Diskutime të lira - Prill, 2021

Analiza jote nuk qendron sepse merr si krahasim Dullen.
Nese ne 21 janar Saliu nuk vriste, merrte mandat te 3te ne 2013. Dhe rrezik te 4t në 2017.
S’ka lidhje fare me kamunizmin kjo histori

Épo 71-73 eshte kollaj te thuash :stuck_out_tongue_winking_eye: Une dua te bej kurajozin

me ca do e veme bastin?

Merte nje lesh. Vidhte do te thuash?

E shikon qe më mire qe nuk vure bast ? :joy:

Dmth asnje ndryshim ne shqp, Rama kminister edhe 4 vjet Basha opozitar 4 vjet , rendesi ka qe nuk jane vjedh vota, dmth zgjedhje te lira, votusi shqp votoj ate qe donte.

Selanik e perpjete
Si ka qene ,do te jete😀

Ndihet shume mungesa shokeve tane peshq ne fitoren e PD-se. Shume pak bene, nje sllogan ketu…nje parrulle atje…shume pak shume pak. Veç nqs ka qene strategji per te dale te rinovuar nga humbja😀!

2 Likes

Keta mor te keqen duan edhe te terrorizojne miletin qe te votoje per ta, edhe te vrasin miletin (gjithe duke qene ne opozitë !! - bej hesap ne pushtet), edhe… edhe… eeeedhe te fitojne zgjedhjet :joy:

1 Like

Po qe ka rrezik te shkojne 80 mandate PS ! Petej cdo parashikimi ! Telenovele me vete dhe supriza me e madhe deri tani jane exitpollet qe deshtuan keqas…dhe 2 te dhena nga Tirana ! Ne njesine 10 fitoi PS, por ajo qe habit eshte se Fatmir Xhafaj ne njerin krah mer me shume vota se gjithe deputet e tjere te PS bashke…kurse ne krahun tjeter Agron Shehaj mer me shume vota se Lulzim Basha ! Vlora paska pushtuar Tiranen …

U bene bajat me keto “deja vu”-te ne çdo zgjedhje. Kam pershtypjen se “shqiptaret e minj” me shume refuzuan berishen, meten, zhelalin, faten, nardin e noken se votuan me entuziazem Ps-ne.

2 Likes

Meqe e njoh nje çike kete fushe : ne fakt, Exitpollet nuk deshtuan por eshte e njohur qe, në fushata qe zhvillohen nën presionin e nje x apo y fenomeni (ky fenomen mund te jete : nje force e mbrapshte politike, nje ngjarje e rende, nje votë “e turpshme” -shih më poshte shembullin francez në 2002 etj etj), njerezit nuk shprehen lirshem per zgjedhjen qe kane bere, fill pas daljes nga kutite e votimit (sidomos elektorati gri). Duke patur parasysh tensionimin qe beri PD veçse javen e fundit te fushates, ishte e natyrshme qe te anketuarit te mos e thonin shume lirshem voten e tyre pas daljes nga kutia. Ne kete rast ata japin nje pergjigje qe quhet ‘e stresuar’. Dhe qe nuk pasqyron 100% realitetin e votes se tyre.
Por e perseris: eshte fenomen i njohur, ndodh edhe ne plot vende te tjera, biles dhe me tradite demoktratike (në France ka ndodhur kur kanditati i ekstremit te djathte, në 2002, kaloi ne tur te dyte -fenomen i papare e i paimagjinueshem deri asokohe ne France: votuesit kishin turp ta thonin voten e tyre dhe nje pjese genjenin, kur sondoheshin)

Une nuk di pothuaj asgje per exitpollet…nje pyetje kam : Mund te gabojne me 10-11% ??? Ata e nxorren pothuaj kok me kok PD-PS , nderkoh qe PS del 10-11% para ! Me e pabesueshmja ishte 1 mandat LSI ne Shkoder e 0 mandate Tom Doshi ! Pastaj 6 madate LSI ne Tirane …dmth disa gabime trashanike! Si shpjegohen ?

Jo,se kaposhit gjynah ti hanë hakën🤠
E bëri copë syrin :rofl:
Po ja që populli nuk na e dashka partinë komuniste demokratike :joy:
Tani është tërhequr të shkruajë traktat kundra diktaturës

Refuzuan Bashen me ekipin e tij ! Jane genjeshtar e deshtak te pandreqshem !! Saliu nuk ka gisht fare ne kete humbje skandaloze(nese PS mer 77-78) ! Edhe socialisti me i flakte ishte pergatitur per kosto ne Tirane , trafiku, punet e paperfunduara,Teatri, propaganda on-line dhe tv kunder Veliaj personalisht etj !Nese Tirana del me 19 per PS, ky eshte deshtim i madh! Fushata me makina, pa maska, nihiliste per cdo gje per te mos folur per Elbasanin qe i fundosi dhe u rrezoi masken e “qytetarise” ! Plus personalisht mendoj niveli shume i ulet i Bashes, eshte i lodhshem te degjohet … pastaj edhe dicka tjeter ,eshte e pabesueshme per mua qe nje lider politk te mos kete, te mos dije apo te mos te jete i afte as te shkruaj nje artikull gazete ! Lider qe nuk ka nje artikull gazete…nuk mbaj mend nje !

Une ndoqa vetem ato te OraNews. Nuk ishin kaq te gabuara sa e ben ti (biles filluan ti korigjojne nje çik, me kalimin e oreve, ExitPollet).
Psh, ky kombetari i ores 20h30 nuk ishte aq bloze

OK, e kontrollova ! Une mbaj mend lajmin mbreme qe ishte : Opozita fiton zgjedhjet me mbi 50% !
Me sa po shoh , kishin futur edhe LSI brenda, nuk flitej vetem per PD !
Une ndoqa ate te Top Channel…por njesoj dukeshin ! Nejse, si te shkruajta nuk kuptoj shume ! Por eshte fakt qe me ndarjen e madateve ja kishin futur kot !

Ne historine politike te demokracive ka plot te tille ne fakt.

Arsyeja eshte se u doli situata nga duart (paçka se e filluan “siç duhet”, dmth me liber te botuar - nuk thashe te shkruar, por s’ka gje, nuk ishte as i pari as i fundit - nga Basha etj etj). Problemi eshte tek fryma e brendshme e asaj partie : kur ke degju Nr 1 te saj per vite te tera te thote “Po desha une ua marr pushtetin me 200 laçianë”, ç’a te thush ?? Ai babai i 4 femijeve qelloi sepse kish degju qe shefi i vet (Gazmend Bardhi) do behej Minister i Brendshem, kupton ti, kshu qe, "bjeri ti biem (dhe i ra prej verteti !) se kam shefin me vete" (do behej minister i Brendeshem pra mo, shefi !)

Kot e ka PDhi, normalisht duhet :

  1. Te rithemelohet
  2. Te vere mundesisht nje grua ne krye

Por si te dun… . s’them gjo une :shushing_face:

Po shkon si dihet se do shkoje. Edhe ata qe jane tmerrsisht te pakenaqur (per arsyet e duhura) me qeverisjen e PS, perseri do ja jepnin voten PS. Alternativa egziston, por vjen ne formen e e regresit social e ekonomik, kriminalitetit klanor etj, shkurt harakiri por pa pjesen e nderit.

Edhe nje here, ce do kuroren e mbretit Rama, kur ka kete lloj llumi per opozite.

1 Like

Mo u be merak, do vene Giten. Me vjen keq, por vertet keq per njerez qe flasin per nje reformim te PDhit. PDhi qe ne gjeneze dhe gjer sot prezanton me te keqen e asaj qe ka mundur te jape ambicia politike e shqiptareve. Sot eshte si ajo mobilja e shkrumbuar.

Duhet nje opozite e re, e paster. Nje opozite idesh qe lufton per te ardhmen e Shqiperise, per edukim, mjeksi, pune, shkurt zhvillim, dhe jo te shkuares cifligare.

1 Like