Debati merr fund tek momenti kur autori thote me goje te vet “dua te me digjen te gjitha veprat qe kam shkruar”. Pike.
Mund te analizohen arsyet pse autori ka mberri deri ne ate bindje etj. Deklarata (e kafkes) eshte akti themelor ktu.
Po flasim per letersi, krijimtari, ide, bindje, ose edhe deluzion, iluminim, zhgenjim, arritje ne nivel tjeter te dijes… Jo per filma aksion cka beri Brod tarzani, a i dogji a jo.
Ai boti deklaroi se vepra ime meriton te digjet. Kaq mjafton.
debati merr fund pa filluar kur debatuesit nisen nga premise ose aksioma te ndryshme, dhe aq me keq te kunderta. Ne kete rast debati behet o per budallallik provincial katunar qe edhe “ne” e dime se kush eshte Kafka, o per snobizem qytetar mondan si pjestar ne sallonin e Sinjores, ose per tu grind si alabaket e rrugeve. Ne gjendjen intelektuale shqiptare ne pergjithsi (edhe kosovare) dhe ne Peshk, refleks i kesaj gjendje kombetare, debati behet per tu grind. Prandaj prej kohesh nuk kam iluzione debatuese, them gjerat qe di e besoj, sepse duke i thene i percaktoj me mire idete qe kam, dhe nganjehere gjate “debatit” me vjen nje ide e re.
Pastaj vari hejbet Kafkes e kush e ka bo Kafken e kush e lexon Kafken e kush e ka bo ate qe lexon kafken, mu nuk me plasi per vepren e tij dhe çfar mendojne “ne”, jam i interesuar per fatin e artistit, ne kete rast per raportin e artistit me vdekjen.
Bota ka lindur nga Kaosi dhe do vdesë nga konfuzioni.
Mire.
Po sqaroj une pozicionin tim ne kete pjese.
Une u futa ne debat per tu grind si alabaket e rrugeve.
Per te tjeret nuk e di.
kurse un u futa ne debat si provincial katunar per te thone: “U bo bytha jote te me tregoje Kafken mue!”
Horkheimer (pëfaqsues kryesor i Shkolla e Frankfurtit) argumenton se shkencëtarët janë të përfshirë në aparatin shoqëror dhe prandaj kontribuojnë në riprodhimin e tij të vazhdueshëm. Kjo për shkak se niveli i arritur nga ndarja sociale e punës në fakt çon në një ndarje midis teorisë dhe praktikës dhe në dhënien e një funksioni shoqëror njohurive. Mbi këtë bazë konstituohen format tradicionale të teorisë, të cilat rropaten vetëm të përshkruajnë fakte dhe, në këtë mënyrë, të justifikojnë gjendjen ekzistuese.
-Nëse format tradicionale të teorisë justifikojnë gjendjen ekzistuese të punëve, dmth faktet, format revolucionare teorike, dmth aksionet, nuk bëjnë gjë tjetë veçse justifikojnë gjendjen e të ardhmes. Në këtë mënyrë sido të jetë ndodhemi gjithmonë në falsitet; kush e justifikon të vërtetën? - i Modhi
Një makinë garash … është më e bukur se Fitorja e Samotrakës - Marineti (Manifesti i futurizmit, 1909)
Jo ore Marineti, origjina e bukurisë së dizajnit të një makine garash zanafillon tek Fitorja e Samotrakës, dmth është e njëjta gjë - i Modhi
jo, nuk lejohet politeizem , eshte shume me e sofistikuar . Une e them , te njohesh dhe ndjesh Zotin ndodh vetem atehere kur arritmesherin e ndergjegjshmerise ne raport me boten e ke ngritur ne shkallen me te larte te vetedijesimit . ( thene shkurte , Zoti tek njeriu vie ne trajten e ndergjegjes ,(versionin e dyte ja them mases , per ju vlen i pari mendim i shkruar ))
p.s.
plotesishte i kuptushme gjesti i Kafkas dhe kam deshire ta besoj qe asisoji ishte ,ndryshe nuk do te te arsyetohej gjenialiteti i tij , ( mendimi evulon dhe transformohet neper kohe per cdo krijues ,sa qe shume here te duken femirore ajo paraprakja e qe tjeret e marrin per brilante )
Jeta është një luftë për mbijetesë. Bimët kanë rrënjë që zgjerohen si poshtë ashtu edhe horizontalisht, në kërkim të substancave jetike; degët e bimëve zgjerohen drejt qiellit për të marrë sa më shumë dritë dielli. Në mbretërinë e kafshëve, midis grabitqarëve dhe gjahut është një luftë për mbijetesë; mes kafshëve (meshkuj) të së njëjtës specie, ekziston një luftë e pamëshirshme për shumëfishim. Si përputhet sa më sipër me një Krijues që krijoi gjithçka të mirë?
(tha aina qi kishte lexu Darvinin dhe ishte disident i modh kundër shok Enverit, i cili kishte lexuar edhe ai Darvinin, por nuk u bo bytha e atij ta lexojë)
Të gjitha kafshët apo organizmat vrasin vetëm për t’u ushqyer, duke plotësuar kështu hallkat e zinxhirit ushqimor - një organizim i përsosur sistematik i gjithçkaje ekzistuese që dëshmon për një harmoni që shkon përtej jetës. Kafshët nuk e humbasin pastërtinë edhe kur vrasin, ndërsa njeriu është e vetmja krijesë që vret për ushqim si kafshët, por nuk mjaftohet me kaq sepse vret edhe për kënaqësinë e vrasjes në vetvete pa funksion tjetër veçse dëshirës perverse për vdekjen. Njeriu është e vetmja kafshë e krijimit që kryen vetëvrasje dhe kërcënon të shkatërrojë planetin dhe të gjithë krijimin mbarë. Por nuk mjaftohet me kaq, sepse njeriu ndot pastërtinë e krijimit me perversitetin e tij, duke akuzuar për kriminalitetit të gjitha krijesat dhe Krijuesin, sikur të ishte ky i fundit një demiurg satanik që krijoi një botë skëterrë. Në këtë mënyrë njeriu kujton se ustifikon kriminalitetin dhe perversionin e tij: “home se të gjithë kafshët vrasin, jo vetëm unë” - i Modhi
Drejtesinë e vendos Zoti, ndërsa Hakmarrjen e bën njeriu duke bërë një mut t’moth që e ha me shumë dëshirë sepse është muti i tij - i Modhi
dafne, a e perdorni ju malazezët fjalën e urtë shqipe: jo ush, po gomor?
shyqyr qe Kafka nuk e ka vra veten se do ta kishit quajtur gjenial xhestin e tij. Por mos u bej merak se ka shume gjeniale qe e kane vra veten, siç duket ngaqe kane qene me gjeniale se Kafka
Ka shume autore qe konsiderojne veprat e tyre si femijet e tyre.
Inkuzicion , te dalim pak muhabet te lire , ne zyre e kam nje ulse per masazh ne nje kend , afer saj nje llamp dhe mbi ulse dy tri libra , si snobe qe jam kam vrejte qe dhuratat qe marr ne pune i le ne pune , e koicedentalisht mes tyre nga vera e kaluar deri me sot mbi ulese e mbi librat tjere gjindet Kafka , nje detal me ka bere pershtypje, gjithescili mystafire (gjithesesi prind )qe ka ardh vizite duke deshtur te provoj ulsen ka marrur librin ne duar ka lexuar titullin dhe e ka hudhe ne tavolinen e vogel afer , te perbehem qe kurr askush as nuk e hapi kopertinen ta shof bile ne cilen gjuhe eshte shkruar ? Po te ndodhte ne vend te ati libri nje femi, te kishte qelluar te perbej prap ,qe se paku gjithesecili do ti thonte sa i mire qenke , o zemra e vogel ,jo pse e ndjejne ndoshta real vlersimin por sepse instinkti prindor vie ne shprehje ,
A e kuptojme sado pak nga ky krahasim pse vepren krijuese intelektuale nuk mund ta quajme femi ??
p.s. hajt pyet deftorja, te perbehem, cka kupton tek ne shqiptaret ne Mal te Zi ?
e kuptoj çfar dua te thuash, dhe jam dakord, por un e kisha fjalen per intelektuale t’mdhenj, ja per burra e gra qe nuk kane krijuar vepra te tjera perveç kalamajve te tyre. Psh Kafka nuk ka bere kalamaj, sipas te nje fejueshme te tij ishte tip frikacaku, i kish frike grate dhe martesen. Sipas meje nuk donte te martohej e te bente femije sepse i duhej te paguante borxhet qe kishte me te atin, e urrente te atin, Kompleksi i Edipit etj. Pra ne vend qe te bente kalamaj, Kafka shkruajti libra, po te kishte kalamaj e te vinte tek ty ne zyre, as qe nuk do ta hapte “Proçesin” Ne kete kuptim intelektuali i madh i don librat e tij sikur te ishin kalamajt e tij, dhe nese i djeg librat e tij eshte njesoj sikur t’i vrase kalamajt e tij. Prandaj dhe Kafka … etj, etj.
kuptoj qe ju shqiptaret ne Mal te Zi e keni perkthy Kafken nga serbishtja dhe jeni te lidh me Sali Berishen nepermjet grus se tij malazeze, por nuk arrij te kuptoj se ne ç’menyre jeni lidh me Ramen qe eshte i lidh me grekun. Pastaj Rama dhe Berisha a e kane lexuar Proçesin? A e kane vrare atin? Po shok Enver si ta fus ne kete pilaf, sepse pa shok Enver nuk mund te behet muhabet intelektual i modh?
prap dua te jap shembuj te perditeshmerise , rrethi ku sillem posedon nje intelekt qe e vlersoj , ka kohe qe kam vrejte i ri perserisin thenjet e mija te nje kohe thene ne nje moment te caktuar , kjo me shkakton irritim , vrehet qe ajo e thene atyre mund te ju sherbej por per mua ka mbetur shume e cekt sepse mendimi ka evoluar per shume grad nga atehere . Shume here me duhet te ju them , kujdes mendimi i thene eshte i thene montale nuk duhet te ju sherben si njesi matese . prandaj Kafkes i jap te drejte … leri krahasimet aman , krijimi intelektuar eshte prone private di e dine me mire se une ,atesia eshte proces percjelles ,nje mision .
mire dafne si te dush, po me duket se ne kete menyre, dmth duke qene e pakenaqur nga vepra jote intelektuale, rrezikon te mos martohesh si Kafka, te djegesh veprat e tua intelektuale, e ndoshta edhe te vrasesh veten. Un per ty e kom, se po te qe per shok Enver, mire t’i behet qenit, keshtu e pesojne tiranet ne historine e demokracise.