Etër dhe bij, derra dhe derrkucë (Pjesë e dytë)

Siç e thash në Pjesën e parë gjenia e Jaques Brel imitohet nga shume këngëautorë të tjerë të dëgjuar. Një prej tyre është Giorgio Gaber, i cili mund të quhet formalisht pothuajse kopiues në rastin e këngës së tij të titulluar Borgjezët, ekzekutuar 10 vjet më vonë se versioni homonim i Brel. Por versioni i Gaber megjithse ka të njëjtë titullin dhe esencën kuptimore, dhe pothuajse të njëjtë refrenin pikant, është një këngë ndryshe përsa i përket kontestit historik italian dhe botëror 10 vjet më vonë, kur shumë gjëra tashmë kishin ndryshuar. Ndryshe nga Brel që këndon në kafene dhe para frekuentuesve të tyre, Gaber këndon vetëm para publikut të teatrit që është shumë elitar dhe i zgjedhur. Pra kënga e tij, në përshtatje me mjedisin e teatrit, ka një dimension më sipëran, më metafizik, e siç do të shohim më tutje në këtë shkrim, shumë më tepër se metafizik, edhe providencial, sidomos në rastin e këngës Borgjezët.

Nuk di pse zakonisht kritikët e vlersojnë nivelin e versionit të Gaber “ka më dimension politik” se versioni i Brelit, ndoshta për arsye rëndom fetishizimi të politikës si aktivitet superior (“politika në plan të pare”), plus se në fillim vitet 70-të, bash në kohën e këngës në fjalë të Gaber (1971) Italia jetonte në tmerrin e “anni bui” (vitet e errët): masakra shtetit, grushte shteti, atentate, marrje peng njerzish me pozitë etj. Në këtë kontest (lidhur edhe me revolucionin e 68 në nivel ndërkombëtar) fillon aktivitetin e saj Brigate Rosse (krijuar në 1970).

Por nuk është vëndi këtu për të krahasuar Brel me Gaber, se kush eshte më i gjenial prej tyre, më i njohur, më i zgjuar e më i bukur. Sidoqoftë Gaber, dashje pa dashje ka përshkruar thelbin e fenomenit, dmth noumenin, për më tepër aty ku zanafillon si ambjent: në familje. Në versionin e tij, konflikti nuk zhvillohet në kafene midis djelmosha 20 vjeçarë dhe noterë 40-60 vjeçarë si në versionin e Brel, por midis atë dhe bir brënda mureve të shtëpisë, në intimitetin e presupozuar si më të thellin ekzistues. Fjalët e kënges flasin vetë:

Kur isha vogëlush, nuk isha mire me shëndet
isha edhe i dobët, kisha ndonjë halucinacion
dhe kur shkoja për darkë, në dhomën e ngrënies me tryezë dru arre
uleshim të gjithë dhe bënim shenjën e kryqit

Pas pak mbasi i shikoja, transformoheshin
gjestet të përgatitura, aktorësh të marrë fund
që thonë batutën dhe dëgjojnë efektin
dhe unë isha atje, si një figurant jetoja komedinë
mandje jo, farsën.

Dhe kush e di pse gjatë këtij halucinacioni
Më vinte në mëndje gjithnjë një këngë shumë e çuditshme:

Borgjezët janë të gjithë derra, sa më të trashë janë
aq më të qelbur janë, sa më të qelbur janë, aq më shumë miliona kanë
borgjezët janë të gjithë … (koqe)

Kur isha vogëlush nuk isha mire me shëndet
isha edhe i dobët, kisha ndonjë halucinacion
dhe kur shkoja në shkollë kujtohem për atë profesorin e vjetër
person shumë i mirë që fliste në latinisht me orë të tëra

Pas pak kohe që e shikoja, më shndërrohej
po, goja e tij mbyllej fort dhe vështrimi i tij bllokohej
ngjyra zhdukej ndalur palëvizur prej guri
po, i gjithi prej guri.

Dhe unë shikoja tashmë bustin e tij para një lehe lulesh
shkruar përsipër: prof. Malipiero, një jetë për shkollën
dhe kush e di pse edhe gjatë këtij halucinacioni
më vinte gjithnjë në mëndje një këngë e çuditshme:

Borgjezët janë të gjithë derra, sa më të trashë janë
aq më të qelbur janë, sa më të qelbur janë, aq më shumë miliona kanë
borgjezët janë të gjithë … (koqe)

Tani që jam i moshuar, falënderoj Zotin
çdo shqetësim më ka kaluar
pa ja pas nevojën as mjekut
nuk jam më i sëmurë
nuk e kuptoj çfarë më ka bërë mirë
jam gjithashtu trashur pak
nuk kam pasur as edhe një halucinacion

Djali im
djali im më shqetëson pak
është kaq i dobët e pastaj
e pastaj ka gjithnjë hallucinacione të çuditshme
herë pas here vjen aty, më shikon dhe këndon
këndon një këngë shumë të çuditshme
që nuk e kam dëgjuar kurrë:

Borgjezët janë të gjithë derra,
sa më të trashë janë, aq më të qelbur janë,
sa më të qelbur janë, aq më shumë miliona kanë
borgjezët janë të gjithë … (koqe)
pfff

Pra më se e qartë se djelmoshat e Brel, kur i nxjerrin të pasmet noterëve, ja kanë nxjerrë etërve të tyre në radhë të parë, sigurisht nxjerrë potencialisht dhe jo realisht; nuk ka shumë rëndësi se për ndrojë a për frikë, se nuk ka ardhë akoma koha, se nuk janë pjekur kushtet për revolucion etj etj. E qartë nga dy versionet e këngëve në fjalë, që djelmoshit revolucionar bythjashtë, vjen një ditë e do t’i tregojë bythën trashëgimtari i tij në mënyrë fatale si nata pason ditën, e anasjelltas. Përfundimet janë shumë, por shkurt si koncentrat:

Nga pikpamja e konfliktit atë-bir historia rezulton e mbetur në vënd, dhe kjo bëhet e qartë në një epokë që ta do mendja se pikërisht për këtë arsye të rezultojë Fund i Historisë, e cila dëshmon për problemin e Zanafillës së Historisë si konflikt atë-bir, ku ati është Zoti dhe biri është njeriu kryengritës ndaj Tij.

Pra nga pikamja Providenciale koha nuk ekziston, i vetmi funksion i historisë që prej Zanafillës është të restaurojë pozitën origjinale Zot-bir, Aleancën Origjinale, të prishur prej njeriut të rënë.

Gjithçka në shkrim është shprehur në gjuhën e mendësisë tradicionale patriarkale që i jep Zotit vetëm atributet e atit, i cili është koncept tipik fetar, edhe i krishterë, madje edhe antikrishterë, si psh Frojd që e quante Atin Qiellor si projektim e eksperiencës së fëmijës me atin e tij toksor biologjik. Në të vërtetë Zoti ka edhe atributet e nënës, përveçse yin është dhe yang, pra ndodhet në pozitën e prindit (yinyang). Prej këtë arsye rëndësia e jashtëzakonshme e lëvizjes feministe, me prioritet providencial në bashkohësi, pavarsisht nga mënyrat, mjetet dhe motivacioni i militantëve që po e zhvillojnë.

Fund i pjesës së dytë


pjesën e parë e gjeni këtu

1 Like

Ne Paris Jonesko ju gerthiti me cinizem nga dritarja studenteve rebele te 68 ne shesh:

Shkoni ne shtepi, mbas 20 vjeteve do jeni te gjithe notere.

S’do as men e as kalem qe revolucioni i 68-tes, i fundmi revolucion ne histori, ka qene ne thelb kryengritje e bijve kunder eterve. Ka pas qene nje slogan ne ate kohe i shkruar ne muret e Parisit qe nuk e mbaj mend sakte, por si kuptim ishte pak a shume: kush eshte 30 vjeç eshte i pjerdh komplet, është i marre fund me perkufizim e detyrim. Ai njezetvjecar qe ka shkrujt kete slogan, sot eshte 70 vjeçar, pra eshte dyfish i pjerdh.

Pra 68-ta ka zbuluar mekanizmin e brendeshem te Revolucionit duke e treguar si mekanizem absurd, prandaj eshte dhe i fundit revolucion, nuk ka kuptim dhe nuk mund te behet tjeter revolucion. Eter e bij esht problemi, ose zgjidhe, ose lere mos e nga se vjen ere.

Sa i rafinuar ky Gaber! E ka pershkruar shume bukur imagjinaten feminore dhe me pas lidhjen me kengen franceze. Njeriu, qenie ne ndryshim dhe pishmanllek te vazhdueshem, prej konfliktit zanafillor.

And I will take away my hand, and you shall see my back parts: but my face shall not be seen.

http://biblehub.com/exodus/33-23.htm