çka janë pushimet në bregdet, derisa ti dhe çiftat t’u keni punu gjithë verën nëpër ara, s’keni dëgju radio as s’keni parë televizor, keni lexu veç për Stalinin dhe për Jeseninin, e në mbrëmje i keni spiunu çobanët te xhaxhi peder.

Kush jeni ju që na nënçmoni dhe na urreni kaq shumë!
I ndani pushuesit: në kosovarë dhe të huaj.
Ju që edhe bukën e keni fetish.
Ju që Zotin e keni para.

Njëqind herë ua bën shqiptari i Kosovës një pyetje, nuk përgjigjen, e bëhen kinse s’po kuptojmë, ndërsa çdo kafene dhe çdo klub i Shqipërisë mbahet me muzikën e reperëve shqiptarë të Kosovës.
Dyfytyrësi.

Ju duhet me kuptu se nuk blihet dashuria në Kosovë, siç shitet tek Ju në aksham pazar.

Ne për dashuri ndaj jush e kemi dhënë jetën.

P.S. Mos i lejoni me ju nënçmu.
Flisni dialektin tuaj, nëse nuk u kuptojnë, le ta gjejnë një përkthyes shqip-shqip.
Shkoni, mos iu ndani Shqipërisë, se është vendi ynë.
Jemi Një popull.

E ti Çorapë, ‘Shut the fu.k up’.
(Edhe burgun e Smrekovnicës mbas luftës në librin tënd e ke përshkruar që ka qenë si ‘hotel’ për të burgosurit shqiptarë gjatë luftës, kaq i pafytyrë që je).

Kimete Berisha

Po nuk i redukton dot, se ne gjurmet e babait shpirteror e vizionar, ato rikonstruksione vullnetare cerdhesh e kopshtesh apo pune qe ky ndermori me shume vrull keto dy vjete jane bere nga firmat e ndertimit pikerisht ne kembim te ketyre lejeve.
p.s: planin urbanistik gjasme e miratuan po nuk ka gjurme askund online, te duash te shikosh ku dhe si do ndertohet, e ku e sa do jene parqet e premtuara.

1 Like

Njeri skuth dhe tjetra idiote.
Te pakten ti mos i merr per baze dhe te sjellesh shkrime te tilla qe asgje rregullojne. Perkundrazi e ndajne turmen idiote ( qe nuk eshte pak ne dy anet e kufirit shteteror) ne dy pjese : Ne dhe Ata.

2 Likes

Faleminderit, por si udbash e kam detyre shperndarjen e shkrimeve te tilla.

Cfare pret moj kimete xhani nga nje vend ku gjysma e popllit duan tia mbathin prej andej .ne shqiperi shkohet per hall jo per qejf.ikni moj xhane ne mal Te zi greqi turqi kroaci ,c’me vini ne hotelet e baganondave qe pastrojne parate e droges.

Kimete, falendero Shqipet e Kosoves nga ana jone qe prap i qendruan besnike Shqiperise ene ket vit. Shumefishim turistash kete vit por prap pak…Shqiperia duhet te mirepresi tek 8-10 milion turistet ne vit me ate hapesire detare qe ka…shume larg. Nejse Faleminderit dhe mos harro te mos e lesh pas dote Shqipen Kimete qe je si shpirt.

Faleminderit per informacionin. Te pakten disa nuk mund te na akuzojne qe ne s’dime cfare flasim se s’jetojme ne Shqiperi sepse ja, ju qe jeni atje e dini se c’behet.

Peshq si u zgjuat sot ne Toronto , Washington , New York , Milano , Kansas , Mechelen.
Ketej nga Shqiperia, vape e madhe.

Ky eshte idiot po ketu kishte thene ca gjera sic duhet http://www.gazetatema.net/2017/07/19/mos-ejani-per-patriotizem-ne-plazhet-tona/

Eshte bo e merzitshme Shqiperia per pushime laj thaj po ato vende. Se eshte dhe vend i vogel dhe per nje kohe te shkurter i njeh pak a shume te gjithe plazhet ste behet me per te shku per s’dyti e per s’treti. Plus per ne qe s’jemi dhe aq te vemendshem ne shpenzime, se si te ikin leket nga duart pa e marre vesh kur shkon ne Jug. Me mire zgjedh kto paketat turistike jashte Shqiperie dhe mbledh mendjen.

Mendoj qe Shqiperia ka plot per te ofruar ne turizem ekologjik dhe malor. Vende te virgjera e te egra plot. Tjeter gje qe jemi te qejfit ne shqiptaret; duam luks, rehati dhe panorame.

1 Like

ty dhe atij idiotit tjeter:
kush jua beri kto plazhet tuaja, gjyshet?

Une ne fakt s’e kam pare gjithe Shqiperine, nga Lindja pertej Permetit nuk kam shkuar pervecse Pogradec. As mbi Tirane s’kam qene dhe do doja te shkoja. Besoj qe ka mjaft turizem edhe malor edhe detar, po te dish se ku te shkosh.

1 Like

Ok, po per turizem. Ne vere do robi pushime, s’levizet nga vendi, eshte dhe vapee…ka qene ndonjeri nga ju andej nga indonezia? Do m’pelqente te degjoja impresione.

Eee gjemboooo, ne foto s’dukesh si pjatalarse :grin: