Ekzistencializmi francez është karikatura e fundit e Francës, ndërsa ekzistencializmi gjerman është karikatura e fundit e Gjermanisë, dhe të dyja së bashku, si komplementare Yin dhe Yang, janë karikatura më e fundit e mendimit bipolar evropian (bipolar në kuptimin skizofrenik, futja pordhës sa nga veriu në jug, sa nga protestantizmi në katoliçizëm).
Çdo diskurs moral - ose amoral, ose kundërmoral, s’ka shumë rëndësi në këtë rast - i guruve modernë new-age, rrotullohu e vërtitu ngado, është i njëjti ligjërim që dikur priftërinjtë bënin përballë kopesë për mëkatin origjinal, kundër vrasjes dhe vetëvrasjes etj, të cilin psikanaliza e ka shndërruar, duke ruajtur thelbin, në diskurs për vdekjen, dëshirë për vdekje, vetvrasja është vrasje, dhe anasjelltas etj, (Frojdi e konsideron vetëvrasjen si një vrasje e munguar). Me kalimin e kohës dhe modave ndryshojnë vetëm termat dhe hollohet solucioni i problemeve, pra shtohet sasia në kurriz të cilësisë, gjë që krijon iluzionin e përmirsimit të situatës. Asgjë e re nën këtë diell, Perëndimi nuk është në gjendje të shpikë tjetër përtej Krishterimit, përveç mohimit të tij përmes psikologjizmave dhe shkencërizmave koach. Krijohen fe të reja çfardolloji dhe njeriu mbetet po ai, një i vetëvrarë me përkufizim e detyrim, ndërsa shoqëria perëndimore mbetet shoqëria e të vetëvrarëve që vrasin për të mos u vetëvrarë. Për më tepër tani mendësia perëndimore mbizotëron në nivel mbarëplanetar, nuk ka alternativë tjetër si dikur; gjë e bërë fare e qartë prej dukurisë Koronavirus.
(nga romani Për kë trokëllijnë këto dy bole?)
Sapo rastisi të lexoj çudinë e përmendur nga Giorgio Vasari, se Leonardo kishte thënë në shtratin e vdekjes: “Sa shumë e kishte fyer Zotin dhe njerëzit, duke mos punuar në art ashtu siç duhej”. Them çudi se nuk e prisja nga Leonardo si lloji personi; bashkë me Gogolin, që i dogji shkrimet e tij të fundit, dhe Tolstoin, që mohoi deri edhe mënyrë e jetës tij dhe familjen e tij, bëhen tre gjeni që mohojnë veprën e tyre para vdekjes. Kushedi sa do jenë të tjerë të ngjashëm që kanë thënë e bërë të njëjtën gjë, e nuk dihet kurrgjë sepse kjo lloj dëshmie është e papëlqyeshme në një epokë që glorifikon artistët e mëdhenj dhe veprën e tyre, prandaj çudia asgjësohet pa lënë gjurmë si fakt i bezdisur (edhe për trashëgimtarët). Ose kur lajmi merr dhenë, interpretohet se nga fundi i jetës njeriu i modh nuk ishte mirë nga mend e kokës, ashtu i erdhi, ç’nuku bën pleqëria, etj.
Grave ju kalon gjysma e jetës duke kërkuar gjërat në çantën e dorës. Ndërsa burrave ju kalon çereku i jetës duke pritur me ankth pranë proçesit të rokanisjes arkeologjike feminile: “Hë, e gjeti apo jo?”.
Dearest Max, my last wish: Everything that I leave behind in the way of diaries, manuscripts, letters of my own and from others, drawing, etc. (whether in my bookcase, clothes cupboard, writing desk at home or at the office, or in any other place anything may have gotten and you find it) should be burned, completely and unread, as should everything written or drawn in your possession or in the possession of others whom you should ask, in my name, to do likewise. People who do not want to hand over letters to you should at least be made to promise that they themselves will burn them. Yours, Franz Kafka.
Kjo është fenë pa erë intelektuali të modh, nëse donte me i djeg, i digjte vetë, nuk ja linte t’i digjte Maks Brod. Por Kafka e dinte mirë që ai nuk do t’i digjte kurrë, e kështu fena intelektuale e modhe u përhap në botë derisa arriti edhe në Peshk.
per te evituar çdo keqkuptim.
Reagimi im nuk eshte kunder teje, ti bere mire qe e solle rastin e Kafkes, por kunder nje xhesti te tij qe me duket snob, ose te pakten i pakuptueshem, absurd. Njeri qe me ka bere te njohur Kafken per here te pare si lexim samzdat (ishte i ndaluar), me dha librin e me tha: “Osht shume i modh, ne fund te jetes ka dash me djeg librat e vet”. Situata ishte komplet absurde, situate kafkiane : osht njoni shume i modh sepse donte me djeg librat e tij e nuk gjente nje kapterr qe t’ja digjte, ndersa une si disident duhet te lexoja nje t’modht te ndaluar nga kapterret duke rrezikuar te me fusnin ne burg kapterret.
Il pleure dans mon coeur
Comme il pleut sur la ville.
Quelle est cette languer
Qui pénètre mon coeur
O bruit doux de la pluie
Par terre et sur les toits!
Pour un couer qui s’ennuie
O le chant de la pluie!
Il pleure sans raison
Dans ce coeur qui s’écoeure.
Quoi! Nulle trahison?
Ce deuil est sans raison
C’est bien la pire peine
De ne savoir pourquoi
Sans amour et sans haine
Mon coeur a tant peine.
Paul Verlaine
idea kryesore e kësaj poezie ose autori kërkon të na thotë me këtë poezi - sipas melejezyshës -, se “mëkati origjinal” ekziston edhe kur nuk besohet në ekzistencën e tij, madje dëshmia e ekzistencës është shumë më e besueshme në këtë rast.
Ka më tepër se një shekull që vjen vërdallë me llomotitje të vazhdushme teoria e fundit të artit ose e fundit të historisë së artit, quajtur ndryshe: vdekje e artit, aq sa duket që historia e artit shkon përpara vetëm në sajë të vdekjes së artit, vazhdimisht të profetizuar.
Historia e artit nuk ka për të mbaruar ndonjëherë për sa kohë vazhdohet t’i bëhet frymëmarrje artificiale një kufome.
Kafka s’besoj qe ka pase nevoje per te tille publicitet. Por qe mundet me ndodhe nuk e perjashtoj krejtesisht.
Arsyet mund te jene te ndryshme, edhe banale edhe fisnike.
Psh, pamundesia fizike ne momentin qe i mbushet mendja qe vepra e tij duhet te digjet.
Pastaj, eshte forme e eutanazise artistike (le ta quajme). Pra, kur nuk ke zemer ta besh dot vet, i lutesh tjetrit.
kesaj i thone qe s’ke takat te vrasesh veten, i lutesh san Françiskos ta beje! Riperseris, Kafka e dinte qe Max Brod, nuk do ta bente kurre djegien sepse ishte san Françisko i letersise. Dhe nuk mendoj se Kafka e ka bere per publiçitet, s’kishte arsye sepse ishte ishte krejt i panjohur jasht salloneve mondane letrare. Se perse e ka bere, ne mund te bejme vetem hamendje, perderisa vete nuk ka sqaruar arsyet se perse. Kurse Gogol, Tolstoi dhe Leonardo kane thene se perse jane kunder vepres se vet, kane fut Zotin ne pilaf. Ndersa Kafka ishte krejt mosbesues. Ka dallim te madhi midis tyre, megjithse mekanizmi psikologjik mund te jete i njejte ne te gjitha rastet. Ndergjegja eshte Zoti nr. 2.
Nese je njeri i ndershem, tamam rob zoti dmth, nese ne fund te jetes i kthehesh me analize vepres qe do lesh pas, konsataton se nuk ke arritur sic duhet te besh sqarimet, dhe do te fusesh hallkun ne konfuzion, ose qe dëmi do te jete me i madh sesa dobia… ketu pastaj pastaj (ndoshta) hyn zoti nr2.
Ose nese produkti nuk te ka dale ai per te cilin e kishe nisur, te vjen turp nga vetja a njerezia, te duket veper kot ose e dobet…
Ose, iluminimi i personit ne momentin e caktuar e çon ne ate nivel pjekurie qe vepra e meparshme ose idete t’i ngjajne te kota, gabuara e te demshme. Ose nuk i shkojne pershtat argumentit qe ka dashte me lene ne kete bote.
ne rregull si pluralitet mundesise. Vetem se me pruralitet mundesish ne forme liste, i huazuar nga pluraliteti politk, nuk shkohet me pertej konstatimeve. Ka gjithnje nje arsye, ose nje arsye paresore ose mbizoteruese ne veprimet njerzore, sado absurde qofshin. Ndryshe ne rrahim ujet ne havan, nuk ja vlen as per te rrahur tastjeren me vazhdu muhabetin. Megjithate mire e ke, perderisa nje planet i tere rreh ujet ne havan me pluralitetin e mendimeve. Bjeri tastjeres, bjeri si i bi demokracia.
un jom tu dale tani. E them kete se mos keqkuptosh sikur un nuk du me vazhdu muhabetin. Dmth nese ke ndonje gje, shkruaje, un te pergjigjem me vone se jam tu dale.
Jo, nga arsye fisnike, tu iu permbajte asaj qe nise.
Ne Kosove themi: Cka ban i forti, i dobeti vec mundet me i çudite.
Dmth ne raport.me.Leonardon ose Kafken, na jemi te dobetit, prandaj çuditemi per mendimet e tyre ne faze te mevonshme te jetes se tyre.
Ne nje faze te tille dmth, per mendjet e Leonardos dhe Kafkes, monaliza dhe procesi mund te duken banale ose mediokre. Per neve (te dobteve ne kete rast) jane gjeniale.
Pastaj, per ta arsyetuar deri ne fund epitetin ‘te dobet’ dmth, na nuk mjaftohemi me çuditjen, por edhe i perqeshim.
Nuk mund t’i kundeshtoj keto qe thu se jane te verteta, por jane te verteta te pergjithshme perzjere me ca konstatime hedhur pa adrese. Nuk marr vesh kush eshte ky “ne” qe qeka i dobet ne raport me Leonardon dhe Kafken? Kush eshte ky “ne” qe matet me Leonardon dhe Kafken? Ndoshta une jam “ne” dhe matem me ta, por ne kete muhabet as nuk jam mat e as nuk i perqesh, sepse jane ata vete qe perqeshin veten e tyre dhe ate qe kane bere, ju vjen turp per ate qe kane bere tere jeten. Ata perqeshin tere jeten e tyre, jo dobesite relative te Monalizes apo Proçesit. Ka dallim te thuash qe jeta ime nuk ka vlere qe ne djep e me vjen turp per çfar kam bere, e te thuash se duke u rritur te duket pa vlere ajo qe ke bere kalama dhe dhe ne rini, dmth Monaliza dhe Proçesi. Ti je duke holluar nje solucion acidi te koncentruar, ata jane shprehur ne menyre radikale per jeten e tyre, ti e relativizon duke thene qe eshte e natyrshme te mos pelqesh ato qe ke bere kohe me pare. Futu edhe ti ne “ne”, si puna ime e Kafkes dhe Leonardos dhe provoje acidin, qe eshte i tharet si uthulla, por ka ndryshim se edhe te djeg.
“Ne” dmth ne vdekataret, te zakonshmit, qe nuk bejme dot monalize e proces. S’gjykojme dot me trurin e gjenive.
Por meqe e nisem me “amanetin” per te bere lanet vepren e vet jetesore… Kam pershtypjen se njerezimi, sipas edhe kohes, pra modes, nga autoret merr ato qe i shkojne per qejfi, ndersa quan çmenduri te tjerat. Psh marksi, nietzsche etj etj, shahen e lavderohen. Pastaj eshte Auguste Comte, qe per pjesen e pare te jetes krijimet ia quajme gjeniale, per pjesen e dyte e marrim per te cmendur, te rrjedhur. Apo plakushet e pjerdhur nga trute. Vetem pse na godasin e na prekin sedren, na lendojne moralin tone te rrejshem qe mund te kemi adoptuar.
Derisa ata vete i vlersojne krijimet e tyre si te deshtuara…
Mendoje per nje çast nese nje baba do te donte te linte pas evlade vrases, kriminele a te prape?! Njeh historia sa te duash shembuj qe etër me duart e tyre kane vrare te bijte, “pjellen e keqe”. Pra kane djegur krijimin e vet jetesor.
ja çfar bejme “ne”, e qe ne fakt “ne” nuk duhet ta bejme, ne menyre qe ajo qe bejme “ne” te kete kuptim:
Dopo la morte di Kafka, Brod ha affermato: “Franz avrebbe dovuto nominare un altro esecutore se fosse stato assolutamente e definitivamente certo di volere che qualcuno eseguisse le sue istruzioni”.