-Pyetja “përse ekziston gjëja dhe jo mosgjëja” është e Platonit!
-Jo, është e Hajdegerit!
-Jo, e Lajbnicit; një frazë ose pyetje e famëshme është në të vërtetë e atij që e ka thënë ose është përgjigjur në mënyrë më të drejtë. Kjo që sapo thashë është e imja - i Modhi
Dukuritë kulturore shfaqen njëkohësisht në disa fusha të konsideruara rëndom pa pikë lidhje midis tyre, dhe përsëriten - për herë e më shpesh e më degraduar - si “rikthim i përjetshëm i të njëjtës”. Për të folur më konkretisht, nuk është rastësi që gjëmat shoqërore dhe gurguletë mediatike bashkohore zhvillohen rreth ndasisë dikotimike real-virtual ose historik-mitik: virtual-art, politika virtuale, ekonomia virtuale, financa virtuale si Shën Graal i financës reale, Krishti mitik që vërsulet si Matrix të shpëtojë realitetin prej hapsirave të virtualitetit, gjithashtu i njëjti raport midis Skënderbeut mitik ose virtual dhe Skënderbeut real, shok Enver mitik dhe shok Enver real etj. Si dreqin na firoi kështu prej duarsh realiteti pikërisht mbasi u zgërlaq soc-realiteti që theksonte si reale vetëm dhe vetëm “këtë botë”, ndërsa “atë botë” e konsideronte iluzion fëmijnor, halucinacion, produkt kulturor i klasave sunduese me efekt drogues, etj? Si bëhet e mundur që Web-i, informacioni i iluminuar, kulmi i teknologjisë bashkohore (dhe kjo e fundit produkti më në zë i shkencës iluministe që fitoi vetëdijë dhe pushtet mbasi bëri def besimin obskurantist në “atë botë”) çaplon realen prej virtuales, tëpkë si dikur në mesjetë çaplohej “kjo botë” prej “asaj botë”? Si ndodhi që ahengu në ekonominë virtuale pasoi me katastrofën e ekonomisë reale, dhe me siguri do të pasojë edhe me katastrofën e botës mbarë nëse nuk vijnë mendtë prej botës virtuale në botën reale? Dhe e fundit: pse dreqin vijnë mendtë pikërisht atëherë kur nuk i hanë as qentë?
ta marr e mira e hajt ! ( prit se spo lene femit mu kyq, ) Inkuzicion , mos me fyej de , une veq provova te bejme muhabet mbreme , nese i gjithe intelekti qe zhvillojme neper jete na sherben per nje lidhje te celebrual po deklaroj publikisht qe hoqi dore nga te menduarit …
p.s. postimi i fundit shume me pelqej .duhet ta lexoj dhe nje here kur te gjej kohe.
Kulti i progresit dhe paragjykimi iluminist që e kaluara ka qenë e errët dhe e ngrirë pa liri, ushqehet shumë prej imazhit fotografik bardhë e zi, sepse ne pa dashur ngatërrojmë imazhin e realitetit të atëhershëm - të ndriçuar nga i njëjti diell që krijon të njëjtin ylber si sot -, me cilësinë e dobët të imazheve fotografike dhe filmike të dikurshme. Sa më tepër larg në kohë, aq më tepër skadente teknologjia e imazhit, dhe aq më tepër artificiale pozimi i ngrirë para kamerës së errët, meqë dalja në resme ishte rast i rallë në jetë. Fotot e vjetra duken portrete të vdekurish, sa më të vjetra fotot, aq më personazhë inekzistentë romanesh duken personat.
(nga Ditar i një fuksi)
-Jeta ime e vërtetë janë librat, pa romane nuk e di si do bëja, disa prej tyre kanë ndryshuar rrënjësisht jetën time.
-Çfarë dikur thuhej për Biblën (Librin), tani thuhet për romanet.
(nga Ditar i një fuksi )
dafne, un kam gjet nje menyre tjeter me vra veten: anonimat
Nuk e di kush është më makabër: djelmoshi katolik “Pinoku” apo vashëza protestante “Liza në botën e çudirave”?
Sa më moderne të jetë një vepër apo koncept, aq më shumë është jashtë kontekstit, por në asnjë mënyrë brënda tekstit. Misioni i modernes është t’i shpëtohet kontekstit me çdo kusht, duke synuar njëkohësisht mbetja brënda kontekstit (mandje të jetë vetë kontesti dora vetë, kurrëmos teksti), edhe me rrezikun e ikjes nga mendtë.
Nënshtetasi ideal i regjimit totalitar nuk është nazisti i bindur apo komunisti i bindur, por individi për të cilin nuk ekziston më dallimi midis realitetit dhe trillimit, midis të vërtetës dhe falsitetit - Hannah Arendt, Origjina e totalitarizmit
Për të qenë një demokrat i bindur në parim duhet të dyshosh gjithmonë edhe për çfarë është më se evidente (de omnibus dubitandum), pra duhet të jesh i bindur se dallimi midis realitetit dhe trillimit, midis të vërtetës dhe falsitetit nuk ekziston më. Me fjalë të tjera, duhet të jesh krejt i bindur se fjalët mund t’i rrotullosh nga të duash - i Modhi
njesoj si i rrotullon bolet Marloni dhe felet Maria Schneider.
Debati është i marrë fund që pa filluar kur debatuesit nisen nga premisa ose aksioma të ndryshme, dhe aq më keq edhe të kundërta, gjë që në mënyrë fatale e degradon debatin në grindje.
Essere il terzo incomodo è scomodo - tha e trishtur njëra bole tjetrës, megjithse nuk pipëtinte frymë njeriu përreth.