Diskutim i lirë - nëntor 2017

And he was given a mouth speaking great things and blasphemies, and he was given authority to continue for forty-two months. -Revelation 13:5

Qekur Amy Schumer del me netflix special , amerikanet mesa duket kane humbur sensin e sarkazmes , ironise dhe humorit , ky eshte gjigand se di pse iu duket e papershtatshme nje deklarate e tille , si themi ne ketej nga fshati yne , sipas vendit behet kuvendi, ku me mire se me veteranet nativ-amerikane mund te sulmohet nje senatore shushunje e pseudo-identitetit indian…

Dihet boterisht qe presidentet e Amerikes e kane per detyre te jene sarkastike dhe te perdorin humor Kinez. Te gjithe qeshen me shakate e Duces.

ekonomia e forte, entuziazem i papare

e gjitha kjo pa u bo akoma ligji taksave, imagjino ca do bohet mbas taksave

bravo amerikanet, kane ditur me zgjedh, bravo

1 Like

para 8 vjetesh na paten numeru ketu te peshku dhe na paten nxjerr qe te gjithe se bashku ishim 99%…

por mbas 8 vjetesh me palluqen nuk e morem dot vesh sa u beme, apo ngelem prape 99%…

i pys keto G99çat e peshkut per te na update me statistikat po nuk iu vjen zëri, gëk mëk

:))

Gezuar Pavaresine nga Palloshi :stuck_out_tongue: :albania:

Hajde, gëzuar Pavarësinë që nuk na hyri në punë!

Pas 105 vjet po festojmë pavarësinë, pavarësi që në fakt nuk na hyri shumë në punë. Ta mendosh, pas 105 vjetësh nuk kemi zgjidhur akoma çështjen e pronës: për më tepër kemi shkatërruar territorin jo vetëm me ndërtimet pa leje;

kemi shkatërruar lumenj, pyje etj.

Kemi abuzuar me pasuritë natyrore, shumicën e të cilave nuk i menaxhuam dot dhe i vumë në eficencë vetëm duke ja dhënë privatit që merr 95 dhe i kthen 5 për qind këtij vendi.

Nuk kemi nevojë për pushtues, i krijojmë vete kolonizatorët; çfarë janë të famshmet PPP apo koncesionet pa logjikë. Thërrasim në ndihmë FBI të na luftoje krimin dhe drejtësinë po i lëmë të huajve.

Atëherë kam një pyetje: për çfarë na duhet pavarësia, për çfarë na duhen simbolet; vetëm për të brohoritur për kombëtaren e futbollit dhe për t’u mburrur që ai që shpiku viagrën është shqiptar?

Që ta gëzojmë pavarësinë nuk kemi nevoje vetëm për ndërrim pushtetesh apo qoftë dhe ndërrim elitash, kemi nevoje për një rend të ri ekonomik dhe shoqëror.

Nejse, hajde gëzuar Pavarësinë që nuk na hyri në punë.
Andi Bejtja

bejtja është shoku i albës,dmth evgjit kulturor! këta mendojnë se do tua nxjerrë tjetri gomnarin nga balta!
gëzuar 28 nëndorin pakicës shqiptare!

Shume pa lidhje. Thuaji Andit qe pavaresi eshte dhe t’ia lejosh vetes te besh gabime. Duke bere gabime edhe meson ndonje gje. Pavaresia nuk eshte perendia/utopia, nuk eshte as burim mburrjesh vanitoze. Pavaresia eshte te jesh, qofte mire apo keq, apo te dyja bashke.

1 Like

Bejtja eshte nihilist ne kete shkrim. Eshte me keq se ata qe thone “Pas meje qameti !”.
Aty ka qene Bejtja dhe ne njiqindvjetor, nentdhjetepesvjetor, nentedhjetvjetor, tor, or, r…
edhe nuk ka qene kaq sarkastik. Degjova lajmet dje te tch 35000 shqiptare qe kane dale per festat e nentorit. 5 dite pushim administrata. Pse ankohen shqiptaret e mij/nj?

Nuk ankohen shqiptaret, ankohen shoket e Kapos qe duan te hajne torte tek shkallet e operas me govata e legene me vete, njesoj si qoftet dhe tullumbat e cadres protestestuese parazgjedhore :stuck_out_tongue:

Dhe mjaft e perdoret pavaresine per te score pike politike se na e shpifet. Shqiperia nuk i perket asnje klani maskuar me politike, nguliteni ne mendje.

He çma kujtove torten me legena dhe kepuce. Ishte kohe e bollekut atehere…eh.

1 Like

Po po torte 100.000 euro e perbaltur njesoj si krenaria kombetare, kurse ky se liro doren hic, buke me vete thote po deshet gezoni :stuck_out_tongue:

1 Like

Po patjeter se kjo eshte qeveri e rrypit, e krimit, e mafies, e droges, e njemije te zezave! KMEKR eshte nje njeri me thonje te zinj te paprere! E çfare mund te presesh prej tij!
Keta balashet e Pinokut bashke me pinokun dhe pupacin kane per ta bere EKR mbret ne Shqiperi. Shto dhe bejten, fanomasin e emisionit po jo po jo, qimin, turin, shkullakun etj etj dhe ku u be tabori me me nihiliste qe ia bejne jeten me te gjate ne pushtet te Gjatit.

105 vjet pavaresi…105 vjet vendosim vete nga kush do varemi…

Dekllarate e forte e avukat Ngjeles:bashkimi shqiptareve kusht historik (a thua se varet prej avukatit ky muhabet) .kjo deklarate nxjerr ne spotlight pietjen eternal :a ka mbetur ndonje shqipo qe s’ka roitur nga mendte e kokes?
Nejse :shendeti i flamurit si thone shaka
Pije me fund Te kam rixha :blush:

Po lirohen njerezit nga rripi i shtrenguar, tani po i gezojne fatit se vetem per nji vit dhe mbrekullia ndodhi:

U.S. consumer confidence near 17-year high

gjithesecili hallin e vet …
halli im eshte ( se vura bast ) per shprehjen …luksi eshte nje e drejte …?
une , Une mendoj qe luksi ( e qe eshte trend ne Albanie prandaj e shtroj ketu kete pyetje ) qe luksi eshte nje privilegj, me arsyetimin qe po te ishte nje e drejte , pse pra privohemi nga kjo e drejte,pra ?
Aman , qe me ndihmoni ,kush ka te drejte ketu …?