Diskutim i lirë - korrik 2017

Gjithashtu per ata me aventurieret, ka filluar dhe turizmi nenujor.

2 Likes

http://gazeta-shqip.com/lajme/2017/07/21/arabi-saudite-vajza-me-minifund-i-shpeton-burgut/

Kthupi meqe te kam lexuar qe i njeh pak a shume keto org.shqiptare, a njeh kete festivalin qe organizohet ne worcester, kush e ben dhe a eshte dicka qe ia vlen ta marresh rrugen (8 ore minimumi) dhe ta shohesh?

https://worcestermag.com/2013/06/06/albanian-tradition-american-home-210261491/2848

I njoh dhe festivali eshte si tip panairi me ushqime, muzike, valle e festime te tjera tradicionale. Nuk e di nese kane ndonje kengetar te njohur te ftuar sivjet, shpesh kane. Ka edhe kompani qe reklamojne produktet ose sherbimet e tyre, ose shesin gjera. Organizohet nga Kisha Shqiptare dhe organizatat lokale ne Uster. Jo per diskriminim, por jane kryesisht nga zona e Korces si shumica e albove ne Masacusets.
Sa per rrugen, varet nese te pelqejne keto lloj ambientesh dhe festimesh + varu dhe ne Boston po qe se s’ke qene me pare. Eshte qytet i bukur. N. q.se s’ke qene ndonjehere, mund te ishte dicka e kendshme si eksperience. Po ke qene qofte edhe ne ndonje te ngjashme ne vend tjeter, eshte pak a shume i njejti ambient.

Jo s’kam qene dhe isha kurioz se nje shoku im shkon cdo here. Sivjet nuk pata mundesi (ishte ne qershor) . Por ide e mire qe te zbres dhe ne boston. Rrofsh.

Ke dhe grupin lab atje, ne Roslindale kryesisht.

Nga ana kulturore, Indonezia ka NJE mrekulli : Borobudur-in (edhe pse padrejtesisht nuk figuron në nje nga 7 mrekullite e botes).
Nga ana klimatike… hmmm, ta merr frymen: 31°C gjithe vitin, dhe lageshti 99.9% po ashtu gjithe vitin.
Nje nga popujt (a gjykohen popujt?) më reaksionare e konservatore të planetit: ateist dhe komunist eshte fyerje për nje pjese të madhe të indonezianeve.
Europianet njohin më se shumti Balin, nje ishull i vockel por ekzotik, sepse perndryshe nga Indonezia myslimane, eshte ishull budist. Tmerresisht turistik (në kuptimin më të keq të kesaj fjale: hordhi me europiane). Ah po, lum kush eshte i pasionuar pas surf-it: garanci e plote dallgesh.

Po more rrugen deri në Azi, ka shuuuuume më mirë se Indonezia.

1 Like

ashtu eshte reaksionar, sepse nuk te pelqe ty dhe godadit t’modh meqe ju beri komunisteve ate qe komunistet i bene popujve te tjere: koken ne sater.

Bali pse eshte turistik, eshte vendi me i studjuar nga antropologia. Praktikisht eshte i vetmi vend i studjuar teresisht me rrenje e dege nga antropologet.

“Ministri i Brendshem Dritan Demiraj ka botuar sot librin e tij te 29 te titulluar " Ngritja dhe renia e shtetit islamik”…"

Mos e ben dhe ky si puna e njerit qe mbledh ndonje pergjigje ne internet, ndonje replike ne fejsbuk, ndonje artikull gazete te prere diku dhe i ben bashke e thote : Et voila!

1 Like

Nuk e di pse, por kisha nje pershtypje te mire per kete, dukej si ushtarak I mire dhe njeri I mire. Ndoshta eshte vertet njeri per se mbari, po keto budallalleqet jane vertet zhgenjyese.

Nuk di nga t’ja nis. Fakti qe ka 734 faqe apo fakti qe bota kane nja ca vjet qe po luftojne me ISIS dhe tani doli koloneli yne me taktikat me te mira per ta mposhtur menjehere. Ky duhet te takohet me Trampin sa me shpejt.

Te nderuar miq!

Me lejoni tu prezantoj librin e 29-te: “Ngritja dhe Renia e Shtetit Islamik”, 734 faqe.

Nje liber qe flet me detaje per gjithe historine e krijimit, zhvillimit, strukturen, strategjine ushtarake, globale, mediatike, terrorizmit global dhe se si u forcua grupi me i rrezikshem ne histori.
Si u krijua Kalifati Islamik, 16 komandat dhe qeverisjet e tij ne provincat e Irakut dhe Sirise. Drejtuesit e tij dhe komandim-kontrolli.

Nje analize e hollesishme e te gjithe sulmeve qe kane zhvilluar deri me sot. Mesime te nxjerra nga Xhihadi ne Siri dhe cilat jane taktikat, teknikat dhe strategjia me e sukseshme per mposhtjen sa me te shpejte dhe efektive te ISIS-it.

Neper 18 kapitujt e librit do te gjeni fakte dhe informacione qe i lexoni per here te pare.

Promovimi ne daten 27 Korrik 2017 ora 18.00 tek Hotel Plaza, kati 23 salla “Jeronim de Rada”. DD.

Po ti harrove Dullen qe shkruante libra ku I jepte mend dynjase ndersa populli I tij ngordhte per buke .

Kam pershtypjen se gjerat jane teper te fryra dhe shtypi nuk ben punen sic duhet per te informuar publikun. DD eshte 48 vjec dhe thote qe ka shkruar 29 libra dhe bere 5 universitete ( pa llogaritur specializimet, masterat, misionet, etj etj). Ndoshta jam me te vjetren por sikur s’me dalin mire llogarite. Se fjala vjen, te shkruash nje liber nuk eshte si te besh nje koment te PPU-ja. Minimumi ( sipas shkolles kendej) kerkon nje njohuri baze per temen dhe pastaj nje pune kerkimore, seleksionuese, redaktuese dhe ne fund botimi. Sikur te kete filluar te shkruaj qe 20 vjec ( ka dhe talente si supermbesa qe shkruajne qe 16-vjec) i bie nje liber ne vit. Por po te fusim ne kete laps kohe kohen kushtuar universitetve, masterave, specializimeve, misioneve, kampionateve te karatese, kick boxit etj etj atehere i bie qe te kete shkruar librin ne me pak ( shume me pak) se nje vit.
Une nuk degjova asnje “zhurnalist” te bente nje skaner serioz profilit te ministrit DD. Por te gjithe te impresionuar nga CV -ja renden kush e kush ta lavderoj me shume. Bile as pati fare nje investigim gazetaresk per arsyet e lirimit te tij nga detyra nga MM.

Dhe pastaj bredh si cifuti ne shkretetiren bibliotekare.

U bera kurioz:

Botime enciklopedish, analizash, librash dhe manualesh:
1.Forcat Speciale dhe Lufta Asimetrike 2017.
2.Specil Forces and Assymtric Warfare 2017.
3.Ushtria e Kalifatit të Terrorit 2016.
4.Nëpër Labirintet e Shtetit Islamik 2015.
5.Afganistani- një paqe e vështirë. Analizë strategjike për luftën 14 vjeçare për luftën në Afganistan. 2014.
6.Forcat Speciale në Afganistan nën një perspektivë të retë luftimit bashkëkohor. (Disertacioni). 2014.
7.Manuali i Planizimit të Grupimit të Forcave të Operacioneve Speciale (SOCC) 2014.
8.Perspektivë Zhvillimi i Forcave Speciale Shqiptare. 2014.
9.Manuali i Planizimit të Forcave të Operacioneve Speciale 2013.
10.Doktrina e Forcave të Operacioneve Speciale Shqiptare 2013.
11.Enciklopedia e Mbrojtjes së Personaliteteve të Larta 2011.
12.Manuali i Planizimit të Forcave Speciale 2011.
13.Katalog Forcat Speciale Shqiptare në 100-in e Pavarësisë 2011.
14.Manuali Taktikat e Forcave Speciale Pjesa 1. 2009.
15.Manuali i Forcave Speciale Pjesa 2. 2009.
16.Katalogu 10 vjet Forca Speciale të Ushtrisë 2008.
17.Enciklopedia e Luftimit të Mbijetesës. 2007.
18.Manuali i Snajper kundër Snajper 2006.
19.Manuali Snajperit Pjesa 2 2006.
20.Manuali i Operacioneve Speciale Alpine 2005.
21.Manuali i luftimit në Qëndra të Banuara, MFT 3-17-1 2005.
22.Manuali i Operacioneve Speciale në Ndërtesa 2004.
23.Manuali i Operacioneve Speciale në Mjetet e Lëvizëshme 2004.
24.Manuali i Luftimit të Mbijetesës, MFT-3-7-1 2003.
25.Tai-Jitsu(vetëmbrojtje për Forcat Speciale dhe Komando) 2001
26.Kick-boxing 1998.
27.Xhudo 1997.
28.Karate 1996.

Tani ndoshta po spekullojme por mund te jete dhe bashkautor ne shume prej tyre( prsonalisht nuk e di) sikurse disa mund te jene edhe thjesht permbledheje konceptesh dhe teorish ne nje manual te ri. Gje qe e ben me te thjesht publikimin. Nejse une nuk e kisha me DD se ai dhe te gjithe ne punojme per mitin tone por e kisha me keta pertacet zhurnaliste qe hapin gojen te habitur kur njeri u thote kam botuar 29 libra. Kur gjeja e pare qe do tu shkonte ne mendje ishte dyshimi!

Ouu, ky qenka rekord, po te isha noi qeveritar, kete do ta kisha marre direkt keshilltar/advizor.

Po ja pra, e bene minister. Per 3 muaj e zhduku kanabisin, s’ka me tha, edhe botoi edhe nje liber se si te zhdukim ISIS. Cfare te beje tjeter? Vetem te jete supermen.