Evropës në krizë i nevojiten etër të rinj (Kompleksi i Telemakut, Pjesa e Dytë)

Teatri i psikoanalizës ka pasur dy protagonistë të mëdhenj, që janë: Edipi dhe Narçisi. Janë imazhe të dy mënyrave të mundëshme për të qenë bij: biri Edip që hyn në konflikt me atin. Biri që e përjeton të jatin si pengesë e realizimit të dëshirave të tij. Eshtë një bir që njeh vetëm përmasën e antagonizmit që shkakton vdekje. Edipi (biri) dhe Laio (ati) takohen në një udhëkryq, dhe vetëm një prej tyre do të mbijetojë. Narçisi është një figurë tjetër biri. Mund të thuhet se - nëse Edipi ka karakterizuar historinë më të vonë të historisë civile, historinë e dy rebelimeve të mëdha, historinë e 68-tës dhe 77-tës, bijtë kundër etërve, një duel, një luftë vdekjeprurëse - Narçisi është biri i komfortit, është biri i pasqyrës, është biri i dashuruar me imazhin e tij, që ka karakterizuar dhjetëvjeçarët e fundit të jetës tonë civile. Narçisi nuk njeh diferencën, Narçisi reflekton faktin që midis prindërve dhe bijve nuk ka më diferencë, ka humbur përmasa simbolike e diferencës midis brezave. Prindët e Narçisit sillen si Narçisi, prindët luajne të njëjtat lodra që luajnë bijtë, flasin në të njëjtën mënyrë si flasin bijtë e tyre, veshin të njëjtat veshje, kanë të njëjtin stil jete. Biri “narçiz” është një bir i destinuar për të qenë i lumtur, por në realitet humbet në një lloj apatie të kotë, është një bir i trishtuar, bir që nuk njeh përmasën e konfliktit, nga i cili lind jeta. Dhe ne fund ky libër propozon një protagonist të tretë të teatrit psikoanalitik, një protagonist për të cilin Frojdi nuk ka thënë as edhe një fjalë. Eshtë Telemaku. Telemaku është biri i drejtë. Telemaku është trashëgimtari i drejtë. Telemaku është protagonist i Odisesë bashkë me atin e tij Uliksin dhe nënën e tij Penelopën. Telemaku, ndryshe nga Edipi, e përjeton atin jo si një pengesë, por si një mundësi. Telemaku, ndryshe nga Edipi, nuk kërren syte sepse ka kryer krimin më të tmerrshëm që mund të kryejë një qënie njerzore: të shkojë në shtrat me nënën e tij dhe të vrasë atin e tij. Telemaku mban sytë të hapur nga deti, sheh horizontin dhe pret nga horizonti që diçka të kthehet. Pret që ati të rikthehet për të vënë ligjin në shtëpi, në qytet, në ishullin e tij të shkatërruar nga qejfet e mëtuesve. Pra koha jonë është koha e mugëtirës së mëtuesve, është koha e konfuzionit të brezave, koha e kënaqsisë që nuk respekton ligjin e mikpritjes. Për këtë arsye hakmarrja e Uliksit do të jetë e pamëshirshme. Krimi i mëtuesve është mosrespektimi i ligjit - themelor në botën greke - ligji i fjalës, dmth ligji i mikpritjes. E pra Telemaku pret kthimin e atit që të bëhet ligji. Dhe nuk është një ligj që kundështon dëshirën, por është ligji si mundësi, si oportunitet, që bën të mundur të rilindë dëshirën.

l complesso di Telemaco. Genitori e figli dopo il tramonto del padre



pjesën e parë e gjeni këtu


shkrimi ka lidhje organike me shkrimet e mëparshme:

Etër dhe bij, derra dhe derrkucë

Etër dhe bij, derra dhe derrkucë (Pjesë e dytë)

Ilustrimi i shkrimit është skulptura në grup prej mermeri emërtuar Enea, Ankizi dhe Askani, vepër e Berninit. Përshkruan një situatë të Enidës së Virgjilit: Enea (simbolizon të sotmen) ikën prej Trojës së shkatërruar duke mbajtur mbi shpinë të jatin plak Ankizi (e kaluara), ndërsa biri i tij i vogël Askani (e ardhmja) mbështetet tek këmbët e të atit (Eneas).

Kriza e partive, mosbesimi për institucionet dhe rritja e populizmave të reja; një pasiguri gjithnjë e më shtypëse; një gjëndje e keqe ngado që shkakton apati ose dhunë të pakontrolluar; dorëheqja e një pape dhe pafuqia e një klase sunduese e paaftë për të krijuar trashëgimtarë: këto janë fenomene që ndërthuren në Itali në vitet e fundit, duke krijuar një situatë paqendrueshmërie të thellë, e vështirë për to interpretuar, pra edhe për tu zgjidhur. Në këtë libër-intervistë, një nga psikoanalistët italianë më të respektuar të sotëm, propozon një lexim të jetës sonë politike, dhe më në përgjithësi edhe kolektive, përmes kategorive në të cilat ai gjithmonë ka bazuar punën e tij kërkimore dhe praktikën e tij klinike: dëshira dhe Ligji, marrëdhënia me Tjetrin, narcisizmi, dinamika e konfliktit, marrëdhënia midis etërve dhe bijve. Ky është një udhëtim origjinal dhe interesant që na bën – duke tejkaluar interpretimet e sipërfaqshme të gazetarëve, politologëve, sociologëve - të kuptojmë jo vetëm se çfarë ndodh me të vërtetë në mendjet e italianëve (dhe të atyre që duhet t’i qeverisin), por edhe nga ku ata mund të fillojnë një debat dhe një veprimtari publike psikologjikisht të shëndetshëm, të lirë nga perversione shteruese dhe të bërë me përgjegjësi, dëshmi, guxim.

Ligji i fjales se dhene ose ligji fjales se mbajtur, perktheht kjo ne shqip, jo ligji i fjales, se nuk nok gja ne shqip.

Ligji që mtonjësit që kanë shkelur është jo vetëm i mikpritjes (i shenjtë në Greqinë e lashtë): Recalcati i referohet ligjit të psikoanalizës të quajtur "Ligji i fjalës", i cili

përcakton se duke qenë njeriu një qenie e gjuhës, duke qenë shtëpia e tij shtëpia e gjuhës, qenia e tij nuk mund të shprehet ndryshe veçse nëpërmjet fjalës. Kjo do të thotë që jeta humanizohet dhe shkëputet nga qenia kafshore nëpërmjet ekspozimit të saj në gjuhë dhe në aktin e fjalës. […] Ligji i fjalës, duke kastruar kënaqsinë incestuoze, pengon, siç do të thoshte Lukreci, që "të gjithë mund të duan gjithçka".

Nga ky ligj (dhe nga mos respektimi) rrjedh gjithçka: nga njëra anë vështirësia e etërve (parë si brez i etërve) për të kryer një funksion edukativ; etër gjithnjë në një rini të përjetshmë dhe bij të detyruar të mbeten në të njëjtën gjëndje pa një horizont të ardhshëm, për vite me rradhë. Askush nuk i mëson atyre pasionin, dëshirat e bartura nga brezi në brez, sikur të ishin një trashëgimi për tu mos u konsumuar.

Autori citon dy shembuj kinematografikë: nga njëra anë filmi i Morettit "Habemus Papam", me krizën e Papës që, përball turmës, nuk është në gjendje të flasë.

Nga ana tjetër "Salo" e Pasolinit, ku mbizotëron mungesa e rregullave nga katër xhelatë salotinë: etër që përdhunojnë fëmijët e tyre, i poshtërojë, i vrasin.

Kërkesa e atit nuk përbën më kërkesë për modele ideale, dogma, heronj legjendarë dhe të pamposhtur, hierarki të pandryshueshme, autoritet thjesht represiv dhe disiplinues, por e veprave, e zgjedhjeve, e pasioneve të afta për të dëshmuar, pikërisht, se si mund të jetosh në këtë botë me dëshirë dhe, në të njëjtën kohë, me përgjegjësi.

ITAKA, vendi i burrit që jep fjalën dhe ther djalnë!: :stuck_out_tongue:

ky osht ai veni ku jena tu prit Uliksin:

po vijne uliksat, po vijne:

tani nuk osht mo nevoja me dyllos veshet per te mos nigju konget e sirenave: