Diskutime te lira - Korrik 2020

gjembo xhani, po une jam tjeter kaliber moj,
dritani ketu, e dhjet kur ofendon konjakun extra dhe ponçin e athershem,
e kam thon me dhjetra here dhe po ta perseris dhe ty, ta mesosh,
ai sistem i dhjere qe luftuam, i kish pijet dhe ushqimet, disa here me te mira,
se ky sistemi i sotem qe sollem,

1 Like

nese eshte keshtu si thu ti, ne paskemi luftuar per kete sistem te dhjere qe sollem sot.

2 Likes

pikerisht, prandaj jam penduar,

1 Like

Je penduar per disidencen shume te forte qe i bere sistemit? Pra nuk e paska patur gabim Meksika qe na dha cmimin per ushqimin ne ate kohe qe fshataret buken e grurit e kishin luks.

Pa konjakun ekstra nuk perballohej stresi I diktatures :joy:

2 Likes

pa alkools nuk durohet shtresi i jetes thuaj. Njesoj pa art nuk durohet, ky eshte shkaku i perdorimit te artit dhe adhurimit te tij.

Apolineri, mik e Faik Konices, i ka bashkuar te dyja keto koncepte, per mu kjo eshte vepra me rafinuar artistike dhe alkoolike frenge, dhe po qe frenge, pa diskutim eshte edhe botnore, sepse per kesi gjerash frenget jane botnore.

Nje alkoolist me perkufizim eshte njeri i penduar, pendohet per çdo gje, edhe qe pi alkool, ne menyre qe perseri e perseri ta zhysë ne alkool te bekuar pendimin e tij - i Modhi :smiley: (vjedhur ne internet)
Hiq artiist e ve alkoolist, njesoj e vertete eshte.

1 Like

Ndersa platformen ideologjike te ketij muhabeti e gjeni ketu. (çuditerisht wiki ne anglisht ne te dyja rastet vetem pershkruan pa komentuar. Te jete rastesi?)

In vino veritas :blush:
Po nejse nderim disidenteve te cilet pinin ate farmak qe ishte alkol puro.

kritika ime antialkoolike eshte inverse dhe shkon me thelle, qe disidenca ne vetvete eshte alkool puro.
Kete do te thote edhe artikulli qe ka linku gjembi, pavarsisht nga qellimet e autorit. Perveç kesaj ne kete artikull shoh nje gare me disidencen ne pergjithsi, false dhe te verteten (e kush eshte kjo???), dhe pertej pozes indiferente alkoolike, ka nje superioritet te pasigurte dhe pseudo. Shkurt muhabeti halli eshte: si me qene me lart se disidenca politike e atehershme dhe pertej vuajtjes qe shkaktonte kjo si pasojave fizike, por edhe shpirterore si dileme: kush eshte disidence false e kush e vertete?

E halli me i madh eshte per sot (se e djeshmja iku e na mori te keqen): kush eshte disidenca false dhe kush e vertete?

Pas pilafit behen te gjithe te mencem e trima ,por duhet gjykuar me atmosferen e kohes .merr depot e armeve psh .vetem tek I Qemali kishte mjaft xhephane sa te behej grusht shteti e cila ruhej nga adoleshente me dyfek bosh qe sillnin ponc e konjak per te bere gallate si nate larg shtepise .mos te flasim per depot e armeve ne fshatra qe ruheshin nga pleq e gra shtatzana .Nje qeveri qe e ka frike popllin nuk I le armet sheshit .po te kishim patur disidence do e kishin bere bam te pakten njehere ne 50 vjet .

kjo qe thua eshte e vertete, vetem se nuk jam i sigurte per interpretimin, nese eshte gje negative apo pozitive. Kam nje mendim origjinal qe nje vend tribal i vogel e ka me te veshtire berjen bam se nje individual, dmth vend i modh. Eshte e veshtire te qellosh mbi nje kusheri se mbi nje te person abstrakt armik fashist, komunist e pordhi kali.

Por komenti im me siper ka hall krejt tjeter, nje hall qe askush nuk ka e nuk e ka pasur, e jo vetem ne Shqipri, ne vendin e disidences alkoolike te rakise se frutave. Dhe hall i te gjitha koheve, jo vetem atebote. Halli me i madh eshte gjithmone sot, marrja me disidencen e djeshme eshte nje menyre e dobet per t’i bere bisht disidences se sotme, dmth jetes se pergjegjshme te sotme.

Antikomunisti i sotem eshte xhaxhi veterani i dikurshem antifashist, pensionisti i lagjes.

Nuk ka asnje rendesi nese antikomunisti mund te jete intelektual i sofistikuar, ne thelb xhaxhi veteran eshte, nje zvarranik qe merret me te kaluaren qe t’i shpetoje pergjegjsise te se sotmes. Ndodhin procese fatale ne ndergjegje, nuk ju shpeton dot me intelektualizma. Ne fakt e tere kultura postmoderne shpjegohet me kete mekanizem, eshte kulture zvarranikesh. Kushdoqofte personaliteti, edhe personalitete me fame boterore. Sot eshte kohe e veçante ne histori, nuk mban me uje pilafi.

:smiley: :smiley: :smiley:

Pas pilafit, nuk mban më ujë pilafi! :grinning:

kur ramua (ramizi) me shoke filluan ta propagandonin e reklamonin me te madhe ate çmim, ne filluam te talleshim, por kjo gje nuk e ndryshon realitetin, qe ne ate kohe (socializmi), ndonse prodhoheshin pak, prodhoheshin tamam, pa hile e kimikate.
sot prodhohet shume, por me hile, me kimikate, shum pak gjera gjen pa hile apo pa kimikate,

kete e kam thone para 20-30 vjeteve, pas pilafit dalin plot heronj,
puna eshte te njohesh ata te para dhjetorit te 1990,

çer thu o Pjer heroi i njohur i alkoolit te frutave me cilesi te larte,
herojte e vertete njihen para se te ndodhe gjema (ne kete rast para vitit 45). Ne vitin 1990 heroi i panjohur ishte Ramizi, i cili donte te ndryshonte situaten, por nuk donte Sala me Kadarene dhe plot heroj te tjere te njohur.

kete te vertete une nuk e kom thone akoma, do ta them mbas 20 vjetesh, ne diten e festimit te Memorialit te Kujteses per herojt e njohur.

Po lexoj nje liber :Pravda -Ha Ha.Liber udhetimi ne ish vendet komuniste , te cilat kane te njejtat probleme si Shqiperia .Qe komunizmi duhej permbysur kjo nuk diskutohet .Menyra si u be tranzicioni ,I beri udheheqesit komuniste miliardere ndersa populli perseri e hengeri.Ku ishim hicgjekundi (sidomos per ata qe s’paten fat te emigronin ).

kalimi nga epoka e komunizmit ne epoken e kapitalizmit postkomunist, eshte kalimi nga pak e sakte raki cilesore frutash, ne shume e per lume uiskisoda sasijore.