Diskutime te lira - Tetor 2020

Une mendoj se fati i keq i njerezimit ishte qe kjo qelloi ne Kine dhe qelloi ne prag te Vitit te Ri kinez, kur eshte levizja me e madhe e njerezve ne bote. Mbyllja e provinces ku shpertheu u be pikerisht se ishte kjo kohe. Po ajo qe mund te dukej disi e arsyeshme ne Kine, u kthye ne cmenduri kur u kopjua nga pjesa tjeter e botes. Shoku antikapitalist ia fut kot kur thote shoket kineze e paralajmeruan boten. Perkundrazi, bashke me larot e tyre te OBSh-se, i thane botes mos u beni paranojake, mos mbyllni kufijte, domethene “beni si them une, mos beni si bej une”. Kjo u amplifikua nga larot e tyre liberale ne ShBA e Evrope. Shiko per shembull deklaratat e Biden-it ne fillim.

1 Like

:pray: :pray: :pray:

Nuk do i kisha shkruar me mire se ty ato me lart : i mendoj pike per pike njesoj!

Ajo qe eshte interesante eshte korelacioni midis zinxhirit te mbylljeve dhe nivelit te legjitimitetit te qeverive perkatese:

  1. Kina - qeveri teresisht ilegjitime (no comment)
  2. Italia : qeveri e mbajtur ne kembe fale deshires se mire te votave te Renzit, i cili edhe pse ka krijuar parti te re (Italia Viva), voton koalicionin ku bente pjese: kryeministri vjen nga nje parti (Pesë Yje) qe me zor kap 10% te elektoratit. Pushtet gati-ilegjitim
  3. Spanja : qeveri minoritare (pa 50.1% te votave ne parlament) por meqe Spanja orgaizoi 3 pale zgjedhje në dy vite, qeveria aktuale socialiste mbeshtetet ‘à priori’ ne parlament, në pamundesi te krijimit te nje mazhorance parlamentare. Legjitimitet blozë
  4. Franca : president i zgjedhur me 22% te votave ne turin e parë, niveli më i ultet i nje presidenti qe prej ekzistences se zgjedhjeve presidenciale në ate vend. Legjitimitet prej kartoni
  5. Kanadaja : kryeminister me qeveri minoritare, i zgjedhur me vetem 33% te votave (parttia konservatore fitoi 34%), fale mbeshtetjes se votave te Partive te Quebec-ut… legjitimitet prej lecke

E keshtu me rradhe…
Te tjeret imituan pararendesit dhe gjithçka shkoi per wool. Tani eshte teper vonë.

ps: sa per te tjeret (Johnson ne Angli dhe karantina e tij e papritur, apo Trump ne USA dhe spektakli i tij per javë te tera çdo mbremje në TV deri sa rreshqiti me dezinfektuesit (bleach) ishin me se tepermi reagime si imitim i te tjereve por mbi te gjitha reagime hipokondriake ne raport me vetveten (semundja e Johnson, me te gjitha gjasat nje person me 3-4 patologji; ose, kur Trump thote sot qe, gjate 2 diteve ne spital mësoi shume per virusin, sa nuk thote : “kot isha frikesuar aq shume”).

Gjithe pjesa tjeter ishte efekt domino

Kundershton kot me duket, nuk e ndjek dot llogjiken e se cfare kerkon te thuash ! Vendet e punes nuk humben per shkak te karantines por per shkak te epidemise … nuk di a eshte vendosur apo jo karantine ne Afrike e sa edhe zbatuar ( di qe ne Evrope nuk u zbatua) !! Ajo qe di eshte se shoket kinez humben punen 3 muaj e tani jane ne pune pa maska e pa frike nga virusi ! Sa per dijeni “modeli” i Suedise e Tanzanise u ndoq gjithe beharit(keshilla lani duart e vendosni maska ne ambiente te mbyllura ) nuk funksionoi, ky eshte nje fakt qe shihet sot , e kjo ndodhi pikerisht sepse u degjuan ata qe thoshin se nuk ka gje, se kinezet ja fusin kot ! Nuk dime asgje , mund edhe te ndodhe qe virusi zhduket vete ashtu pa pritur ose mund te na mbushen spitalet perseri …kete se di askush …aq me pak ta dijne mbrojtesit e teorise se modelit “Suedez” e "Tanzianan "! Une kete kundershtoj…cfare dijne Suedezet e te tjere qe ne se dime? Cfare di ti apo te tjere si ty per epidemine(jo per pasojat e saj, se ato nuk duan mendje) qe kembngul qe une apo shoket kinez e kane gabim ?

Nderkohe, ata nga gjysma e piramides dhe siper predikojne humanizem qe jetet e te gjitheve duhen shpetuar dhe te gjithe do te jetojne te lumtur.

Mban ere komunizme,fashizem, quaje cfare te duash. Dhe kjo pershtypje vjen vetem duke lexuar shtypin…

Dum burg,burg per te gjithe…

1 Like

Nderkohe:

Pak me shume vonese pritet ne trajtimin e ceshtjes nga komplikimet ne lidhje me virusin…

Edhe ne shqiperi qe duket sikur ka nje rritje te nr te rasteve se fundmi, nuk eshte gje tjeter vec rritje e nr te tamponeve te kfyera edhe nga privati( kete e deshmon numri i te vdekurve ditore qe ka mbetur i njejte); covidi eshte kthyer ne biznes. Spitalet italiane pranojne te semure kundrejt pageses.
Maska me detyrim ne rruge ketu eshte vetem nje reminder per ta pasur masken me vete, pasi ne rruge shumica e mbajne poshte mjekres.

Ti e paske marre turnin e dhenjes e heqjes se qytetarise?

Nuk di ç’të them për këtë punën e legjitimitetit, mbase jam naiv, po mua thjesht me duket se shumë vendime u morën ne tym. Siç e thashe, edhe mjekët qe nuk merrnin vesh se ç’po bëhej, çfare thoshin sot, nuk thoshin nesër, le me pastaj politikanet. Ajo që mendoj unë në thelb, është se, meqë virusi ra, ose u zbulua,siç u pëlqen të thonë shokëve kinezë (dallimin mes ra dhe u zbulua mua ta them për ndonjë të interesuar) në Kinë, Kina “set the tone” (ndjesë Deltës dhe z. Pjer për përdorimin e gjuhës barbare). Bota i kishte sytë nga shokët kinezë, por (që të përfshijmë edhe të Mothin,se nuk do të na lërë rehat) pa vetëm Tekstin, dhe jo Kontekstin. Ajo që kam menduar, për shembull kur kam parë videot nga India, që të mos mbetemi vetëm te shokët evropianë dhe amerikanë, është se mbasi djalli vërtet nuk është aq i zi sa duket, mbase politikanët vërtet kanë menduar për jetën e popullit më shumë se për ekonominë, ose mbase u është dukur se numri i vdekjeve do t’u kushtonte më shumë në zgjedhje se dobësimi i ekonomisë. Lojën me vdekjet e me shifrat e tyre e sheh shumë mirë në Amerikë, ku shtetet demokrate raportuan numër më të lartë se ato republikane.

1 Like

Ja i Motho

:joy:

E lashe ketu (ça te them une ty : vetë artikulli ne fjale shpjegon qe vendet e punes, atje, sikurse edhe ne gjithe vendet e tjera qe aplikuan karantinë, sigurisht qe u humben per shkak te karantines dhe ngrirjes se aktivitetit ekonomik per muaj të tërë).

1 Like

E kam menduar qe eshte keshtu atje, sepse keshtu eshte edhe ketu ku jam (Franca ka nje sistem sigurimi shendetesor nga më bujarët e planetit Toke : ka njerez qe testohen nga 2 here në jave :smiley: sepse testi u kushton zero € dhe analiza behet pa recetë mjeku.

Po ta vesh ré tek lista e famshme e numurimit (do thosh Fevziu) te Covidit, ka nje ‘detaj’ qe eshte shume tregues: po te shkosh lart, djathtas, tek Tests/1M pop (teste per 1 miljon banorë), habitesh se si vende me demek te dalluara ne luften ndaj Covidit si Korea e Jugut apo Japonia jane nder vendet qe testojne më pak në botë (Japonia teston 10 here më pak se Franca apo Italia !! sigurisht, kur mëson se çmimi i nje tamponi eshte 285 € dhe nuk rimbursohet !! he he he ).

1 Like

Do rroç me shume se une (e te rroç qe ç’ke me te) sepse Indine po mendoja para pak minutash : India (por dhe Rusia, po ta mendosh mire) jane shume te aferta per nga menyra si u veprua.

Por per mendimin tim, perveç frikes nga zgjedhjet, ka nje dozë te forte personale kjo histori : Modi, kryeministri indian, nuk eshte dhe aq riosh në moshe dhe, nese në nje kohe te parë u tregua refraktar nga masave anti-Covid, më pas nxitoi te mbyllte vendin e tij, nje vend ku siç thosha ne nje tjeter koment, s’ka me shume se 20-30 vjet qe ka mbyllur kapitullin me urinë (famine). Ka diçka qe nuk shkon në kete mes.
Ose merr Putinin qe eshte mbyllur ne daçën e tij dhe qeveris me video prej muajsh (vendim qe per mendimin tim lidhet kryesisht me friken e tij personale). Pasi kuptoi në nje kohe te parë se numri i vdekjeve mund ti kushtonte elektoralisht, tani qe ekonomia ruse ka pesuar nga dermat mê te forta ne keto 30 vitet e fundit, ka lene te hapur gjithçka.

:pray:

(hidhi nje sy MP, perndryshe peshku nuk lajmeron më)

Folja “krijoj” sipas indoeuropianeve shqiptare vjen nga latinishtja “creare” qe ndan bashke me termin “crescere” rrenjen sanskrite “■■■-TR” :rofl:, qe do te thote “ai qe ben” (nga hiçi), creator = Krijuesi.

ç’paska qene ky Maloni mer jau, gjithanej del si xhol, edhe ne pellazgjisht.

Sa me teper te shkaterroje ekonomine dhe sa me teper te varfer te krijoje koranavisi, aq me mire do jete per ne komunistet, qe metojme shkaterrimin e shoqerise kapitaliste prej urrejtjes se papuneve dhe zorrthateve.

Rrofte komunizmi! Poshte qelbesirat fashiste-kapitaliste suedeze dhe ndjekesit e tyre qe kerkojne te ruajne status kuo-ne! Rrofte kinofilet qe i sherbejne kapitalizmit duke bere komunistin!