Diskutime të lira - Prill, 2021

U bene bajat me keto “deja vu”-te ne çdo zgjedhje. Kam pershtypjen se “shqiptaret e minj” me shume refuzuan berishen, meten, zhelalin, faten, nardin e noken se votuan me entuziazem Ps-ne.

2 Likes

Meqe e njoh nje çike kete fushe : ne fakt, Exitpollet nuk deshtuan por eshte e njohur qe, në fushata qe zhvillohen nën presionin e nje x apo y fenomeni (ky fenomen mund te jete : nje force e mbrapshte politike, nje ngjarje e rende, nje votë “e turpshme” -shih më poshte shembullin francez në 2002 etj etj), njerezit nuk shprehen lirshem per zgjedhjen qe kane bere, fill pas daljes nga kutite e votimit (sidomos elektorati gri). Duke patur parasysh tensionimin qe beri PD veçse javen e fundit te fushates, ishte e natyrshme qe te anketuarit te mos e thonin shume lirshem voten e tyre pas daljes nga kutia. Ne kete rast ata japin nje pergjigje qe quhet ‘e stresuar’. Dhe qe nuk pasqyron 100% realitetin e votes se tyre.
Por e perseris: eshte fenomen i njohur, ndodh edhe ne plot vende te tjera, biles dhe me tradite demoktratike (në France ka ndodhur kur kanditati i ekstremit te djathte, në 2002, kaloi ne tur te dyte -fenomen i papare e i paimagjinueshem deri asokohe ne France: votuesit kishin turp ta thonin voten e tyre dhe nje pjese genjenin, kur sondoheshin)

Une nuk di pothuaj asgje per exitpollet…nje pyetje kam : Mund te gabojne me 10-11% ??? Ata e nxorren pothuaj kok me kok PD-PS , nderkoh qe PS del 10-11% para ! Me e pabesueshmja ishte 1 mandat LSI ne Shkoder e 0 mandate Tom Doshi ! Pastaj 6 madate LSI ne Tirane …dmth disa gabime trashanike! Si shpjegohen ?

Jo,se kaposhit gjynah ti hanë hakën🤠
E bëri copë syrin :rofl:
Po ja që populli nuk na e dashka partinë komuniste demokratike :joy:
Tani është tërhequr të shkruajë traktat kundra diktaturës

Refuzuan Bashen me ekipin e tij ! Jane genjeshtar e deshtak te pandreqshem !! Saliu nuk ka gisht fare ne kete humbje skandaloze(nese PS mer 77-78) ! Edhe socialisti me i flakte ishte pergatitur per kosto ne Tirane , trafiku, punet e paperfunduara,Teatri, propaganda on-line dhe tv kunder Veliaj personalisht etj !Nese Tirana del me 19 per PS, ky eshte deshtim i madh! Fushata me makina, pa maska, nihiliste per cdo gje per te mos folur per Elbasanin qe i fundosi dhe u rrezoi masken e “qytetarise” ! Plus personalisht mendoj niveli shume i ulet i Bashes, eshte i lodhshem te degjohet … pastaj edhe dicka tjeter ,eshte e pabesueshme per mua qe nje lider politk te mos kete, te mos dije apo te mos te jete i afte as te shkruaj nje artikull gazete ! Lider qe nuk ka nje artikull gazete…nuk mbaj mend nje !

Une ndoqa vetem ato te OraNews. Nuk ishin kaq te gabuara sa e ben ti (biles filluan ti korigjojne nje çik, me kalimin e oreve, ExitPollet).
Psh, ky kombetari i ores 20h30 nuk ishte aq bloze

OK, e kontrollova ! Une mbaj mend lajmin mbreme qe ishte : Opozita fiton zgjedhjet me mbi 50% !
Me sa po shoh , kishin futur edhe LSI brenda, nuk flitej vetem per PD !
Une ndoqa ate te Top Channel…por njesoj dukeshin ! Nejse, si te shkruajta nuk kuptoj shume ! Por eshte fakt qe me ndarjen e madateve ja kishin futur kot !

Ne historine politike te demokracive ka plot te tille ne fakt.

Arsyeja eshte se u doli situata nga duart (paçka se e filluan “siç duhet”, dmth me liber te botuar - nuk thashe te shkruar, por s’ka gje, nuk ishte as i pari as i fundit - nga Basha etj etj). Problemi eshte tek fryma e brendshme e asaj partie : kur ke degju Nr 1 te saj per vite te tera te thote “Po desha une ua marr pushtetin me 200 laçianë”, ç’a te thush ?? Ai babai i 4 femijeve qelloi sepse kish degju qe shefi i vet (Gazmend Bardhi) do behej Minister i Brendshem, kupton ti, kshu qe, "bjeri ti biem (dhe i ra prej verteti !) se kam shefin me vete" (do behej minister i Brendeshem pra mo, shefi !)

Kot e ka PDhi, normalisht duhet :

  1. Te rithemelohet
  2. Te vere mundesisht nje grua ne krye

Por si te dun… . s’them gjo une :shushing_face:

Po shkon si dihet se do shkoje. Edhe ata qe jane tmerrsisht te pakenaqur (per arsyet e duhura) me qeverisjen e PS, perseri do ja jepnin voten PS. Alternativa egziston, por vjen ne formen e e regresit social e ekonomik, kriminalitetit klanor etj, shkurt harakiri por pa pjesen e nderit.

Edhe nje here, ce do kuroren e mbretit Rama, kur ka kete lloj llumi per opozite.

1 Like

Mo u be merak, do vene Giten. Me vjen keq, por vertet keq per njerez qe flasin per nje reformim te PDhit. PDhi qe ne gjeneze dhe gjer sot prezanton me te keqen e asaj qe ka mundur te jape ambicia politike e shqiptareve. Sot eshte si ajo mobilja e shkrumbuar.

Duhet nje opozite e re, e paster. Nje opozite idesh qe lufton per te ardhmen e Shqiperise, per edukim, mjeksi, pune, shkurt zhvillim, dhe jo te shkuares cifligare.

1 Like

Duhet nje opozite qe ti thote Rames qe te vendos rregull e ligj ne rruge, te mbroj policin , te mbroj njeriun e punes, te denoj rrugacerine dhe ekstremizmat qe ekzistojne, te vendos disiplinen dhe edukaten e punes ne shtet, te pastroj Shqiperine nga plehrat sepse eshte nje vend i qelbur (keto jane deshtimet e Rames) ! Te mos shaj Shqiperine me gjithe defektet e medha qe ka, te mbaj nje qendrim te drejte me historine, te zhduk nga vetja cdo lloj matrapazi qe i eshte bashkuar si anti-komunist ,te mbeshtes kulturen e pageses se taksave e detyrimeve te tjera dhe me kryesorja te heq dore nga analistet e leshit qe dalin ne TV …po kush do e bej? Keta qe duken sikur i ka nxjerre Saliu nga hundet?Nje Jorida Tabaku me duket e sakte aty, por ate e hane te gjalle ujqerit atje !

Mor po rithemelimin (më shume se reformimin) e nje force politike qe merr 35-40% te elektoratit nuk e kam në dore as ti as une.
Në rrafshin kombetar pastaj, “si opozite”, sigurisht qe jam dakort me ty, pra qe duhet nje opozite e re por pergjithesisht, situata te tilla (pra, reformimi i opozites se nje vendi) ndodh kur spektri politik i tij peson tronditje radikale. Psh ne France, lindja e fenomenit Macron dhe krijimi partise se tij erdhi si pasoje e (pothuaj)zhdukjes nga skena politike franceze e PS-se. Dakort, ti mund te me thuash se dhe Macron, ne qeverine socialiste te Fraçois Hollande ishte. Absokutisht e vertete. Por po mos ishte shkermoqur PS-ja franceze, nuk lindte Macron-i (se ku e mori elektoratin e tij? 60-70 % tek PS-ja e mori !).
Qe i bie: po nuk u rithemelua (pra se pari zhbërë) PD, nuk kuptoj se si mund te reformohet opozita (pra opozicioni ndaj qeverise) ne Shqiperi.

Rama tani nuk ka me justifikime. Duhet ti jape drejtim premtimeve qe ka bere pa u fshehur pas gishtit. Keta te opozites nqs duan te mos rrezikojne prape pas 4 vjetesh duhet te bejne “katharsis” siç ka thene lideri legjendar me syze dhe gisht te prere shoku Fatos Nano.

Hehe ! Po le mos ti lere ajo qe ta hanë ! Le ti haje ajo po mundi (si tha nje here nje maestro i politikes franceze, Nicolas Sarkozy ? “Partia eshte si puna e femres, pra nuk ja lypet. Ja merret”).

Ai eshte bob, te flasim te drejten. Kish votu dje qe i marrsha te keqen : ishte bere 120 qillo :grinning:

ps: javen qe vjen e ke president (e ka hallall, franchement !)

Edhe kete : jo, nuk duhet “ta vene”. Duhet qe Grida, po pati kellqe, te marri PD-ne (meqe ra fjala: Rames askush nuk ja beri peshqesh PS-ne).

ps: me duket se nuk po flasim per te njejten Gite :smiley: , pardon

duhet opozite e majte, shkurt. Fenomeni Rama perfaqeson njekohessht zhdukjen e PS, dhe reformimin e PD.
grite e PD kane gjet strehe tek edvin rama si i djathte me te gjitha cka.
nderkohe PS nuk egziston Rama e shkerdheu qekur ju fal peshqesh me doren e tyre nga vete ish-socialistet.

Nuk është punë njerëzish,po punë frymë dhe ideje. Opozita e suksesshme ndaj ramës është vetëm e djathta kombëtariste. Pd-ja nuk ka asnjë të kësaj fryme. Nuk ecën dot më. Do vdesë bashkë me saliun.

E majtë është pd-ja🤔. Ka mbledhur pakicat dhe njerëzit jashtë sistemit,të diskriminuarit, të ngelurit prapa kulturalisht dhe materialisht, mandin e nish-tullës,dhe përgjithësisht çdo lloj deformimi.

Ti pellazg efendi je udheheqesi moral i shqiptarise :joy: