Etër dhe bij, derra dhe derrkucë

image

Borgjezët (1962) titullohet një prej këngëve me të dëgjuara të Jaques Brel, i cili është për vete një prej këngëtarëve francezë më të dëgjuar, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Në mos më i dëgjuari nga publiku i gjërë, me siguri është më i dëgjuari ndër të zanatit, sepse ka krijuar një shkollë që është imituar nga shumë këngëtarë të tjerë të famshëm në botë.

Kënga është ironike, shumë ironike si tekst, i cili pak a shumë është ky (i përmbledhur): tre shokë njëzetvjeçarë: Zhozho, Pier dhe unë (këndohet në vetë të parë), pijnë birrë në bar duke bërë llaf e muhabet. Zhozhosë i duket vetja sikur është Volter dora vetë, Pjerit i duket vetja Kasanova, ndërsa vetes së parë, si tepër i dashuruar me veten, i dukej vetja vetëm vetja dhe asgjë tjetër. Aty nga mezi i natës kaluan disa noterë që dilnin nga një hotel aty pranë, dhe treshja e rebelëve ju tregoi të pasmet duke kënduar strofën (që është refreni i këngës):

Borgjezët janë si derrat
Sa më tepër plaken, aq më tepër budallëpsen
Borgjezët janë si derrat
Sa më tepër plaken, aq më tepër … (koqëzohen)

Termi në kllapa nuk shqiptohet me qëllim, për tu nënkuptuar më qartë se të ishte thënë.

Kjo është pjesa e parë e këngës. Pjesa e dytë përshkruan të njëjtën situatë, por tashmë djelmoshat janë dyzetvjeçarë dhe ju kanë rënë bateritë. Volteri (Zhozho) vallzonte si dava prifti, Kazanova (Pjeri) as që merrte guximin të luante vëndit, ndërsa unë (vetja e parë), krenar i mbushur me vetvete, isha i bërë tapë me vetvete. Përsëritet pikë për pikë situata si në pjesën e parë: kalojnë noterët, nxirren në resme nga prapanicat 40-vjeçare, këndohet njësoj me agresivitet refreni pikant:

Borgjezët janë si derrat
Sa më tepër plaken, aq më tepër budallëpsen
Borgjezët janë si derrat
Sa më tepër plaken, aq më tepër … (koqëzohen)

Pjesa e tretë dhe përfundimtare, dhe më kuptimplotë, përshkruan përsëri të njëjtën situatë, por tani pozicionet janë përmbysur. Me kalimin e kohës ish-djelmoçat rebelë pa kuptuar janë shndërruar në noterë pensionistë që vrasin kohën - pikërisht në barin e hotelit të noterëve që dikur tallnin - duke biseduar shtruar sipas rolit të dikurshëm përkatësisht për Volterin, për Kazanovën dhe për vetë veten. Historia përsëritet pikë për pikë: në dalje të hotelit disa adoleshentë rebelë ju tregojnë të pasmet herojve tanë pensionistë duke kënduar të njëjtin refren. Dmth tani derrat borgjezë janë ata vetë, ish-rebelet tani dalë në pension. Ka edhe një ndryshim tjetër prej dy situatave të mëparshme: rrëfimi i vetës së parë, dikur i bërë me pasion mburravec në pozitën e xhelatit, tani është një kallzim formal në polici si ankim në pozitën e viktimës. Toni dhe muzika, sidomos refreni, ndjekin kuptimin dhe situatën duke u zvargur, formalizuar dhe banalizuar.

Një kryevepër e vërtetë - jo vetëm si kuptim - për kë njeh sado pak gjuhën, chanson poétique dhe kontestin historik frëng. Vetëm për xhestet Brel e meriton të quhet gjenial, pa le të tjerat.

Shumkuptimet e kësaj kënge poetike hapen si erashkë, më banali thënë telegrafisht është:

Revolucionarë në 20 vjeç, konservatorë në 40 vjeç, reaksionarë në 60 vjeç.


fund i pjesës parë

1 Like

I modhi, boni mire qe na e solli kengetarin e famshem belg (jo francez, siç thote) pikerisht per te vertetuar qe nxitohet ne hulumtimet e tija. Ka pas diskutime per kete kengetar ne disa televizione, ku dikutohej jo vetem origjina e tij belge, por e nxirrnin flamang, edhe per shkak te mbiemrit, Brel.
Ka shume flamang, belgj, qe me kohe jane zhvendosur ne France, dhe kane marre nenshtetesine franceze.

Pa dyshim qe eshte belg si origjine dhe ndjeshmeri personale (nje nga kenget me te bukura te tij, ndoshta me e bukura, i kushtohet vendlindjes), por si kengetar eshte francez 100 karat. Besoj se me kupton se çfar dua te them.

Psh: ti je shqiptar si origjine, por njekohesisht je magazinier belg.

Vec pjeri ka ngel statik, 20 vjec 5eurovq, 40 vjec 5eurovq, 60 vjec 5eurovq. Me kot presim ndryshimin e kursit te vq.

Aqua ve re se ke ndryshu stemen prap duke zhvilluar idene gjithnje e duke e bere me elementare, dmth me prane kuptimit te nickut. Ketu me rri, e ke te arrire tani stemen, veçse nese del jasht reales fotografike dhe e stilizon stemen si abstrakte.

Pjer qe ku e ke bashkepatriotin tat qe i kendon vendit te vet:

Pjer, psh edhe un jam shqiptar si origjine dhe ndjeshmeri, por jam italian si i Moth.
Tjeter pune qe Italia nuk e ka vene re. Se ka vene re Albania, merre me mend Italia.

1 Like